KULTE FETARE
NĖ SHKODĖR
|
 |
XHAMIA E PLUMBIT
Ndėr veprat e shumta tė ndėrtuara nė Shkodėr nga trashėgimtarėt e njėpasnjėshėm e sundimtarė tė mėdhenj siē
ishin Bushatllinjtė, ėshtė dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si datė tė lindjes sė vet, vitin 1773. Kjo vėrtetohet edhe me shqipėrimin e shkrimit tė gdhendur nė pllakėn e vendosur mbi derėn kryesore tė kėsaj xhamie, ku thuhet:
|
|
HISTORI SHKODRANE
|
| |
| |
| |
| |
| |
|
|
"Viti 1187 Hixhri ėshtė data e ndėrtimit tė xhamisė sė madhėrishme prej Mehmet Pashės, zot i bamirėsive." Dhe mė poshtė: "Viti 1280 ėshtė data e riparimit tė xhamisė prej kujdestarit tė saj Mahmut
Berberi". Respektivisht, kėto dy data tė kalendarit islamik, pėrkojnė me vitet 1773 dhe 1863.
Ajo ēka ėshtė pėr t'u shėnuar mbi jetėn e kėsaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallė kulti tipik i stilit turko- arab ėshtė tregues i njė stadi tė lartė miqėqėnieje tė lagjes sė vjetėr Tabakė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 18 dhe gjatė shekullit tė kaluar, ėshtė historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, tė cilat, mė se njė herė u bėnė objekte vjedhjesh e grabitjesh.
Kėshtu, menjėherė pas shpėrthimit tė kufijve tė qytetit tė vjetėr drejt asaj zone ku sot shtrihet Shkodra, xhamia ra prč e individėve tė ndryshėm, tė cilėt, pėr arsye tregtie, hoqėn shtresat e konsiderueshme tė plumbit nga kupolat e xhamisė. Megjithatė, viti 1913 3 gjeti Xhaminė e Plumbit me disa shtresa plumbi, por ushtria e Vjenės e vazhdoi edhe mė tej shkretimin e objektit, duke i hequr dhe mbetjet e fundit. Ėshtė plotėsisht e vėrtetė se Xhamia e Plumbit ėshtė "fundosė", veēse kjo "fundosje" - siē i thonė shkodranėt - nuk
ka ardhur pėr arsye tė zhytjes sė ndėrtesės nė thellėsi shkaktuar nga paqėndrueshmėria e shtresave tė dobėta me pėrbėrje kryesisht gėlqerore. E vėrteta flet me gjuhė tjetėr: Ajo fushė ku kalon Drini, nė kohėn e ndėrtimit tė Xhamisė ishte shumė me e thellė nga ē'ėshtė sot. Mjafton tė thuhet se Xhamia e Plumbit kishte 8 "dhėmbė" shkallė pėr tė kuptuar se prurjet e Drinit nė kėtė fushė e kanė ngritur nivelin e tokės, por jo se kanė ulur atė tė xhamisė, minarja e sė cilės, pas riparimit tė fundit rreth vitit 1920 nga Xhelal Pasha, nipi i Vezirit Plak tė Bushatllinjve tė Shkiodrės, u shemb prej njė rrufeje nė vitin 1967. Po nė kėtė vit, Xhamia e Plumbit u mbyll, por pėr ēudi, ajo ėshtė ndėr tė paktat xhami nė krejt Shqipėrinė qė nuk u shkatėrrua nga ateizmi i ēmendur komunist.
E tėrė Shqipėria, por sidomos Shkodra, ėshtė dėshmitare e shkatėrrimit tė mjaft objekteve tė kultit mysliman, mes tė cilave, edhe ndėrtime tė jashtėzakonshme, si Xhamia e Parrucės, e Kirasit, e Selvisė, etj...
Ndėrsa po ndėrtohej xhamia, vetė Mehmet Pasha mori pjesė nė punimet; ky gjest shpjegohet me pėrkushtimin e tij fetar dhe me qėllimin qė me i tregue popullit se puna ėshtė e madhėrishme, aq mė tepėr nė vepra publike. Nė lidhje me pjesmarrjen e Mehmet Pashės nė kėto punime ka njė anektodė: Njė fshatar donte t'i paraqiste njė ankesė personale Pashės; mori vesh se ndodhej mes punėtorėve, por nuk e dallonte, sepse ai ishte i veshur thjeshtė. Rastisi qė vetė personi ta pyeste vetė (vetė Pashėn) se ku gjendej Pasha dhe mori pėrgjigje qė tė priste pak. Pas pėrfundimit tė punės, {asha u vesh zyrtarisht dhe i doli para hallexhiut qė mbeti i prekur nga thjeshtėsia e tij.
Fjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999
-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga , Boston
|
|
|