L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Hyrje |

Refleksione mbi Shkodrėn

Skėnder Drini

Homo ballkanikusi dhe vorbulla e ngatėrruar ballkanike

Blaga Dimitrova, ndofta zeri me i fuqishem i poezise bullgare dhe qe e perjetoi dhunen serbe ne Kosove me nje tufe poezish te mrekullueshme ka shkruar nje ese filizofiko-poetike per njeriun ballkanik. E fillon ate duke treguar nje perralle te lashte bullgare: Zoti me traste ne krah e shperndan ate gjithandej tere te mirat e dheut. Kur arrin ne Ballkan i shpohet trasta dhe nga ajo bien shkembinj, luftera, fatkeqesi dhe thatesira. Ballkanasit mendojne qe meritojne dicka me te mire dhe i luten Zotit. Atij i vjen keq dhe u thote qe do t'u dergoje nje force te madhe qe t'u bejne balle te gjitha te keqijave. Blaga Dimitrova thote se Zoti i dhuroi ballkanasve te qeshuren, keshtu "ata shpetuan nga goditjet e fatit fale gazit te shendetshem". Duke qene bullgare, nga vendi i te famshmit Baj Gano Ballkanasit, Blaga Dimitrova nuk ka se si te mos i jape te qeshures nje peshe hiperbolike, por ajo eshte sarkastike, e dhimbshme dhe e trishtuar ne esencen e saj ashtu sic ka qene historia e Ballkanit.

Po a mos i ka rene nje pjese homo ballkanikusit me shume histori se sa i kane mbajtur supet? Si e perballoi ai ate? Me harrese? Me humor dhe me nje qasje specifike te se kaluares, qe nenkupton edhe trillimin e disa momenteve te saj nepermjet fetishizmit te folklorit? Dimitrova endet neper te gjithe Ballkanin, perpiqet te perfshije ate, por fatkeqesisht ngulet se ngulet ne Ballkanin bullgar. Ky eshte nje pjese e kontinentit qe kishte nje ze bubullues ne lashtesi dhe nje tonalitet modest ne koherat moderne. Tonusin e Ballkanit e ka dhene nacionalizmi primitiv dhe vullkani qe e nxirrte kete llave endogene ishte jashte Bullgarise.

Ne asnje nga popujt e Ballkanit nuk mund te perjashtohet nacionalizmi, por deri me sot askush nuk e ka marre mundimin ta diferencoje ate ne difensiv dhe ofensiv. Europa e ka trajtuar nacionalizmin ballkanik sipas momenteve te historise se Ballkanit dhe si i ka interesuar asaj. Preferencat e saj ose e kane zbutur, ose e kane ashpersuar nacionalizmin ballkanik. Europa e shekullit tjeter nuk e ka pranuar nacionalizmin difensiv, ose ka anashkaluar, ose ne rastin me te pare e ka barazuar me nacionalizmin ofensiv. Kjo ka ndodhur se e ka shkaktuar vete ate, duke e marre me "rregullim" shtetesh dhe me crregullim kombesh. Nacionalizmi ofensiv u be strehe e kombeve te vegjel duke e modeluar mbi fajet qe kishin bere fuqite e Medha Europiane.

Por as per te nuk mund te thuhet se ka qene gjithnje i paster dhe i pafajshem. Duke mos pasur mundesine e konfrontimeve frontale, shpesh here ka qene i detyruar te perdori metoda te dyshimta dhe te pakultivuara, qe kane evoluar ne ditet tona ne vendosje bombash, ne atentate dhe ne rrembim personash. Krejt tjeter eshte nacionalizmi primitiv, qe i ka pasur te gjitha mundesite e konfrontimeve frontale dhe qe e ka pasur dhe vazhdon te kete qendren ne mes te sllaveve te jugut. Platforma e tij eshte e mbeshtetur mbi pushtimin, sllavizimin he ne konvertimin me fene perkatese. Fatkeqesisht keto jane te thena fare qarte ne kodikun e famshem te nje bashkekombasi te lashte te Blaga Dimitroves, ne kodikun e Stefan Dushanit.

