K U L T U R Ė
SHKODRANE


| Hyrje |

Mbresa tė mbarsura me kujtime qė nuk harrohen...
- nga aktori i njohur Ymer Bala


Teatri shkodran

Gjurmė dhe gjurmime pėr njė traditė...
I kushtohet lėvizjes teatrore amatore e profesioniste 1879-1990 nė qytetin e Shkodrės

Shkruar nga Xhahid Bushati
HISTORI SHKODRANE
- Katedralja e Shkodres
- Kisha Zoja e Shkodres
- Xhamia e Plumbit
- Kisha ortodokse
- Sahati i Inglizit
Mosha e lėvizjes teatrore
Mosha e lėvizjes teatrore nė qytetin e Shkodrės ėshtė e papėrcaktuar ende edhe sot e kėsaj dite. Nė kėtė papėrcaktueshmėri, tė parat qė tė vijnė nė mendje janė njė numėr jo i vogėl pyetjesh nė njė rrafsh sa real aq ireal, krahasimet (njė pjesė u ngjajnė gjymtyrėve tė gjymtyar), dėshmitė okulare me njė besueshmėri mjegullnaje, spektatorė tė vonuar, kronika qė s'u shkruan apo u shkruan dhe u varrosėn si thesare, ditarė tė mbetur qė ende s'guxojnė tė dalin nga arkivat familjare, dėshmitarė brezash qė ende jetojnė e qė historia kėrkon fjalėn e ndershme prej identiteti tė tyre, regjistrat, fletėt e tė cilėve janė zverdhur nga koha e nga korrozioni...
Tė gjitha kėto po tė ishin "gjallė" do tė formonin njė enciklopedi aq tė dėshiruar. S'do tė kishim nevojė tė kėrkonim e tė hidhnim dritė, aty ku mungojnė e kanė humbur gjurmėt. E gjurmėt qė njohim datojnė informacion tė pakėt nė njė vit a nė njė shekull...Po mė pas?! ... Heshtje ... Heshtje qė s'na pėlqen. E pėr ta "thyer" kėtė heshtje sadopak, gjatė hulumtimeve tona mblodhėm ca thėrrime nga kjo lamije si argumente edhe mė tė plota pėr tė vertetuar edhe mė thellėsisht ekzistencėn e kėsaj lėvizjeje amatore teatrore si mė e moēmja. Po kėrkojmė zanafillėn e saj. Edhe para themelimit tė seminarit katolik qė pushoi sė jetuari mė 4.6.1856; ka tė dhėna (besoj qė do tė dokumentohen mė vonė) se ka ekzistuar njė seminar dioqezan i udhėhequr nga kleri katolik shekullar shkodran, ku janė dhėnė pėr herė tė parė njė numėr i vogėl shfajqesh nė gjuhėn shqipe, tematika e tė cilave nuk del jashtė mureve tė seminarit. Mė pas, aty nga viti 1865, ku hapėsira e seminarit iu besua jezuitėve, u shfaq drama "Ēifuti bredhės" (nė gjuhėn italiane).
Kronika e dokumentimit pasurohet mė tej dhe mė bindshėm, kur shfaqja teatrore tė flet me zėrin e gjuhės shqipe. Nė arkivin personal tė studiuesit Gjush Sheldia lexojmė: "Nga libri "Shqipnija" e Dedė Pasit, vll.I (1874-1914), kreu i parė, fq.37, rreshtat 7-14 gjindet shkrue sa vijon: "...tė mė lejohet me shėnue se pėr kėtė qėllim, qysh mė 20.2.1879, vit i dytė i Institutit, filloi ēfaqja, nė njė salon tė Kolegjės, me paraqitjen e njė farse (lojė gazit) tė P. Ēezarit, nė gjuhėn shqipe, - qė pati - si thotė ditari, - nji jehonė tė jashtėzakonėshme."
Njė informacion mė tė plotė pėr kėtė shfaqje gjejmė nė shkrimin: "Shtrirja e lėvizjes teatrore amatore nė Shkodėr (1879-1930)" me autor Gjon Karma, Artist i merituar (rev."Skena dhe ekrani", 4/1983). Lexojmė: "Mako" vepėr e Ēezarit, pėrkthyer e pėrshtatur sipas zakoneve tė vendit. Shfaqja u dha mė 20.2.1879. Shfaqja e dytė (nuk i dihet titulli) u dha mė 1880 nēė Kolegjin Saverian". Ndėrsa nė arkivin personal tė studiuesit Sheldia pėrmendet edhe njė shfaqje tjetėr, por dy vjet mė vonė: "...nė shkurt 1882 u ēfaq drama "I biri i ēifutit" pėrkėthim i Pashko Barit, prift shkodran. Prej librit pėrkujtimuer "Kolegja Saverjane rrotull 50 vjetve" dhe nga vėrtetimet gojore t'ish nxansvet tė shkollės, del se aktorėt ma tė parė qė ēfaqen qenė: Gjon Midha, Bep Muzhani, Cin Pema, Filip Parruca etj. etj. Ēfaqja asht dhanė nė fruer, me rastin e karnevaleve; kėt zakon e vijuenė deri vonė e vonė tui fillue t'ejten e majme, tė diellėn dhe t'marten e karnavaleve".
Njė shfaqje tjetėr, e cila ėshtė edhe e treta, e gjejmė tė pasqyruar nė materialet e dy studiuesve, ndonėse data ka ndryshimin e njė dite. Dhe shfaqja ėshtė "Nata e Kėshndellave" tė leonardo de Martinos, mė 24.12.1880. Drama u shfaq nė gjuhėn shqipe nga nxėnėsit e Shkollės popullore (kėshtu thirrej nė atė kohė shkolla e mbajtur nga franēeskanėt).
Lidhur me kėtė shfaqje, nė librin "Arpa e njė italo-shqiptari", fq.309-328, Venedik, Shtyp. e Sprirancės, viti 1881; gjejmė tė pasqyruar: "...Nata e Kėshndellave-Nieri Hy-shpėtimtari i vėrtetė i popujve. Dram barituer, ēfaqė nga fėmijt e shkollave popullore, n'kapelen e fretėnve tė vegjėl, nė Shkodėr, natėn e Krishtlindjes tė 1880.
fq.311 - Shėtitja e barijve nė Betlem.
fq.316 - Hyemja nė kasollė (shpellė).
fq.321 - Dhurata e barijve.
Kjo dramė shejtė, tui ndrrue shka mund tė shndrrohej - emna, fjalė e mbaresa qė i pėrkasin seksit femnuer-kje paraqitė edhe ka me mujtė me u pėrsėritė ndonjė herė tjetėr ndėr kremtet e ardhėshme tė kėshndellave - nga nxanėset e motrave Stigmatine tė Shkodėrs.
Pėrshtypja qė bani n'at popullsi, kjo, sikur ma pershkruente i miri at epruer i hospicit qendror me fjalėt qė vijojnė:
"Fort i dashtuni jem A.Leonard (Troshan)
Drama e pėrshpirtshme qė ju keni pėrpunue pėr shpellėn, dolli mrekullisht mirė. Sa populli! Shum njerėzimi! Shum u panė tui qamė nga njomsija e asajė skene t'ambėl e tė kandshme! Nė kishėn e hospicit tonė kje ēfaqė nė mėngjezin e Kėshndellave, pėrpara agimit; tek motrat kahė mbramja e tė njajtės ditė. Pėr tė kėnaqė sa ma tepėr dėshirėn e mirė tė kėtyre krishtenve tė mirė, u desht pėrsėritė ditėn e parė tė vitit dhe ditėn e Epifanisė. Gjithėshka qoftė pėr lavdin...etj.etj...
(Letra mban datėn 8 janar 1881 dhe nėnshkruhet nga A.Gjampero nga Bergamo)."
Mbetet aktualisht mė i besueshėm mendimi qė shfaqja e parė u dha mė 20 shkurt tė vitit 1879 dhe titullohej "Mako". Kjo lojė gazi paraqitet nė gjuhėn shqipe dhe interpretohet nga aktorė amatorė shkodranė. Megjithė gjurmimet tona, ende nuk kemi qartėsuar njė problem: emri i P. Ēezarit nuk ėshtė i shėnuar asgjėkundi nė listėn e mėsuesve tė Kolegjit Saverian. (Mendimi ynė i bashkėngjitet studiuesit Gj. Sheldi)

