|
Gjush Sheldija (1902 - 1976) | Kthehu tek hyrja e librit |
Nė fushėn e arsimit dhe tė edukimit, gjatė periudhės sė para luftės, Gjush Sheldija i dha ndihmesė modeste shkollės e kulturės shqiptare.
Ka lindė me 12 korrik 1902, nė Shkodėr. Studimet i bani nė vendlindje, ku mori maturėn pedagogjike, por nė pamundėsi tė studimeve tė larta jashtė shtetit per shkaqe ekonomike, ka studiue vazhdimisht si autodidakt, veēanėrisht: histori, etnografi, folklor, gjuhėsi etj. Ka njohtė 4 gjuhė tė hueja, si: italisht, frengjisht, gjermanisht e latinisht.
Ka botue artikuj e studime nė revista e gazeta tė vendit, si edhe jashtė shtetit, veēanėsisht, nė revistat e vjetra shkodrane, si "Hylli i Dritės", "Leka", "Kumbona e sė dielles", "Shkodra", "Shkėndija" e Tiranės, apo nė gazetat, si: "Balli i Rinisė", Tiranė, "Afrimi", Vlonė, "Gazeta shqiptare", Bari, si edhe nė gazetat e Shkodrės. Ka shkrue disa artikuj pėr historikun e shkollės, si: "70 vjet shkollė: shkolla e Shirokės, 1874-1944", "Shkollat e moēme dhe arsimtarėt e vjetėr tė Shkodrės, shek. XIX-XX", "E para shkollė muzike nė Shkodėr"; shėnime me karakter biografik: "Mėsuesit e moēėm shkodranė". Gjushi punoi mjaft edhe nė fushėn e krijimtarisė letrare. Ka shkrue novela, tregime, poezi, drama, komedi, monologė e dialogė, tė botuem nė organet e kohės, disa tė mbetuna nė dorėshkrime, disa tė shfaquna nė salonet teatrore tė kohės. Nė dramaturgji po veēojmė "Kupe Dane" (me dy akte e pesė tablo) dhe dramėn "Brahim Gjoci", "Atdheu mbi tė gjitha", me njė prolog e dy akte; komedi me njė deri nė katėr akte, si edhe pėrkthime dramash shfaqė nė sallat e Kolegjit Saverian nga shoqnia "Bogdani" Rrallė janė arsimtarė qė kanė mbledhė material kaq tė shumtė, kaq tė larmishėm e kaq tė dobishėm. Lidhun me mbledhjen e materialeve nė bazė, Gjushi asht njė pikė referimi ku duhet drejtue vėmendja e mėsuesve tė rij, pėr tė mbledhė visarin e popullit. Pėr ilustrim po pėrmendim disa historikė, si: "Historiku i teatrit nė Shkodėr, 1879-1944", me pasqyrė tė tė gjitha shfaqjeve, tė autorėve e tė aktorėve etj.; "Historikun e karnevaleve tė Shkodrės, 1860-1949", "Historiku i bandave muzikore tė vendlindjes, 1874-1944"; "Pazari i Shkodrės dhe artizanati nė shek. XIX-XX", pastaj qinda faqesh tė daktilografueme pėr tabakėt e Shkodrės, pėr esnafet, pėr terzitė, dyfekqinjtė e Shkodrės, pėr veshje, doke e zakone, pėr humorin e humoristėt tanė, ahengun e ahenggjijtė me biografitė e tyne, shėnime e biografi pėr veteranėt e historisė sonė etj.
Pėr hir tė rrethanave ekonomike, tė detyrimeve familjare a ma shumė tė gjendjes politike, Gjushi s'arriti tė pėrmbledhė nė vepra tė plota ndihmesėn e vet folklorike, etnografike, letrare, historike. Sinteza do tė qit'te nė pah ma qartė veprimtarinė e tij tė shpėrndame nė revista e gazeta, tashma tė rralla, tė shkrueme e tė harrueme ndėr pseudonime sot tė panjohuna, si: Gjeto Kola, Nji mik, Sheboja, Magister, Nji bashkėpunėtor i ri, Korespondenti, Dikush, 67, 647 etj.
| Kthehu |
|