L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Prozė:
Katėrkėndėshi
i mundimeve

Hamit Boriēi:
Nė kėrkim tė rrėnjėve


KOLEC TRABOINI - Poezi
-- Referencė: www.traboini.com

In Albania:
1975 Bachelor of Journalism, University of Tirana, Albania.
1975-1991 scriptwriter for Kinostudio Albafilm Tirane. My work included writing of scripts for documentary films.
I recived 1-st National Price for the film "Asdreni", 1976, first for the film "Keshtjella e Kengeve" (The Castle of Songs), also won the best Film of the Year 1990 for the film "Deshmi nga Barleti" (Witness from Barleti) - a war history of 1468-1478, in my hometown Shkoder, North Albania.
In Greece:
1991-1995 immigrat in Athens-Grecce, worker and later Publisher and Editor of "The Egnatia" newspaper in two languages, Albanian and Greek.
In USA:
I moved to USA on July 1995. For over than three years, I published a non profitable Albanian Buletin as a contribute to the new Albanian Immigrant Community in Boston.
Free-lance Author:
I have authored several books, which have been published, such as "Petalet e Bajames se hidhur", 1973 (trans. Leaves of Wild Almonds), "Balada e largesive" 1995 (Ballads from Afar), "Rapsodi Ushtore" 1995 (Rhapsodies reverberate-Satiric poems), "Gjurme ne histori" 1995 (History' Tracks), "Katerkendeshi i mundimeve" 2001 (Quadrangle of Fatigue), "Mos vdis dashuri" poems 2002, (Don't die our love).

Boston, May 2, 2002


SHKODRA

Vendlindja ime,
Rozafa ime
me fat te pikellueshem

Qytet dymijevjecar qe zgjohet
me ninulla e vaje nga lashtesia,
nen hijen e nje keshtjelle te rene ne gjunje
qe u falet ujrave te Drinit e te Bunes,
dhe Taraboshit, vellait te cveshur,
i perveluar nga dielli, i rrahur nga shiu,
si cadra ciganesh nen mjegull.

Qytet i sterlashte, - hija e mocme e vetvehtes,
senderzuar prej fantazise si Panteoni i Ilireve,
mbretereshe hyjnore mes malesh e detit
me emrin Teute;
veshur me parzmore trimerie.

E pathyer ne luftra,
e metamorfuar prej absurdit,
si nenemadhe kockedale mbeshtjellur me te zeza,
qe vajton e cjerr fytyren nen qinarin e Zorbes
qe nuk eshte me,
per kohen qe nuk kthehet e njerzit qe iken,
e mjerueshem merr fushen e Rrmajit,
aty ku nje korb me krra-krra pershendet
qefinet e rinj,
percjellur nga karvanet e gjakut te shpagimit.

Ndersa me lart,
ne katakombet e errta
te keshtjelles me emrin Rozafe,
fshihet ende fantazma nuses se murosur,
besnike e mjerueshme e fjales se dhene,
lakuriqesi e mermerte e gjinjeve te bardhe
qe pikellushem ende (fantazisht) pikojne
qumeshtin e hidhur te nuserise se mohuar.

Qumeshti jete-vdekjes pikon prej guri
si makth i mocem i nje legjende te vrare,
ne thellesi te mureve te heshtura te keshtjelles,
ne shtepite e perhimtura te qytetit verior,
qe kerrusur vajtueshem pikellojne dhe ato
se mbeten shterpe, e koha nuk lind me,
nje Barlet te ri
a nje Migjen modern
per ti kthyer qytetit lavdine e dikurshme...

Pikellimin e udheve te qytetit e shton:
imazhi i nje nena plake qe hiqet kembezvarre
si Rozafe e ringjallur,
me gjoksin e mardhur,
qe me frymen e paket perpiqet te ngrohe,
sqepin e bardhe
te nje pellumbi te vdekur.

Boston, 1 mars 2002

IDIL ME LIRINE

Ti kalon
gjithnjė kalon
nė kėndin e rrugės unė gjithnjė
duke pritur

e ndjej jam brenda teje
tretem ne imazhin tėnd
nė frymėn tėnde jetersohem

deri kur ky kalim
deri kur ky harrim
sa shekuj?