Shoqerite teatrore
Nė lėvizjen teatrore Shkodra ka njė traditė tė pasur, tė lakmueshme e rrezatuese. Kėshtu, nė hapėsirėn kohore, deri nė themelimin e teatrit profesionist, lindėn dhe shfaqėn portretin e tyre artistik amator shumė shoqėri, si: "Shkolla Fretnore" (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese:
"Seminari papnuer", "Kongregacioni i Zonjės Nunciatė", "Oratoria e Zemrės sė Krishtit", "Rrethi bamirės i Sh'Jozefit", "Orfanotrofi i zemrės sė Krishtit"; e mė vonė shoqėritė: "Leka", "Iliria" (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqėria "Rozafat" (18.02.1918), "Shoqėritė: "Mustafa pasha" me kryetar Ibrahim Gjyrezin e "Vaso Pasha" me kryetar Hilė Mosin, tė cilat u shkrinė dhe morėn emrin "Vllaznia" (1919-1935); "Gėzimorja" (Shirokė, 1922), "Populli" mė vonė u quajt "Shkodra" (1923), "Grupi i Gjon Krajnit" (1923), "Atmja e lirė" (1932), "Djelmnia Antoniane" (1933) nė pėrbėrje tė cilės mė vonė: "Rrethi i Don Boskos" e "Scuola Cantorum" (1935); "Malet tona" (1934), "Grupi shkodranė" (1936), "Besa" (1937), "Komuniteti bamirės musliman" (1938), "Karnavalet" (1861, ndoshta dhe mė parė), si dhe shoqėritė ndihmėtare e punėtore etj. Ky aktivitet i gjėrė u zhvilluan ndėr shtatė lokale teatrore qė u ngritėn herė pas here: Saloni i Kolegjit Saverian kishte 450 vende, i shkollės sė Franēeskanėve me 300 vende, i shkollės Stigmatine me 250 vende, saloni i shkollės sė Parrucės (ndėrtuar pėr kinema-teatėr nga ushtritė austro-hungareze gjatė Luftės sė Parė Botėrore) me 400 vende, saloni i shoqėrisė "Bogdani" me 350 vende, saloni i shoqėrisė "Vllaznia" me 400 vende. Mė 23 nėntor 1919 u krijua shoqėria "Bogdani". Pėr 20 vjet u bė feneri i lėvizjes teatrore nė Shkodėr dhe njėkohėsisht bėrthama kryesore e aktorėve profesionistė tė teatrit "Migjeni".

