H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Shkodra e 1916-ės nė pesė fotot ekskluzive tė bėra nga austriakėt
-- nga Rezarta Delisula, Gazeta Shqiptare, 22.02.2003
Tonine Fishta Jeta e 88-vjeēares Tonine Fishta, e cila ruan fotot e pabotuara ku protagoniste ka qenė edhe vetė. Historia e oficerėve austriakė qė pasqyruan jetėn e qytetit veriperėndimor.

Padre Gjergj Fishta. Kėshtu e quan Toninja kushėririn e saj, ndėrsa kujton se "kur vinin fretnit te "Arra e Madhe", shtyheshim si fėmijė tė vegjėl me i puthė dorėn. Mue mė dallonte nga tė tjerėt e mė thonte me mėsu ma mirė". Njė prej njerėzve tė njohur nė kėtė familje ėshtė Filip Fishta, ose siē e quanin ndryshe "mini i bibliotekave"

Shkodra e vitit 1916 ėshtė pasqyruar nė kartolinat austriake tė asaj kohe, ndėrsa njė pjesė e oficerėve qė qėndronin nė qytetin veriperėndimor fokusonin nė aparatet e tyre veshjet tipike, urėn e Bunės, pazarin e vjetėr, fėmijėt, gratė dhe pamje nga punėt e pėrditshme qė ata kryenin. Njė pjesė e kėtyre kartolinave tė pabotuara dei tani, janė ruajtur nga 88-vjeēarja shkodrane Tonine Fishta, e cila, veē historisė sė fotove tė rralla, ka qenė vetė objektiv i kėtyre kartave postale.

Po kėshtu nėn fokusin austriak kanė qenė edhe halla e kushėrinjtė e tjerė tė saj. Toninja atėherė ka qenė vetėm 2 vjeēe. Kartolinat kanė qenė tė botuara nė katėr ngjyra: Tė kuqe tė verdhė e tė bardhė zezė.

Oficerėt austriakė
Nė shtėpinė e Fishtajve nė vitin 1916 banonin dy oficerė austriakė, njėri prej tė cilėve fotografonte tė gjithė njerėzit qė hynin e dilnin nė kėtė shtėpi. Djali i xhaxhait tė Tonines nė atė kohė ishte oficer nė ushtri dhe kjo ishte arsyeja qė ai kishte ftuar nė shtėpi dy prej kolegėve austriakė. Megjithatė, nė shkodėr tė gjithė oficerėt austriakė strehoheshin nė shtėpitė e qytetarėve. Kėta tė fundit kishin ndenjur disa kohė te familja e njohur shkodrane dhe mė pas ishin larguar. Toninja tregon se pėr shumė kohė familja e saj dhe dy austriakėt kanė mbajtur korrespondencė, por, siē thotė ajo, "kena pasė korresopndencė me ta, por tue qenė kohė lufte nuk dihet fati i tyne, mbasi tue qenė ushtarakė, ku janė mbjell, s'janė korrė". Nė pėrgjithėsi, tė gjithė oficerėt austriakė qė ishin vendosur nė qytetin verior, banonin nė shtėpitė e vėndėsve, duke gjetur mes tyre zakone tė reja, njė kulturė tė re. Disa prej kartave postare tė prodhuara nė Austri, mbėrritėn edhe nė Shkodėr, ndėrsa Toninja i ruan me kujdes, pasi aty janė fragmente tė historisė sė familjes sė saj.

Familja Fishta
Fishta ėshtė njė prej familjeve mė tė hershme qytetare shkodrane dhe, si e tillė, asaj nuk i mungonin as krushqitė e mira mes tė cilėve pėrmendim atė me Vaso Pashėn. Shtėpia e tyre ishte ndėrtuar te "Arra e Madhe", ka qenė njė katėshe, me katėr shkallė si tipi i shtėpive elbasanase, e rrethuar me njė lulishte tė bukur dhe me shumė pemė. Padre Gjergj Fishta. Kėshtu e quan Toninja kushėririn e saj, ndėrsa kujton se kur vinin fretnit te "Arra e Madhe", shtyheshim si fėmijė tė vegjėl me i puthė dorėn. Mue mė dallonte nga tė tjerėt e mė thonte me mėsu ma mirė". Njė prej njerėzve tė njohur nė kėtė familje ėshtė Filip Fishta. Ky i fundit ka studiuar nė Fakultetin e Filologjisė nė Beograd. Pas diplomimit u specializua nė Paris pėr bibliotekat. Nė Shkodėr Filipin e thėrrisnin "mini i biblotekave", pra miu i tyre pasi kishte kuriozitet tė vizitonte tė gjitha bibliotekat europiane. Nė kohėn e komunizmit, Filipi u dėbua nga Tirana dhe u burgos, por duke pasur nevojė pėr tė e thėrrisnin shpesh pėr pėrkthime qė i nevojiteshin Ndėrmarrjes sė Librit, apo Bibliotekės Kombėtare.