Por evoluimi civil, europian dhe human i Bullgarise, megjithese edhe ajo ka mesjeten e saj ne marredhenie me fqinjet, as qe mund te krahasohet me Serbine, ku shekujt jane ndryshkur nga aciditetet e urrejtjes etnike. Nje kapitull me vete mund te jene marredheniet e Bullgarise me Turqine, por as per kete nuk mund te thuhet saktesisht se ku fillon faji i njeres dhe ku mbaron i tjetres. Nacionalizmi ofensiv eshte ushqyer nga mitet dhe nga historia e deformuar. Eshte e udhes te thuhet ketu, qe mitet dhe historia e deformuar kane pasur fuqi dermuese aty ku nuk e kane pasur kete fuqi arti dhe kultura.

Keshtu Greqia, nuk eshte se nuk ka pasur nacionalizem ofensiv, por nuk ka pasur kultin e diteve agresive, sepse ato i ka dominuar Homeri, Eskili, Sofokliu dhe Euriopidi, i ka dominuar Platoni dhe Sokrati. Serbia, duke pasur fatin "e mire" te mos kete nje plejade te tille te kultivuar eshte udhehequr me nje ndergjegje te qete nga instikti i kulteve primitive. Po, ato nuk mund te arrinin deri ne ditet tona pa nje ndergjegjesim te detyruar, qe fillonte me lindjen e serbit dhe mbaronte vetem me vdekjen e tij. Ne Greqi ka ekzistuar nje Megali Ide, qe ne nje fare menyre ekziston edhe sot, por kjo nuk ka qene aq shqetesuese, sepse nuk ka qene filozofia social-politike e nje kombi te viktimizuar, qe kerkon revansh, sic jane paraqitur serbet. Me nje fjale, grekerit mund t'i prije Megali Idea, por mund te rrojne edhe pa te, ndersa ne gjithcka qe mund te hidhet ne leter eshte shkruar qe serbet nuk kane pse rrojne pa Kosoven, pa Hercegovinen, pa Vojvodinen, pa veriun e Shqiperise, pa Malin e Zi dhe daljen ne Adriatik. Pas Luftes se Dyte Ballkanike kufiri i Shqiperise u rrudh dhe jashte saj mbeten treva te gjera me nje popullsi, qe megjithese ra nen perandorine turke, prapeseprape kishte qene disi me e privilegjuar se Serbia, Greqia dhe Maqedonia.

Kuptohet qe ketu flitet per Maqedonine si popullsi, sepse ai shtet nuk ekzistonte. Kjo popullsi u detyrua te mbante ne kurriz nje presion te trefishte shteteror, fetar dhe etnik. Blaga Dimitrova thote qe homo ballkanikusi eshte nje njeri ne udhe, nje njeri qe iken pa ditur fort mire se ku po shkon. Kjo ndofta eshte tipike per Bullgarine e pas Luftes se Dyte Boterore, sepse perpara saj ikja dhe migrimi nuk kane qene fort ne mode. Por nese mbeshtetesh tek poetesha Dimitrova bullgaret kane ikur megjithese nuk kane qene te roberuar, kane ikur nga halle te tjera te jetes, ndersa shqiptaret kane mbetur ne trojet e veta megjithese kane qene te roberuar. Po te ndjekesh logjiken e Dimitroves homo Ballkanikusi qe mbetet ne vend eshte me i lavdishem se homo ballkanikusi qe nis mergimin, por ky i fundit duhet te jete sipas asj dicka me afer botes, se sa ai qe rri ne vend te vet. Ajo ka parasysh emigracionin bullgar dhe ballkanik te pas Luftes se Pare Boterore ne Amerike dhe Australi, qe eshte fare pak i ndjeshem ne Shqiperi. Por heroikja dhe gati e pakuptueshmja nuk eshte te Shqiperia por te kosovaret, te shqiptaret nen maqedonasit dhe shqiptaret e Epirit. Ata iken vetem gjate Luftes se Ftohte, kur ikja u be mode dhe kur ikja e kishte te sigurte kthimin.