Kujtime te regjisorit Andrea Skanjeti
Endrrėn e tij tė fėmijėrisė pėr teatrin e zhvilloi dhe e realizoi duke punuar pėr tė mė se njė gjysėm shekulli si regjisor e shkrimtar, duke i falur njė jetė teatrit, njė jetė Artisti i Popullit, Andrea Skanjeti. Bilanci artistik: 190 drama, 86 komedi, 53 farsa, 16 melodrama, 7 opereta, 7 bocete, 4 monologė, 3 skeēe, 1 argėtim poetiko-muzikor, 1 idil e 1 vodevil.
Dhe kujtimet e tij...
- Vitore Nino (Ujka), Artiste e merituar
"Eshtė njė ndėr aktoret qė pėrvetėsonte menjėherė tė dhėnat regjisoriale dhe e studionte rolin e saj nė thellėsi. Kėto tė dhėna i mishėronte duke i zhvilluar me krijime tė reja sipas natyrės sė personazhit qė interpretonte. Qė nga "Portreti" (1946) dhe gjatė periudhės sė 30 e mė shumė viteve ndėr shfaqjet qė mori pjesė u dallua pėr njė realizėm sa mė tė natyrshėm tė rolit. Kėto i pėrgatiste me dashuri dhe ishte e lidhur ngushtė me teatrin sa ajo nuk u shkoq nga ai as kur doli nė pension."
- Ndrekė Prela, Artiste e Merituar
"I pajisur me njė kujtesė fort tė zhvilluar. Tekstin e zotėronte menjėherė dhe ēdo tė dhėnė regjisoriale. Rolet qė iu besuan i interpretoi nė mėnyrė tė shkėlqyer. Flet gjuhėn spanjisht e italisht." - Ndoc Vasija
"Njė nga themeluesit e shoqėrisė "Bogdani", sekretari i kryesisė. Si komediograf nė bashkėpunim tė ngushtė me dramaturgun Zef M.Harapin qenė furnizuesit kryesorė tė kėsaj shoqėrie me drama, komedi, pėrkthime e adpatime. Mė konkretisht: nė vitin 1921 pėrpunoi dhe pėrshtati komedinė "Dy gungaēat", e cila u shfaq mė 6.2.1921. Mė pas nė vitet 1927, 1936, 1939, 1942...gjithėsejt 11 herė. Interpreton nė dramė: "Ēilc pėr ēilc" punuar nga Zef M.Harapi dhe vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė 16.2.1915. Viti 1920 shėnon pėr historinė e teatrit amator shkodran pikėn kulminante tė sasisė sė shfaqjeve. Dalin nė skenė tė gjitha gjinitė teatrore: drama, melodrama, komedia, komedia, loja e gazit, vodevili, boceti e monologu. Ndoc Vasinė e shohim si regjisor nė kėto pjesė: "Batakēija i rrejtun" (komedi), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė 3.12.1920; "Ēorba e Nastradinit" (vodevil), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 3, 6.2.1921; "Rikardi Kumblebery" (dramė), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani", mė, 28,29.3.1921; "Mjeshtėr Tofli" (komedi), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 3.12.1921; "Shkup e Shkodėr" (komedi), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 3.3.1922; "Dy majmuna nė njė raft" (lojė gazi), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani", mė 3.3.1922, 28.11.1922, 21.4.1924, 25.12.1932; "Ciko Pistolja" ose "Spitali i tė marrėve" (komedi), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 20.2.1923; "Mihajl Shliva, lugat" (lojė gazi), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė 20.2.1923; "Dy zotni pa pantallona" (komedi), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani" mė, 9.2.1923; "Adalgjizi" (dramė), vėnė nė skenė nga Kongregacioni Marjan mė 25.12.1924; "Duka i Narfolkut" (dramė), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani", viti 1931.
Nė bashkėpunim me Gjon Pentalinė kanė vėnė kėto pjesė: "Ferdinand Kortez" (dramė), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian e Uratorja, mė, 15, 17, 20.2.1920; "Sejani" (dramė), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian e Kongregacioni i Zojės Anunciatė", mė 8.12.1920; "Bylbyli" (komedi) vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 3, 8.2.1921; "Zotnija i dispruem" (lojė gazit), vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 15.2.1931.
Nė bashkėpunim me Ndoc Dedėn kanė vėnė kėto pjesė: "Ciko Pistolja" ose "Spitali i tė marrėve" (komedi), vėnė nė skenė nga Shoqėria Antoniane, mė, 20.2.1944; "Kasheta e koprracit" (komedi), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani", mė, 8.10.1923; vėnė nė skenė nga Shoqėria Antoniane, mė, 25.4.1943; "Gjokė Pulaci" (komedi), vėnė nė skenė nga Shkolla e "Kangtorėve", mė, 3.5.1942.
