L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Hyrje |

ZIJA ĒELA - shkrimtar i njohur shkodran

"Gjaku im i erret", Botime "Ideart", 72 faqe
Zija Ēela eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise se sotme shqiptare. I lindur ne Shkoder, pas mbarimit te studimeve universitare ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise, caktohet mesues ne rrethin e Kukesit. Ketu ai do te shkruaje mjaft tregime, te cilat i permblodhi ne vellimin e tij te pare i cili u prit shume mire nga lexuesi shqiptar. Autori i tregimeve realiste e plot frymezim rinor, per aq sa mund te flitej per realizmin ne ate kohe kur arti e letersia kontrollohej rreptesisht, ne stilin e tij te vecante te tregimeve si "Ne jetojme ne Has" do te paraqitej para lexuesve me vellime te reja qe tregonin konsolidimin e tij si shkrimtar. Suksesi ne letersi e solli shkrimtarin Zija Ēela nga jeta e humbur dhe e zymte e provinces, ne qendren e artit dhe letersise ne kryeqytet, Tirane, si drejtues i gazetes "Drita" per disa vjet me rradhe. Zija Ēela eshte jo vetem tregimtar por edhe autor romanesh te suksesshme dhe nje nga autoret bashkekohore nder me prodhimtaret dhe te lexuar nga lexuesit shqiptar. Vepra e tij me e fundit "Gjaku im i erret" eshte disi me ndryshe nga krijimtaria e meparshme. Autori ne kete veper abstragon mbi realitetin, eshte enderrues e plot fantazi qe e con nga nje ide ne nje tjeter, nga nje hapsire ne nje tjeter, madje nga Shqiperia e vogel buze Adriatikut, nga nje bllok parafabrikatesh prane mureve te Kinostudios Albafilm deri ne Argjentinen e larget, per te takuar (gjithnje ne menyre abstrakte) levruesit e artit te letersise ne kete vend te Amerikes Latine. Per mungese te faqeve te prozes te ketij autori te pergatitur per Internet lexuesve te Shkoder.net..., po u paraqesim recensen e Virgjil Muēit "E kush nuk ka qene ne Buenos!" botuar ne revisten "Klan" per librin me te ri te prozatorit te njohur shkodran, Zija Ēela "Gjaku im i erret".
-- Kolec Traboini, Boston 2002

