H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Migena Hoxhalli:
Dėshmia e qytetėrimit
Aurel Plasari:
Vlera e njė "dokumenti tė bukur"

Statutet e Shkodrės
(shek. XIV-XVI)
- kujtesa historike e rigjetur

-- nga Ardian Klosi

Ardian Klosi Ka dalė kohėt e fundit nė Romė njė botim i veēantė qė shėnon gur kilometrik nė historinė e Shqipėrisė: Statutet e Shkodrės, nėn kujdesin e filologes Lucia Nadin, shoqėruar me studime tė saj, tė historianėve G. Ortalli e O.J. Schmitt, gjuhėtarit G.B. Pellegrini dhe me njė pėrkthim shqip nga P. Xhufi. Dorėshkrimi origjinal ėshtė gjetur para pak vjetėsh nė Bibliotekėn e muzeut Correr tė Venecies nga studiuesja Nadin; ai i pėrket fillimit tė shek. 16, ndėrsa vetė nyjet e statutit apo statuteve zėnė fill nė krye tė shekullit tė XIV, ndoshta edhe mė parė. Ekzistenca e kėtij dorėshkrimi pėrmendej qysh nė njė bibliografi italiane tė vitit 1907; por sikurse ndodh shpesh nė kėtė fushė, ku rastėsia dhe pasioni i njerėzve tė veēantė luajnė rol mė tė madh sesa logjika e pėrparimit studimor, sot, mbi 500 vjet mbas rėnies sė Shkodrės nė duart e osmanėve, arrijmė tė krijojmė njė pėrfytyrim pak a shumė tė plotė pėr kryeqendrėn shqiptare tė veriut duke pasur nė dorė kodin e sė drejtės tė saj.
Dokumenti origjinal ėshtė shkruar nė pergamen dhe pėrmban 40 faqe; nė krye ai paraqet stemėn e qytetit, qė po e riprodhojmė kėtu: pėrmbi shqiponjėn dykrerėshe, majtas, shihet njė shkabė krenare, qė duket sikur simbolizon tė shkuarėn zėmadhe tė qytetit, ndėrsa nė tė djathtė i gėzohet njė kocke njė qen lypsar, qė, sikurse mendojnė edhe studiuesit, metaforizon gjendjen e nėnshtruar tė Shkodrės pas pushtimit turk.
Gjuhė e statuteve ėshtė venetishtja vulgare, e pėrzier me njė dalmatishte, qė shpesh mbizotėron. Aty-kėtu ndeshen fjalė tė veēanta, me burim sllav ose edhe tė errėta. Si fjalė e vetme e prejardhjes thjesht shqipe ėshtė "besare", nė kuptimin e tė betuarit me besė para gjyqit, kurse fjalė me burim latin ose sllav qė shqipja i ka krahas gjuhėve tė tjera ballkanike janė disa si prikė, ushtador (ushtėtar), beleg, qilar etj.
Teksti ėshtė kopjuar me dorė nga njėfarė Marino Dulcic, sikurse thamė nė fillim tė shek. 16, pikėrisht nė atė kohė kur nė Venedik tema shqiptare pėrjetonte njė ringjallje dhe nostalgji tė fortė, kur hapej shkolla shqiptare e San Maurizios (zbukuruar me ciklin e pikturave tė Carapaccios), kur Veronese pėrjetėsonte mbrojtjen heroike tė Shkodrės nė Pallatin Dukal, atė mbrojtje qė e pėrshkroi nė librin e tij De obsidione scodrensi Marin Barleti, i cili do tė bėhej edhe mė i famshėm me Historinė e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut (1506-1508). Ėshtė e qartė pra se, nė kohėn kur u kopjuan, kėto statute nuk kishin mė asnjė vlerė praktike-juridike, por i shėrbenin vetėm ruajtjes sė kujtesės pas ndryshimit dramatik qė kishte pllakosur mbi zhvillimin shekullor tė njė qyteti.
Statutet e Shkodrės rregullonin jetėn e kėtij qyteti, duke dhėnė me tė 279 nyjet e veēanta pėrcaktime qė kanė tė bėjnė me administratėn, ndėrtimet, mirėmbajtjen e qytetit, zanatet, punėt e bujqėsisė e blegtorisė, importet e eksportet, gjyqet, tė drejtėn familjare, qėndrimin e tė huajve etj. Pėr ēdo kundravajtje ndaj dispozitave janė pėrcaktuar gjoba, tė cilat pėrgjithėsisht ndahen mė dysh midis kontit (mėkėmbėsit tė mbretit serb) dhe komunės, ose kontit dhe tė dėmtuarit ose paditėsit. Pėr t'i dhėnė njė ide lexuesit se si janė formuluar krerėt e veēantė tė statutit, pasi ndoshta do tė kalojė njėfarė kohe deri nė njė botim shqiptar, po japim disa shembuj:

