L A J M E
EKSTRA

| Prapa |

Vermoshi
SHKODĖR - Korrik 2002 - Vermoshi ėshtė njė ndėr fshatrat e komunės sė Kelmendit, skajit mė verior tė Shqipėrisė, 1200 metra mbi nivelin e detit. Ai ėshtė fshati mė i largėt nė kufi me Malin e Zi. Ky fshat alpin, me bukuri natyrore tė rralla, klimė tė mrekullueshme, pyje e kullota, pėrballet me dukurinė e largimit tė banorėve tė tij jashtė Shqipėrisė. Mė 1992 fshati kishte 1300 banorė, ndėrsa aktualisht 530 prej tyre janė larguar nė drejtim tė SHBA-sė, veēanėrisht nė Detroid ku jetojnė mjaft familje vermoshase.
59 shtėpi banimi nė kėtė fshat janė kyēur. Banorėt e mbetur aty tregojnė se ėshtė bėrė zakon qė kur ndonjė vermoshas largohet nė SHBA dhe njofton se ka arritur nė tokėn e premtuar, familjarėt e tij shtijnė nė ajėr me armė. Atėherė mėsojmė se u largua edhe njė. Infrastruktura e dobėt, papunėsia, premtimet e politikanėve tė ēdo krahu, i kanė lodhur banorėt e fshatit mė tė skajshėm verior qė mendojnė vetėm emigrimin.
Terreni i thyer malor tė ofron mė shumė kullota dhe pak tokė tė punueshme, por edhe prodhimet blegtorale mbesin aty pasi distanca e largėt nga qendrat urbane (120 km larg nga Shkodra) dhe mungesa e infrastrukturės bėn qė tė mos tregtohen apo grumbullohen kėto prodhime.
Ėshtė premtuar hapja e pikėkalimit kufitar tė Gėrēarit si dhe ndėrtimi i 12 km rrugė nga Vermoshi nė Mal tė Zi. Kjo rrugė, qė dikur ka ekzistuar, e shkurton me 150 km distancėn me Kosovėn duke kaluar nga Gucia. Pėr kėtė, thonė banorėt, ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje mes dy qeverive, por akoma asgjė nuk ėshtė bėrė. Nė kėtė fshat mungon sinjali televiziv dhe telefonia fikse, ndėrsa ka njė stacion meteorologjik qė funksionon prej 52 vjetėsh. Tė dhėnat e tij dėrgohen njė herė nė muaj nė Tiranė, pasi mė shpesh ėshtė e pamundur. Kjo pėr mungesė tė mjeteve tė komunikimit. Sakaq Vermoshi ėshtė shumė piktoresk dhe i pėrshtatshėm pėr turizėm malor, por kjo duket e parealizueshme pėr banorėt e tij.
-- Anila Dushi, Koha Jone