VENDLINDJA E PĖRFOLUR

Pasi lėngoi nė shtrat pėr disa vjet, mė nė fund u duk se i erdhi ora e vdekjes. Trupi i kishte mbaruar, ndėrsa fryma vetėm sa linte shenjė nė faqe tė pasqyrės. Megjithatė, vdekja nuk po e merrte. Truri herė i binte nė errėsirė, herė i sillte rradhazi si nė film ca pamje tė paharueshme nga zabeli i Kalumit. Nė njė ditė behari, ai kishte parė njė femėr tė re qė i kishte farfuritur ndėr sy veshur ashtu me tesha tė lehta, pėrplot gufime nė gjoks, teksa kapėrcente gur mė gur jazet e pėrroit, qė lėshonin dritė si fije kllapodani dhe ia bėnin mė tė zjarrtė nxitimin pėr tė hyrė nė zabe. Nė kėmbėsoren pėrkundruall, duke pritur i etur, pėrshkohej hijshėm njė mashkull i shėndetshėm me shogėn ngjyrėshege nė brez, jelek tė qendisur e potina me gajtana. I zėnė nė beft dhe pa e ditur pėrse, Cam Alcani e kishte kthyer kokėn nga maja e kodrushės ku pėrndėriste kombanarja e kishės, pastaj nė shpatin me luadhe, pastaj nė dushk e nė larushk, gjithandej ku ishin bardhokat e hėnorėt, sepse deshve e cjepėve qė mbaheshin pėr ndėrzim, nė katundin e tyre s'u thoshin as pėrēakė e as pėrēorė, por hėnorė. Pas njė grime, atij iu bė se shkrepėtiu nė tė thatė, ca tafte flake qė llapsėn fluturimthi ia pėrcėlluan fytyrėn dhe ai, i shushatur e me drithma nė trup, mbuloi sytė me shuplaka. Sa zgjati? Pikėrisht kėtu i shuheshin pamjet dhe truri i binte pėrsėri nė terr.
Grahma po zgjaste, askush nuk e kuptonte se nė ē'pejzė e qenėz tė fshehtė i qėndronte shpirti, prandaj provuan gjithēka qė zakoni kėshillonte pėr raste tė tilla. Tė parin propozuan shkalcin. Nė bazė tė njė riti tė vjetėr, kush ishte pėr vdekje e nuk i dilte shpirti, e vinin me dyshek nė shkalc dhe i bėnin njė shėtitje rretheqark, qė tė nxirrte mallin e fundit pėr visin ku kishte lindur.
Mirėpo, plaku u xhindos kur ia pėrmendėn shkalcin. Atėherė, pėr t'ia lehtėsuar vdekjen, njerėzit e familjes, e shoqja, djemtė e nuset, vajzat dhe dhėndurėt i vajtėn me radhė nė dhomėn e dergjės, u pėrkulėn mbi kokėn e tij dhe i thanė se ēfarėdo gabimi apo faji tė rėndė qė nė vitet e gjata tė jetės mund tė kishte bėrė ndaj tyre, ata ia kishin falur. Si mbaruan njerėzit e oxhakut, ia dhanė hallallin edhe vėllezėrit e motrat, qė kishin lėnė konakėt e tyre pėr tė ardhur pranė tij. Pastaj pritėn qė tė vdiste. Por lala Cam prapė nuk dha shpirt. Atėherė e zgjeruan rrethin me kushėrinj nga degėt e gjakut tė tamblit, por as pėrfalja e tyre nuk e ndihmoi pėr tė shkuar nė atė botė. S'u mbetej veēse tė hapeshin akoma, duke grishur kumbarė, miq e dashamirė tė largėt, me shpresėn se pengu qė i kishte mbetur nė zemėr dhe nuk e lindte tė vdiste, ndodhej te ndonjėri prej tyre. Por pėrseri asnjėri s'e ndihmoi pėr gjumin e pėrjetshėm. Pėr dreq, plaku diku kishte ngecur, mirėpo se nė ē'gozhdė i varej shpirti aq keq, pėrsėri askujt s'i shkonte mendja. Ndėrsa heka vazhdonte dhe bijtė ngulmonin te koka e tij, Cam Alcani arriti tė nxirrte njė fjalė. Pėr t'ia plotėsuar dėshirėn e fundit, ata vrapuan menjėherė nė adresėn qė kishin dėgjuar. Por sapo njeriu i thirrur hyri nė dhomė, hapi librin e lutjeve dhe nisi t'i kėndonte La ilahe il-lallah, plaku pėrmblodhi veten e kundėrshtoi:
- Jo hoxhėn, por Hoshėn!
Prej asaj kėrkese tė ēuditshme gjithė sa u ndodhėn nė dhomė mbetėn tė mėruar, por kleriku i dijshėm u tha se njeriu atje ku ka syrin, ka edhe shpirtin. Si t'ia bėnin tani, kush kishte sy e faqe qė tė shkonte te Radi i Zarishit dhe t'i thoshte se Hoshėn, gruan e tij tė bukur, mė tė bukurėn nė lagjen e katolikėve e pėr tė cilėn i shoqi, pėr ta marrė, dikur kishte kėrcėnuar se qiste pushkė, plaku i tyre e lakmonte nė dhomė sidozot me kėrkesėn mė tė mbrapshtė:
- Vetėm pėr vetėm me Hoshėn, - kishte mundur tė shkonte zavalli, pas atij keqkuptimit qesharak.
Radi, burri kokėkrisur, e kishte bėrė dasmėn rreth nėntė vjet mė parė dhe njerėzit e shtėpisė u kujtuan se tamam qysh prej asaj kohe, i mbėrthyer nga njė sėmundje pa emėr, plaku Cam kishte zėnė shtratin dhe s'e kishte kapėrcyer mė pragun e derės. Tė gjithė e mbanin mend, gjithashtu, se nė atė dasmė ai kishte kėnduar pėr herė tė fundit, sado qė shumėkush s'ia kishte vėnė veshin ose ishte mahitur me tė. Kur Hoshėn e bukur, veshur nuse, e kishin nxjerrė nė oborr dhe trimat e shtruar nė tryeza e kishin pushuar ahengun njė copė herė, pėr t'ua lėnė radhėn grave dasmore, mes heshtjes dhe atij kundrimi tė pėrgjithshėm kureshtar, befas ishte dėgjuar njė zė burri. Tė gjithė kishin kthyer kokėn nė drejtim dhe nė atė drejtim tė gjithė kishin parė lalėn Cam, mė kėmbė, me shpatullat e rrasura nė gurėt e avllisė, duke ēalltisur me dy duart pėr ēiftelinė, ndėrsa dhėmbėt me kapsula platini i pranonin si fluturashka zjarri nė gojėn e hapur. Sipas kėngės qė sapo kishte zėnė, Cami nuk ndodhej nė obor; se ku ndodhej, kėnga nuk e thoshte, thoshte vetėm se ēfarė shihte ai:

Ooo,
kur po luanin cicat nėn fustan,
ia bėnin kumbonat drang e drang...
I mjeri unė, i mjeri!

Ooo,
kur po zgjidhej matanė shoka,
thashė nėn kėmbė po ēahej toka...
I mjeri unė, i mjeri!

Ooo,
kur u ndezėn vetėtimat,
vetėtimat me m'verbue,
cicat tuaja qenė zbulue...
I mjeri unė, i mjeri!

Ooo,
m'u mbush mendja veten me e mbytė
pėr qind vjet mos me t'i pa sytė...
Ooo - ooo - ooo,
I mjeri unė, i mjeri!...

Natyrisht, dasmorėt patėn shkaqe tė ndryshme pėr t'u argėtuar, aq mė tepėr qė ajo kėngė ose ishte aq e vjetėr, sa askush s'e sillte nė hatėr, ose ishte aq e re, sa askujt s'i mbeti nė kujtesė. Megjithatė, njėri prej burrave qė e kishte nė krah dhe qė e kishte dėgjuar plot kėrshėri, pranoi se tė gjitha fjalėt e tjera i kishte kuptuar, por njė gjė nuk ia rrokte truri: "Mirė, ai taravoli e vret veten nga dalldia, por asaj tjetrės si do t'ia shohė sytė mbas qind vjetėsh?!" Lala Cam ia ktheu: "Brenda dheu ėshtė i errėt dhe i plleshėm si barku i gruas, prandaj mbin fara aty. Jeta na ndan, kurse varri... "Filluan gradtė dhe s'pati qetėsi pėr ta mbaruar pėrgjigjen, sepse dihet qė grifshat nė ferrė, pelat nė lėmė e gratė nė valle, nuk lodhen kurrė. Por proēka e plakut, ndonėse ato ditė u pėrfol, sidoqoftė u harrua.
- Lala Cam, - e pyeti mė i madhi nga djemtė, - po ta sollėm Hoshėn, e mban fjalėn: vdes e shkon?
- Them se shkoj, - u hamend ai.
- Veēse po e lėndove gruan e huaj dhe na bėn me turp, unė tė vras me dorėn time.
- Mė vrit, - i dha leje ai tė birit.
Bėnė si bėnė dhe nėpėrmjet njė kunate i ēuan lajm Hoshės. Ajo tashmė po hynte nė tė tridhjetat, ishte bėrė nėnė, por bukurinė e ruante si nė ditėn e dasmės. I folėn pėr dėshirėn e pakthyeshme tė plakut, e siguruan se, pėr tė mos i lėnė tė shoqit ndonjė koritje ishin tė gatshėm qė gjakun ta bėnin vetė, duke e ruajtur prapa derės me pushkė; dhe Hosha nuk kundėrshtoi. Kur hyri, iu duk se plaku po flinte. Kur u afrua, pa se sytė i kishte kapak. Ndėrmjet kapakėve notonte brymė e mjegull. Ajo e nxori nga mjegulla duke qeshur.
- Mė ke kėrkuar, teveleq?!
- Tė kam kėrkuar, Hoshė, dhe ta di pėr nder qė erdhe. A jemi vetėm?
- Vetėm jemi, - tha gruaja, - derės i vura shulin.
- Ashtu, moj Hoxhė, - u kėnaq plaku, - vetėm njė derė nuk mbyllet kurrė: varri. Njerėzit jeta i ndan, kurse varri i pėrzien. Si thua, i pėrzien?
Hosha pranoi se vdekja ėshtė daulle pėr kokė dhe shtoi:
- Varri i bėn bashkė. Mbas njė qind vjetėsh, ndoshta edhe andej kėrcehet dėrrasė mė dėrrasė, si me thėnė gur mė gur.