Popujt e tjere te Ballkanik nuk kane ikur. Edhe ata kane pasur dhe kane nje nostalgji te madhe per vendlindjen, edhe ata betohen se do te kthehen nje dite, por nuk kane per t'u kthyer. Dimitrova e hpjegon kete me intimitete sociale jo fort te qendrueshme, sepse perpara tyre qendrojne problemet e mprehta te politikes dhe te ekonomise. Sipas saj, ai qe iken nuk mund te kthehet sepse ne vendlindje "te gjithe e njohin se kush eshte, nga c'shtepi e varfer ka dale, se c'halle ka. Atje eshte e pamundur te ngrihet mbi te tjeret pa u bere objekt talljeje dhe zilie". Eshte interesant te kujtojme se deri ne prag te perfundimit te Luftes se Ftohte shqiptari nuk ka ikur si ballkanasit e tjere, ka ikur vetem, natyrisht duke shkaktuar nje trishtim te madh tek familja dhe gruaja me te cilen eshte martuar dy nete me perpara. Ai ka ikur vetem per te pasur nje garanci brenda vetvetes se do te kthehet. Por kjo garanci fatkeqesisht nuk i ka qendruar kohes as te shqiptaret, te cilet te mbeshtjelle ne vorbullen e eger te nje qyteterimi tjeter mbeten ne shumicen e rasteve ne mergim dhe shkaktuan tragjedi ne vendlindje.

Ne letersine bullgare dhe vecanerisht ne poezi "rruga" eshte koncept kyc. Sipas ketij koncepti njeriu e zbulon identitetin e tij ne rruge. Ne rruge ai zbulon kulturen e tij ne konfortim me te tjeret, karakterin dhe cilesi te tjera. "Njeriu eshte njeri kur eshte ne rruge", thote poeti bullgar P. Penjev. Po, si qendron kjo para konceptit tjeter me te lashte "Guri peshon rende ne vend te vet"? Blaga Dimitrova e thjeshtezon shume problemin duke e pare ate vetem ne fokusin e marredhenieve te individit me shoqerine. Ku jane marredheniet e kombeve dhe kombesive mes njeri-tjetrit? Edhe Bullgaria ka pasur nje problem te tille, po te kujtojme minoritetin turk qe jeton aty. Edhe aty marredheniet e individit me shoqerine jane perdorur per te neglizhuar marredheniet mes kombeve dhe kombesive, por duhet thene se atdheu i vertete i djallezise per kete ka qene Jugosllavia. Nese do te vihemi te kerkojme te caren e pare te vertete mes kombeve dhe kombesive. Popujt e Jugosllavise u angazhuan ne Luften Nacionalclirimtare gjoja me nje sinqeritet te madh internacionalist dhe e perfunduan ate me nje urrejtje te pashembullt ndernacionale. Pas disa dekadash te njejten gje arriti edhe pluralizmi, qe ne vend qe te sherbente per thellimin e demokracise dhe te drejtave te njeriut, sherbeu per ringjalljen e dhunes etnike.

Ne Jugosllavine e Titos ligji themeltar i Republikes se Maqedonise quhej "Kushtetuta e maqedonasve dhe e shqiptareve". Pas shkeputjes se Maqedonise shqiptaret u hoqen nga ky emertim dhe u perjashtuan keshtu si element shtetformues. Nacionalizmi maqedonas eshte menduar si difensiv, por ne te vertete kishte nje karakter ofensiv te kamufluar te tipit bizantin. Po shpeshhere maqedonasit nuk kane pyetur as per kete kamuflazh. Do te ishte me interes nje krahasim me Malin e Zi dhe Serbine. Me mijera klandestine e kane kaluar kufirin shteteror te Jugosllavise ne periferi te Hanit te Hotit per te bere tregti me Malin e Zi, por ushtria serbe, megjithese armike me shqiptaret nuk vrau asnjerin prej tyre. I kapi, i grumbulloi dhe i ktheu prapa, ndersa me dhjetera jane shqiptaret e vrare me kufirin maqedonas. Te gjitha ata kane shkuar gjakhumbur fale pergjegjesise se shtetit shqiptar.

