L I B R A
PĖR SHKODRĖN


| Hyrje |

Lexoni Dy fjalė:

Shkodra dhe motet I
- nga Hamdi Bushati

Kryeqyteti verior pasqyrohet nė librin "Shkodra dhe Motet"
Njė libėr me dy vėllime, i botuar nga historiani Hamdi Bushati, hedh dritė mbi historinė e kėtij qyteti tė vjetėr dhe me rėndėsi tė madhe rajonale. Nė vėllimin e parė trajtohet historia e lagjeve, e qytetit nė pėrgjithėsi dhe zakonet e komuniteteve fetare tė qytetit. Ndėrsa nė vėllimin e dytė flitet pėr origjinėn e familjeve tė kėtij qyteti.
HISTORI SHKODRANE
Qyteti i Shkodrės
Zanafilla e Shkodrės
Rrethimi i Shkodrės
* * *
Historia e 'Rozafės'
Historia e Oso Kukės
Shkodra ėshtė njė qytet mė se 2 mijė vjeēar. Para pushtimit romak nė vitin 164 para Krishtit, ky qytet ka qenė qendra ilire, Scodra.
Mė pas, para se tė bėhej territor venecian nė shekullin e 15-tė, u kthye nė kryeqytet tė drejtuar nga familja mesjetare Balsha/Balsic. Turqit osmanė e pushtuan kėtė qytet dhe e shkatėrruan nė vitin 1479.
Pozita e saj strategjike gjatė kohės sė perandorisė osmane, qė kontrollonte rrugėn nga Ballkani jugperėndimor pėr nė Bosnje dhe Kroaci dhe lidhjet lindore me Kosovėn dhe Maqedoninė, e kthyen atė nė njė qytet tė rėndėsishėm osman me njė treg tė pasur me mė se 1 mijė dyqane. Mes qyteteve shqiptare tė mesjetės, pėr nga rėndėsia ajo mund tė krahasohet vetėm me Prizrenin dhe Janinėn. Pamje e Shkodrės nga kalaja Rozafa Nė shekullin e 18-tė dhe 19-tė, ky qytet ishte gati njė territor i pavarur i Bushatllinjve, tė cilėt e zgjeruan me territore boshnjake dhe kosovare. Mbėshtetja austro-hungareze pėr katolikėt e kėsaj zone e bėri Shkodrėn njė qendėr tė rėndėsishme katolike dhe nacionalizmi.
Por ky qytet e humbi rėndėsinė e tij me krijimin e Jugosllavisė dhe kur Mbretėria Serbe mori Kosovėn nė vitin 1912. Kjo ishte pasoja e pashmangshme e Perandorisė Osmane dhe nacionalizmit agresiv nė Ballkan nė fillim tė kėtij shekulli.
Shkodra ėshtė njė qytet qė ka shumė muslimanė, njė numėr tė konsiderueshėm katolikėsh, dhe njė numėr mė tė vogėl ortodoksėsh, kryesisht me origjinė malazeze.
Nė qytet ka dhjetėra familje tė vjetra me origjinė turke, dhe mė pak me origjinė persiane dhe egjiptiane.
Hamdi Bushati, i cili ka vdekur nė fillim tė viteve 80-tė, ka pėrshkruar pikėrisht kėtė pėrzierje me tradita tė ndryshme, bashkėpunimin dhe armiqėsinė e saj. Njėkohėsisht, nė libėr ka dhe tė dhėnave enciklopedike pėr shumė ndėrtesa, drejtues tė qytetit dhe tregtinė.
Nėpėrmjet zėvendėsimit tė emrave tė rrugėve, autori ka pėrshkruar pushtimin austrik dhe atė francez gjatė Luftės sė Parė Botėrore, dhe atė italian gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Njė rrugė e quajtur Franz Josef ėshtė quajtur mė pas Buonaparte dhe Mussolini, sipas pushtuesve tė rinj.
Nga ana arkitektonike, Shkodra ėshtė ende njė ndėr qytetet mė interesante tė Shqipėrisė, pavarėsisht nga planifikimi komunist, sipas tė cilit u ndėrtuan shumė apartamente dhe u dėmtuan lagjet muslimane dhe ato katolike.
Shkodra ka Piacėn e saj, njė rrugė e ngushtė qė ėshtė kthyer nė shėtitore kryesore. Ajo ka edhe ndėrtesėn e vetme Habsburge nė Shqipėri, aktualisht Prefektura e qytetit.
Pjesė e dekorit tė qytetit ėshtė edhe kulla e tipit anglez, e ndėrtuar nga Lordi Paget, njė protestant britanik.
Por edhe humbjet e kėtij qyteti nuk mund tė llogariten.
Sipas Bushatit, njė xhami qė u ndėrtua pranė asaj aktuales nė vitin 1942 dhe qė i afrohej stilit maroken u shkatėrrua nga komunistėt pėr tė ndėrtuar apartamente tė reja. Ndėrsa, katedralja katolike, qė kishte afreskė nga piktori mė i mirė shqiptar i shekullit tė 20-tė, Kolė Idromeno, u kthye nė njė pallat sporti. Pazari i vjetėr u pėrmbyt nga Lumi Buna pėr shkak tė neglizhencės. Ky qytet ka patur gjithashtu edhe njė treg tė stilit persian me dyer tė mbyllura pėr tregtarėt e bizhuterive, por edhe ky treg u prish. Tė gjitha tė prishura nė kohėn e komunzmit.
Libri ėshtė pėrpunuar. Me dėshirėn pėr ta pasuruar veprėn e tė atit, djali i Bushatit e ka plotėsuar vėllimin e fundit me tė dhėna tė marra nga familjet vendase.
Pėrshkrimi i tė kaluarės sė lavdishme tė qyteteve ka qenė njė traditė e hershme e familjeve tė vjetra. Shkodra ėshtė njė qytet pėr tė cilin aktualisht pak njerėz kujdesen.

| Prapa |