Ligje  
| Kontakti | Harta e faqes

E drejta zakonore shqiptare

E drejta penale nė "Kanunin e Lekė Dukagjinit"
nga Zef Ahmeti

E drejta penale nė "Kanunin e Lekė Dukagjinit"

-- nga Kan. lic. iura. Zef Ahmeti, Univ. St. Gallen, Zvicėr

I. Hyrje

Zef Ahmeti Shprehja shqiptare pėr tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė Kanun. Kjo fjalė ėshtė marrė nga gjuha sumeriane (gi, Rohr) dhe ajo akadiane (qanu, Rohr), pėr tė ardhur tek gjuha Hebraike (qane, Rohr) [1] dhe qė andej ėshtė marrun tek geqishtja (kanna, Rohr) dhe kėshtu ėshtė zhvilluar mėtutje nė kanon, dhe kishte kuptimin e "rregull, normė". [2] Me konceptin kanun nė shqip kuptohet e drejta zakonore.

Burimet e sė drejtės zakonore te shqiptarėt janė: Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Malsisė sė Madhe, Kanuni i Labėrisė, Kanuni i Lekė Dukagjinit (KLD). Nė kėtė punim unė do tė trajtoj kodin penal nė Kanunin e Lekė Dukagjinit (KLD), kanun ky mė i njohuri tek shqiptarėt. [3]

Mbledhja e KLD-sė nė njė formė tė shkruar, nga forma verbale e zgjeruar e tij, ėshtė bėrė nga franēeskani Shtjefėn Gjegjovi nga Kosova. [4] Kėto norma tė sė drejtės zakonore tė grumbulluara prej tij, nė vitin 1913 filloi t`i publikonte nė revistėn e franēeskanėve shqiptarė "Hylli i Dritės". Pas vrasjes sė tij nga serbėt mė 14.10.1929, franēeskanė tė tjerė e sistemuan materialin e mbetur dhe e publikuan atė nėn emrin "Kanuni i Lekė Dukagjinit". E drejta zakonore "Kanuni" ėshtė i ndarė nė 1263 nene dhe nė 12 libra. Kanuni rregullonte si ēėshtjet civile ashtu edhe ato penale. Ky Kod pėr shumė shekuj me radhė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe kushtetuta e shqiptarėve deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. [5]

II. Kodi penal nė "Kanun"

E drejta penale nė Kanun ishte njė pėrzierje mes tė drejtės penale publike dhe vetėgjygjėsisė. [6] Sipas kėsaj tė drejte zakonore vetė personi natyror ishte i aftė pėr tė mbajtur drejtėsi (rechtsfähig). [7] Nė pėrsonin bėhej dallimi mes vetė personit dhe pjesėve shtesė. [8]

Pėr arsye tė kėtij dallimi, e drejta zakonore shqiptare mbronte kėto tė mira qė vijojnė:
a. tė mirat e trupit
b. tė shpirtit.

Nė pjesėn shtesė tė njė personi hynin:
c. veprimet dhe
d. raportet.

a. Tė mirat e trupit

Sipas tė drejtės zakonore shqiptare tė mirat e trupit cėnoheshin nga zėnka, gjymtimi apo vdekja. [9]

a. a. Zėnka

Zėnka ishte njė konseguencė e inatosjes, njė ngatėrresė me fjalė apo kėrcėnim. Ngatėresa ndėrmjet tė rriturve nė njėrėn anė dhe e fėmijėve nga ana tjetėr trajtoheshin nė mėnyrė tė ndryshme. [10] Njė ngatėrresė, e cila ndodhte mes dy tė rriturve, dhe nėse prej saj rridhe gjak, konsiderohej mė shumė si cėnim i nderit sesa si cėnim i trupit. Nėse dėmtimi i trupit nuk ishte aq i madh, i dėmtuari kishte tė drejtė qė ta nxjerrė dėmtimin(nė trup) nė tė njėjtėn mėnyrė. Ngatėrresa nė publik, si dhe ngatėrresa qė binte nė vesh tė publikut, prodhonte njė urrejtje nė rritje dhe pėrfundonin shpeshėherė me vrasje. [11]

