"Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio-Madridi"
Letra e panjohur e Vasil Llazarit nga qyteti i Shkodrės, ish-shoku i klasės i Qemal Stafės, i cili ia dėrgon atė Profesor Luarasit, mėsuesit tė tij tė gjimnazit tė Shkodrės
-- nga Dashnor Kaloēi, "Gazeta Shqiptare" - 11 Prill 2003
Shembulli juej mė forcoi bindjet nė drejtėsinė e ēėshtjes, na mbushi zemrat me njė dashuni e respekt tė madh ndaj Jush dhe na tregoi rrugėn qė duhej ndjekė. Si ato kohė na nuk lejshim Radio pa provue, pėr tė marrė Barcelonėn dhe Madridin, pėr tė ndigjue zėnin e Profesorit tonė tė dashtun. Dhe fati i Spanjės aso kohe u lidh ngusht me fatin e Profesorit tonė tė shtrenjtė. Na kėrkojshim me dijtė sa mė shumė pėr Spanjėn, por njėkohėsisht edhe pėr Profesorin tonė.
Unė pėrmenda vetėm dy episode nga jeta juaj 60 vjeēare, dy perjudha shumė tė shkurtra tė jetės suaj shumė tė pasun kushtue krejtėsisht Atdheut e Popullit, edukimit tė brezit tė ri. Por si kėto keni edhe shumė tė tjera me "kolorin" e jetės suaj tė kalueme dhe nė ēlirimin e vendit. Mjafton tė them se Ju, me zellin tuej dhe mjeshtėria e shprehjes, qė Ju buron nga shpirti natyrshėm, si llavė vullkani, na bėtė tė gjithėve, nxanės tuej, jo vetėm tė dashurojmė letėrsinė por edhe tė merremi me tė, kush mė shumė e kush ma pak. U bamė, si tė theush, tė gjithė "letrarė", jo tė gjithė tė kalibrit tė letrarėve t'afirmuem", por sė paku dilektantė. Unė e diej i dashtuni dhe shumė i nderuemi Profesor, se Ju nuk ju pėlqejnė lėvdatat e nderimet, edhe atėhere kur kėto i keni tė meritueme qind pėr qind. Por, sė paku kėsaj rradhe do tė na falni qė nė rastin e 60-vjetorit tuej tė ju rikujtoj". Kėshtu thuhet nė letrėn qė Vasil Llazari nga qyteti i Shkodrės, ia dėrgon ish-mėsuesit tė tij, Prof. Skėnder Luarasit, nė vitin 1960 me rastin e 60-vjetorit tė tij. Kjo letėr nuk ka asnjė tė veēantė dhe nuk ėshtė nga ato shkrime qė janė botuar vazhdimisht nė kėto faqe speciale tė "Gazetės", e veēanta e saj ėshtė ana njerzore dhe mirėnjohja e njė nxėnėsi pėr ish-mėsuesin e tij dhe bash pėr kėtė gjė u shtymė ta botojmė tė plotė atė.
Ju edukuat Qemalin e Vojon
Fort i dashtuni Profesor. Nga shtypi i djeshėm mora vesht pėr kremtimin e 60 vjetorit tuej, pėr mbledhjen e organizueme pėr nder tuej dhe dekoratėn qė Ju ishte dhanė nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Urdhni i Flamurit, nji nga dekoratat ma tė randėsishme tė shtetit tonė. Me gjithė qė asht pak e "mėrzitshme" me t'urue kush pėr "mote qė kanė kalue", pėr "moshėn qė shkon nga pleqnia", pėr "pranvera qė nuk kthehen ma", por kur kėto "mote, vjete dhe pranėvera" kanė kalue nė shėrbim tė nji Ideali tė Naltė, pėr tė mirėn e Popullit, Atdheut dhe njerėzimit, ashtu siē i keni kalue Ju, i dashtuni Profesor, mėsuesi dhe edukuesi i shtrenjtė i nji breznije Heronjsh e Luftėtarėsh tė Pavdekshėm, si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Emin Duraku, Nazmi Rushiti e qindra qindra shokėsh tjerė qė sot janė si udhėheqje tė Partisė e tė Pushtetit, atėhere nuk tė vjen keq pėr moshėn, nuk tė dhimbset jeta e kalueme, nuk tė vjen keq pėr pranėverat qė nuk kthehen ma! "Nuk po i pėrmendi tė tjerat merita dhe shėrbime qė i keni sjellė Atdheut e Popullit, por mjafton kontributi Juaj si mėsues, edukator dhe militant i Idealeve tė mėdha patriotike gjatė kohės qė ishe mėsues nė Gjimnazin e Shkodrės, edukues i Qemalit, Vojos, Eminit, Reshitit dhe i sa e sa shokėve tjerė qė nuk kursyen as jetėn pėr Atdheun e Socializmin ose qė sot drejtojnė dhe punojnė me vetėmohim pėr ngritjen e socializmit nė vendin tonė, me ndershmėri, me koshiencė, me vetėmohim e guxim ashtu siē i mėsuat Ju, nė bankat e shkollės dhe jashtė saj, mėsuesi ynė i nderuam dhe shumė i dashtun. Ju nė kohėn e erėsiės e tė dhunės, tė shtypjes e tė fanatizmit mesjetar tė regjimit gjakator zogolljan me shembullin tuaj, me fjalėn tuaj tė zjarrtė si flaka e tė vėrtetės qė djegė e pėrcėllon, nxit njė shumicė tė madhe nxėnėsh tė Gjimnazit tonė pėr tė pėrqafue idetė e reja komuniste. Ju na mėsuat me e dashtė Atdheun nė njė mėnyrė tė re, krejt tė ndryshme nga sa mėsojshin tė tjerėt, pikėrisht ashtu siē na mėson sot Partia jonė e dashtun. Ju na mėsuat me e dashtė e respektue Popullin deri nė flijen supreme pėr tė- krejt ndryshoj nga sa flitshin tė tjerėt dhe pikėrisht ashtu siē na mėson sot Partia. Ju na mbushėt me guxim, pėr tė thonė e ēpallė tė vėrtetėn nė ēdo rast e kudo, ashtu siē na edukon sot Partia.