Nuk mund te pergezohen shqiptaret per aktet e dhunshme te koheve te fundit, por nga ana tjeter nuk duhet konsideruar si je zgjim i befte pas nje shtypje te gjate dhe latente, sepse ne presionin etnik maqedonas ka zhvillime te reja, qe synojne t'i menjanojne shqiptaret nga pozicioni ekonomik qe mund te arrijne nga privatizimi iekonomive te medha shteterore. Pengesat qe u nxirren shqiptareve jane aq irrituese saqe ato nuk mund te mos ngjallin revolte. Por per dhunen e shqiptareve nuk kane pergjegjesi vetem maqedonasit, por edhe vete elita politike shqiptare ne Maqedoni. Partite politike shqiptare jane konfrontuar pothuajse me shume me njera-tjetren se sa me maqedonasit.

Dhuna e koheve te fundit e shqiptareve ne Maqedoni eshte pothuaj nje vetegjyqesi si dhe nje pergjigje ndaj politikes elitare te partive politike shqiptare, qe kane lidhje te dobeta dhe influence te dobet mbi shtresat e ndryshme te popullsise shqiptare ne Maqedoni. Karrierizmi politik ngushellon nje grusht njerezish, por ai nuk mund te perligje shtresat e gjera te popullsise shqiptare qe ka synime te tjera. Blaga Dimitrova ne esene e saj ka konturuar nje ballkan poetik, sepse vetem keshtu ishte e zonja ta shihte ajo. E ka konturuar me ndershmerine dhe humanizmin e artistit te madh qe anakronizmin e kohes e sheh si nje ekspoze muzeale. Po Ballkani eshte tjeter gje. Ballkani eshte prova e mundimshme per etapat qe duhen kaluar deri te civilizimi bashkekohor.

Homo Albanikus

Eshte apo nuk eshte ballkanas Homo Albanikusi? Me Europen kaq prane, here duket si nje rastesi ballkanike, here si nje kalimtar disi i vonuar ne kete kontinent te lashte. Por per te mund te nderrojne situatat brenda oresh dhe ai te tregoje rrenje te sterlashta qe kane thithur gjithe vjetersine e hidhur te Ballkanit. Pas tre ditesh ai mund t'i bjere romes pash e pash, sikur te kishte lindur diku rreth koloseut. Pas tre ditesh ai mund te pije nje kafe ne Pikadili pa e care koken per famen e dinastise se stuarteve. Pas tri ditesh ai mund te futet ne Luver krejt i bindur se do te gjeje njeriun nga stergjysherit aty. Por per keto tri dite te famshme nuk i dihet sa vagona me cimento ka ngarkuar dhe shkarkuar. Por, ai ka edhe nje dite te katert dhe kjo eshte dita e vendlindjes ku ai mund te nxjerre armen dhe te marre gjakun, apo te shkaktoje nje masaker. Homo Albanikusi eshte i tille, qe mund te perfshije Europen per tri dite dhe pernjeheresh te largohet prej saj tre mije vjet. Gjithsesi ai ka arduar pothuaj deri ne gjysmen e shekullit te kaluar si nje patriark i madh sepse gjyshin e kishte ne Mal te Zi, vellain ne Kosove, xhaxhan ne Tetove dhe kunatin ne Janine. Homo Albanikusi eshte nje trung me dege te krasitura nga kopshtaret evropiane, qe jane cuditur me rivalitetin e tij. A mos duhet te jesh i varfer, qe te jesh vital? Me homo Albanikusin biosociologjia moderne eshte perpara nje prove paradoksale.