Ngatėrresa ndėrmjet fėmijėve nuk merreshin seriozisht. Edhe nėse njė fėmijė rrahej nga njė burrė i farefisit, presupozohej se kjo kishte ndodhur si "dėnim". [12]

a. b. Gjymtimi

Me gjymtim kuptohej ndarja ose dėmtimi i njė pjese tė trupit. Nė Kanun si gjymtim konsiderohej njė plagė, e cila shkaktohej me armė. E drejta zakonore shqiptare nuk bėnte dallim tė madh ndėrmjet gjymtimit tė qėllimtė dhe atij tė paqėllimtė. [13] Gjymtimi i paqėllimtė gjykohej me mė tepėr lėshim. Arsyeja e kėtij ndryshimi jo tė theksuar, mund tė qėndronte nė faktin qė autorit t`iu heqet mundėsia, qė tė deklaronte nė mbrojtje tė tij, se akti ka ndodhur padashje, edhe kur ai ta kishte shkaktuar plagėn me qėllim. [14]

Me qėllim ishin rastet kur dikush e drejtonte armėn me qėllim kundrejt njė tjetri dhe e plagoste atė. Nga ana tjetėr, nėn gjymtimet padashje (tė neglizhueshme), futeshin ato qė ndodhnin pėr koincidencė, dhe kur plaga shkaktohej pa qėllim. Kjo ndodhte atėherė, kur dikush gjuante armikut tė tij ndėrsa qėllonte njė person tjetėr (tė pafajshėm).

Pavarėsisht nga kjo, nėse dikush duke pėrdorur armė shkaktonte njė plagė me ose paqėllim mbi dikė tjetėr, i plagosuri kishte tė drejtė tė hakmerrej sipas principin "plagė pėr plagė". [15]

a. c. Vrasja dhe gjakmarrja

Rreth gjakmarrjes nė fiset shqiptare formohej "njė historiografi e 'kategorisė' nė vete rreth historisė sė gjakmarrjes, ku nė kėtė fushė kanė vepruar udhėtarė dhe shkencėtar austriakė dhe gjermanė. Gjakmarrja pėr lexuesit (nė perendim) u prezantua si diēka sensacionale." Varėsisht nga autori, ata krijuan pėrshtypjen, se jeta nė Shqipėri nuk kishte tė bėnte me gjė tjetėr – veē rreth gjakmarrjes. [16] Unė nuk jam i kėtij mendimi.

Natyra e gjakmarrjeve qėndronte nė atė se, secili kishte tė drejtė pėr gjakmarrje pėr vrasjen e njė tė afėrmi tė tij. [17] Kanunit bėnte dallimin ndėrmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Hakmarrja vinte nė shprehje, nėse dikush dėmtohej nga njė vjedhje. I dėmtuari kishte tė drejtė pėr pronėn e tij tė vjedhur tė kryente njė hakmarrje, sipas maksimės "vjedhje pėr vjedhje". Ndėrsa gjakmarrja [18] ishte njė konseguencė e njė vrasjeje tė mėherėshme, ose dhunimi tė nderit. Autori, sqaruar nga rregullat e Kanunit, ishte ai, i cili vret kend me dorė tė vet (§ 848). Tė tjerėt, qė pėrfshiheshin nė njė vrasje ose gjakmarrje, ishin ndihmėsit “simahoriėt” (§ 831), “hjekėsit” (§ 766). Lidhur me kėtė, vijon mė tepėr mė poshtė.

Njė grup i veēantė i njerėzve pėrjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratė, fėmijėt,[19] prifti,[20] tė vjetrit dhe tė sėmurėt, si dhe tė sėmurėt psikikė.[21]

Vrasja pa qėllim [22] nuk ndjekej me pushkė. Autori, sidoqoftė, duhej tė qėndronte i fshehur pėr njė kohė tė gjatė, siē quhej nė Kanun, sa "gjaku ėshtė i nxehtė", dhe derisa ēėshtja shqyrtohej mirė e sqarohej (§ 933). [23] Nė kėtė kohė, ndėrmjetėsit (tė ashtuquajturit "gjindja e urtė") vinin, nė mėnyrė qė tė konfirmonin, se vrasja ka qenė vėrtetė e paqėllimtė. Nėse ndėrmjetėsit deklaronin se vrasja ishte e paqėllimtė, autori duhej tė paguante vetėm “ēmimin gjakut dhe dorzanitet” (§ 934).

