H I S T O R I
SHQIPTARE


| Hyrje |

Specilialistėt e Mesjetės: Vula nga Danimarka nuk i pėrket heroit kombėtar


Me kėrkesė tė zv/kryeministrit Meta, vula e gjetur nė Danimarkė pritet tė mbėrrijė nė Shqipėri pėr t’u ekspozuar.
Vula e Skėnderbeut, udhėtim pėr nė Tiranė
-- nga Belina Budini, shkurt 2003

Ambasadori shqiptar nė Danimarkė: Ja si u gjet vula e rrallė. Konsiderohej si relike osmane.

Vula e Skėnderbeut nė dyll TIRANĖ – Nga kancelaria e Gjergj Kastriot Skėnderbeut nė Muzeun Kombėtar tė Danimarkės. Bėhet fjalė pėr njė vulė dylli origjinale, tė pėrdorur nga Skėnderbeu, e cila pritet tė mbėrrijė sė shpejti pėr t’u ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė dhe nė muzeun e Krujės. Sipas studiuesve dhe njohėsve tė epokės sė Skėnderbeut, kjo vulė mbart vlera tė shumta historike si dėshmi materiale e kancelarisė sė Skėnderbeut. Pėrveē disa letrave nga korrespondenca e Skėnderbeut, pak prej objekteve qė ka pėrdorur ai kanė mundur t’i rezistojnė kohės e tė ruhen deri sot. Mė shumė se pėr vulat dhe objektet e skrivanisė sė tij ėshtė treguar kujdes pėr armėt, tė cilat ruhen nė muzeume. Sipas studiuesve, deri tani nuk ėshtė zbuluar dhe nuk ka mbėrritur nė Shqipėri asnjė vulė origjinale, pėrveē stampimeve tė vulave tė ndryshme qė ka pėrdorur Skėnderbeu nė letrat qė ai ka shkruar, pak prej tė cilave kanė arritur tė gjenden. Lajmi pėr mbėrritjen e pritshme tė vulės sė rrallė ėshtė konfirmuar dje pėr “Shekullin” nga zyra e shtypit e Ministrisė sė Jashtme. Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie ėshtė shprehur se “Vula e dyllit tė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, e cila ndodhet nė Muzeun Kombėtar tė Danimarkės, me interesimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme do tė ekspozohet sė shpejti nė Muzeun Kombėtar nė Tiranė si dhe nė muzeun “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” nė Krujė.

Si u njoh vula
Pamje nga vula e Skėnderbeut Prej kohėsh qėndronte e ekspozuar nė Muzeun Kombėtar nė Kopenhagen. Por studiuesit shqiptarė nuk e kanė pikasur atė. Ajo ka qėndruar e harruar deri para pak kohėsh, kur ambasadori i Shqipėrisė nė Danimarkė, Qemal Minxhozi ka treguar interes pėr objektin nė fjalė. Pasi ka parė vulėn e ekspozuar nė muzeun e Danimarkės, ambasadori shqiptar ka zhvilluar njė takim me kuratorin e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės, Peate Penz, me tė cilin kanė rėnė dakord qė vula tė sillet pėr t’u ekspozuar nė Shqipėri. Minxhozi e ka vrojtuar nga afėr vulėn e dyllit tė Heroit Kombėtar nė kėtė muze. Ai ėshtė shprehur se vula ėshtė nė gjendje shumė tė mirė dhe se tė gjitha inicialet e saj ishin tepėr tė qarta. Nga ana tjetėr, sipas kuratorit tė muzeut tė Danimarkės, Peate Pentz, vula mendohet tė jetė derdhur nė gadishullin Italik, pasi kualiteti i derdhjes ėshtė shumė i lartė dhe i avancuar pėr t’u krijuar nė vende tė tjera tė Evropės. Me kėrkesė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ambasadori ynė ka biseduar me kuratorin danez pėr mundėsinė e ekspozimit tė kėsaj vule me kaq vlera tė mėdha kombėtare e historike nė Muzeun Kombėtar tė Tiranės dhe edhe nė atė tė Krujės. Nė takim janė dorėzuar formularėt pėr kushtet qė duhet tė plotėsohen nga specialistėt shqiptarė pėrkatės, pėr tė bėrė tė mundur zhvendosjen e shpejtė tė kėsaj vule dhe mirėmbajtjen e saj nė kushte tė mira.