Liria ime e tjetersuar nė mjegull.
1990

ME DY GISHTA NE ERE

Njė gjysmė shekulli kafshuat terrin
o njerėz, duke ripėrtypur tmerrin,
nė thellėsi tė gjoksit, nė thellėsi tė shpirtit,
gjersa zbuluat marramėndthi njė copė qiell tė kaltėr:
askush nuk mundi t'ua mbulojė udhėn e Kashtės sė Kumtrit
e Yll polar patėt ėndrrėn tuaj.

Pėrmes errėsirės, agonisė,
ėndėrruat fytyren e pranverės
duke pritur ditėn e dehjes sė madhe
ditėn e "marrėzisė",
sepse ju e dinit profecine e gjyshėrve arbėr:
se vetem atėhere kur njerėzve u hipen marrėzia e lirisė
vetem atėherė krrelat e erės nė qiell nisen e bėhen tė kaltra.
e anijet e stuhive te detit i afrohen bregut te shpreses.

Tash, si tė dashuruarit e marrė pas lirisė rėndni
rėndni pėr ta puthur e mbjellur nė gjoks atė copė qiell
nėn strehen e tė cilit edhe lotėt janė gėzim
sepse puset e lotėve moti kanė shterruar;
veē gurėt e zallit si gaca tė syve na shikojnė
nė terrin e dėndur qė kafshojmė.

Jemi dehur nga shija, marrėzia, e Lirisė
e s'na vjen keq qė na shpallin tė ēmėndur,
tek na shohin si arrnojme ėndrren tonė
me copėra qielli tė kaltėr:
si e ushqejmė me tamblin e gjirit tė gurtė tė Rozafės
foshnjėn e lirisė

Kėrkojmė nėn ethe, nėn zjarr e stuhi,
emrin e ri tė kohės, tė njeriut...
Etika e rreme mondane thotė do mbesim nė gjysmė-rrugė:
nė gjysmė-shtet, nė gjysmė-hije, nė gjysmė-lirie
ėshtė ky vetem trill, ėshtė kjo vetem njė babėzi...

Vertete si mundemi vetem me dy gishta nė erė
tė shkruajmė nė qiell tragjedinė e njeriut?
Tė njeriut qė nė vdekje mbet pa varr,
tė njeriut qė nė gjallje mbet pa diell?

Eshtė natė e territ tė gjatė tė Arberisė
e uragani i shpirtit s'e gjen kohen e vet tė qetėsimit;
si deti i egersuar qė i rrėmben rėren brigjeve
enderra sublime i lėkund fronin tiranisė.
Pas ketij uragani, pas ketij ankthi e rrėmeti
kush poet i botės mund tė thotė
se hajdut i natės qenka deti...?

Rėndim, rėndim, me dy gishta nė ėre
puthim kaltėrsinė
shuajmė etjen e buzėve tė rreshkura shkrumb;
po pranė nesh ka nga ata qė kanė harruar puthjen
e me dhėmbė tė helmuar po i afrohen qiellit tėnd, Arbėri!
Si Juda pranė Krishtit
me hapa tinėzar ēapiten
me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit tė ri.

Lutjet pėrdėlluese a e shpėtojne ėndrrėn e kaltėr
nga buzeqeshja cinike. . . nga kthetrat e djallit?
Jo! As kryqi, as gjysmėhėna, as apostujt e Krishtit
nuk e shpėtojnė dot, pa zgjimin tonė tė ri!
A s'ėshtė nė dorėn tonė, a s'ėshtė nė dorėn tuaj, o njerėz,
ta shpėtojmė - o Zot! - ėndrrėn tonė - lirinė-nė- agoni!

TRABOINI

Anton Berisha nga Gjermania mė shkruan:
Ka njė fshat nga ana ime, afėr Tuzit, qė quhet Traboin.
Desha tė ju pyes, nėse edhe ju keni ndonjė lidhje origjine me kėtė vend?