Kreu 12: Ndalohet hapje e portės sė shtėpisė apo e qilarit si dhe hapja e dritares ballė pėr ballė me fqinjin, me pėrjashtim tė rasteve kur porta apo dritarja nuk mund tė hapet nė anė tjetėr. Kundravajtėsit gjobiten me 12 dinarė, qė shkojnė gjysma nė favor tė Kontit dhe gjysma tjetėr nė favor tė Komunės.
Kreu 24 (Mbi hedhurinat) Urdhėrojmė qė askush tė mos flakė plehra nga dritarja, ballkoni apo qilari nė rrugė publike ose ēdo lloj rrugėkalimi tjetėr tė qytetit tonė. Kundravajtėsit do tė ndėrshkohen me 12 grosh gjobė, gjysma e tė cilave do t'i shkojė Kontit odhe gjysma Komunės.
Kreu 42 (Mbi prerjen e drurėve): Nėse provohet me dėshmi tė sigurta se dikush ka prerė ose ka djegur qėllimisht ullirin e huaj, fajtori dėnohet me 50 perperė Sklavonie, qė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe atij qė e ka pėsuar dėmin. Nėse nuk arrihet tė provohet, i dėmtuari bėn betimin bashkė me gjashtė dėshmitarė.
Kreu 87 (Mbi gratė e pėrdala): Nėse njė grua provohet se ėshtė e pėrdalė nga dėshmia e dy ose tre burrave, tė mos lejohet tė mbajė kapelė nė kokė, siē ėshtė zakoni ynė, as tė shoqėrohet me kėdo. Nuk i lejohet tė rrijė ose tė banojė pranė zonjave fisnike..."
Kreu 92: I ndalohet ēdo qytetari t'i drejtohet bashkėqytetarit tė tij me fyerjen "ti je tradhtar i Mbretit" ose "i Komunės", si dhe tė grishė nė dyluftim tjetrin pėr ēfarėdolloj shkaku. Kush vepron ndryshe do t'i dorėzojė kryezotit tonė 500 perperė.
Kreu 97: Gjatė kohės qė ėshtė nė detyrė, gjykatėsi duhet t'u ofrojė shėrbimet e tij tė gjithė atyre qė i paraqesin hallin e tyre dhe tė gjykojė mbi bazė tė statuteve tė qytetit, me ndershmėri dhe paanėsisht, pa u joshur nga miqėsitė. Gjatė vitit tė shėrbimit si gjykatės, gjykatėsi nuk duhet tė marrė rolin e avokatit pėr askėnd. Detyra e tij ėshtė tė dėgjojė tė dyja palėt, tė regjistrojė me anė tė sekretarit shpjegimet e secilės palė dhe tė japė vendim tė drejtė sipas statuteve dhe zakoneve tė qytetit.
Kreu 101 (Mbi daljen e sekreteve nga Kėshilli): I ndalohet ēdo anėtari tė Kėshillit tė nxjerrė jashtė ēėshtjet qė diskutohen nė tė. Nė rast kundravajtjeje tė paguajė tetė peprerė gjobė dhe tė mos pranohet kurrė mė nė poste tė komunės.
Kreu 196 (Mbi testamentin e njė femre): Gruaja qė ka fėmijė ka tė drejtė tė bėjė testament dhe tė heqė mėnjanė pėr lutje tė shpirtit tė saj njė tė pestėn e prikės, nėse kėtė prikė nuk ia ka kaluar ndėrkohė vajzės sė saj. Pėrndryshe, tė caktojė pėr pėrshpirtjen e vet pjesėn qė ka mbetur pasi u ka shpėrndarė djemve pjesėn e tyre.

Pothuaj ēdo krye paraqet interes tė veēantė, ēdo nyje e kėtyre kodeve na shpalos nė pėrfytyrimin tonė jetėn e njė qyteti tė vetėdijshėm, paqėsor, punonjės e tė vetadministruar, ashtu sikurse nuk do tė hasej mė nė historinė e mėpasme tė Shqipėrisė sė pushtuar nga turqit, siē nuk ndesh madje as nė ditėt tona.
Sikurse e vėnė re me tė drejtė studiuesit qė shoqėrojnė kėtė botim, statutet e Shkodrės nuk janė njė fenomen i veēuar, por bėjnė pjesė nė gjerdanin e statuteve qė rregullonin jetėn e qyteteve tė zhvilluara mesjetare pėrandej e pėrkėndej Adriatikut. Kėshtu statuti i qytetit Budva, qė ėshtė shkruar nė mes tė shekullit tė 14. ėshtė fort i ngjashėm me kėtė tė Shkodrės, madje nė shumė krerė identik me tė parin, qė ėshtė mė i hershėm nė kohė siē e vėrteton edhe vetėm referimi ndaj "mbretit", ndėrkohė qė Budva i referohet "perandorit" (Stefan Dushani u shpall i tillė nė vitin 1346). Statutet e Shkodrės mė anė tjetėr janė mė tė vjetėr se "Zakoniku" qė pėrpunoi perandori serb - sikurse e shtjellon nė mėnyrė bindėse historiani Schmitt.