Homo Albanikusi ka ardhur deri ne gjysmen e shekullit te kaluar si nje trinitet: bese, burreri, bujari! A nuk eshte disi e cuditshme qe te trija keto fjale fillojne me te njejten germe? A mos ka ndodhur qe duke qene te peraferta jane "rrokollisur" mbi njera-tjetren dhe kane krijuar njera-tjetren? Gjeja me e veshtire qe mund t'u shpjegosh te huajve eshte institucioni i beses. E shumta ata mund te afrohen deri tek ideja e garancise dhe e garantit. Fqinjet e Homo Albanikusit nuk e kane kete trinitet dhe kjo nuk eshte nje mburrje e tij, por dicka e vertetuar nga te gjithe te huajt qe kane pershkruar ballkanin, qe nga Elvira Celebi deri tek Durhami. Madje ky trinitet do te ishte i panevojshem, i demshem dhe frenues per fqinjet e tij. Besa do t'i pengonte ata per te bere pushtime dhe grabitje. Armiqte e Homo Albanikusit bujarine e tij e shpjegojne me te kaluare e nje populli nen perandorine osmane, qe ishte i detyruar t'i shtronte sofren kujdo qe i mesynte deren.

Po, pse nuk jane bujar disa vise te tjera te Ballkanit me nje raja me te poshtruar nen osmanet se sa Homo Albanikusi? Sot, si gjithe ballkanasit edhe ai eshte ne rruge. Sot ka dy kategori mergimtaresh: te rrenuarit dhe te pasurit. Te paret kerkojne nje zgjidhje per jeten, te dytet kerkojne siguri. Nuk e di ku shkon, sepse nuk ka mundesi te zgjedhe. Anjehere nuk ka pasur mundesi te zgjedhe. Kur ka tentuar i kane vjedhur voten. Gjithcka i ka ardhur e gatshme. Keshtu do t'i vije edhe statusi i Kosoves. Madje as demokracine nuk arriti ta zgjidhte si duhet, sepse ajo i erdhi pothuaj e modeluar. Homo Albanikusi eshte nje njeri i ngaterruar qe e ka me te veshtire pranimin, se sa perjashtimin. Askush nuk eshte profet ne vend te vet. Kjo eshte shume ballkanike, eshte dhe shume shqiptare. Shqiperia i ka merguar profetet qe tek De Rada dhe deri tek Fan Noli. Kur nuk e pranoi kete te fundit si profet zor se mund te pranoje nje tjeter. Ose mund t'i pranoje perkohesisht. Karlajli (T.Carlyle) ne nje veper te tij ka zgjedhur vetem nje njeri si profet, Muhametin.

Ne politike Homo Albanikusi duket se i eshte larguar monoteizmit dhe po mban dy profet. Kjo eshte me demokratike, me pluraliste. Po, nuk ka asnje garanci qe Homo Albanikusi te mos zemerohet dhe te mos i mergoje edhe ata. Pas kesaj vendi mbetet pa asnje profet si ne zanafillen e njerezimit. Duket sikur Homo Albanikusi nuk e sheh shume te nevojshme ligjin dhe demokracine e mirefillte ne vendin e vet, sepse ka trasheguar te ashtuquajturen "rremuje ballkanike", sipas se ciles rrezikohet shume, por jetohet shpejt dhe fitohet shpejt. Cilindo qe e merr malli per demokraci te mirefillte ajo mund te perdoret si vend vacanarisht demokratik, per te marre mesime qe nuk aplikohen dhe per te bere pushime demokratike, per te marre mesime qe nuk aplikohen dhe per te bere pushime demokratike.

Homo Kozmopolitikus

Nje "Patriot" i koheve te fundit shprehet: "Qyteti me i dashur per mua ne Shqiperi eshte Parisi!" Ky aforizem eshte pak a shume kuinesenca e kozmopoliteve ketu ne Shqiperi. Ata nuk jane te shumte, por nuk jane edhe te rralle, nuk jane vetem te nje shtrese, por dy shtresash. E uleta mendon si romaket "Omni patria, omni bene" (Ku eshte me e mira eshte atdheu) por edhe kozmopolitizmi i tyre nuk eshte aq i sakte, sepse kishin ndertuar nje perandori te madhe, pra gati si nje atdhe te vetem, kur romaku e ndjente veten nje lloj si ne rome, si ne Kartagjene.