Pergjigja ime ėshtė me kėtė poezi:

Traboin ėshtė fshati i tim eti nė mjergull
Pertej kufirit tė njė shteti mizor
Pertej legjendės me fise tė ndara,
Qė nga kohėt pellazgjike e qė shkojnė
Pafundėsisht nė ndarje, si njė mallkim
Prej Zotit a Djallit kush e di.

Traboini ėshtė dhėmbja e tim eti nė zėmer,
Pėr fėmijėrine e tij tė grabitur,
Bashkė me truallin e shtėpise e fojleten tek praku
Bashkė me kujtimet e pleqėve
E ujrat e Kroit tė Traboinit tė moēėm qė ende
rrjedh
Me lotė tė kalter pėr kohėt e dikurshme
Qė kurr nuk kthehet mė pėr tmerrin tonė.

Traboini ėshtė gjeneza ime
Eshtė udha qė mė lidh me botėn
Siē unė u lidha - verigė pas tim eti
Duke terhequr pas vehtes barrėn e rėnde
Prej amaneteve tė atyre qė s'rrojnė mė
Dhe tė atyre qė mė pas do tė rrojnė.

Traboini ėshtė buzeqeshja ime e humbur
Shume vite para se tė lindja, larg tij
Nėpėr pelenat e kuqėrremta tė kohės
Mė makthe brezash nėpėr ėndrra tė trishta
Prej tė cilave kurr nuk do tė zgjohemi
Prej tė cilave kurr nuk do tė shpėtojmė
Si njė mallkim prej Zotit a prej Djallit.

Traboini ėshtė njė mal e njė burim
Me njė grusht njerėz qe mezi mbajnė frymėn
Me pak shtėpi qė tymosin frikshėm
Me frangji tė ulta gjer pranė dheut
Rreth njė Kishe tė vjetėr me varre tė lashtė
Ku dėgjohen piskama tė rrėzuara prej qielli
tė vajtojcave qė kanė vdekur prej njė shekull.

Traboini qėndron nė rrah tė Veriut
Si njė anije nėpėr dallgė mizore
pėr tė na kujtuar nė tė merguarve nėper botė
Se pa kthim nė atė mal,pa pirė ujė nė atė krua
Kurrkund nė botė nuk tė tret dheu
E shpirti do t'na terratiset lugat nėpėr hėnė
Si Millosh Kopili me kryet e vet nėn sqetull
Boston 21 shtator 1997

DIMRI NE BOSTON

Dielli mitik fshehur pas reve
drureve te shveshur rreshqet larg,
korbi i legjendes se Allan Poes
krokellin trishtueshem ne nje varg.

E hena perendeshe e zbehte
me qafe te ngrire varet pertej,
stina ndjek stinen kembezvarre
si re te harruara neper qiej.

Trena nervoze me njerez te mardhur
kafshojne te uritur sfode gri,
makinat ne uren Longfellou
si anakonda neper shi.

Bostoni s'ka stine - ka vetem dimer
e fare pak vere qe tinezisht shket,
brigjeve plot dallge te oqeanit
qe kurr s'i shkrin akujt ne gjirin e vet.

Ketu kane frike te vine dallendyshet
se nuk perdoret fjala pranvere,
neper endrra me shfaqet i ngrohti Mesdheu
me fluturime pellumbash neper ere.

Pertej dritares enderroj pak diell
pak kaltersi te me rrjedhe mbi xham,
telat e ngrire te tensionit te shndrrohen
si fusha e vija ne pentagram.

Ererat te fryjne nga ekuadori
e celsi i solit te Bostonit te shkrij,
zogjte harrakate te ekzekutojne
muziken e Vivaldit ne kater stine.