Ju na njohėt me Shilerin
Ju na hapėt dyert e thesareve tė paēmueshme tė letėrsisė botėrore, Ju na njoftėt me Shilerin, Shekspirin, Gorkin, Gėten dhe kolosėt e mėdhenj tė pendės tue na i recitue me dufin tuej tė pameritueshėm pjesė nga shkrimet e tyne. Ju e nxitėt, udhėzimet, ndikimet dhe na I dhatė mundėsi ta lexonte nė klasė hartimin e njoftun "E vjetra po shembet, nga gėrmadhat po lind njė jetė e re", tė paharrueshme nxėnėsit tuaj Qemalit dhe shokėve tė tij. Ju kur i batė kėto nuk muerrėt parasysh as persekutimet, pozitėn, vuejtjet dhe konseguencat tjera qė mund tė vijshin nga kėto veprime shumė tė guximshme nga tė gjitha anėt: nga regjimi mbrapanike e terrorist zogollian, nga errsira mesjetare e klerit katolik, nga ambienti mbrapanik i klikave nė fuqi, nga fanatizmi anadollak qė nė Shkodėr ose kėtė kishte rrėnjė shumė tė thella. Orėt tueja tė mėsimit, kontaktet me Ju jashtė shkollės dhe qėndrimi Juej pėr gjithė kohėn qė ishin mėsuesi ynė kanė qenė pėr ne burim frymėzimi, akte tė mėdha edukimi, gėzimi dhe kėnaqsije. Jo vetėm sot, qė kanė kalue sa vjet prej asaj kohe, por edhe atėhere kėto lejshin mbresa tė thella nė shpirtin tonė, kur ndėrgjegjet tona ishin porsa nė formim e sipėr, nė moshėn e rinisė sonė tė parė. Shumė i nderuemi Profesor yni, si unė ashtu edhe tė gjithė shokėt e mij, jemi krenar dhe shumė fat shumė qė ju kemi pasė Ju edukator n'atė moshė, sepse kush e di, ndoshta ndryshoj do t'ishte nė krye formacioni ynė shpirtnor, karakteri ynė, botė-kuptimi ynė. Prandaj Ju falenderoj dhe jam mirėnjohės deri nė vdekje pėr atė qė keni ba pėr ne tė gjithė. Pra ju nuk u ndalėt pėr gjysėm nė rrugėt tuej edukuese, patriotike, thellėsisht njerėzore. Ju nuk u mjaftuat vetėm me predikime, me fjalė dhe nxitje, por ē'ėshtė kryesorja dhatė vetė shembullin e gjallė i pari, tue lidhė nė harmoni tė plotė fjalėt me veprat.