Prononcim:
Sabri Godo: Sikur tė na bėhej dhuratė kjo vulė!
Shkrimtari Sabri Godo, i cili ka shkruar edhe njė libėr kushtuar heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, titulluar “Skėnderbeu”, shpreh entuziazėm pėr mbėrritjen e kėsaj vule tė ekspozuar nė Danimarkė, edhe nė Shqipėri. “Ky ėshtė njė lajm i bukur. Mendoj se kjo vulė, nėse vėrtet ėshtė ajo qė pėrshkruhet, ėshtė e njė rėndėsie tė madhe dhe mbart shumė vlera. Unė nuk e kam parė atė, por do tė pres kur ajo tė mbėrrijė qė ta vrojtoj nga afėr. Megjithatė, ndoshta do tė ishte mė mirė qė ajo jo vetėm tė ekspozohej nė muzetė tona, por tė ishte edhe pjesė e tyre. Mė bukur do tė qe nėse muzeu i Evropės ku ėshtė ekspozuar t’ia bėnte dhuratė Muzeut tonė Kombėtar”, - shprehet Godo. Ai shton se nga kancelaria e Skėnderbeut janė zbuluar disa gjėra interesante dhe me shumė vlera dhe se tė tilla, me siguri, ende kanė pėr t’u zbuluar nė tė ardhmen. Zbulimi i korrespondencės sė Skėnderbeut nė arkivat e Vatikanit ėshtė njė nga surprizat mė tė bukura tė kohėve tė fundit si dėshmi tepėr e rėndėsishme historike e kohės. Nė shumė prej kėtyre dokumenteve ka edhe vula tė Skėnderbeut.

Pamje nga vula e thatė Studiuesi:
Vulat e Skėnderbeut, historia e vulės shtetėrore dhe sekrete.
Studiuesi Dhimitėr Pilika, autor i disa studimeve pėr vulat dhe pėr betejat e kohės sė Skėnderbeut, na shpjegon historinė e gjetjes sė vulave tė stampuara nė letėr nga epoka e Skėnderbeut. Ai thotė se bėhet fjalė pėr vulėn shtetėrore dhe atė sekrete tė Skėnderbeut. “Por nuk janė vula materiale, madje nuk janė gjetur as dokumentet origjinale nė letėr tė vulosura, por disa kopje tė tyre. Kėto kopje me vulėn shtetėrore dhe atė sekrete tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut janė ekspozuar prej kohėsh nė muzetė shqiptare, qė prej vitit 1961. Qė tė dyja janė gjetur nga njė profesor sllovak nė Pragė, nė arkivin e Raguzės”, - tregon Dhimitėr Pilika. Ai shton se vula shtetėrore stampon imazhin e njė shqiponje me dy krerė dhe njė yll me gjashtė cepa, qė pėrfaqėson diellin, ndėrsa vula tjetėr, ajo sekretja, qė sipas Pilikės, pėrdorej nga Skėnderbeu pėr dokumente kryesisht financiare, stamponte imazhin e Zeusit tė Dodonės bashkė me Ledėn, njė perri pellazge. Pilika pėrmend si gjetje interesante nga kancelaria e Skėnderbeut edhe letrat qė ky i fundit i ka pas ēuar Vatikanit. Deri mė tani gjenden tė botuara vetėm letrat qė Vatikani i ka pas dėrguar Skėnderbeut dhe jo anasjelltas. Nė letrat e zbuluara janė gjetur edhe stampimet e vulave qė ka pėrdorur Skėnderbeu. Sa i pėrket vulės sė gjetur, Pilika thotė se nuk e ka parė ende atė dhe se nuk mund tė flasė me siguri pa e vrojtuar.

Minxhozi nė tratativa pėr sjelljen nė Tiranė. Ja aventura e vulės, qė mbėrriti nė muze nga njė ankand.