Mėsuesja e merituar
Toninja ėshtė gruaja 88-vjeēare qė ka ruajtur nė foto njė pjesė sė historisė sė saj. Babai i saj, Ndreka, ishte tregtar i vogėl e shiste nė pazarin e vjetėr qė nga gjėrat ushqimore, deri te kinkalerinat. Po kėshtu ai mblidhte lėkurė bagėtish dhe i shiste nė Trieste e Venedik. Nga martesa e tij pati 6 vajza dhe mė e vogla ishte Toninja. Ndreka vdiq i ri duke i lėnė fėmijėt tė vegjėl. E vogla kryu shkollėn e Normale tė Motrave, ndėrsa nė vitin 1933 u emėrua mėsuese. Pėr 33 vjet radhazi ajo ka punuar nė shkolla tė ndryshme tė qytetit e pėr punė tė mirė e frytėdhėnėse nė edukimin e brezit tė ri dhe pėr metodologjinė e re tė punės Tonine Fishta u dekorua me titullin "Mėsuese e Merituar". Tani 88- vjeēarja jeton vetėm me nipin Lukėn, ndėrsa shoqėruese tė saj janė bėrė letrat e gjata qė ua dėrgon jashtė shtetit nipėrve dhe mbesave. Tė diturit e gjuhės italiane e favorizon Toninen 88- vjeēare tė dėgjojė televizor nga kanalet televizive tė shtetit fqinj, duke gjetur kėshtu njė tjetėr shoqėri.

Fotografitė
Foto e parė e dy grave katolike shkodrane tė mbuluara me ēarēaf, ėshtė bėrė nga oficeri austriak qė ka ndenjur nė shtėpinė e Fishtajve. Ēarēafėt dominoheshin nga ngjyra e kuqe. Fije bogosije, fija e kuqe ka ardhur nga Anglia, ndėrsa fija e bardhė ka qenė prej liri dhe me raste mėndafshi. Vajzat e veshura me ēarēaf janė morta Roza dhe Lezja vajza e xhaxhait tė Tonine Fishtės. Kartolinat e ruajtura janė pak tė dėmtuara, megjithatė nė kartėn postale tė dytė janė dy gra, kunata, tė cilat po endin mėndafshin nė shtėpinė e Fishtajve. Nė foton e tretė ėshtė halla e Tonines me furkė, ndėrsa vajza e vogėl ėshtė pikėrisht Toninja apo siē e thėrrasin shkurt Tonja 2- vjeēare. "Fėmijėt shqiptarė"- ėshtė titulluar kartolina tjetėr nė tė cilėn janė ekspozuar dy vėllezėr, Ludovik e Luigji Gjyshja, e cila pasohet me fotografinė tjetėr me fėmijė ku mė e vogla ėshtė Tonja nga Shkodra, ndėrsa mė i madhi ėshtė Prendi nga Zadrima, njė mik i familjes Fishta. Kjo foto pasqyron veshjet e krahinės sė Shkodrės dhe ato zadrimore. Kėto janė kartat postale tė ruajtura nga 88 - vjeēarja shkodrane, foto, tė cilat pasqyrojnė fragmente tė jetės nė Shkodėr nė vitin 1916. Kartolina ku ka dalė halla e Tonines me tė voglėn janė tė shkruara disa rreshta qė Toninja mundohet tė na i shpjegojė. "Grueja me furkė, endė nėpėr duert e saja, asht jeta qė kalon nėpėr mendimet e pafund. Ndėrsa vajza e vogėl e ka traditėn, por nga mendimi i ghyshes ajo nuk kupton asgja... E ardhmja asht ma mendime tė lodhuna. Sytė e vajzės sė vogėl tregojnė optimizėm. Ky ėshtė shpjegimi i kartolinės sė bėrė nga austriakėt. Toninja ruan dhe fotografi tė bėra nga njė prift italian mė 1940, i cili banonte po nė shtėpinė e Fishtajve. Kėto fotografi tė pabotuara ndonjėherė mbajnė nė vetvete historinė e kulturės shkodrane gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kostumografinė, punėt.. dhe kėto kartolina na i paraqet Toninja, vajza e vogėl qė ka qenė objekt i fokusit austriak.

(Fotot nuk kanė cilėsi tė lartė, pasi janė marrė nga Gazeta Shqiptare on-line)

| Prapa |