Tė dėgjuam nga Radio-Madridi
Ju, protagonist i flaktė i ideve njerėzore, patriotike, antifashiste dhe antiimperialiste, ju adhurues i sė mirės, tė bukurės dhe sė resė pėrparimtare, i pari flamurtar dhe luftėtar aktiv i kėtyne idealeve tė mėdha tė njerėzimit, tue shkue me luftue nė Spanjėn heroike, aty ku mbroheshin vlerat e mėdha tė njerėzimit, ku mbrohej nderi e pėrparimi, ku mbrohej edhe jeta e pamvarėsia e atdheut tonė tė dashtun. Shembulli Juej vlejti mė shumė se tona. Shembulli juej mė forcoi bindjet nė drejtėsinė e ēėshtjes, na mbushi zemrat me njė dashuni e respekt tė madh ndaj Jush dhe na tregoi rrugėn qė duhej ndjekė. Si ato kohė na nuk lejshim Radio pa provue, pėr tė marrė Barcelonėn dhe Madridin, pėr tė ndigjue zėnin e Profesorit tonė tė dashtun. Dhe fati i Spanjės aso kohe u lidh ngusht me fatin e Profesorit tonė tė shtrenjtė. Na kėrkojshim me dijtė sa mė shumė pėr Spanjėn, por njėkohėsisht edhe pėr Profesorin tonė. Unė pėrmenda vetėm dy episode nga jeta juaj 60 vjeēare, dy perjudha shumė tė shkurtra tė jetės suaj shumė tė pasun kushtue krejtėsisht Atdheut e Popullit, edukimit tė brezit tė ri. Por si kėto keni edhe shumė tė tjera me "kolorin" e jetės suaj tė kalueme dhe nė ēlirimin e vendit. Mjafton tė them se Ju, me zellin tuej dhe mjeshtėria e shprehjes, qė Ju buron nga shpirti natyrshėm, si llavė vullkani, na bėtė tė gjithėve, nxanės tuej, jo vetėm tė dashurojmė letėrsinė por edhe tė merremi me tė, kush mė shumė e kush ma pak. U bamė, si tė theush, tė gjithė "letrarė", jo tė gjithė tė kalibrit tė letrarėve t'afirmuem", por sė paku dilektantė. Unė e diej i dashtuni dhe shumė i nderuemi Profesor, se Ju nuk ju pėlqejnė lėvdatat e nderimet, edhe atėhere kur kėto i keni tė meritueme qind pėr qind. Por, sė paku kėsaj rradhe do tė na falni qė nė rastin e 60-vjetorit tuej tė ju rikujtoj tė vėrtetat qė unė gjithmonė i kam thanė, por me ju nuk mė ka rastisė tė bisedoj. E fillova me punė tė moshės dhe po e pėrfundoj me tė. Ju vetė I shtrenjti Profesor, na keni mėsues se njeriu mund tė jetojė edhe njiqind vjet por kur nuk punon si duhet kėto vjet i kalojnė mė kot ndėrsa tė tjerėt jetojnė gjysmėn e tij, por e kanė jetėn plot me vepra fisnike, kanė nji jetė tė pasur, tė jetueme si duhet pėr Atdhe e Popull. Ju mund tė jeni krenar dhe i lumtur se puna juej u kurorėzue me sukses, dita pėr tė cilėn punuet e vuejtėt, andrrat e mendimet jo vetėm qė erdhi dhe na e bukur se sa mund ta imagjinojshi, por edhe ma shpejt se sa e pritshit, 15 vjet ma parė.
Ju jemi mirėnjohės
Dhe breznija qė ju edukuet u rrit ashtu siē dojshit ju. Ju gėzoheni sepse, megjithė moshėn e vuejtjet, njė pranverė e re ka thyer nė shpirtin tuej, asht pranvera pėr tė cilėn punuet e dhanė jetėn Qemali me shokė, nxėnėsit tuej. Dhe pėr ma tepėr, Ju po jetoni nė njė shoqėri ku puna dhe jeta juej jo vetėm se dihet e njihet por edhe ēmohet e nderohet. Ky besoj, jam i bindur, pėr ma tepėr, se asht satisfaksioni ma i madh nė jetėn tuej. Ju e keni meritue dhe e meritoni plotėsosht kėtė satisfaksion tė ligjshėm. Dhe sa pėr moshėn, nuk Ju e them pėr tė ju ba qejfin, por ju as qė dukeni fare se keni vjet. Unė vetėm nga gazeta e mėsova, se pėrndryshe as qė nuk do t'ishe kujtue, megjithė pa edhe unė i dashtun Profesor, i kalova tė katėrdhjetat. Po ju gjithnjė mė dukeni, i dashtuni Profesor, ai qė keni qenė gjithmonė, i ri nė zemėr e nė shpirt, energjik, plot entuziazėm e hov rinor, gati pėr ēdo sakrificė e punė pėr tė mirėn e atdheut, popullit e socializmit. Ju uroj t' arrini tė 100-vjetėt na po kėtė cilėsi dhe gjithmonė tė shihni mirė e mbarė nė familjen tuej, nė fėmijėt tuej, nė popullin tuej qė po aq fort e doni, nė shoqėri dhe nė tė gjithė njerėzit me vullnet tė mirė. Ju pėrqafoj me respekt e dashuni. Ish nxėnėsi Juej qė nuk ju harron kurrė dhe do t'ju jetė gjithmonė mirėnjohės". Vasil Llazari. Shkodėr 1960