- Eee, - u kėnaq edhe mė plaku, - e mbake mend, gur mė gur! As vesa s'paska rėnė hala nė fiqirin tėnd, Hoshė.
Pastaj rėnkoi, derisa u duk se humbi nė jerm.
Ishte shtrirė nė shpinė dhe disa herė u rrek ta kthente kokėn nga Hosha, por eshtrat e qafės nuk iu bindėn. Nuk iu bindėn as kur Hosha u pėrpoq t'ia kthente vetė. Ndoshta i kishte ngrirė tėrė trupi. Jo, njėri krah po i lėvizte ngadalė. Pikėrisht atė krah e shtriu drejt saj dhe, me mundim, arriti ta fuste dorėn nėn fustan. Gruaja u drodh. Pėr tė mos nxjerrė zė, kafshoi buzėt.
Pastaj, pėrballė ngėrēeve tė tij, pyeti:
- A po do qė Hosha ta ngrejė fustanin?
- Jo, jo, - tha ai, - perdja po bie, nuk ėshtė duke u ngritur, Hoshė.
Pas njė grime, dora e rreshkur vazhdoi tė ngjitej pėrgjatė kofshėve tė saj, pak e nga pak, derisa pėllėmba i preku barkun. Hosha prapė u drodh, por as thirri, as lėvizi. Edhe plaku, ndėrkaq aty u ndal.
- Lala Cam, - bėzani ajo.
Ai u pėrgjigj me bulat e gishtėrinjve. Nė fillim nisi t'ia lėmonte kraterin e mbyllur tė kėrthizės, pastaj tėrė hapėsirėn tjetėr, faqe mė faqe dhe kul mė kulm. Kapakėt e syve i qenė puthitur, nofullat po i nguroseshin, e nuhati edhe ngurosjen e krahut dhe deshi tė thoshte diēka. Por u pajtau me tė kundėrtėn: ishte mė mirė t'i rrėshiqste dora, sesa goja. Dhe dora i rrėshqiti. I rrėshqiti pa jetė nėpėr shpatin ballor tė Kodrės sė Venusit dhe arriti te pjerrina e lėmuar, lulėzuar me eshkė e krrela myshku.
- Hė? - u dėgjua tė pyeste garanti, djali qė kishte pritur me pushkėn ngrehur pas derės.
- Vdiq, - i tha mandatėn Hosha.
- Tha gjė, la amanet?
- Pleqtė nganjėherė kanė mendje fėmije. Para se tė vdiste, u shmall pak me vendlindjen.
Varrimi u bė tė nesėrmen. Kėsaj here, kur hapi librin e lutjeve pėr t'i kėnduar talkinėn, kleriku i dijshėm u ndie i sigurtė se ai zullumqari nuk do tė kundėrshtonte mė.


E kush nuk ka qene ne Buenos!

Ma do mendja se ka te drejte Zija Ēela kur thote, diku ne librin e tij me te fundit "Gjaku im i erret" se, "Gjerat e trilluara, pra, ato qe nuk ekzistojne, jane te perjetshme". Sigurisht, kur flet per trillimin, shkrimtari e ka fjalen per fikcionin, thene me shqip, per krijimin si formen me te larte te abstragimit te mendjes njerezore, i vetmi moment, kur ne, vdekataret e rendomte, mund te barabitemi me Perendine, krijuesin e pare e me te madhin deri ne amshim. Dhe nisur nga paradoksi i mesiperm do te merrja guximin te shtoja se, gjerat e trilluara jo vetem jane te perjetshme, por edhe te pernjemendta, madje edhe me fort se vete realiteti i prekshem qe na rrethon.