Ngjashmėria e kėtyre statuteve qytetare nė bregdetin italian dhe atė dalmacian-shqiptar jep edhe thelbin e natyrės sė tyre: kemi tė bėjmė me qytete tė zhvilluara tė Mesjetės sė lartė nė prag tė Rilindjes; natyra e tyre ėshtė thellėsisht latine, dmth. latine si kulturė, si fe, si juridiksion, si gjuhė administrate etj.; madje nė njė numėr nenesh tė statuteve tė Shkodrės bėhet dallimi midis latinėve si vendas dhe arbanesėve dhe skjavonėve si tė ardhur qė mund tė integrohen nė bashkėsinė e qytetit; kėshtu p.sh. qė nė nenin e parė: "Nėse ndokush dėshiron tė qėndrojė nė qytetin tonė... ai duhet t'i shėrbejė vetėm Komunės sonė dhe askujt tjetėr. Nė rast se ndonjė nga qytetarėt tanė, apo ndonjė sllav apo ndonjė albanes pėrpiqet ta bėjė pronė tė vetėn, do t'i paguajė Mbretit 50 perperė..." Ose nė kreun 136 (Mbi dėshmimin nė ēėshtje midis qytetarit me tė huajin) thuhet "Nė proceset midis qytetarėve nga njėra anė dhe sllavėve e arbėreshėve nga ana tjetėr, pala qė i ofron dėshmitarėt duhet t'i zgjedhė ata gjysmė pėr gjysmė...". Kush dėshiron t'i lexojė kėto statute nga kėndvėshtrimi kombėtar, zgjedh njė pikėnisje qė nuk shpie gjėkund. Sė pari, nė Mesjetė e mė tej pėrkatėsia kombėtare ishte e panjohur si njėsi, ose mė e pakta, vinte nė rang tė dytė a tė tretė. Kryen e vendit e kishin pėrkatėsia qytetare, krahinore a reale (nė kuptimin e mbretėrisė), fetare a ushtarake. Sė dyti, Shkodra duket tė ketė qenė pas gjithė gjasave, siē na e tregojnė edhe kėto statute, njė qytet i kulturės dalmate-shqiptare-sllave-bizantine, e pra njė qytet kozmopolit, ku natyrisht tė privilegjuarit ishin latinėt, dmth. ata qė bėnin pjesė nė shtresėn fisnike qė pėrdorte si gjuhė shkrimi dhe administrate latinishten/dalmatishten/venetishten. Nė kėtė pikėpamje, pėrkthyesi Xhufi, i cili ka bėrė njė punė tė lėvdueshme (edhe pse herė-herė mė tė lirė se ē'e lejon njė botim i tillė filologjik), mė kot ėshtė pėrpjekur nė disa vende qė t'i shmanget origjinalit, pėr "t'u dhėnė vend mė tė mirė shqiptarėve", si p.sh. nė kreun 84 (Mbi ruajtjen e kullotave), qė nė origjinal thotė: "Ordinemo che zaschadun guardator de li herbi sia tenudo fidelmente a guardar li herbi de le citade e se trovasse sclavo oy arbaneso vay scutarino cum piegore over cum vache over cum porci..." dhe pėrkthyesi e jep: "Rojtarėt e kullotave duhet tė ruajnė me besnikėri kullotat e qytetit. Nė rast se rojtari kap dikė njė bujk, njė malėsor ose njė shkodran duke kullotur delet, lopėt ose derrat..." E pra "sllav" pėrkthehet me "bujk", kurse "shqiptar" me "malėsor", ēka mund t'u pėrgjigjet skemave tė pėrgjithshme pėr prototipin sllav dhe prototipin shqiptar, por jo sė vėrtetės tė tekstit nė fjalė. Mendoj qė nė njė botim tė ardhshėm pėrkthyesi duhet ta rishikojė me kujdes shqipėrimin e tė gjithė krerėve tė statuteve, edhe nė dritėn e analizave filologjike-historike qė kanė filluar tė bėhen e qė pritet tė shtohen.
Nuk mund tė mos mendosh pėr "Kanunin e maleve" ndėrkohė qė lexon statutet qytetare tė Shkodrės. Ndryshimi ėshtė si ai i malit me fushėn ose i honit me bregdetin e butė ose edhe si i natės me ditėn. Nė njė nen tė vetėm bėhet fjalė nė statutet e Shkodrės pėr gjakmarrjen (kreu 266), e cila quhet "pazia" - "marri", edhe aty pėr tė kujtuar qė burri paratė pėr gjakmarrjen nuk duhet t'i marrė nė asnjė mėnyrė nga prika e sė shoqes. Nė pėrgjithėsi gruaja shkodrane ka njė status, qė do t'ia kishin lakmuar edhe pasardhėset e saj tė shekullit 20. Pasuria familjare ėshtė pronė nė mėnyrė tė barabartė ("Gjithēka qė fitojnė burrė e grua sė bashku konsiderohet e barabartė, dmth. gjysma i takon burrit dhe gjysma gruas" - kreu 166). Gruaja ka tė drejtė tė ndajė pjesėn e saj nga vjehrri e vjehrra, gruaja ka tė drejtė tė bėjė testament ("Vajza dhe femra nė pėrgjithėsi ka tė drejtė tė lėshojė testament duke filluar nga mosha 12 vjeē e lart" - kreu 186"). Kujtojmė kalimthi pėr krahasim ndonjė nen tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit: "Grueja asht shakull pėr me bajtė sa tė jetė nė derė tė burrit" (nye i njizetenandet, sipas Sh. Gjeēovit) ose "Me rrahė burri gruen, nuk bje nė faj kah kanuja, e as prindja s'mund t'a kėrkojn tė rrahmen" (nye i njizetetet); "Grueja qi lshohet, tuj dalė shpijet tė burrit, kurrnji send s'ka tager me marrė me vedi posė petkash, qi ka nė shtat" (nye i tridhetepare) etj.
Me tė drejtė studiuesja Nadin, duke sjellė edhe shembullin e Voskopojės, qė e quan qytetin me kulturėn mė tė lartė nė Ballkanin e shek. 18, kujton se kėta ishuj qytetėrimi janė pėrsėritur disa herė nė Shqipėrinė mesjetare e pasmesjetare. Mendojmė se janė pikėrisht kontrastet e forta, pėrzierjet dhe pranėjetesat e kulturave, feve dhe mendėsive tė ndryshme, ndryshimi i thellė mes qyteteve dhe hinterlandit ato qė dallojnė trevat arbėreshe ose arbereshe-bizantine-dalmate-sllave nė prag tė pushtimit osman dhe njėtrajtėsimeve qė do tė vijonin.
Botimi "Statutet e Shkodrės" ėshtė shembull i punės sė kujdesshme dhe tė pėrkushtuar filologjike. Sikundėr e do rėndėsia e njė vepre tė tillė, ai ėshtė fryt i mundimit disavjeēar tė njė numri kolegėsh, ndėr tė cilėt veē atyre qė pėrmendėm kanė dhėnė kontributin e tyre Giorgio Zordan nė pikėpamje juridike, Piero Lucchi me njohuritė e tij pėr kodet mesjetare, Marco Pozza pėr ēėshtje tė natyrės paleografike e diplomatike; asgjėkundi ndonjė shenjė xhelozie profesionale ose diletantizmi vetmitar dhe pėrpallės, sikurse po dėgjojmė kėto kohėt e fundit nga do studiues shqiptarė, pėr tė cilėt legjenda thotė se kanė zbuluar kodin mė tė lashtė tė nacionalizmės sonė.

-- marrė nga Gazeta Shekulli, 30.10.2002


"Statutet e Shkodrės", dėshmia e qytetėrimit
-- nga Migena HOXHALLI, Reportazh

Studiuesit qe i gjeten ne Venecia: I perkasin shekullit XIV
Tė gjetura nė origjinal pas 7 shekujsh, "Statutet e Shkodrės" erdhėn sė fundmi nė dritė nga njė botim i kujdesshėm kritik, i mundėsuar nga njė seri studimesh, qė nxjerrin nė pah karakterin thelbėsor dhe pozicionin e rėndėsishėm tė ngjarjeve shqiptare dhe adriatike tė shek.XIV-XV". Me kėtė paragraf nis njė ndėr botimet mė tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit "Statutet e Shkodrės", tė zbuluara nė Bibliotekėn e Muzeut Correr, nė Venecia. Pėr tė shpjeguar rėndėsinė, kohėn, gjuhėn, pėrmbajtjen dhe ēdo gjė tė mundshme lidhur me kėto statute, libri nė fjalė, krahas kėtyre statuteve, nė gjuhėn italiane dhe atė shqipe, shoqėrohet dhe me disa studime. Kėto studime janė bėrė nga katėr profesorė italianė: Lucia Nadin, Oliver Jens Schmitt, Giovan Battista Pellegrini e Gherardo Ortalli. Sipas kėtyre studiesve, tė hartuara qė para vitit 1346, kur Shkodra ishte nėn regjimin e Stefan Dushanit, kėto statute u mbajtėn nė fuqi edhe pasi qyteti kaloi nė kontrollin e Venecias, nė vitin 1396. Tė kohės veneciane janė adaptimet e mėvonshme, qė vijojnė deri nė 1469, nė prag tė pushtimit turk, nė vitin 1479.