Ambasadori: Si e gjetėm vulėn nė muzeun e Danimarkės
Ka pėrfunduar nė muzeun e Danimarkės qė nė 1839, por jo si vulė e Skėnderbeut. Ėshtė blerė nga ky muze me ankand nė kėtė kohė si njė relike e Perandorisė Osmane. Deri nė dhjetor tė vitit 2002 njihej dhe ekspozohej nė pavijonet e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės si e tillė. Ja ēfarė rrėfen ambasadori shqiptar nė Danimarkė pėr odisenė e kėsaj vule qindravjeēare: “Qė nga 1839 vula e Skėnderbeut qė pritet tė mbėrrijė nė Tiranė konsiderohej si njė relike nga vulat e Perandorisė Osmane. Vetėm pėrpara njė viti, arkeologu Peate Penz, kurator i muzeut, nė njė studim tė bėrė, zbuloi se nuk bėhej fjalė pėr njė relike tė Perandorisė Osmane, por pėr njė nga vulat origjinale tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Nė tė njėjtėn kohė vula e zbuluar, pjesa e dyllit ka iniciale tė qarta qė tregojnė datimin e saj qė nga koha e Skėnderbeut. Arkeologu i njohur danez Penz ka pėrgatitur njė artikull tė gjatė studimor qė do tė botohet sė shpejti nė mediat shkencore tė Kopenhagenit dhe do tė titullohet “Shqiptari i madh”. Nė kėtė artikull ai do tė zbulojė se si arriti ta identifikojė objektin e pretenduar pėr relike tė Perandorisė Osmane qė doli se ėshtė vula e heroit kombėtar tė shqiptarėve”, - shprehet nga Danimarka, ambasadori i Shqipėrisė atje, Qemal Minxhozi. Ai kėto ditė ėshtė duke bėrė tratativa pėr ta sjellė objektin nė Shqipėri qė tė ekspozohet dhe thotė se mendohet qė objekti tė mbėrrijė kėtu pas njė ose dy muajsh. “Ky ėshtė njė proces qė kėrkon dėshirė politike, tė cilėn, ne e kemi patur deri tani, por edhe i kushtueshėm”, - shprehet Minxhozi. Mė tej ai shton se ka vetėm tre ditė qė ka patur mundėsinė ta vrojtojė nga afėr dhe ta prekė vulėn nė fjalė. “Pėrpara tre ditėsh m’u mundėsua ta vrojtoj nga afėr kėtė vulė dhe ta prek atė, sigurisht i pajisur me dorashkat pėrkatėse. Vula nuk ėshtė ndonjė objekt mahnitės, as i ndonjė madhėsie tė pazakontė siē mund tė mendohet. Ėshtė pak mė e madhe se vulat tona tė zakonshme zyrtare. Ajo pėrbėhet nga pjesa metalike, qė ėshtė vula e parė nga sipėr dhe pjesa e dyllit ku lexohen qartė inicialet identifikuese tė kohės sė Skėnderbeut. Gjatė gjithė kėtyre kohėve, pra qė nga 1839 kur vula ka mbėrritur nė muzeun e Danimarkės, ėshtė prezantuar siē thashė, si relike e osmanėve dhe vetėm para njė viti ėshtė identifikuar si shqiptare nga Penz”, - shprehet ambasadori Minxhozi. Ai shton se ndėrkohė qė bėhen tratativat pėr ta sjellė nė Tiranė, po mendohet qė ardhja e saj nė Shqipėri tė shoqėrohet edhe me ndonjė aktivitet, ku ajo tė prezantohet mė mirė pėr publikun dhe studiuesit shqiptarė. Sa i pėrket blerjes apo dhurimit tė kėtij objekti pėr muzeun shqiptar, Minxhozi thotė se ėshtė ende herėt tė flitet pėr kėtė dhe se ajo qė pretendohet pėr momentin ėshtė sjellja e objektit pėr t’u ekspozuar nė Tiranė.

Marrė nga http://www.shqiperia.com/historia/vula_skenderbeut.php


Specilialistėt e Mesjetės: Vula nga Danimarka nuk i pėrket heroit kombėtar

Arkeologu danez Peater Pentz ka qenė i pari dhe i vetmi qė ka mbrojtur dje nė takimin me historianėt shqiptarė se vula e dyllit ėshtė e Skėnderbeut. Studiuesi Biēoku: “S’ėshtė hera e parė qė heraldika e Skėnderbeut falsifikohet. E kishte bėrė Skiroi mė 1904 me stemėn e Kastriotit”.