Boston 26 Mars 2002

KOHA E PROSTITUTAVE

Rrojmė nė njė kohė tė pėrēudnueme
kur mafiozėt janė gjykatės e kapucionėt ruajnė rendin,
kur dijetari shikon tokėn prej turpit dhe qiellin prej zemėrimit
se pesė bananet- si pesė libra tė botuar e harruar- nuk shiten,
kur nėnat shamizeza e nisin diten varreve dhe plaget e hapura
qėndrojne nė gjokset e tyre si murana tė shpirtit,
ndersa pleqtė heqin kėmbėt zvarrė, duke ju lutur zotit ti marrin
se nuk kanė bukė, dritė e ngrohje pėr tė mbledhur kockat,
kur skutave tė fshehta jeniēerėt e errėsirės mprehin shpatat
nėn klithje korbash,
e handikapėt ngrijne si shtatore tė lakuriqta spitaleve
duke sfiduar herojt kombetar nė bronze sheshesh mburravece,
kur femijet grabiten per t'ju hequr organet, e me pas,
i varrosin si qen tė braktisur trupat e njome prej engjejsh...

Rrojmė nė njė kohė kur askush nuk tė zgjat njė kothere
tė mbash frymėn
e njeriu i varfėr tjetėrsohet nė nebulozen e predikimeve
se si duhet tė jetė e si duhet tė mos jetė njeriu,
shkėmb pėrpara tundimeve tokėsore si frymorė te vdekshėm
e kurrsesi dėshira tė mos e kaloje arsyen e babėzia urinė,
ndėrkohė qė i varfėri njeri e ndjen vehten kurrgjė mė shumė
se njė molusk
i kapur pas guralecave tė detit a pas shkėmbejve tė bregut
derisa tė bjere zbatica e ujrat tė firaksen
duke sjelle squlljen brenda guaskave tė moluskut-njeri
a tė njeriut-molusk

Rrojmė nė njė kohė antikohė e antivlerė
kur gomonet nisin virgjirėshat e rrėmbyera pertej detit
si robe piratėsh mesjetarė
per ti kthyer nė prosituta rrugėve tė Brindizit, Romės, Milanos,
qė bashkė me fatzezat e Athinės bėhen njėzet mijė shpirtėra;
vajza tė Vlores, Fierit, Beratit, Lushnjės,Tepelenes Shkodrės,
vajza tė rritura pellgjeve tė mjerimit por me ėndrra tė bukura
pėr njė ditė te trendafiltė kur kalorėsi i pėrrallės do t'u sillte
kėpucėn e artė
nė kerkim tė kėmbės me fat tė mbretėreshės sė ardhėshme.

Prostituta, nderi juaj i humbur ėshtė fytyra e kėtij qytetrimit amorf
qė ju theu ėndrrat e mizorisht ju braktisi.
Koha bėri pelena gjaku me nderin tuaj per t'i treguar njerėzimit,
e vet Zotit ndoshta,
se deri ku shkon poshtersia e njeriut,
e pjellave makabre tė rritura nė shtratin e Prokustit .

Ju fytyra te vrara prej dhunės e egėrsisė mashkullore
jeni lule te shtypura prej kėmbesh barbare
tė lidhura pas kangjellash e shumfish tė perdhunuara
prej djemsh mizor me fytyrė njeriu e shpirt kafshe
ndonese ėshtė krim ndaj kafshėve ti krahasosh me mizorėt,
mizorėt qė rrahin, thyejne krahė, presin duar e vrasin,
duke lėnė tė braktisura kufoma pa gjymtyre e trupa pa kokė,
tė mbetura perjetėsisht pa indentitet
ne ca varre te trishtueshme pa emer.
Ju fatthyera vajza me virgjėri tė masakruar,
me jeten e shitur fare lirė trotuareve
jeni pasqyre e kohės - pasqyrė e njerėzve, sado qė ata
largohen prej jush si djalli nga temiani pasi tė kenė shfryrė epshet.
Jeni viktima tė atyre qė udhėheqin politikėn e drejtojnė shtetin
si tė ishte njė Bordello a Superstore- seksi
prane Koloseut tė Romės a Akropolit te Athines
ku epshet bashkė me artin e bashkėjetojnė ndėr shekuj,