"Statutet", monument i mesjetės shqiptare
"Duhet tė them se pasi studiova me kujdes dhe pasi e pashė nga ēdo kėndvėshtrim, mė doli njė libėr me vlera shumė mė tė mėdha se ē'e kisha menduar. Eshtė vėrtetė 'Njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė Mesjetare'", shprehet studiuesi, Oliver Jens Schmitt, madje studiuesi tjetėr Gherardo Ortalli mendon se ėshtė diēka mė shumė, pasi ka rėndėsi tė madhe historike pėr pjesėn lindore tė Adriatikut dhe raportet e saj mė Venecian, qė me potencėn e saj tė madhe arriti tė ruante ekuilibrat ndėrkombėtarė.
Sipas Oliver Jens Schmitt, deri mė sot ekzistenca e statuteve shqiptare ėshtė vėrtetuar vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė. Kėshtu dihet qė Antivari mė 1369, Dulcigno nė 1379, Durazzo mė 1392 e deri tek Drivasto nė 1397 poseidonin tekste juridike tė shkruar nė kėtė tip. Por tė gjithė kėto statute nuk janė konservuar (ruajtur). Janė bėrė pėrpjekje pėr identifikimin e tyre, por kjo ka qenė e vėshtirė, dhe pėr herė tė parė zbulohen Statutet origjinale tė Shkodrės. "Statutet e Shkodrės", nė redaktimin aktual ekzistojnė 278 kapituj. Janė tė ndarė sipas blloqeve tematikė. Schmitt i klasifikon ata duhe nisur me kapitujt e parė nga 1-7, ku jepen marrėdhėniet mes individėve dhe mbretit serb, kapitujt nga 8-50 flasin pėr marrėdhėniet mes fqinjėve, ndarjen e tokės, etj. Kapitujt vijues flasin pėr kriteret e vėrteta tė qytetarisė me dispozita relative tė asamblesė popullore, nė kėshill, nė gjykata, nė impenjime tė ndryshme, shėrbimin e detyruar ushtarak, pėr detyrimet mbi pronėn, ndėrshkimet pas njė fyerjeje, grideje, krimi, etj.

Pjesė nga dorėshkrimet e “Statuteve“

Koha dhe gjuha e "Statuteve"
"Statutet e Shkodrės" kanė mbijetuar deri mė 1479, pra, deri nė pushtimin otoman. Ato kanė ekzistuar vetėm nė formė dorėshkrimi. "Statutet e Shkodrės" u zbatuan nga 1392 deri mė 1479 nė njė gjuhė vulgare veneciane. Eshtė pėr t'u ēuditur, thotė Schmitt, sepse nė tituj ėshtė pėrdorur gjuha veneciane, brenda nė tekst dialekti roman i atij regjoni qė i pėrket gjuhės dalmate. Nė asnjė tekst tjetėr tė asaj kohe nuk jepet kaq qartė karakteri roman i botės qytetare tė Shqipėrisė veriore dhe jetės dalmate nė gjysmėn e parė tė shek.XIV. Ndėrsa studiuesi Giovan Battista Pellegrini nė pjesėn e tij tė studimit ka marrė pėrsipėr tė analizojė dhe tė japė tė dhėna shkencore mbi gjuhėn e pėrdorur gjatė hartimit tė "Statuteve tė Shkodrės". Sipas tij gjuha e pėrdorur ėshtė ajo veneto-veneciane. Pėr tė sqaruar gjuhėn e dorėshkrimit tė "Statuteve tė Shkodrės" ai ka marrė me rradhė tė analizojė fonetikėn, morfologjinė dhe leksikun e tij. Dhe pėr tė vėrtetuar pohimet e veta Pellegrini flet me shembuj konkretė.

Mbi gratė e pėrdala
Nėse njė grua provohet se ėshtė e pėrdalė nga dėshmia e dy ose tre burrave, tė mos lejohet tė mbajė kapele nė kokė, siē ėshtė zakoni ynė, as tė shoqėrohet me kėdo. Nuk i lejohet tė rrijė ose tė banojė pranė zonjave fisnike. Nėse vepron nė kundėrshtim me kėto urdhėra, do tė dėnohet me tetė hyperperė, qė pjesėtohen midis Kontit dhe paditėsit. Nėse provohet se njė grua e pėrdalė bėn punė tė liga ose kėrkon tė prishė tė tjerėt, ajo duhet tė lerė qytetin tonė brenda tre ditėsh dhe nėse e kapėrcen kėtė afat, tė ndėrshkohet me tetė hyperperė gjobė, tė sillet rrugėve tė qytetit duke u rrahur me shkop dhe nė fund tė syrgjynoset dhe kurrė mė tė mos kthehet nė tokėn tonė.

Mbi pėrdhunimin e grave
Nėse njė burrė pėrdhunon me zor njė grua tė ndershme tė pamartuar dhe nėse burri ėshtė i pamartuar, ai detyrohet tė bashkohet me tė nė martesė tė ligjshme. Por, nėse gruaja ėshtė e martuar dhe gjithashtu burri qė e pėrdhunon ėshtė i martuar, atėherė ai detyrohet tė paguajė njė gjobė prej 50 hyperperėsh qė ndahen pėrgjysmė midis Kontit dhe gruas. Por pėr kėtė gruaja duhet tė japė prova bindėse.

Mbi martesėn e fėmijėve
Prindėrit qė kanė djem e vajza pėr tė martuar duhet tė kenė parasysh se tė parėt martohen vajzat e pastaj djemtė. Nėse njė djalė dėshiron tė martohet pėrpara se motrat tė kenė dalė nga shtėpia, pa miratimin e prindėrve, atėherė babai dhe nėna kanė tė drejtė ta dėbojnė atė nga shtėpia.

Mbi ndėrtimet nė shesh
Pėr ēdo ndėrtim tė ri me dritare ose hajat nė sheshin ose nė rrugėt qendrore tė qytetit, banorėt duhet tė bėjnė kėrkesė dhe pėrmbahen me ndershmėri ligjeve tona.

Mbi mjekun
Urdhėrojmė qė ēdo mjek qė pranon tė kurojė njė tė sėmurė, tė mos ta braktisė atė pėrpara se ta ketė shėruar.

Mbi pabesinė
Nėse vėretohet se dikush nuk i ka qėndruar besnik qytetit tonė, gjithė pasuria e tij bėhet pronė publike, kurse tradhtarit i pritet koka dhe nėse arrin tė arratiset tė shpallet i dėbuar pėr jetė tė jetėve nga qyteti ynė.

Mbi plagosjen me shpatė, shigjetė ose hekur
Nėse ndokush ka plagosur njė person me shpatė, shigjetė ose me hekur, duke shkaktuar gjak dhe kur gjykatėsi dhe mjeku e gjykojnė plagosje me rrezik pėr jetėn, tė dėnohet me 50 hyperperė, qė i shkojnė mjekut, si dhe me pagimin e kohės sė humbur nga i plagosuri. Nėse njė gjė e tillė nuk mund tė provohet, i akuzuari bashkė me 6 burra tė tjerė duhet tė bėjnė betimin. Nėse i provohet krimi, tė shtrėngohet tė paguajė gjysmė urazbė, gjysmėn Kontit dhe Komunės dhe gjysmėn tė plagosurit.