Pas ekzekutimit tė njė gjakmarrjeje, autori (dorasi) duhej tė informonte edhe publikun edhe familjen e viktimės, se ai kishte kryer gjakmarrjen. [24] Nė rastin e njė vrasjeje apo gjakmarrjeje, ishte e ndaluar qė tė ushtrohej masakėr mbi trupin e tė vrarit. Nėse dikush, me ndonjė mjet, shtonte plagė tė tjera pas vdekjes mbi trupin e viktimės, autori ngarkohej pėr vrasje tė dyfishtė, qė do tė thotė se, ai mbante pėrgjegjėsi jo vetėm pėr njė vrasje, por pėr dy.
Gruaja mbetet e pėrjashtuar nga gjakmarrja. Kundėr tyre (grave), askush nuk guxonte tė ushtrojė gjakmarje. Nė anėn tjetėr, nėse nuk ka asnjė burrė nė shtėpi, dhe familja nuk e kishte marrė gjakun, atėherė gruaja duhej tė hakmerrej. Ajo mund tė vritet vetėm nė rastin e tradhėtisė, pėrndryshe vrasja e njė gruaje - me ose pa qėllim - konsiderohej si turpėrim i madh. Edhe arma, me tė cilėn ishte vrarė apo plagosur njė grua, konsiderohej si e "pa vlerė" pėr tu pėrdorur pėr luftė. [25]

Nėse autori, pa tė drejtė ushtron gjakmarrje (pėr dikė tjetėr), shtėpia e tij digjej dhe shembej, tė gjitha pronat e tij tė tundshme, si psh. mobiljet, drithi e bagėtia konfiskoheshin. Ai duhej tė largohej nga prona e tij, dhe rajoni ku banonte, me tė gjithė familjen, dhe tė paguante edhe njė dėnim.[26]

a. d. Ndėrmjetėsimi dhe dhėnia e besės

Ndėrmjetės quhej ai person, i cili ndėrhyn "pėr me da fjalėt e kqia", qė do tė thotė, pėr tė zbutur tensionin, si konseguencė e njė mospajtueshmėrie, e cila mund tė ēonte drejt hakmarrjes, vrasjes dhe zhvillimeve tė tjera cėnuese (§ 668). Ndėrmjetėsi pranohej kudo qė shkonte. Ndėrmjetės mund tė ishte njė burrė ose grua (shumė rrallė dhe vetėm pėr gjėra tė vogla), gjithashtu prifti (§ 669). [27] Pėr tė vendoset pėr njė vepėr tė keqe, prifti ndėrhynte jo “n'emen tė vet”, por nė emrin e “Famullis a n`emen tė flamurit”(§ 675). [28] Ndėrmjetės ishin zakonisht burrat me eksperiencė.

Pėr tė kėrkuar besė, vrasėsi, pas kryerjes sė aktit, ēonte ndonjė mik tek familja e viktimės, dhe kėshtu kėrkonte disa ditė tė lira (besė). Gjatė periudhės sė besės, nuk lejohej tė kryhej asnjė hakmarrje. Besa jepej tepėr rrallė pėr personin qė kryente vrasjen. Besa ishte nė Kanun njė periudhė e lirisė dhe e sigurisė, e cila garantohej nga shtėpia e tė vrarit pėr autorin dhe familjen e tij, nė mėnyrė qė tė mos e kryejė gjakmarrjen pėrbrenda kohės sa ishte e dhėnė besa. Dhėnia e besės konsiderohej si njė detyrim burrėror (§ 854). [29] Kanuni njihte dy lloje besash: 24 orė dhe 30 ditė. Nėse shtėpia e tė vrarit jepte besėn prej 24 orėsh, dorėrasi merrte pjesė nė ceromoninė e varrimit, edhe pse ai vetė e kishte vrarė. Kjo besė nuk zgjaste mė tepėr se 24 orė. Fshati mund tė kujdesej pėr nxerrjen e njė bese prej 30 ditėsh pėr dorasin dhe familjen e tij. Nėse shtėpia e tė vrarit nuk i jepte besė fshatit pėr familjen e autorit, atėherė autori dhe pjesėtarėt e familjes duhej tė qėndronin mbyllur; hynte njė lloj arresti shtėpiak, burgu shtėpiak.[30]