Ju Hirushe Shqipėria qė enderruat kėpucen e artė
dhe kalin e princit - nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė
jeni akuzė e gjallė e stėrmundimeve njerėzore,
nė njė shoqėri civile, ku civilizimi azmatik gulēon
nė gjokse politikanėsh e shtetarėsh pervers nė hotel "Rogner"
qė nėn avuj skoē uiski a vodkė ruse prostituojnė
me ligjet e shtetin, me pasuritė, me pronėn,
me kombin e kthyer nė njė ankand mizor dėshirash tė zvetnueme,
me pleq tė marrė mbetur ende gjallė nga lufta civile
qė mbi Nėntorin e Ismail Qemalit akoma vėnė Nėntorin e Titos
e thėrrasin "Rrofte Mukja!"
Me parlamentarė mediokėr tė zbritur prej guvash si njerėz tė lashtė
a majmunė afrikanė para megafonėsh moderne,
me njė Parlament ku ēligjėrohen ligjet e ligjėrohen antiligjet
e nė Foltoren e Popullit ujqėrit u bėjnė moral qytetarėve tė ndershėm.

Ju Hirushe Shqipėrie, ju vajza-prostituta
kam mė shumė nderim pėr ju se sa pėr politikėn
a burrat e shtetit - pjellė e kohės prokustiane
e kohės ēnjerzore me njerėz shpellorė
qė egėrsisht ju pėrdhunoi dhe mizorisht ju vrau,
ju vajza pa mbrojte,
pasaportė e identitetit tė Atdheut tim fatkeq.
Boston Janar 2002

MOS VDIS DASHURI

Mesnata e dhjetorit zbriti nė tatėpjeten e shkallėve
me flokė tė lėshuar e ftyrė tė ējerrė
si nė vdekjet pagane
unė jam i vetmi dėshmitar i vdekjes tėnde
me njė cigare tė ndezur
qė mezi i ngroh sekondat e fundit qė s'duan tė ikin...

Tani askush s'pėrgjon vetmine time
tani mund tė rri vetem me mendimet e mia per ty.
Tė tjerėt flėnė tė harruar
harku i dorės sime pėrkėdhel imazhin tėnd
hapsira qė ti i merr errėsirės ėshte fare e vogėl
dhe frymemarrjen ta ndjej paksa tė mbytur...

Vetem kaq!
Oh sa pak dashuri na afroi jeta!

Diku larg nje gjoks i ējerrė pėrcjell njė kėngė
kėngė me dhėmbje e brengė
pėr diēka qė ka ikur e s'kthehet kurr mė
pėr diēka tė shtrenjtė.
Pastaj heshtja hajdute vjen tė rrėmbejė fjalėt
nė retinen e syve tanė tė njėllojtė vjen imazhi yt
i mbledhur kruspull
dhėmbėt kafshojnė urrejtjen
e dėnesat nė zemren tėnde sa vinė e shtohen.

Duan tė rrėmbejne trokitjen nga zemra jote
e ti s'e duron dot kėtė dhėmbje...

Tė rėndojne supet
drithėrojnė qėpallat si fletėza mbi ujė
me njė peshė tė tillė edhe degėt e lisit thyhen
siē u thye sontė nje kockė gjoksin tėnd
prej nga doli njė zog i kaltėr, krahėthyer
me pėrpėlitjen e vuajtjes
e rend nė tė katėr horizontet i dehur me ndjenjen e lirisė
rrugėn pėr tek unė e di, por ai bie nė sokak pa frymė
nė sokakun e tė marrėve ku era argas fytyrat e njerėzve
pa dashuri
se dashurinė e kanė mbyllur nė burgun e gjoksit
e nuk gjen kurrkund njė sokak ku njerėzit tė duhen
pa frikė...

Ndersa unė kėrkoj tė mėlcoj dhėmbjen e plagėve
nata e errėt indiferente
si fshesare hedh nė kosh ēdo kujtim tė djeshėm
duke vendosur pushtetin e heshtjes
duke shuar fenerėt e shpirtit
duke m'i shtuar kėshtu shtėrngesat e zemrės.

Nata heq zvarrė patericat nėpėr rrugėt e qytetit
mė kot e shtyj- ajo ēalon si e ēmėndur
dhe s'do t'ja dijė se e pres tė nesėrmen me ankth.