Falsifikimi i shenjės sė Komunės
Nėse provohet se dikush ka falsifikuar vulėn e Komunės, masėn, formėn dhe ngjyrėn e saj pėr ndonjė qėllim tė mbrapshtė, tė dėnohet me 100 hyperperė, gjysma e tė cilėve i shkon gjykatės dhe Komunės, dhe gjysma tjetėr denoncuesit. Falsifikuesi dhe tradhtari nuk duhet tė ketė tė bėjė mė me Komunėn.

Nadin: "Statutet" jo pjesė e "Kanunit"
Ndėrsa studiuesja Lucia Nadin, nė kapitullin e saj, fillimisht bėn njė parantezė. "Pėrballė njė realiteti tė ndėrtur dhe tė bazuar mbi njė kanun, thotė ajo, bėhet fjalė pėr Shqipėrinė veriore, ishte e vėshtirė tė kėrkojė njė kuadėr tjetėr tė ndryshėm me tė, veēanėrisht pėr tė gjetur qytetėrim". Informacione fragmentare tė qytetarisė nė dy principata tė asaj kohe, nė Durrės dhe Shkodėr, rivinin pikėrisht nga struktura organizative tė qeverisjes qė nuk kishin tė bėnin me "Kanunin" e Lekė Dukagjinit, fakt qė ėshtė pėrmendur dhe nė komentin e Gjergj Fishtės nė kodin e Lekė Dukagjinit. Sipas studiueses Nadin, dorėshkrimi "Statuteve tė Shkodrės" nuk datohet, por sipas llojit tė shkrimit (grafikės) duket se i pėrket shek.XVI, njė epoke pak para rėnies sė Shkodrės nė duart e turqve. Mė pas studiuesja Lucia Nadin i konsideron kėto statute njė dėshmi, njė dokument qė vėrtetojnė edhe njė herė ekzistencėn e qyteteve shqiptare nė kompleksin mesdhetar mes viteve 1300 dhe 1400, tė botės qytetare tė zonės ballkanike. Madje, sipas Lucia Nadin, gjetja e "Statuteve tė Shkodrės" rihap njė faqe shumė tė rėndėsishme, tė harruar, tė historisė sė kėtij vendi, i njohur vetėm si "vendi i shqiponjave". Kjo e bėn atė tė qėndrojė mė sė miri nė krah tė ēdo vendi tjetėr tė zonės sė Adriatikut.

"Rregulla praktikė pėr t'u zbatuar"
Serioziteti i kėtyre statuteve duket qė nė fjalitė e para tė tij ku thuhet se "Asnjė njeri, qoftė qytetar i Shkodrės, apo i huaj, nuk ėshtė i justifikuar nėse injoron "Urdhėrat e Statutit". Po ta shohėsh me vėmendje Libri i Statuteve duket se ėshtė i pėrbėrė nga rregulla praktikė pėr t'u zbatuar. Ato tregojnė qartė se nga kush dhe pėr ē'qėllim zbatohen. Kapituj tė tėrė tregojnė pėr jetėn civile nė Shkodėr. Normat relative tė ndarjes dhe ndėrtimit tė shtėpive, pastrimit tė rrugėve, kapituj tė tėrė flasin qartė pėr agrikulturėn dhe olivikulturė. Shumė interesantė janė kapitujt qė tregojnė zyrat e Komunės. Strukturėn administrative dhe juridike tė asaj kohe, duke filluar qė nga ambasadorėt, noterėt, avokatėve etj. Pjesa e fundit e statutit i ėshtė rezervuar tė drejtės penale. Tė gjitha kėto tregojnė pėr njė funksionim strikt dhe mbi ligje tė "shtetit", nė mund tė quhet kėshtu, tė asaj kohe.


VLERA E NJĖ “DOKUMENTI TĖ BUKUR”

-- nga Aurel Plasari

Qė qytetet bregdetare tė Arbėrisė gjatė Mesjetės sė vonė deri para pushtimit osman kanė pasė bėrė njė jetė politike dhe sociale thuajse aspak tė ndryshme nga ajo e qyteteve tė tjera tė Europės perėndimore, kjo tanimė pėrsėritet nė historiografinė tonė si e dhėnė sė paku prej dy autoritetesh tė historisė sė Mesjetės shqiptare, Jireček, Šufflay, dhe tėhu. Edhe qė kėto qytete u patėn qeverisur nė formė komunash urbane, me statute qytetare tė ndryshme prej sė drejtės dokesore apo “kanunit tė maleve”, kjo ėshtė pranuar. Ėshtė quajtur si njė handikap, nga ana tjetėr, fakti qė prej kėtyre teksteve juridike hulumtuesit kishin nė dorė vetėm tregues tė tėrthortė, shumė-shumė fragmente, dhe jo njė korpus tė plotė tė tyre. Jepej madje e dhėna kėrshėrore, sa u takon Statuteve tė Durrėsit, se durrsakėt paskėshin qenė tė detyruar t’i fshihnin statutet e tyre me rėnien e qytetit nė duart e njė sundimtari tė ri (Balshė ose Topia) dhe vetėm neni 35 i njė statuti tė shkruar nė papirus qenkėsh gjetur ndėr franceskanėt e atjeshėm.

Pa u zgjatur me historinė e dėshmive tė tėrthorta statutore, tani qė ja ku i kemi Statutet e Shkodrės, tė zbuluara dhe tė parashtruara nė njė botim shkencor (Viella, Romė 2002), do ta shtroj pyetjen kėshtu: me kėtė dokument konkret nė dorė, ēfarė u shtohet njohurive tona mbi organizimin e Shkodrės nė veēanti apo tė qyteteve tė tjera bregdetare tė Arbėrisė gjatė Mesjetės sė vonė pėrgjithėsisht? Me tjera fjalė: me shtėnien nė punė tė njė dokumenti tė kėtillė, ēfarė pėrsaktėsohet/qortohet nga vizioni qė kishim para se tė njihnim kėtė korpus statutor konkret? Ndėr pėrsaktėsimet/qortimet e mundshme po rendis, ngjeshurazi, disa qė mė duken mė tė rėndėsishmet.