Gjatė "armėpushimit" tė marrė pėrmes ndėrmjetėsit nė njė rast gjaku, ishte e ndaluar tė ushtrohej gjakmarrja. Sidoqoftė, nėse familja e viktimės vrante armikun (nxirrte hakun) para se tė skadoj armėpushimi, atėherė marrėsi i besės (dmth. ndėrmjetėsi) duhej qė tė mirrte nxirrte gjakun nė vend tė tė dėmtuarit nė besė. [31]

Ata, tė cilėt shkonin tek prindėrit dhe kushėrinjtė e tė vrarit, nė emėr tė autorit dhe shtėpisė sė tij, qė tė kėrkonin besė, quheshin bestarė. Ata konsideroheshin si mbrojtės tė autorit dhe shtėpisė sė tij, qė atyre tė mos ju ndodhė asgjė e keqe pėr kohėn sa ishte dhėnė besa. [32]

a. d. a. Pajtimi dhe dorzanėt e gjakut

Si ndėrmjetėsues tjerė nė Kanun ishin dorzanėt e gjakut. Dorzan ishte ai, i cili shkonte nė shtėpinė e tė vrarit dhe pėrpiqej tė ndėrmjetėsoj pajtimin me dorėrasin (autorin). [33] Ndėrmjetėsi (mund tė ishin mė shumė se njė), kėrkohej pėrkatėsisht zgjedhej nga shtėpia e autorit (§ 972). Pajtimi i gjakut mund tė arrihej nė dy mėnyra:

1. me tė himė tė dashamirvet tė shpis sė tė vramit e tė Famullitarit,
2. pagimi i parave pėr shtėpinė e tė vrarit.[34]

Shtėpia e tė vrarit zgjedhte dorėzanėt e tė hollave tė gjakut. Dorzani i gjakut ishte ndėrmjetėsi, i cili ndėrhynte, nė mėnyrė qė tė parandalonte "ēdo tė pėrsėritun mnijet e zjarmit" (§ 974). Pleqt dhe burrat e urtė tė atij vendi, pėrcaktonin njė periudhė kohe pėr pagesėn tė hollave pėr gjakun. Koha e pėrcaktuar pėr pagesėn e parave nuk mund tė zgjatej apo ndryshohej.

a. d. b. Vllaznimi, me pi gjak

Kjo gjė ndodhte, nėse dorėrasi dhe shtėpia e tij pajtohej me shtėpinė e tė vrarit. Tė involvuarit pinin gjakun e njėri-tjetrit. Nė gota tė vogla, tė mbushura me raki ose ujė; ndonjėri prej dashamirėsh lidhte gishtin e vogėl tė autorit, dhe e shponte atė me njė gjilpėrė dhe e linte gjakun tė rridhte nė gotė. Kėshtu veprohej edhe me njė anėtar (kryesor) tė shtėpisė sė tė vrarit. Pas pėrzierjes sė gjakut, tė dy shkėmbenin gotat dhe kėshtu ata kryqėzonin duart e pinin gjakun e njėri-tjetrit. Me "1000 thirrje pėrgėzimi ata qitnin me pushk nė ajėr" dhe bėheshin kėshtu nga armiq nė vėllezėr, siē cilėsohej nė Kanun: "vllazen tė ri tė njij nanet e babet" (§ 990).

b. E mira e shpirtit

Me tė mirėn e shpirtit kuptohej mė tepėr nderi. Sipas tė drejtės zakonore shqiptare mė mirė pranohej vdekja se sa dikush tė prekej nė nderin e tij. Cėnimi i nderit bėhej nė tre raste:

a. pėrdhunimi i grave,
b. ē'armatosja,
c. dhe nėse shkeleshin rregullat e mikpritjes.