Kam njė trėndafil tė zjarrtė qė mė pėrvėlon nė buzė
kam njė rrahje nė gjoks qė po ma ēan zemrėn
dhe s'kam ē'tė tė jap nė kėtė natė veē njė buēete me yje
e hėnėn qė varet si shportė mbi kokėn tėnde
me puthjen e nesėrme- kur tė dalė dielli
nėn thirrjen e zjarrtė tė Nerudės
Mos vdis Dashuri! Mos vdis!

Se neser nuk do tė jesh kurrgjė mė shumė se njė muranė.
Tiranė, 14 Dhjetor 1988

TEK NENA

Ja ku erdha, nėna ime. Erdha
Por dora mė dridhet e zilia nuk bie
tek porta
ndaj rri nė prag si kėrcu i harruar
i sjellė nga larg, nga lumi i mallit
qė uturon nėpėr dhera tė huaj
e tundon zemren e mėrgimtarit.
Erdha pėr tė ndarė dhėmbjen me ty
pėr tė bashkuar lotėt
qė rrodhėn larg njėri-tjetrit
kaq vjet.

Tani s'na ndajnė kufijt e shteteve
veē kjo portė druri, e vjetėr...

S'kam fuqi ta shtyj
s'kam fuqi ta hap
prandaj te lutem, hapma nėna ime
merrmė nė krahė se ngriva
nga era, shiu e acari i huaj
qė edhe kėtu me ndjek pas si hije!

Qaj unė
qan ti nėna ime
e lotėt mblidhen kruspull nė futen e zezė
nga tmerri se unė, mėkatari i shpirtit
neser do tė marr udhėt prap nga kjo portė.
Shkodėr 22 Mars 1992

ENGJEJT ROJE

Denisės

Pse nuk erdhe nė shtėpi kėsaj tė diele, bija ime?
Unė gjysmė shurdhi jam por pa ty bėhem shurdh-memec,
Pyete mamin a jam grindur mė - pas ikjes tėnde
do tė thotė jo, sepse pa ty, Denisė, nuk mė volet as grindja!

Ti je pėr babin gjithēka:
edhe ditė me diell, edhe det nė shtėrgatė.
Ti je pėr mua ēdo gjė - thellėsia e shpirtit.
Tani qė nuk tė kam pranė, jam gjysma ime.
gjysma tjeter tė ndjek pas si hije.

Shiko pėrmes dritares,
atje ku fėrshfėrijne fletėt gjysmė tė blerta
tė pemeve te Klarkut.
Aty posht njė degėze jam unė
si plak mjekerbardhė qė zbret nga Poli
me zilka kuajsh qė vrapojne qiejve
duke sjelle dhurata gazmore pėr fėmijet e Botės.
Vogėlushes sime dua ti ndjell gjumė tė embėl
nėn krahe shpresash e endrrash tė brishta
qė rritin shtatin bashke me njeriun
ndaj engjejve tė gjumit lehtas u flas
e u them "I rrini roje vajzės time!"

Ti nuk i sheh por engjėjt e mi aty janė
tė perkedhelin flokėt kur flė - tė flasin nė endėrr!
edhe kur ti zgjohesh, u them engjėjve qiellor
i rrini nė krah si roje engjėllushes sime.

Eshte natė e zeze nė Nju Englandin e Allan Poes. Ti flė.
Engjėjt e Nėnė Terezes nė parvaz tė dritares kacaviren
zbojne hije korbash tė vetmuar
e duke kėndellė njė ninullė hyjnore qė zbret prej qiejsh
si nje ujvare yjesh e qė thotė
se Bota ėshtė shumė mė e bukur
kur ka engjėj roje
qė ruajnė ėndrrat e pastra tė vajzėrisė

Ti tani nė Clark University, nė Ustėr, rrit shtatin
nė pėrputhje me dimensionet e kohės e tė Botės sė Madhe
ndersa unė nė duart e pėrvėluara vazhdoj tė kem
foshnjėrine tėnde
njė botė e vogėl me cicėrima tė gėzuara
mrekullinė qė natyra kurr mė s'ma perserit.

Kurr mė!
Vogėlushja ime!
Roslindale, 5 Tetor 1997

| Prapa |