HENE TE REJA
Tash qiellnash enden
me qindra hėnė
tė reja.
Njeriu s'krijoka tjetėr veēse kobe:
Ēelik e gizė e refraktarė;
zogjtė artificialė,
lindur ndėr ofiēina-inkubatriēe,
si hėna tokėn pėrgjojnė,
e pėrpunojnė
epshe tinzare
trofesh e pėrdhunimesh.
E kush s'i ka tė vetat kėto hėnė
vihe e sendėrgjon
namė e terratisje.
NJE GOZHDE
Njė gozhdė e ngulur thik nė mur, njė gozhdė
e ngulur thik nė mur, njė gozhdė e ngulur...
Njė gozhdė e futur thellė nė mur, njė gozhdė
e futur thellė nė mur, njė gozhdė e futur.
Njė gozhdė e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė
e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė e mbetur.
e ngulurthik...
e futur thellė...
e mbetur thatė...
VAJTIMI I PLAKUT NE SHTEPINE E SHKRETUAR
Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete;
harrohem ndėr rrėnoja e ngushllohem.
Deri kėtu - a dole shpirt! - me zor u kapa,
gėrmuē e kalamendas anėsh sė rrugėve;
(thellimin si me ēa m'e avull tė pakėt?)
Tė zhigatura, por prap nė kėmbė kėto mure
qėndrojnė
kėtu nė qoshe sytė veri nuk i shikė
e nė lotokan, lotojnė pėrmallė...
Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete:
"Qetėsia ndėr kthina jehonte,
fėmia......."
RRUGET NE VJESHTE
Hone tė ndėrlikuar
ku era faliset
e mbledh ndėr praqe dyersh
shtėllunga gjethesh tė thatė
pėrralla tė marra.
MERIMANGE
(E V. 1947)
"Turn back, dull earth,
and find they center out"
SHAKESPEARE
Je kryqi im;
ngėrthyer me pezėm,
nė skaj tė murit, lart
-shkarravinė e zezė
pėrbluan pusi.
Ah, shporru, shporru; ja, pritė!
Por menjėherė
fijet e kėputura vihesh e lidhė