ANDREA SKANJETI
"100 vjet teatėr nė Shkodėr"
Nė kuadėr tė aktiviteteve qė u zhvillohen me rastin e 90-vjetorit tė Pavarėsisė, nė hollin e teatrit "Migjeni" u zhvillua paraqitja e librit "100 vjet teatėr nė Shkodėr" (1879-1979) (Kujtime), tė Andrea Skanjetit, Artist i Popullit, qė vdiq 10 vjet mė parė.
Andrea Skanjeti ishte njėri nga pionierėt e regjizurės nė teatrin shqiptar, autor dramash, komedish, melodramash, proze tregimtare, pėrkthyes nė gjuhėn shqipe i dramaturgėve tė huaj etj. Libri ėshtė njė paraqitje e lindjes dhe e zhvillimit tė teatrit nė qytetin e Shkodrės. I shkruar nė formėn e kujtimeve, bazuar nė shėnimet e kujdesshme tė autorit, libri i risjell lexuesit tė gjitha ngjarjet qė lidhen me pjesėt e vėna nė skenė gjatė 100 vjetėve nė Shkodėr.
Libri mund tė pėrcaktohet edhe si galeria e personazheve, pasi vė nė dukje rolin e madh tė artistėve amatorė dhe profesionistė gjatė 100 viteve. Njė kujdes tė madh autori i ka kushtuar shfaqjeve teatrale qė kanė kaluar caqet e qytetit si realizimi i operės sė parė shqiptare "Mrika", veprimit muzikor "Dasma shkodrane", shfaqjes sė dramės "Nora e Kelmendit" etj. Njė vend tė rėndėsishėm nė libėr zė edhe analiza e personazheve tė krijuara nga artistėt e njohur shkodranė si Adem Kastrati, Tinka Kurti, Roza Xhuxha, Bep Shiroka, Lec Shllaku etj.
Nė paraqitjen e kėtij libri mjaft emocione ngjallėn diskutimet e dramaturgut tė njohur shkodran Fadil Kraja. Aktorėt Tinka Kurti, Roza Xhuxha dhe Bep Shiroka sollėn nė kėtė takim vlerėsime jo vetėm pėr punėn e autorit dhe librin, por edhe pėr tė gjithė brezat e artistėve qė me punėn e tyre ngritėn teatrin shkodran nė nivelin e teatrove mė tė dėgjuara tė tė gjithė trojeve shqiptare. Botimi i kėtij libri u mundėsua nga fondacioni "Fan Noli" dhe Bashkia e Shkodrės. Libri momentalisht ėshtė mjaft i kėrkuar.
-- Marrė nga gazeta "Koha Ditore"( Mali i Zi)
-- Dėrgoi pėr Shkoder.net.: