K U L T U R Ė
SHKODRANE

| Prapa |

Zef Ēoba | 1951 |
Zef Ēoba Ka lindur nė Shkodėr mė 17 korrik 1951, nė njė familje tė vjetėr qytetare. Pasioni i tij pėr muzikėn ka filluar qė nė moshė tė njomė, ku dallohet si instrumentist dhe kompozitor nė festivalet e fėmijėve qė zhvilloheshin nė qytetin e Shkodrės.
Ka mbaruar "Institutin e Lartė tė Arteve" nė vitin 1974, nė degėn e dirigjimit koral. Ka filluar punėn nė Peshkopi si pėrgjegjės muzike pranė shtėpisė sė Kulturės. Nė periudhėn 7 - vjeēare tė tė qėndrimit nė Peshkopi, ka gjurmuar pasuritė folklorike tė kėsaj treve dhe nė mėnyrė autodidakte filloi studimet nė fushėn e kompozicionit.
Nė vitin 1980 filloi punė nė qytetin e Shkodrės, si pėrgjegjės muzike nė Shtėpinė e Kulturės. Nė vitin 1985 del nė profesion tė lirė. Qė nga viti 1991 punon pranė Radio 'Shkodrės' si gazetar i programeve muzikore.
Ka kompozuar gjini tė ndryshme muzikore ku dallohen kompozimet vokale si dhe ato pėr filma e teatėr. Ka shkruar ciklin me romanca vokale "Kėnga e njeriut" si dhe ciklin pėr fėmijė "E drejta dhe e shtrembėrta".
Nė vitin 1986, sė bashku me kompozitorin Pjetėr Gaci, kanė punuar nė krijimin e kėngėve tė reja shkodrane. Puna e tij si kompozitor dhe dirigjent ėshtė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme. Ka marrė tre ēmime pėr muzikėn e filmave "Skėterrė 1943", "Kur hapen dyert e jetės", "Muri i gjallė". Ka marrė ēmime nė festivalet e kėngėve tė zhvilluara nė qytetin e Shkodrės si dhe nė festivalet e fėmijėve. Qė nga viti 1997 ėshtė drejtues artistik i korit "Schola Cantorum Dom Mikel Koliqi" tė Shkodrės.

| Muzikė... |