.pdf
-- nga Ferid R. Hoti, english
|
Shkodra Free Zone
-- nga Ferid R. Hoti
Dr. Ferid R. Hoti ka lindur nė Shkodėr mė 21.11.1943 nė njė familje tė vjetėr qytetare, tė njohur pėr ruajtjen e traditave mė tė mira nga paraardhėsit e tyre nė Hot (Malėsi e Madhe). Vdiq papritur nė moshėn 64 vjeēare nga njė sėmundje e rėndė me 5 tetor 2007.
Ėshtė diplomuar nga Departmenti i Mjekėsisė nė 1967. Pėr 28 vjet, ai i ėshtė pėrkushtuar shėrimit tė pacientėve, duke punuar si kirurg nė spitalin e Shkodrės, ku i pėrmbahej principit: "Mjekėsia nuk i shėrben mjekut, por pacientėve".
Pėr herė tė parė nė spitalin e Shkodrės, ai aplikoi teknikėn e tubave narkotikė, skicoi dhe ndėrtoi Njėsinė e Kujdesit Intensiv - Reanimacioin dhe sallėn kirurgjike tė qenve eksperimentalė (i pari i kėtij lloji nė Shqipėri).
Ai ka patentėn e dy teknikave tė operimit kirurgjikal nė stomak dhe veshka.
Nė zgjedhjet e para demokratike, 1992, ai zgjidhet anėtar i Kėshillit tė Qarkut.
Mė 1993, kreu njė kurs specializimi 6 mujor nė Francė.
Pėr njė periudhė prej 4 vitesh, ai shėrbeu si ambasador i Shqipėrisė nė Malajzi, Indonezi, Brunei, Tailandė dhe Vietnam.
Gjatė misionit tė tij diplomatik, ai u dallua pėr njė asimilim tė suksesshėm tė politikave ekonomike, ndihmoi nė kryerjen e disa investimeve me rėndėsi nė Tiranė dhe hapjen e Qendrės Shqiptare pėr tėrheqjen e biznesit nga Azia e jug-lindjes dhe gjithashtu tė agjensive tė tregėtisė nė Pinangut - Malajzi, Xhakarta - Indonezi, Perth - qendra e Australisė Perėndimore.
Mė 1997, u zgjodh anėtar i Parlamentit Shqiptar dhe anėtar i Komisionit tė Unionit Ndėrparlamentar (IPU).
Shkodra - zonė e lirė
Bazat strategjike tė zhvillimit nė rajonin e Shkodrės
Ish-deputetit Dr. Hoti (i cili mė pas u bė kėshilltar i kryeministrit Berisha pėr ēėshtjet sociale) me kėtė libėr, kishte idenė qė tė jepte sugjerime tė rėndėsishme ekonomike, duke shfrytėzuar shembuj tė vendeve tė tjera, se si mund tė zhvillohej rajoni i Shkodrės, me hapa tė shpejtė dhe tė sigurtė, dhe se si Shkodra tė fitonte gradualisht rėndėsinė, qė dikur kishte patur nė zhvillimet ekonomike rajonale.
Rajoni i Shkodrės ka shumė burime natyrore, tė cilat pėr shkak tė njė politike tė gabuar, tė ndjekur nga qeveria komuniste 50 vjetėt e fundit dhe nga qeveri tė tjera para dhe pas saj, janė atrofizuar, izoluar nė vetvete, dhe kėto burime nuk shfrytėzohen sa dhe si duhet, pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės sė njerėzve, duke ngritur tė ardhurat ekonomike tė tyre.
Kapacitetet ekonomike e turistike tė rajonit tė Shkodrės, duke filluar qė nga Plazhi i Velipojės; vendet turistike si Razma, Thethi e Vermoshi; mundėsitė pėr tė ngritur fabrikėn e ēimentos nė Postrribė dhe punishte tė tjera pėr pėrpunimin e mineraleve tė ndryshme; ngritjen e hidrocentraleve elektrike; ngritjen e punishteve tė ndryshme pėr industrinė ushqimore; thellimin e lumit Buna, qė tė bėhet i lundrueshėm, krijimin e njė kaskade pėr tė ruajtur nivelin liqenit, si dhe krijimin e njė porti tė brendshėm pėr Shkodrėn; krijimin e njė infrastukture rrugore pėr njė komunikim mė tė shpejtė, si pėr resurset malore, ashtu edhe ato bregdetare e liqenore, nė mėnyrė qė tė hapen perspektivat pėr njė komunikim ndėrballkanik.
E gjitha kjo mund tė arrihet gradualisht, nėse Shkodra favorizohet dhe kthehet nė njė zonė tė lirė, qoftė komerciale apo industriale. Kjo ėshtė edhe ideja themelore e librit nė gjuhėn angleze "Shkodra Free Zone", por jo vetėm kjo. Nė librin e Dr. Hotit, lexuesi mund tė gjejė njė pjesė krahasimore tė historisė ekonomike tė rajonit tė Shkodrės, qė nga koha kur Shkodra kishte 50 mijė banorė dhe Tirana 3 mijė, kohė kur Shkodra kishte tregun mė tė madh rajonal, i dyti pas Stambollit nė perandorinė turke, treg i cili u dogj nga malazezėt mė 1912, pas njė pushtimi tė shkurtėr tre javor, kur Bixhisteni (tregu i Shkodrės), veē tjerash u shkatėrrua plotėsisht.
Nė njė stil tė ri, Bixhisteni po ngrihet pėrsėri nė kėto kohė, por zhvillimi ekonomik nė kohėn e sotme, nuk mund tė vijė pa krijimin e rrugėve tė mira tė komunikimit dhe infrastrukturės sė domosdoshme. Duhet tė zgjidhen drejtues tė rinj nė rajonin e Shkodrės, tė cilėt kanė pikėpamje perėndimore dhe integruese, qė janė tė aftė t'i kuptojnė dhe zbatojnė mė mirė rregullat e ekonomisė sė tregut, pėr t'i dhėnė hov zhvillimit, dhe jo drejtues tė paaftė, tė korruptuar, tė cilėt nekrotizojnė zhvillimin me paaftėsinė e tyre, servilizmin e tejskajshėm pėr eprorėt dhe arrogancėn banale pėr vartėsit... prototipė tė kulturės bizantine e orientale. Shkodra ka nevojė pėr drejtues pragmatistė, tė aftė pėr tė kuptuar kohėn nė tė cilėn jetojmė, dinamikė dhe tė devotshėm nė prirjen e tyre pėr ta dashur vendin e vet dhe zhvillimin perėndimor tė tij.
Rruga Shkodėr - Hani Hotit ėshtė premtuar si njė investim italian prej rreth 22 milionė , por projekti po vonohet pikėrisht se pushtetarėt lokalė, nuk mund tė fusin nė xhep 10 pėr qind tė investimit - praktikė kjo qė aplikhet pėr investimet vendore. Ėshtė premtuar gjithashtu njė zonė industriale nė Koplik, e cila, sidoqoftė, nėse bėhet dhe kur tė bėhet, do tė punėsojė qindra banorė tė zonės. Kjo po, do tė jetė edhe fillimi i investimeve serioze rajonale, tė cilat marrin shumė kohė kėtej nga ne, pėr shkak tė koncepteve tė ngurta ekonomike, qė ka klasa politike shqiptare dhe nė veēanti, ajo e sotme shkodrane.