Vula nostalgjike nuk ėshtė e Skėnderbeut

-- nga Elsa Demo

Dhe studiuesit e Mesjetės nuk e pranuan pėr vulė tė Skėnderbeut. Duhej bėrė ajo ceremoni fantastike mė 30 maj nė Muzeun Historik tė Krujės, ku ndryheshin edhe dyshimet e para, pas ekzaltimit dhe urimit “sikur ajo vulė dylli tė bėhej jona”, “sikur tė na e falė muzeu danez”. Historianė e heraldistė shqiptarė, vetėm dje, janė vėnė pėrballė arkeologut danez, zbuluesit tė vulės Peater Pentz.
Kanė kaluar gjashtė javėt e ekspozimit tė vulės nė Muzeun e Krujės “Gjergj Kastrioti”, dhe Instituti i Historisė sė Shqipėrisė mori mundimin tė bėjė ekzaminimin e vulės. “Nuk ka tė bėjė me Skėnderbeun”, ka deklaruar pas debatit, Ana Lalaj, Shefe e Departamentit tė Historisė. “Kemi tė bėjmė me njė vulė fiktive”. Edhe njė heraldist i regjur si Gjin Varfi, kishte provuar emocionin e parė tė habisė. Ja ku ndodhej pėrballė vulės qė linte dyshime nė syrin e stėrvitur: njė vulė me tekst greqisht rreth simbolit tė shqiponjės me dy kokė. Si katolik qė ishte, nė gjithė kancelarinė e Skėnderbeut gjejmė gjuhėn latine. “Teksti mė ishte dukur fantastik, qysh kur dėgjova komentet e para: Aleksandri i Madh perandor i romejve, mbret i shqiptarėve, sundimtar i osmanėve… ”,-thotė Varfi.
Ndėrkohė qė nė vulėn dhe shkresat zyrtare tė tij gjejmė tė shkruar “Dominus Albaniae” – Zot i Arbėrisė. Heraldisti Gjin Varfi shton nė komentin e tij se nuk dinte tė ketė pasur ndonjėherė njė Aleksandėr qė tė ishte sundimtar i osmanėve dhe i bizantinėve. “M’u kujtuan atėherė simbolet fiktive qė ka pėrdorur Mesjeta, simbole tė karaterit artistik, por jo funksional. Nė rastin konkret kjo ėshtė njė vulė fiktive qė i atribuohet njė Aleksandri. Pėrfundimisht nuk mbroj idenė e vulės false. E punuar nga argjendari i kohės ajo i pėrket fantazisė, Po tė shohim gjenealogjinė e shumė sundimtarėve ekzistojnė vula tė tilla pėr efekt nostalgjik. ” Njė nga arsyet qė mund ta ketė shtyrė arkeologun danez pėr t’ia adresuar mbretit Zotit tė Arbėrisė kėtė vulė, sipas Varfit ėshtė pikėrisht fjala romej-romajkos, mė tė cilėn thirreshin gjithė qytetarėt bizantinė, mes tyre shqiptarėt.
Edhe nga forma elipsoidale e vulės, tė cilat u shfaqėn aty nga shek.XVII, nuk ka pėrkime me atė formė rrethore tė vulave tė mesjetės.
Pėr Prof. Kasem Biēokun, i cili ka qenė njė ndėr mė tė rreptėt nė debatin e djeshėm, ajo vulė jo vetėm qė nuk i pėrket Skėnderbeut, gjė pėr tė cilėn ishte dyshues qysh nė fillim, por pėr kėtė lojė me vulėn ka njerėz qė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi, ata qė hapėn tė parėt. Biēoku, studiues i Mesjetės dhe periudhės sė Skėnderbeut thekson edhe njė detaj tė rėndėsishėm, lidhur me emrin Aleksandėr, aludimin qė mund tė bėhet pėr njė ekuivalent tė mundshėm me emrin Skendėrbe”. Aleksandrit tė Madh nė greqisht i pėrgjigjet Iskander, ashtu sikur Iskander ėshtė quajtur heroi ynė nė pagėzimin e tij nga oborri i Sulltanit.
Prof. Kasem Biēoku mendon se kemi tė bėjmė me njė falsifikim qė rėndom bėheshin nė shek.XVII, pėr t’u shitur. Dhe nė kėtė rast i shtohet njė sėrė falsifikimesh qė janė bėrė me heraldikėn dhe historinė e bėmave tė shkruara tė Skėnderbeut. “Njė nga falsifikimet mė mjeshtėrore, ėshtė ai i Xhamaria Biemit i cili thotė mė 1742 se ekziston njė histori e shkruar pėr Skėnderbeun para asaj tė Barletit. Ndėrsa Zef Skiroi nė vitin 1904 bėn njė falsifikim tjetėr tė yllit tė stemės mbi varrin e Kostandin Kastriotit.” Studiuesi thotė se sipas Skiroit, ylli i stemės sė Kastriotėve, qenkėsh 6 cepėsh, ndėrkohė qė ėshtė 8 cepėsh. Dhe kjo vėrtetohet nė varrin qė Donika Kastrioti ngriti pėr Kostandin Kastriotin.
I vetmi qė erdhi dhe po ikėn nga Shqipėria me bindjen se kjo vulė dylli i pėrket Heroit Kombėtar tė shqiptarėve, ėshtė arkeologu danez Peater Pentz.
I ka dėgjuar interpretimet dhe mohimet e specialistėve shqiptarė, dhe ka mbetur nė tė vetėn. Vula tashmė do tė kthehet sėrish nė Muzeun Kombėtar nė Kopenhagen. Do vazhdojė tė jetė po aq autentike dhe me vlerė, kjo nuk dihet.
Ndoshta e gjitha kjo mund tė ishte njė shaka e kripur, atėherė kur Ministria e Kulturės kishte nė dorė tė bėnte diēka pėr sė mbari. Kėta specialistė mendimet e tyre t’i thoshin nė vendin dhe kohėn e duhur, atje nė Kopenhagen, disa muaj mė parė.