Mund tė quhet tanimė jashtė dyshimi qė baza e statuteve tė kėtyre qyteteve-komuna ka qenė “e drejta romane”, si njė model qė u trashėgua nė tė gjitha qytetet e Adriatikut lindor, kėshtu edhe nė Shkodėr. Qysh prej konstituimit nė shek. V tė njė Perandorie romane tė Lindjes me kryeqytet Kostandinopojėn, nė viset perėndimore tė Ballkanit vijonin tė ekzistonin zona qė me doket e tyre, dhe sidomos me organizimin e tyre administrativ, u kundėrviheshin dokeve dhe madje ligjeve lindore. Ishin zona ku vijoi tė ruhej tradita romane, tė quajtura “viset romane” ose, simbas shprehjes fatlume tė Jorga-s, “partes Romaniae” tė Ballkanit. Njė vis tė tillė e pati pėrfaqėsuar Shkodra, si njė territor qė, nga njėra anė, as qe vėnė plotėsisht nėn pushtetin qendor tė Bizantit dhe, nga ana tjetėr, as ishte pushtuar permanentisht prej barbarėve. Pėrkundėr njė stereotipi tė historiografisė perėndimore mbi Mesjetėn ballkanike, do tė kujtoj qė nė kėsi rajonesh periferike tė Perandorisė kishte jo dy forma politike organizimi, sikurse ėshtė menduar, por tri: njė formė e parė ajo e mirėfillta e Perandorisė, e cila vijonte tė qeveriste qoftė edhe duke bashkėpunuar me prijės barbarė; njė formė e dytė ajo e vetė barbarėve qė shtinin nė dorė territore tė caktuara tė Gadishullit duke u bėrė dalngadalė “vendės”; dhe njė formė e tretė kjo e “viseve romane”, sikurse paraqitet Shkodra, qė organizoheshin simbas modelit tė ri komunor dhe qeveriseshin me statute si kėto tė Shkodrės.

Si e patėn vėnė re medievistėt tradicionalė, kėto qytete-komuna pėrbėnin njėsinė kulturore adriatike, qė pėrshkruhet prej Kuarnerit deri nė Otrant (Jireček, Šufflay, Zamputi, Ducellier etj.). Rifunksionalizimi i kėtij modeli kishte tė bėnte me bjerjen e autoritetit tė Bizantit nė periferinė e tij europiane, njė bjerje qė kishte filluar prej shek. VIII pėr ta mbėrritur kulmin me fundin e shek. XII dhe fillimin e shek XIII, kur mbas pushtimit latin provincat periferike iu shkepėn Perandorisė dhe thuajse u shkėrmoqėn. Ishte brenda logjikės sė procesit historik qė bjerja e autoritetit qendror perandorak tė shoqėrohej nė kėsi qytetesh me pėrparimin e autonomive qytetare-komunore. Perandoria nuk ekzistonte mė. Atėherė, nė mungesė tė Perandorisė, qytetarėt dhe populli i qyteteve si Shkodra organizoheshin dhe mbroheshin. Kėtė model e pėrfaqėsonin nė veri tė bregut tonė adriatik qytete tė qeverisura me statute si Kotorri, Budua, Tivari, Ulqini, Drishti, Shkodra tanimė e dėshmuar nė hollėsi, deri diku Durrėsi. Nė tė tilla kushte tė reja, nėn trusninė gjithnjė mė tė theksuar tė ndikimit perėndimor, kėto qytete-komuna vinin duke shndėrruar mėnyrėn e administrimit tė vet dhe institucionet e veta. Sė paku mbas “pushtimit latin” tė Kostandinopojės, ky proces vijonte i pandalur: ndjesia e autonomisė qytetare mbetej e paprekur pavarėsisht nėse ndėrroheshin mbretėrit apo perandorėt apo autoriteti epror nė pėrgjithėsi, sikurse Stututet e Shkodrės tani e dėshmojnė duke iu referuar herė “mbretit Stefan”, herė “perandorit”, mė vonė “kontit kapiten” ose “proveditorit”, qė pėrfaqėsojnė Republikėn e Venedikut etj.

E pėrvijuar mbi njė territor tė caktuar dhe e organizuar me ligje tė caktuara, “komuna qytetare” mesjetare paraqitet si njė dukuri relativisht e re e Mesjetės sė vonė. Kam pėrshtypjen qė ajo gabimisht t’i jetė brendashkruar ndonjėherė “feudalizmit”, sikurse ka bėrė historiografia zyrtare shqiptare. Edhe prej tipareve tė Statuteve tė Shkodrės, qė i kemi pėr duarsh tani, mund tė dallohet se komuna qytetare shfaqet mė shumė si njė veprim kundėrvėnieje ndaj feudalizmit dhe, nė pėrgjithėsi, ndaj autoritetit qendror qė funksiononte simbas traditave tė veta tė vjetra ose bėnte pjesė, ky autoritet vetė, nė organizimin feudal. Po tė vėmė nė punė pėrfytyrimin, qytetarėt e njė komune si kjo e Shkodrės mund t’i shikojmė si dofarė rebelėsh dhe vetėdija e tyre do tė na rezultojė me mjaft pika takimi me vetėdijen e masave popullore qė lėviznin kundėr autoriteteve zotėruese. Nga sa marrim vesh tani prej statuteve si kėto tė Shkodrės, Jorga del tė ketė tė drejtė kur ka pohuar se duhet tė ketė pasur njė luftė reale, ose njė luftė tė fshehur, nė themel tė tė gjitha komunave qytetare.

Ndonėse Statutet e Shkodrės vijnė sot tė riprodhuara/ kopjuara pikėrisht nga administrata vendikase, duke bartur njėherėsh edhe njė shtesėzim tė qartė venedikas nė redaktimet e pėrditėsuara tė tyre, modeli i tyre nuk mund tė emėrohet si “venedikas”. Mirėpo, nga njė anė tjetėr, nuk mund tė mos vihet re qė edhe vetė Venediku, duke ruajtur gjithnjė lidhjet e veta me Perandorinė bizantine, i pati gjetur mjetet e vetorganizmit nė kėtė trajtė gati-popullore tė “komunės”. Po tė kėrkosh me kėtė synim nė historinė e Venedikut, kapet pa vėshtirėsi domethėnia e atij virtyti aktiv tė cilit Venediku ia detyroi zhvillimin e vet dhe atė lulėzim tė jashtėzakonshėm nė shekujt XIII dhe XIV. Tė vihet re: edhe vetė Venediku pati qenė njėfarė Rome, njė “Romani e vogėl”, qė fillimisht fuksiononte si “dukat” brenda Perandorisė sė madhe bizantine. Mbas kalimit tė fazės sė “tribunėve”, tė ngjashėm me ata qė Roma i quante “judices” dhe qė nė tė vėrtetė nuk qenė gjyqtarė, por fuksionarė me atribute shumė mė tė gjera, prej shek. VIII niste aty qeverimi me njė dukė (dux) tė zgjedhur tė quajtur “dogjė”, me njė “Senat”, njė “Kėshill tė Madh”, njė “Kėshill tė Vogėl”, tė cilat janė nė thelb institucione popullore, qė nuk u shpikėn nga Venediku, por ndeshen nė ēdo aglomerim urban tė shkėputur nga Perandoria dhe qė e kėrkon jashtė Perėndorisė atė ēfarė Perandoria e jepte me hierarkinė e vet tė funksionarėve dhe me garancinė e armėve tė saj. Ashtu si qytetet-komuna tė ikura njė mbas njė prej periferisė sė Bizantit, edhe vetė qytetit i Venedikut, qė pati ndenjur mė shumė nga sa pėrfytyrohet nėn Bizant, po kėshtu pati “ikur”, ndėrsa Bizanti ia pati toleruar kėtė “ikje” prej pushtetit qendror. Nė kėtė kuptim, ndikimi i virtytit aktiv venedikas nuk mund tė mos ndihet edhe nė Statutet e Shkodrės dhe, si mund tė pėrfytyrohet, edhe nė organizimin dhe drejtimin e jetės urbane nė qytet.