Kėto raste tė shkeljes sė nderit ishin aq tė rėndė, sa ato mund tė laheshin vetėm me gjak. Pėr kėto shkelje tė tė mirave tė shpirtit nuk kishte kurrėfarė mundėsie as pėr falje e as qė mund tė pėrmirėsohej me ndonjė formė tė gjobės.[35]

b. a. pėrdhunimi i grave

Ky krim ndodhte tepėr rrallė. Por nėse merrej vesh se njė grua ishte pėrdhunuar, pėrdhunuesi ndiqej dhe dėnohej. Herėt ose vonė, pėrdhunuesi duhej tė paguante "me gjakun e vet" pėr aktin e tij. Sidoqoftė, nėse vėrtetohej se marrėdhėnia seksuale ka ndodhur me dėshirėn e gruas, atėherė tė dy paguanin kėtė akt me gjakun e tyre. Nėse dikush shkonte me njė vajzė tė fejuar, atėherė familja e autorit binte nė gjak me familjen e tė fejuarit. Nderi i gruas, ishte pjesė e nderit tė burrit. Nėse burri ē'nderohej nėpėrmjet gruas, ky ishte dhe cėnimi mė i rėndė i nderit tė tij.[36]

b. b. Cėnimi i nderit me grabitje tė armatosur

Cėnimi i nderit me vjedhje tė armatosur mund tė bėhej nė dy forma: atė publike dhe tė fshehtė. Grabitja publikisht e armės, ndodhte nėse dikush duhej tė dorėzonte armėn me forcė ose detyrim. Vjedhja e fshehtė e armės, nga ana tjetėr, ndodhte gjatė natės ose gjatė ditės. Eshtė interesante se kur grabitja (e armės) ndodhte publikisht - kjo trajtohej si turpėsim i tė vjedhurit. Nėkohėsisht pėr atė (qė iu ishte grabitur arma) ishte edhe cėnim i nderit tė tij. Pėr kėtė arsye i ē'nderuari nuk dilte nė publik, derisa ai me gjak e lante "poshtėrimin e madh" qė i ishte bėrė. Sanksionet pėr vjedhjen e fshehtė, ishin tė moderuara. Cubit mund t'i kėrkohej sidoqoftė njė pagesė, e cila mund tė shkonte deri nė lartėsinė e njė vrasjeje.
Cėnimi i nderit nuk mund tė paguhej me kontribute apo sende. Pėr nderin e marrė nuk kishte dėnim. Ai nuk mund tė kompensohej me gjėra, por vetėm me derdhje gjaku ose me pajtim pas nėrmjetėsimit tė “dashamirve tė mirė” (§ 597-600). [37]

Njė dallim tjetėr e drejta zakonore shqiptare e bėnte mes nderės vetjake (§ 593-601) dhe nderit shoqnore (§ 602-639).

b. b. a. Nderi vetjak

Kanuni i maleve shqiptare nuk e veēonte “nierin prej nierit” (§ 593). Pėr cėnimin e nderit vetjak, Kanuni thoshte: "nė daē, fale: po deste, laje ballin e vrugnuem” (§ 595), dmth. merr hak. Sipas § 596, secili e kishte nderin pėr vetvete, dhe askush nuk mund tė pėrzihej. Existonte njė lloj ndalimi i diskriminimit ndėrmjet burrave. Jeta e tė mirit dhe e tė keqit kishin pėr rrjedhojė tė njėjtėn vlerė: "Kanuni i mban pėr burra" (§ 594). Mbėshtetur nė kėto dy rregulla, si dhe nga rregulli i § 887, qė thoshte: "ēmimi i jetės sė njeriut ėshtė i njėjtė si pėr tė mirin, ashtu edhe pėr tė keqin", mund tė konsiderohet si njė parim trajtimit tė barabartė, e qė aplikohej vetėm ndėrmjet burrave. Marrja e nderit vetjak nuk mund tė shpaguhej me gjėra, por vetėm me gjak (vrasje) ose pajtim (“Ndera e marrun nuk shpėrblehet me gja, por a me tė derdhun tė gjakut, a me tė falun fisnikėrisht.” § 598).