Nė bashkėpunim me Shuk Radojėn kanė vėnė nė skenė pjesė: "Detektivi" (komedi), vėnė nė skenė nga Shoqėria "Bogdani", mė, 28.11.1931.
Nė bashkėpunim me Tef Krroqin kanė vėnė kėtė pjesė: "Kėpucėt e Kasem Agės (lojė gazi), vėnė nė skenė nga Don Bosko. Ndoci, nė fillim, ishte mėsues nė Kolegjin Saverian dhe mė vonė nė shkollėn shtetėrore "Skėnderbeg", gjithė duke u dhėnė pas teatrit si shkrimtar e regjisor. Nė vitin 1929 largohet nga Shkodra dhe bėhet redaktor i gazetės "Shekulli i ri" i Durrėsit, pas 6 muajsh nė Tiranė nė "Gazetėn e re", "Besa", "Drita" etj., ku shquhet si humorist."
- Ndoc Mėshkalla
"Pėr njė frymėmarrje tė rregullt dhe tė shtruar kam parasysh aktorin Ndoc Mėshkalla, qė nga dilentatizmi arriti tė bėhet aktor profesionist ndėr mė tė dalluarit nė atė kohė nė teatrin popullor tė Tiranės. Megjithėse me mushkėri tė prekura, ai diti tė ushtrojė frymėmarrje aq mirė sa tė realizojė me sukses role kryesore me tekst tė gjatė. Ai ishte shumė i aftė nė qeshje dhe nė qarje nė mėnyrė tė plotė artistike. Qeshja e tij e kumbueshme, me ngjyra tė ndryshme sipas rasteve tė natyrės, ndezte tė gjithė fytyrėn e tij, ku pasqyrohej aq qartas brendia shpirtėrore. Me lehtėsinė mė tė madhe kur duhej shpėrthente nė lotė rrėkajė. Aktori Ndoc Mėshkalla ishte autodidakt shumė inteligjent, nuk kishte shumė shkollė, por shkollėn dhe edukatėn e mori nė skenė. Me thjeshtėsinė e pasionin e tij tė madh pėr teatėr e prirjen spontane tė zhvilluan mua mė ka mėsuar shumė. Ai, kur vishej, me kostumin e rolit dhe kryente makjazhin, tė cilin mundohej gjithmonė ta bėnte vetė gjatė kohės qė i kishte mbetur pėr tė dalė nė skenė, e shfrytėzonte duke pėrgatitur replikat dhe duke hyrė nė jetėn e personazhit. Ai nė ato momente nuk ishte mė Ndoc Mėshkalla, por personazhi i veprės qė interpretonte.
Interpretoi: "Trimnija nė provė" (lojė gazit), regjisorė: Gjon Qeraxhija e Gjon Pentalija, vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 3,8.12.1920; 4.2.1921; "Besa" e S.Frashėrit, regjisorė: Kristo Floqi e Karl Gurakuqi, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Vllaznia", mė, 27, 28.11.1919; 26.11.1921; "Shėrbėtori i dy zotnive" i Goldonit, regjisorė: H.Mosi, Gj.Pentalija e K.Kakarriqi, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Vllaznia", mė, 1936; "Lejleku nė Shkodėr" (lojė gazit), punuar nga A.Xanoni e Z.Harapi, regjisor: Tush kakarriqi, vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 16.1.1929; vėnė nė skenė nga Shoqata "Leka", mė, 16.1.1931; "Ferdinadn Kortez" (dramė), regjisorė: Nd.Vasia, Gj.Pentalia, vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian e Uratorja, mė, 15, 17, 20.2.1920; "Shkolla e katundit" (lojė gazit), punoi A.Xanoni, regjisor: Gj.Pentalia, vėnė nė skenė nga Uratorja, mė 15, 17.2.1920; "Batakēija i rrejtun" (komedi), regjisor: Nd.Vasia, T.Kakarriqi, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Leka", mė, 17.1.1932; "Fluturoi dysheku" (lojė gazit), punoi A. Xanoni, regjisorė: Gj.Pentalia e T.Kakarriqi, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Leka", mė, 12.2.1931; "Shkup e Shkodėr" (komedi), regjisor: Nd.Vasia, vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė 3.3.1922; "Gjin Bue Shpata" (dramė), regjisorė" Filip Fishta e Gjush Sheldia, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Shkodra", mė 1924; "Djemnit hajna" (dramė), vėnė nė skenė nga Kongregacioni Marjan, mė, 28.2.1924; "Nata e shtojzovalleve" (komedi), regjisor: A.Skanjeti, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Populli", mė, 27.9.1924; "KOnt Kaciku" (vodevil), regjisor: T.Kakarriqi, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Leka", mė 12.2.1931; "Veshėt me piru" (komedi), regjisor: Gj.Pentalia, vėnė nė skenė nga Kolegji Saverian, mė, 12.2.1931; rrethi Don Bosko, mė, 7.5.1935; "Ali pashė Tepelena dhe Suljotėt", autori A.Skanjeti, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Vllaznia", mė, 27,28.11.1936; "Princi Stromokos" ose "Nji atentat nė Lodėrtunė" (komedi), regjisor: A.Skanjeti, vėnė nė skenė nga Shoqėria "Vllaznia", mė, 1941.