Pikėrisht nė kontekstin e marrėdhėnieve tė organizimit dhe drejtimin e jetės urbane tė Shkodrės dhe asaj tė Venedikut, vihet re se jo pak nga instancat organizative qė njihen si “venedikase” gjejnė nė Ballkan, dhe ngushtėsisht nė viset e Arbėrisė, njė traditė tė vetėn. Do tė mjaftonte tė kujtohej institucioni i atyre mbledhjeve tė quajtura “senate”, ose “kėshille”, gati i barasvlershėm si model jo vetėm me “kėshillin” (conseglio, conseio) qė del tani nga Statutet e Shkodrės, por nė pėrgjithėsi me “kuvendet” e arbėrve qė patėn mbijetuar deri nė Shqipėrinė moderne si tradita organizimi vendor. Po tė nisemi nga njė kėndvėshtrim i tillė, edhe ngulmimi mbi raportin e Statuteve tė Shkodrės me sundimin e Stefan Dušanit, dhe pėrkatėsisht me Kodin e tij, qė bėn nė esenė hyrėse tė kėtij botimi z. Oliver Jens Schmitt do tė ngjajė (sė paku) i njėanshėm. Tė mė lejohet tė shtoj diēka mbi kėtė ēėshtje.

Statutet e qyteteve-komuna tė bregut lindor tė Adriatikut nė pėrgjithėsi u ndikuan prej sundimeve tė mbretėrve tė ndryshėm, ndėr ta edhe prej mbretit Dušan nė rajonet qė i pati pėrfshirė pėr njė ndėrkohė sundimi i tij. Sa u takon Statuteve tė Shkodrės, qė kemi pėrpara, besoj se vetė teksti me shtresėzimet e ndryshme dėshmon se redaktimi i “kapitujve”, posaēėrisht i atyre qė po i quaj “norma cilėsore”, ka pasė mbaruar shumė para ndėrkohės sė sundimit tė Dušanit nė Shkodėr apo nė rrethinat e saj. Sa i takon “Kodit” tė kėtij mbreti, Zakonikut tė redaktuar mė 1349, sė paku teksti i tij klasik qė njohim nga botimi i historianit serb Novaković, mbahet ai vetė si njė tekst me shtresėzime marrjesh tė shumta. Kur ngrihet pyetja nėse ka pasur pėrpara Dušanit ndonjė farė “legjislacioni serb”, pėrgjigjja nuk mund tė jetė veēse “po” dhe ky legjislacion rezulton i huajtur kryepari nga tradita bizantine. Kėshtu, para Zakonikut, pėr serbėt qė patėn ardhur nė rajon nė shekujt VI-VII ka pasur repertore tė sė drejtės si kanė qenė, pėr shembull, “Ligjet e Justinianit”, tė pėrbėra ato vetė nga Eklogeja (njėfarė e drejte agrare), nga Proheironi i perandorit Vasil, nga nomokanone tė ndryshme etj. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė, krahas elementeve bizantine tė sė drejtės, tė ketė qarkulluar ndėr serbėt edhe njė pėrkthim i “ligjeve vasilikale”, po tė llogarisim zbulimin e njė versioni tė kėtyre ligjeve me shpjegime nė sllavonishte pėranash faqeve. Nė kėtė kuptim, vetė Zakoniku ka njė bazė mirėfilli bizantine, dhe jo aspak latine; deri edhe emėrtimi gradski zakon ishte njė pėrkthim i emėrtimit politikos nomos. Pos kėsaj, nė atė konstruksion laraman, qė ishte Zakoniku serb, mbi huazimet e shumta bizantine, shtoheshin edhe shumė doke popullore, si tė popullit serb, ashtu dhe tė popujve qė jetonin nė fqinjėsi me ta ose tė pėrfshirė pėrkohėsisht nė njė njėsi perandorake me ta, sikurse u futėn padyshim edhe mjaft elemente tė huajtura nga Perėndimi.

Nė njė rast si ky mė duket i sforcuar pėrfundimi i z. Schmitt se mungesa e sė drejtės ndėshkimore nė kėto Statute nė njėfarė mėnyre u pėrplotėsuakėsh me ekzistimin e kėsaj tė drejte nė Zakonikun e Stefan Dušhanit, ku nė tė kundėrt mungojnė pjesė tė gjera tė sė drejtės civile (Un monumento, 29). I pambėshtetur vjen edhe konstatimi i tij: “Ky ligj perandorak [i Stefan Dušanit] gjeti zbatim nė mbarė perandorinė serbe, nė Serbinė qendrore, por edhe nė territoret e pushtuara nga car Stefani nė Maqedoni, nė Tesali dhe nė Epir, edhe komunave tė Serbisė bregdetare dhe tė Arbėrisė veriore iu desh tė pėrshtateshin me tė” (po aty, 29-30). Ta mbėshtetėsh njė kėso pėrfundimi nė termin “reame dello re”, pėrdorur nga shkodranėt nė kapitullin XXXI tė Statuteve tė tyre, do tė thotė tė nxjerrėsh mė shumė pėrfundime nga sa mund tė mbajė njė term i vetėm. Njė nga njohėsit mė autoritarė tė institucioneve ballkanike, qė ishte Jorga, ka pasė vėrejtur: “Sa pėr Zakonikun, rėndėsia e tė cilit ka qenė ekzagjeruar mjaft si vlerė intrinseke, madje edhe si mundėsi zbatimi e preskriptimeve tė tij, do thėnė se ai ėshtė mė shumė njė pėrmbledhje urdhėresash tė mbretėrve serbė paraardhės, tė cilave Dušani u shtoi elemente qė i dukeshin tė nevojshme pėr ta plotėsuar kodin e tij” (Le caractčre, 76-77). Sa u takon marrjeve dhe dhėnieve mes Statuteve tė qyteteve-komuna si kėto tė Shkodrės dhe Kodit tė Stefan Dusanit, mendoj se i duhet vėnė veshi njė autoriteti si Jorga, i cili duke analizuar pikėrisht Zakonikun nė fjalė delte nė pėrfundim se kanė qenė pėrkundrazi Statutet e qyteteve-komuna tė Adriatikut qė kanė ofruar “modelin” pėr njė kod tė tillė (po aty, 78).

