L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Xhuli Babatinca (Kecaj)

Xhuli Babatinca (Kecaj) Lindi mė 11.01.1957 ne qytetin e Shkodres, Shqiperi. Poete, gazetare, perkthyese.
Shkollen e tetevjecare e te mesme e mbaroi ne qytetin e lindjes, ndersa studimet e larta ne Universitetin e Tiranės - Fakulteti Histori- Filologji, dega gjuhe-letersi, me specialitetin e veēante gjuhen serbo-kroate i mbaroi ne 1982.
Pas studimeve punoi si pėrkthyese nė ATSH (Tirane) deri me 1991. Sot ndodhet ne Toronto - Kanada, ku vazhdon aktivitetin e saj si gazetare e poete.



Poezi

Shkoderloces

Mes dhjetra e dhjetra qyteteve,
ma i bukri qytet arbnor je Ti,
mes dhjetra e dhjetra qyteteve
me shekuj emnin me te lashte ke Ti.

Ne djepin tend u perkund mbreteresha Teute,
Agronit i dhe tamel me gjinin tand
e kur te pergjaken te tanen
Genti bimen gentjane i vuni trupit tand.

Prandaj dhe emnin
Shkoder - locja ta dhane
emen qe asnje qytet tjeter
me vete ate s'e mban.

Mes dhjetra e dhjetra qyteteve
ma i bukry qytet arbnor Ti je
mes dhjetra e dhjetra qyteteve
emnin me te lashte me mijeravjeēare e ke...
-- 18 qershor 1998

Klithmat e shpirtit tim

Naten
kur gjithshka te kete heshtur
dhe hena si nuse e turpshme
syrin e saj te kristalte te kete nxjerre
do degjoni ca klithma:
Mos u trembni,
jane klithmat e shpirtit tim,
klithmat e nje gruaje
qe paqe e rehati ne dhe' te huaj nuk po gjen.

Naten
kur mesnata mbi koke shamine e zeze te kete vene
dhe hena nuserimin e saj te kete bere
do degjoni ca klithma:
Mos u trembni,
jane klithmat e shpirtit tim,
klithmat e nje shpirti te copetuar
qe perhapen neper eter.
-- 30 mars 1998

Viti '99

Ne hinin e lotit,
ne varret e shpirtit,
ne gjurmet e gjakut
ne doren e krimit.
do te gjeni veē nje emen:
Kosove.
-- 2 mars 2000

Strajca e halleve

Shqipenia ime,
dhimjen ne palce e ndjej,
kur i hueji vner per ty shperndan,
kur te quejn te vorfen,
Ty, qe bukurine e shpirtit
thinjat mbulue ta kane.

Eci dhe'nave te hueja
me shpirtin e dermuem
kurrizi cope me eshte ba prej halleve,
e ma shume me shtohen ato,
kur mendoj se Ty, strajcen e halleve
prej kurrizit,
kurre s'mundem me ta larguem...
-- 7 gusht '99

Nene Terezes

Nje yll nga qielli u shkeput e ra
para meje nje vegim u shfaq
mes shenjtoreve te shumte
shenjtore ishte ba
Kudo drite e ngrohtesi,
ishe ne perjetesi
-- 5 maj 1998



Botime

Prej vitit 1998 ka botuar ne shqip, vellimet poetike:

Klithmat e shpirtit

poezi
botim i vitit 1998 - 103 fq

Botues: Elona Agolli
Shtepia botuese
"Dritero"- Tirane, Shqiperi
Redaktor: Sadije Agolli

Loti Dardan

poezi
botim i vitit 2000 - 132 fq

Shtepia botuese:
"Dritero"- Tirane, Shqiperi
Redaktor: Sadije Agolli

Kosove '99

poezi
botuar ne tetor 2001 - 104 fq

Shtepia botuese:
"CAMAJ-Pipaj"- Shkoder, Shqiperi
Redaktor: Hasan Lekaj

-- marre nga faqja: http://www.albacenter.it/

| Prapa |