Teatri Profesionist, 24.11.1949
Teatri i Shkodrės, qė mban emrin e poetit tė shquar Migjeni, si njė ndėr teatrot mė tė mira tė vendit tonė, ruan traditėn mė tė shėndoshė tė shoqėrive teatrore. U aprovuan: Andrea Skanjeti (regjisor e drejtor), aktorėt: Adem Kastrati, Antoneta Fishta, Ndrekė Prela, Ēezarina Ēiftja, Ndoc Deda, Paulin LAcaj, Vitore Ujka (Nino), Tef Krroqi; nė administratė: Zef Jubani (llogaritar), Palok Kurti (sufler), Pjetėr Deda (skenograf), Ejėll Gjusi (rrobaqepės), Lec Prendi (marangoz); aktorėt gjysmėprofesionistė me njė shpėrblim mujor u aprovuan: Zef Jubani, Tinka Kurti, Ēesk Vuksani, Qazim Lila, Lin Gjonej, Gjovalin Ēarkaxhia, Cin Lufi, Mark Bushati, Muhamet Ulqinaku, Halim Kali, Zef Maka, Zef Mirashi, Marie Buēi, Ndoc Harapi, Rrok Sheldia.

Teatri dramatik amator
Nė vitin 1952, nė Shtėpinė e Kulturės ekzistonin dy grupe teatrore me amatorė. Me kėto grupe u vunė nė skenė pjesėt: "Zėvendėsimi" (njė akt), "Mysafir i shtrenjtė" (njė akt), "Mbjell mirė, tė korrish mirė" (njė akt), "Familja e pėrbashkėt" (njė akt), "Mosmarrėveshja" (njė akt). Gjithashtu u vu nė skenė komedia "NJė pulė ka kėnduar si gjel" tė Ton Shoshit. Komedi e dobėt. Pėrmban disa aspekte tė jetės sė malėsorėve tė Dukagjinit nė periudhėn 1940-'50 dhe merrej me zhvillimin e ndėrgjegjes sė kėtyre njerėzve. Grupi teatror "Vasil Shanto" vuri nė skenė dramėn "Dashuri nė agim" tė A.Gallan. Interpretuan: Ndoc Ēikliqi rolin e Stefanit e paraqiti me vėrtetėsi e sentiment. Violeta Pali nė rolin e Varvarės e paraqiti mirė. Po ky grup vuri nė skenė komedinė "Fanatikėt" tė Goldonit pėrkthyer e vėnė nė skenė nga A.Skanjeti. Premiera u dha nė Tiranė, mė 15 shkurt 1955. Interpretuan: F.Martini, Domenika Veli, Violeta Pali, Diamanta Pema, Ndoc Ēikliqi, Rrok Ashta, Rrok Sheldia, Shyqyri Bakalli, Ēesk Vuksani, Gjovalin Vjerdha.
Skenat u punuan nga Franc Ashiku. Me tė punoi Ēesk Vuksani. U vu nė skenė komedia "Fejesa" (shkruar dhe vėnė nė skenė nga A.Skanjeti). Interpretuan: Ndoc Ēikliqi, Kolec Tafrruku, Julka Kakarriqi, Veronika Prela, Domenika Veli, Rrok Sheldia, Rrok Dajēi, Ferdinand Bushati, Gjovalin Ēarkaxhia, Gjina Paskali. Me grupin teator tė Shtėpisė sė Kulturės, regjisori Skanjeti vuri nė skenė dramėn "Koha e rinisė sė baballarėve" tė Boris Gorbatov. U dalluan Paulin Preka nė rolin e Antonit pėr temperamentin e tij, Ana Ujka nė rolin e vėshtirė tė Natashės.
Ajo krijoi njė moment mjaft emocional. Rrok Ashta nė rolin e Stefanit, Rrok Dajēi nė rolin e Ocarit, studenti Fahri Doraci nė rolin e Jefimoikut, Kolė Jubani nė rolin e Gjegas, Vera Prela nė rolin e Dashės, Terezina Preka nė rolin e Madamė Olupines, Domenika Veli nė rolin e Mariuses etj. Skenografia Lec Fishta, i ndihmuar nga Franc Ashiku e Ēesk Vuksani, kontribuoi rrobaqepėsja Zina Ashta.