Sa i pėrket aksiomės sė qė e pėrmenda sipėr (se qytetet bregdetare arbėre gjatė Mesjetės paraosmane bėnin njė jetė politike dhe kulturore aspak tė ndyshme nga ajo e qyteteve tė tjera perėndimore), ka gjasė qė edhe ajo tanimė tė duhet pėrsaktėsuar/qortuar. Mbėshtetur nė treguesit statutorė tė qyteteve-komuna me autonomi relative, si Kotorri, Budua, Tivari, Ulqini, Drishti, Durrėsi dhe sidomos tani nė Statutet e Shkodrės, njė dallim i rėndėsishėm bie nė sy sa i takon modelit. Nuk do tė ishte e saktė qė rinovimi i lirive komunore tė qyteve si Shkodra, i cili rinovim rezulton nga tatėpjeta e administrimit perandorak bizantin, tė njėsohej me jetėn urbane tė zhvilluar nė Perėndim thuajse nė tė njėjtėn kohė.

Pėrparimet e mrekullueshme tė qyteteve-komuna tė Flandrės dhe tė Italisė dhe tė lirive tė tyre patėn prejardhje mjaft tė ndryshme: ato u zhvilluan nė njė rrafsh qė nuk ka tė bėjė me autonominė e qyteteve tė ikura nga sfera bizantine nė bjerje e sipėr tė Perandorisė. Qytetet-komuna tė Mesjetės perėndimore, qofshin themelime tė vjetra tė epokės romane apo pėrftesa moderne, ishin produkt i rilindjes sė tregtisė dhe tė industrisė; edhe teknikisht lagjja e re e tregtarėve nė to i kundėrvihej shpesh qytetit tė vjetėr episkopal, tė cilin e shtinte nė dorė shkallė-shkallė duke ua nėnshtruar ligjeve tė reja tė “komunės”. Nė Perėndim ky proces ishte njė revolucion i vėrtetė, qė ndante pėrfundimisht qytetin e lirė, “tė privilegjuar”, nga fshati i mbetur nėn regjimin pronor tė zotėruesve tė tokės, tė tagrave, tė bujkrobėrisė etj. Me terma tė tjerė mund tė thuhet se ishte fjala pėr njė revolucion politik (jo tė dhunshėm) qė vinte si rezultat dhe si pėrfundim i natyrshėm i njė revolucioni ekonomik. Pavarėsisht ndyshimeve nga njė vend nė tjetrin, kėto janė karakteristika tė pėrgjithshme tė zhvillimit urban nė gjithė Europėn perėndimore prej shek. XI nė shek. XIII. Kuptohet, kėshtu, pėrse do tė ishte gabim ta njėsonim kėtė model perėndimor me rrethanat mjaft tė ndryshme tė lindjes dhe ngritjes sė qyteteve-komuna nė rajonin ish-bizantin, siē qe Shkodra.

Pėr qytete si Shkodra mund tė thuhet tanimė nė mėnyrė tė dokumentuar se nuk i patėn humbur mjaft prej karakteristikave tė shekujve tė fundit tė Antikitetit. Shkodra vijonte tė ishte qendėr administrative, madje e organizuar simbas traditės me njė kėshtjellė etj. Ajo mbetej qendėr e rėndėsishme tregtie nė Ballkan, por mund tė vihet re se edhe aty tregtia vinte e pėrqendrohej nė duart e “latinėve” d.m.th. perėndimorėve, tė cilėt kishin vendosur koloni nė tė gjitha udhėkryqet e rėndėsishme tė trafikut tė Orientit. Prandaj mund tė thuhet se komunat urbane, ose komunat e privilegjuara (dhe Statutet e Shkodrės gjithshtu hapen me mėtimin e tė drejtave qė rrjedhkėshin prej privilegjesh tė dhėna nga “Aleksandri i Madh” etj.) qė lindnin nė atė kohė nė Perandorinė bizantine shfaqeshin njėherėsh edhe si njė trup i huaj: pėr nga legjislacioni, nga vetė statutet, nga veprimtaria, deri edhe nga popullsia e tyre mikste. Pak a shumė e tillė rezulton situata edhe nga Statutet e Shkodrės: me “cittadini” tė dalluar nga “slavi”, “albanesi”, “forestieri” etj.; vjen e besueshme vėrejtja e hollė e znj. Nadin se nė tekstin e Statuteve “latino” ėshtė sinonim me “cittadino” (Il testo, 54) Nė mjaft raste, sa mė shumė bjerej autoriteti bizantin, kėsi komunash urbane funksiononin si “koncesione europiane” nė Orient, deri nė zemrėn e vetė Perandorisė, po tė kujtojmė aty qytetin-komunė tė Perės tė zotėruar prej gjenovezėve mu pranė Kostandinopojės.

Pėr tė pėrfunduar kėtu, do tė them se Statutet e Shkodrės, tė zbuluara dhe tė parashtruara nė kėtė botim pėrbėjnė njė dokument nga ato qė historia pozitiviste i mban si tė privilegjuara, madje duke i emėrtuar si “dokument i bukur”, ngase prejardhja e tyre administrative dhe ruajtja nė njė arkivė pėrbėjnė gjithnjė njė prezumim autenticiteti. Ky “dokumenti i bukur” sapo hyn tani nė qarkullim pėr tė provokuar specialistė tė disiplinave tė ndryshme tė historisė, por edhe pėrtej saj, me vlerėn e tij pėrsaktėsuese, qoftė dhe qortuese. E kam fjalėn pėr atė farė provokimi qė funksionon nė kahje tė pėrkundėrt, nė dukje paradoksale, si nė rastet kur nuk ėshtė problematika qė tė nis nė kėrkim tė burimeve, por ėshtė zbulimi i njė burimi tė rėndėsishėm qė bėn tė lindė problematikėn. Dhe kėto “Statute” janė sigurisht njė burim i tillė.

| Prapa |