A do tė hapet ndonjėherė pika kufitare e Vermoshit?
Pas disa njoftimeve shpresėdhėnėse, Vermoshi vazhdon si mė parė, nė atė ndasinė e "pavarėsinė" e vet.
Aty nga fundi i muajit korrik tė kėtij viti, prefektura e Shkodrės, organizoi njė takim pune pėr zonėn e Kelmendit. Nė dy ditė, pjesėmarrėsit u njohėn me pasuritė natyrore tė komunės sė Kelmendit: Me mjedisin dhe territorin, ekonominė dhe traditėn etj. Po kėshtu pjesėmarrėsit e kėtij "Ėork-Shop", siē kanė zakon, e i quajnė tani takimet e punės, panė me sytė e tyre edhe bukuritė e kėsaj krahine, "qeleshja" e Shqipėrisė, siē e ka quajtur njė udhėtar i huaj.
Pėr organizimin e kėtij takimi, koordinuan punėn e tyre disa institucione, siē ishin Shėrbimi gjeologjik shqiptar, Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi" Drejtoria e Pyjeve dhe ajo e Bujqėsisė e Malėsisė sė Madhe, Shoqata e gjeografėve tė Shkodrės si dhe vetė komuna e Kelmendit. Diēka mė kuptimplotė ishte fakti, se kush e sponsorizonte kėtė aktivitet, si tė thuash: Pėrveē prefekturės si dhe tre ministrive tona, ajo e Mjedisit, Turizmit dhe e Pushtetit Vendor, qė nė fund tė fundit, kanė bėrė detyrėn e tyre, sponsorė ishin edhe Ambasada Austriake, Konsullata Italiane e Shkodrės, Ambasada e Mbretėrisė sė Norvegjisė, UNOPS-i dhe COOPI. Vetė interesimi i kėtyre ambasadave dhe fondacioneve, e kishte njė arsye: Prej kohėsh diskutohet hapja e pikės kufitare nė Vermosh, midis Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Madje, sipas tė dhėnave, ka qėnė mė pėrpara interesimi i palės malazeze, qė ka filluar e para vlerėsimin pėr pasuritė natyrore tė pėrtej kufirit dhe kjo ka ndikuar qė edhe kėndej tė lėvizet nė kėtė drejtim. "Lėvizja" ka bėrė qė tė bashkojė sponsorėt e mėsipėrm pėr tė arritur nė njė pikė tė pėrbashkėt, jo vetėm tė "kalimit kufitar"
Duke iu referuar historisė, Vermoshi i Shqipėrisė, me vite ka patur lidhje, jo vetėm shpirtėrore me pjesėn pėrtej kufirit, por edhe ekonomike, tregtare etj. Nė njė shkrim tė mėparshėm pėr Tropojėn kam thėnė se, dy zona kanė qėnė tė njohura nė Veriun e largėt tė Shqipėrisė, pėr lidhje te shumanshme, me pjesė tė vendeve pėrtej kufirit shtetėror: Vermoshi i Malėsisė sė Madhe dhe Tropoja nė Malėsinė e Gjakovės. Duke mbetur vetėm te Vermoshi, nuk ėshtė e tepėrt tė kujtojmė se edhe sot tė moshuarit malėsorė e quajnė Vermoshin, nė bisedat e tyre tė pėrditshme, "Vermoshi i Plavės". Vetėm kaq mjafton pėr tė treguar ato lidhjet e pazgjidhshme tė malėsorėve tė Kelmendit, kryesisht tė bajrakut tė Selces, por edhe tė Nikēit apo Vuklit, me qytezėn e Gucisė. Malėsorėt e Kelmendit, pak e kanė njohur Tiranėn, jo vetėm si qeveri, por edhe pėr probleme tė tjera tė jetesės. Malėsorėt e Kelmendit, e kanė dashur e respektuar Shkodrėn, por vetėm si qytet e qytetarė tė saj, por jo si qeveri qė ka patur nė shekuj. Malėsorėt e Kelmendit, nuk e kanė dashur kurrė atė "qė ka sunduar kalanė e Shkodrės", sepse gjithmonė kanė qėnė vetė kala. E kėsisoj, vermoshasi "ėshtė ēilė" nė Plavė e Guci. Nė Plavė ėshta bėrė tregtia, nė Plavė ėshtė blerė kallamoqi pėr bukėn e tė tėrė vitit, nė Plavė kanė patur "miqtė e kumbarėt". Nė Plavė, Prek Cali, ka patur tė ndėrtuar edhe njė shtėpi tė vetėn.
Kanė kaluar mė shumė se tre muaj nga koha e njė interesimi masiv pėr bukuritė e pasuritė e Vermoshit. Kanė kaluar mė shumė se tre muaj nga koha kur prefektura e Shkodrės, siē duket me shtytjen e ndonjė faktori tjetėr, "i ra gjoksit", se "do tė bėhet nami" pėr Vermoshin, se do tė flitet ndryshe pėr tė ardhmen e tij etj, etj. Pėrveē atij takimi tė punės, ku janė shpenzuar, s'do mend, kohėt e para, asgjė nuk ėshtė bėrė tjetėr dhe interesimi pėr Vermoshin ka mbetur nė vendnumėro. Gazeta "55", nėpėrmjet korespondentes sė saj nė rrethin e Shkodrės, Merita Garuja, e njofton tash disa herė, afrimin apo shtyrjen e afatit tė hapjes sė pikės kufitare nė Vermosh. Korrespondentja nė fjalė, me entuziasmin qė tė sjell dhėnia e njė lajmi tė mirė pėr popullsinė e kėsaj treve, nuk pėrton tė njoftojė gazetėn e saj herė pas here, e bindur se njė ditė kjo pikė kufitare, sipas premtimeve tė dhėna, do tė hapet. Por nuk ėshtė e thėnė. Njė afat shtyhet nga pala shqiptare dhe njė tjetėr prej palės malazeze. Nė fillim pala malazeze ėshtė dukur mė e interesuar pėr kėtė pikė kufitare dhe tash, sipas informacioneve, gjendja ėshtė nė njė pikė tė ngrirė.
Duke hequr paralele midis Bajram Currit e Vermoshit pėr historinė e tyre tė bashkėpunimit, ashtu siē e kemi pėrmendur, me banorė e vise tė pėrtej kufirit shtetėror, nuk pretendohet qė Vermoshi, si, vetėm njė krahinė, tė ketė atė vėmendje qė duhet tė ketė Tropoja si njė rreth i tėrė nė hapjen e pikave tė reja kufitare. Megjithatė, mendoj se tashmė nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme, fryjnė erėra tė tjera dhe Vermoshi nuk ka pse tė shihet si njė shtojcė e territorit zyrtar tė Shqipėrisė, e tė mos krijohen mundėsitė pėr ta lidhur me pjesėn tjetėr tė rajonit nė rrugėn mė tė lehtė. A mos duhet tė mallkojmė Prek Calin, Uc Turkun e seljanė tė tjerė, qė e mbrojtėn Vermoshin me gjak e me menēuri pa iu aneksuar qysh mė 1913 Malit tė Zi?
Lajmi mė i fundit na bėn me dije se filluan kėto dy ditė punimet nė rrugėn qė tė shpie nė Vermosh nga ana e Malit tė Zi, ose mė mirė me thėnė, nė Gėrniqar, pėrballė qytezave tė Plavės e tė Gucisė. Gjithsesi, bėhet fjalė pėr punime nga pala malazeze dhe kuptohet deri nė vijėn kufitare tė tė dy vendeve. Nga pala shqiptare, megjithėse zv/ministri i Jashtėm Luan Hajdaraga, e ka firmosur njė marrėveshje qysh mė 22 shtator tė kėtij viti, akoma nuk ėshtė investuar asgjė nė kėtė drejtim.
-- Gjovalin Gjeloshi, Koha Jone

| Arkivi i lajmeve |