Kozmopolitizmi i shtreses se ulet eshte material, kozmopolitizmi i shtreses se larte eshte shpirteror. Protozoaret e kesaj shtrese sikur i ka hedhur era rastesisht dhe jane fekonduar po keshtu ne Shqiperi. Po ata mund t'i joshte era ne Segal, ne Island dhe Taivan. Per kozmopolitin e shtreses se larte atdheu eshte nje rastesi dhe deri sa eshte keshtu a duhet te kete gjithe ate hyjnizim? Atdheu eshte nje nocion qe e ngushton boten dhe pengon bashkimin e saj. Kozmopolitet e shtreses se larte mendojne qe nuk mund te hyhet ne Europen e Bashkuar me nje koncept radikal per atdheun. Ky koncept duhet shkaterruar deri sa atdhetari te vije deri tek njeriu universal.

Njeriu universal mund te kete vend ngulimi, por nuk mund te kete atdhe. Pastaj njeriu universal mund te mos kete nje vend ngulimi te perhershem. Fantazia te ofron mundesine te shohesh turma milioneshe qe nderrojne vend ngulimet ng Poli i Veriut deri te i jugut. Kozmopoliti i shtreses se larte eshte nje njeri i merzitur nga folklori, nga historia, nga monokultura, nga festat kombetare dhe nga kuzhina shqiptare. Ai ka nje urrejtje te terbuar kundrejt tasqebabit, turlise, corbes dhe byrekut. Pothhuaj gjithe vitin ai ushqehet me shnicell kinez. Ai e urren diktaturen e kalua vetem per faktin sepse "i dha jetes karakter folklorik dhe e mbuloi vendin me qeleshe te bardhe". Ai do te ishte io lumtur sikur ta dinte qe emri i saj nuk eshte qshqip dhe vjen nga fjala turke "kele", koke. Ai ka nje alergji teshtitesi ndaj muzeumit dhe e quan krenarisht morg. Po, a nuk ka muzeum Amerika, vendi me "kozmopolit" ne bote? Po, por sipas tij kjo eshte kalimtare, sepse vetem muzeumet e Amerikes do te futen ne muzeum! Homo kozmopolitikusi shqiptar po mbledh firma per te nderruar hymnin kombetar dhe flamurin kombetar. Hymni duhet te kete karakter universal dhe flamuri duhet te jete ai i kombeve te bashkuara. Ai nuk eshte i lumtur sepse e ka te trazuar edhe jeten intime. Nuk e ka mire punen me gruan, sepse ajo nuk eshte e huaj dhe ka nje emer, qe mos e pyet! Po, si djallin e kishte marre ate grua me ate emer? Lere pastaj qe ajo eshte kokeforte dhe nuk i degjon te nderroje emrin. Po, cfare eshte emri? Nje hicgje!

Te gjithe aktoret e medhenj i nderrojne emrat! Pergjithesisht Homo Kozmopolitikusi shqiptar eshte nje lloj mazhordomi i te huajve qe vijne ne Shqiperi. Po, njeriu ndien nje cudi kozmike, kur e degjon te flase me ta me nje patos te vertete atdhetar, per gjithcka ka mohuar perpara shqiptareve. Cfare eshte? Nje snob? Ai flet me te huajt ashtu, sepse e di cfare u intereson dhe se nuk mund t'u flase atyre per vendin e tyre. Duke i pare te gjithe keto nuk kemi pse cuditemi qe publicisti kozmopolit shqiptar nuk ka shkruar asnje rrjesht per Kosoven dhe qe nuk di se ne cfare pjese te rruzullit tokesor bie fshati Tanush. Te shkruash per ta ai e konsideron nje veprim te nacionalizmit vulgar. Sipas tij popujt e roberuar duhet te presin universalizmin e mendimit qe te clirohen. Po, gjithnje sipas tij, mund te kete edhe popuj qe nuk meritojne te clirohen. Mos ka parasysh shqiptaret kur flet keshtu? Te le te dyshosh. Ai ka simpati per politiken shqiptare "sepse nuk eshte mall vendi". Pergjithesisht ai eshte njeri i lumtur dhe qe i ecen, po e ka pisk me pikat kufitare. I urren ato, sepse ngado qe do t'i kaloje do t'i regjistrojne vendlindjen. Kjo e trazon mjaft, sepse i kujton qe vendet e tjera nuk kane hequr dore nga nacionalizmi.

Mars 2001

| Prapa |