b. b. b. Nderi shoqėror

”Nderi shoqnor” mbulon ēėshtjen e mikut nė shtėpi, mikpritjen dhe tė drejtėn e shtėpisė. Ekskluzivisht kjo pėrfshinte tė drejtėn e mbrojtjes sė mikut. [38] Kėtu bėhej dallimi nė mes shkeljes sė mikpritjes [39] dhe tė drejtės sė shtėpisė. Kėtė dallim do ta sqarojmė me dy shembuj:

Shembulli 1: E drejta e (pronėsisė sė) shtėpisė
X vjen nė shtėpinė e Y. Pėr aq kohė sa X ndodhet nė shtėpinė e Y, Y detyrohej ta sigurojė X. Nėse i ndodhte Y diēka nė shtėpinė e X, atėherė X detyrohet tė marrte hak pėr Y, sepse ky akt dhune kundrejt Y konsiderohej si dhunim i banesės (shtėpisė).

Shembulli 2: Mikpritja
Me shkeljen i mikpritjes nėnkuptohej: nėse Y ishte vetė dorasit dhe ndodhej(hyn gabimisht) nė shtėpinė e X (tė tė dėmtuarit), atij nė asnjė mėnyrė nuk guxonte ti ndodhte gjė nga X, derisa ai (Y ta lėshonte shtėpin e X) tė shkonte nė njė shtėpi tjetėr, pasi kjo kishte tė bėnte me shkelje e parimit tė mikpritjes.

d. Vjedhja dhe grabitja

Sipas Kanunit me grabitje kuptohej fitimi i pronėsisė me forcė mbi ndonjė send tė huaj (§ 768 shkronja h, si dhe § 777 v.), ndėrsa vjedhja ndodhte fshehtas. Cubi, sipas Kanunit, ishte ai, i cili kishte vjedhur me dorėn e vet (§ 768 shkornja a.). Grabitja me forcė kuptohej si cėnim i nderit. [40]

c. a. Ndihmėsi/bashkėfajtori

Pjesėmarrės nė njė vjedhje, sipas Kanunit ishin cubi, simahorėt, ajo shtėpi, ku kishin ngrėnė ose kishin marrė bukė hajdutėt. Ndihmės ose bashkėfajtor ishte gjithashtu, ai qė fshehte mallin e vjedhur ("paras cubi, paras kjori”, [41] § 768 shkronja d.). Nėse dikush ndihmnte dikėnd tė nxirrte hakun edhe pse ai nuk ishte nė gjak, ai binte nė gjak (§ 831). Sanksionet pėr vjedhe tė pasurisė rregulloheshin sipas parimit "dy pėr njė". "Dy pėr njė" praktikohej si pėr bagėti tė vogla, poashtu edhe pėr tė mėdha si dhe pėr sendin e vjedhur.

Shembull:
Nėse cubi vidhte njė lopė, pronari i saj kishte tė drejtė ta merrte atė pėrsėri, kudo qė e gjente, edhe atėher kur dikush e kishte blerė lopėn e vjedhur. Nėse shitėsi (cubi) kapej, ai duhej t'i paguante pronarit shumėn e dy lopėve pėr lopėn e vjedhur, dhe pronari kompensohej nė bazė tė parimit "dy pėr njė"; cubi ishte i detyruar gjithashtu, qė t'ia kthente tė gjithė shumėn blerėsit.

b. Hjekėsi

Njė formėm tjetėr e fajtorėsisė nė Kanun ishte hjekėsi. Hjekėsi ishte ai, qė ndihmonte dikė nė njė aktivitet kriminal (§ 766). Dėnimet pėr njė ndihmė tė tillė ishin tė ndryshme. Nė rastin e dhėnies sė ndihmės pėr grabitje tė njė gruaje, ndhmėsi binte nė gjak dhe duhej t'i paguante fshatit njė gjobė prej 100 groshė; gjithashtu edhe ai qė jepte ndihmė nė vrasje binte nė gjak dhe duhej t'i paguante fshatit njė gjobė prej 500 groshėsh, po ashtu edhe pėr ēdo vjedhje tjetėr, qė bėhej nė fshat, ai gjobitej pėr veprėn e tij si ndihmės, sipas rregullave tė Kanunit, "menjėherė sapo hetohej" (§ 767).