Historia
Shkresat zyrtare tė Skėnderbeut, qė njihen deri tani dhe qė kanė dyllin me gjurmėn e vulosjes sė tyre, tregojnė se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, qė kishin madhėsi e simbole tė ndryshme. Vula e madhe zyrtare e Skėnderbeut ishte nė formė rrethore me diametėr 41mm dhe perimetėr afro 125 mm. Nė qendėr ajo kishte shqiponjėn dykrenore dhe yllin me gjashtė cepa, vendosur ndėrmjet krerėve. Anash vula kishte rrethin me shkronja tė mėdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Nė krye tė rrethit tė vulės ishte shenja e diellit me tetė rreze qė ndante fillimin dhe mbarimin e kėtyre shkronjave. Shenja e diellit me tetė rreze ka qenė simbol shtetėror i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nėn krerėt e shqiponjės dhe mbi krahėt e saj kishte inicialet D AL tė fjalėve Dominus Albaniae. Kėto iniciale qė pėrbėnin titullin zyrtar tė Skėnderbeut, tregonin pozitėn e tij juridike si kryetar shteti nė vendin ku ai ushtronte pushtetin. Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės sė tij personale. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.

Versioni danez
Eshtė pjesė e inventarit tė Muzeut Historik Kombėtar tė Danimarkės, me numėr kodi 44. Arshivimit mendohet tė jetė bėrė nė vitin 1839. Deri njė vit mė parė njihej si objekt i perandorisė osmane, kur arkeologu danez Peater Pentz del me tezėn se ky objekt ėshtė vula autentike e heroit kombėtar tė Mesjetės. Nė qendėr tė vulės ėshtė shqiponja me dy kokė dhe rreth saj mund tė dallohen disa gėrma cirilike ku shkruhet: ALB-SERVI.BOULGARY.ALEKSANDRO.ELESO. Nė tė janė gdhendur shenjat heraldike se bashku me emrat. Mendohet qė vula tė ketė ardhur nė oborrin mbretėror tė Danimarkės rreth shek.XVI, nėpėrmjet shkėmbimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombėtar nė Kopenhagen e ka blerė vulėn nė vitin 1839 nė njė ankand, pas vdekjes sė dy koleksionistėve, peshkopit Friedrich Monter dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm. Njėri nga kėta e kishte blerė mė parė vulėn nė njė ankand nė vitin 1824 si njė vulė ruse. Pėrpara se tė sillej nė kėtė muze vula i pėrkiste dhomės sė artit mbretėror danez.


Rrėnjėt e humbura te njė vule

Vula e Muzeut Historik te Danimarkes, e cila u soll ne Shqiperi me 30 maj, nga zbuluesi i saj Peter Pentz, nuk eshte origjinalja e perdorur nga Gjergj Kastriot Skenderbeu. Analiza e specialisteve, qe hodhi drite mbi vleren e saj autentike, duke arritur ne perfundimin se ajo eshte nje vule fiktive, qe s'ka asnje lidhje me heroin tone kombetar. Vula pa emer nis serish aventuren e saj ne drejtim te Danimarkes, ne kerkim te origjines se saj.