Estradat e para
Nė vitin 1954 regjisori Skanjeti vė nė skenė njė numėr estrade tė titulluar "Estrada nė penxhere", kėngėt ishin tė Tonin Harapit e Deto Haxhit, orkestrėn e drejtoi Zef Leka. pastaj vuri numrin tjetėr tė titulluar: "U ēua njeri e tha". Pėrgatitja e pjesėve humoristike e letrare nga A.Skanjeti, zgjedhja e kėngėve popullore nga deto Haxhi, kurse Zef Leka drejtoi orkestrėn.
Nė vitin 1955 regjisori Skanjeti vuri dy numra estrade pėrkatėsisht: "E tashi do tė dėgjoni" dhe "Estrada pa perēe". Kontribuan shkrimtarėt: Tonin Miloti, Jonuz Dini, Ton Shoshi, Frano Gjelaj, Ludovik Pepa. Interpretuan aktorėt diletantė (atėherė) Hasan Smaja, Tano Banushi, Paulin Preka, aktorėt profesionistė: Adem Kastrati, Tinka Kurti, Prekė Lėkunda, Lec Ndreka, Pistol Soja etj. Orkestrina nėn drejtimin e Tonin Zadejės. Nė vitin 1958 u krijua estrada profesioniste. Regjisor: Paulin Sekuj. Veē talentit ishte dhe njė punėtor i palodhur, njė nuhatės dhe studiues konsekuent. Ishte njeri modest dhe i heshtur, qė mendohet. Ndoshta pak i ngadalshėm, por sistematik nė punė.
Gazeta "Fjala e Shkodres" Nr.2 Gusht 1999

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini, Boston

| Prapa |