III. Gjyqėsia

E drejta zakonore shqiptare nuk njihte njė gjyq nė sensin e gjyqeve qė kemi sot. Si gjyq konsiderohej kanuni i pleqnis. Pleqt ishin tė parėt e vllaznive ose krenėt e fiseve. Pa pjesėmarrjen e tyre, ēdo vendim apo veprim ishte i pavlefshėm (§ 993). Pleq thirreshin edhe burra me “za pėr urti” e “qė janė regjė nder gjygje e pleqni”. Kanuni i pleqnis ishte i pėrbėrė nga njerėz tė zakonshėm, pa dallim tė gjendjes sė tyre sociale, prejardhjes sė tyre apo dallimeve tjera. Ata bėheshin "gjykatės tė popullit" vetėm nga aftėsia e tyre qė kishin pėr t'i kuptuar shpejt rrethanat dhe si gjykatės pėr t'i interpretuar ato me arsye dhe pėr tė vendosur sipas rregullave tė Kanunit. [42]

a. Llojet e gjyqeve

E drejta zakonore shqiptar njihte dy lloje kanune pleqnish. Pėr pleqni tė vogla (§ 998) merreshin mė vjetrit nė fshat “permbas vllaznijet e fisit”, tė cilėt merrnin vendim pėr mosmarrėveshje tė vogla. Ēėshtjet serioze, tė cilat cėnonin nderin e gjithė fshatit dhe fisit, gjykoheshin prej “Pleqvet e katundit e prej krenvet tė Flamurit”(§ 1003). Qė tė mund tė merrej njė vendim, pleqtė dhe krerėt e flamurit, duhej “ti ken (kishin) me veti Pleqt e Strapleqt e katundit”, nė tė cilin gjendej i fajtori (§ 1004). Nėse njė vendim kishte tė bėnte me tė gjithė fshatin, apo fisin, njė plak vetėm nuk kishin tė drejtė ta merrnte ēėshtjen nė dorė. Nė kėso raste, "kėto peshoheshin prej Pleqvet e Krenvet tė kanus sė Katundit e tė Flamurit" (§ 1009). Kanunit tė pleqnis i nėnshtroheshin tė gjithė, dmth. “edhe pse Plak, a Krye, ai i Derės sė Gjonmarkut, pengun do ta lshojė nė dorė tė Pleqvet e Vogjlis, po bani kush vaj mbė `tė” (§ 1014).

b. Tė drejtat dhe detyrimet e pleqve

Edhe pleqtė, tė cilėt vepronin si gjykatės, kishin sipas Kanunit tė drejtat dhe detyrimet e tyre. Bazuar nė § 996, pleqtė kishin tė drejtė, ta menjanojnė ēdo mosmarrėveshje dhe kėrcėnim damesh e kėrcėnim pėr vrasje, “ku me urti, ku me fuqi” bashk me gjithė fshatin, ndėrsa pėr kėrcėnime serioze mund tė lypnin “krahin e Krenvet e tė djelmvet tė Flamurit, per me prum nė mend tė dalunin mendėsh.” Pėr mė tepėr, nėse dikush nuk donte tė rrespektonte vendimin e paanshėm, pleqtė mund tė thirrnin takim me gjithė fshatin. Nėse vendosej pėr njė ēėshtje dhe palėt pendoheshin qė i kanė dhėnė “pengun Pleqvet”, [43] ata mė nuk kishin mundėsi t`i ndėrrojnė pleqt e as “t`ua sermarrin pengun”(§ 1001).