-- nga Anduela NIKA

Aventura daneze e vules, te cilesuar si origjinalja e perdorur nga Skenderbeu, duket se do te rinise udhetimin ne kerkim te "pronarit" te saj te ligjshem. "Vula nuk eshte e Skenderbeut ", ky ka qene perfundimi i nxjerre pas analizes se saj, nga eksperte te Institutit te Historise ne Tirane. "Ajo nuk ka asgje te perbashket me heroin. Mbi te eshte shkruar emri Aleksander. Heroin tone e kane quajtur Gjergj Kastrioti ose Skenderbeu dhe jo Aleksander", ka thene per "Korrieri", drejtoresha e Institutit te Historise, znj Ana Lalaj. Vula e zbuluar ne Muzeun Mbreteror te Danimarkes nga dijetari Peter Pentz erdhi ne Shqiperi reth nje muaj e gjysem me pare, duke u cilesuar si nje eveniment shume i rendesishem historiko-kulturor; nje nga objektet personale te nje rendesie te vecante, sic ishte vula orgjinale e Skenderbeut kthehej ne vend. Deklarimet e studiesve, historianeve dhe vete drejtorit te Muzeut Historik Kombetar, zr Moikom Zeqo dhe te vete studiuesit danez per autenticitetin e vules jane hedhur dje poshte nga specialiste, kryesisht te periudhes se mesjtetes. Nga specialistet u moren ne analize dhe disa detaje si: kurora, dhelpra, tre qinrinjte dhe u krahasuan me vulat ekzistuese, qe njihen si origjinale te Skenderbeut, duke arritur ne perfundimin se midis vules nga Danimarka dhe Skenderbeut nuk ka lidhje te drejtperdrejte. Ata konkluduan, ne baze dokumentash se, princi i shqiptareve Skenderbe, nuk kishte shfaqur kurre pretendime per te qene mbret i Bullgarise dhe Serbise, pasi ne kete vule dallohen disa germa cirilike ku shkruhet "Alb- Servi. Boulgary.Aleksandro". "U diskutua dhe per faktin, qe kjo vule mund te jete fiktive, dhe qe mund te jete bere nga ndonje fisnik tjeter, i cili ka patur ambicie pas periudhes skenderbegiane, per te fallsikuar nje vulle te tille. Raste te tilla nuk munguar ne histori", ka deklaruar drejtoresha Lalaj. Vula do te udhetoje perseri per ne Muzeun Historik te Danimarkes, pas 6 javesh ekspozimi ne ambjentet e Muzeut Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", ne Kruje; ne kerkim te nje tjeter prijesi dhe ne ne kerkim te nje tjeter vule autentike te heroit tone kombetar.

Odisea e vules pa emer
Nje vule, e cila mendohet te jete origjinalja e perdorur nga Gjergj Kastriot Skenderbeut, eshte zbuluar ne Muzeun Mbreteror te Danimarkes nga dijetari Peter Pentz, ndersa iu eshte blere nga ky muze pinjojve te heroit, ne vitin 1614. Vula pas nje qendrimi te gjate ne muzeun e Danimarkes rikthehet ne Shqiperi ne muzeun qe mban vete emrin e heroit. Ajo eshte ekspozuar ne 30 maj ne ambjentet e ketij muzeu dhe ka qendruar aty 6 jave me rradhe. MKRS ne bashkepunim me Ambasaden shqiptare ne Kopenhagen (Danimarke), bene te mundur sjelljen e saj ne Shqiperi, nga vete zbuluesi i saj Peter Pents si dhe Drejtori i Muzeut Kombetar te Kopenhagenit, per t'i bere vleresimin e autenticitetit te saj nga specialistet shqiptare. Vula eshte pjese e inventarit te Muzeut Historik Kombetar te Danimarkes e koduar atje me numer 44. Sipas te dhenave paraprake nga takimi me arkeologun danez Peter Pentz, i cili e zbuloi vulen, viti i arshivimit te saj mendohet te jete viti 1839. Ajo deri tani njihej si objekt i perandorise osmane. Ne studimet e fundvitit te kaluar arrihet ne konkluzionin se ky objekt eshte vula autentike e perdorur nga heroi yne kombetar. Ne qender te vules eshte shqiponja me dy koke dhe rreth saj mund te dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso". Poshte shqiponjes eshte e vizatuar nje kafshe duke vrapuar. Vula eshte prej material bronxi, ne te cilen jane gdhendur shenjat heraldike se bashku me emrat. Mendohet qe ajo te kete ardhur ne oborrin mbreteror te Danimarkes rreth shekullit te 16-te nepermjet shkembimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombetar i Danimarkes e ka blere vulen ne vitin 1839, ne nje ankand, pas vdekjes se dy koleksionisteve, peshkopit Friedrch Monter dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm. Njeri prej tyre e kishte blere me pare vulen ne nje ankand ne vitin 1824 si nje vule ruse. Perpara se te sillej ne kete muze vula i perkiste dhomes se artit mbreteror danez.

| Prapa |