Le ta themi qe ne krye, pasi ta keni lecitur kete liber, mos u rrekni me kot ta etiketoni, klasifikoni, pra, me nje fjale, ta standartizoni, si ndonje punonjes i zellshem biblioteke, ne roman, novele apo ku ta di une se ne cfare tjeter, cka do te ishte nje kuturisje e marre dhe e pa vlere. Madje, me aq sa e njoh une krijimtarine e Zija Ēeles, libri ne fjale perben nje dukuri sui generis, duke qene, paradoksalisht, vepra e tij me fikcionale dhe ne te njejten kohe edhe me autobiografike, vepra qe ne nje fare menyre mohon simotrat e saj per te ripohuar qenien supreme te autorit, ne rolin e demiurgut. Materia e tij letrare ngjizet dhe shkon e tirret ne nje dimension te papercaktuar, dicka qe varferisht mund ta perkufizojme, mes endrres dhe zhgjendrres. Pikerisht ne mes te ketyre dy boteve ze fill ajo cka rendomtazi e quajme ngjarje; libri shkon e hapet me shkrimtarin, tok me te shoqen, duke u rropatur mes baltovinave te periferise se kryeqytetit ne kerkim te shtepise se dhene me qira nga shteti, rruga Aleksander Moisiu, nr. 38/19, e cila, me sa kuptojme nga fjalet e gruas, sikur eshte nje mallkim nga Zoti, dhe vjen e mbyllet me nje tjeter shtepi ne rrugen Juan Garay ne Buenos'in e larget qe Borges'i, dora vete, ia dhuron shkrimtarit. Atehere lind pyetja: Si ta kuptojme apo me mire te themi, si ta dekodifikojme kete metafore te shkrimtarit? E pra, ne kete pike, na vjen ne ndihme vete shkrimtari, i cili, terthorazi pohon se, pas te gjitha gjasave, krijuesi nuk eshte gje tjeter vecse nje alien ne boten e ketejme, thene ndryshe ne boten reale dhe, pasketaj, ne jemi te lire te deduktojme se, ky eksplorator i palodhur i botes se brendshme te njeriut, banon ne boten e letrave dhe banesa e tij e vertete eshte ne Biblioteken e Babilonit, tok me sivellezerit e tij. Ky ishte kontrapunkti i pare, i dyti qe perploteson te parin eshte biseda e shkrimtarit ne vilen e zotni Ademit, biznesmenit te njohur te ndertimeve, oferten bujare te te cilit, shkrimtari e refuzon, sic na thote vete, per mos t'i zbardhur faqen tjetrit e nxire te veten; se shkrimtaret (per hir te se vertetes, lypset thene jo te gjithe) keta donkishote sa te lashte aq edhe moderne, jane ca kokekrisur dhe tejet namuzqare per pune te faqes dhe s'e kane per gje t'i bien te "mires" me shkelm edhe atehere kur hyne ne sherr me gjithe dynjane e jo me me grate e tyre.

Ne mes te Borges'it e shkrimtarit shqiptar (te cilit edhe pse autori nuk ia ze kund ngoje emrin, lexuesi e ka fort te lehte ta identifikoje) qendron nje tjeter shkrimtar i permendur, Ernesto Sabato, ne rrembat e te cilit rrjedh nje fije nga gjaku yne i shprishur e kesodore, kush me mire se ai mund te behej mblesi i kesaj krushqie te cuditshme mes shkrimtaresh, te gjalle e te vdekur. Fletorja misterioze qe shkrimtari i beson Sabato's perben nyjen lidhese te kesaj trinitie te shenjte mes njerezish qe flasin te njejten gjuhe, ate Kozmosit te letrave, por jo vetem kaq, ndonese e ronitur, ajo na sherben si deshmi e asaj qe, metafizika nuk eshte gje tjeter vecse nje dege e letersise fantastike. Me kete veper, Zija Ēela na deshmon se, sic thote Malraux'ja, "arti ngrihet mbi art", ndaj mos u mundoni me kot te kerkoni dicka te kulluar ne ate qe eshte thjesht njerezore.

-- nga Virgjil Muci, Klan

| Prapa |