Detyrimi i pleqve ishte tė mos mbanin anė dhe “pa u thye prej mendoresh a tė folmesh prej njait a tjetrit” (§ 1015). Nėse ndodhte qė kėto detyrime shkeleshin nga ndonjėri prej pleqve, ai nuk zgjidhej mė pėr/nė kanunin e pleqnis. Para se procesi tė fillonte, pleqtė betoheshin se ata nuk do tė gjykonin me anim dhe se ata nuk do i shtrembėronin (abuzonin me) rregullat e Kanunit, por do tė jepnin njė gjykim tė drejtė nė bazė tė ndėrgjegjes dhe gjithė njohurive qė kishin. [44]

c. Instancat gjyqėsore

Nė tė drejtėn zakonore shqiptare vlente parimi: "Gjygj mbi gjygj e Plak mbi Plak kanuja nuk ban". Bazuar nė kėtė rregull, mund tė vijm nė pėrfundimm, se Kanuni njihte vetėm njė instancė gjyqėsore. Njė ankesė kundėr vendimeve tė pleqve mund tė bėhej vetėm nė raste tė veēanta, dhe konkretisht ajo (ankesa) nuk mund tė bėhej nga palėt. Njė ankesė tė tillė kishin tė drejt ta bėnin vetėm ata qė iu ishte besuar pengu (dmth. vetė pleqt qė kishin vendosur), nėse ata mė vonė konstatonin se kishin gjykuar jo drejtė. Pleqt nuk e kthenin e pengun, por ishin tė detyruar, siē thuhej nė Kanun, "me e dlirė vedin", dmth. ata “tuj jau lshue pegjet e veta nė nė dorė Pleqvet tė sytė tė zgjedhun prej sish; e mabsi tė jau shtrojn gjygjin e bam, do tė peshohet prej Pleqvet tė dytė”(§ 1038ff).

d. Zėri i popullit nė gjyq

Nėse njė gjykim i pleqve nuk e kėnaqte popullin, ose ndodhte qė ata vendosnin gabim, populli kishte tė drejtė tė mos e ndiqte vendimin e tyre. Nė njė rast tė tillė, krerėt dhe mė tė vjetrit, detyroheshin ta trajtonin pėrsėri ēėshtjen.

e. Dėshmitė (provat)

E drejta zakonore shqiptare sipas procedimeve nė Kanun, njihte dėshmit (provat) vijuese: pohimi i tė pandehurit, fjala e nderit, kapucari, personi qė tregonte veprėn e dikujt psh. pėr njė vjedhje apo vrasje tė fshehtė, betimi (beja), porota ose betarė (§ 1044), dėshmitarėt, ekspertėt, ndjekja e gjurmėve (§ 769), garantėt (dorzanėt) dhe flagranca.

f. Llojet e dėnimeve

Sipas § 13 tė Kanunit pėr ndėshkim kuptohej “njė e keqe, qi prej pushtedit tė ligjshėm i pertrihet kuej per faj tė bam”. Llojet e ndėshkimeve nė tė drejtėn zakonore shqiptare ishin: dėnim me vdekje, largim nga fisi me anėtarė dhe pronė, djegia dhe shkatėrrimi i shtėpisė, prishja e tokės dhe prerja e pemėve, dėnimi me bagėtitė e gjalla, dėnimi me para, dhe leēitja. Djegia gjallė e njė gruaje, njė tė veje apo vajze, qė ishte e ndyrė.

IV. E drejta krahasimore: e drejta penale gjermane dhe e drejta zakonore shqiptare

Historia e sė drejtės gjermane pėrmban disa elemente tė ngjashme me tė drejtėn zakonore shqiptare, por edhe dallime tė mėdha. Pėrderisa e drejta penale gjermane ėshtė zhvilluar nga ligji zakonor nė njė tė drejtė pozitive, e drejta zakonore shqiptare edhe sot ka mbetur gjallė nė Shqipėrinė Veriore paralelisht me tė drejtėn pozitive (si psh. gjakmarrja).
Hakmarrja dhe gjakmarrja, qė ishin tė ngjajshme me rregullat e Kanunit, ishin prezente edhe nė kohėn germane.
Sensi i hakmarrjes dhe gjakmarrjes sipas pikėpamjes germane ishte "mposhtja e armikut dhe fisit tė tij". [45] Gjakmarrja aplikohej nė historinė e gjemane deri nė shek. 16-tė. [46] Me tė ashtuquajturėn “Gottesfriedensbewegung” nė shek. 11-tė, e njohur si Lėvizja e Kishės, ishte provuar tė arrihej njė paqe pėr persona dhe kohė tė caktuar, vende si dhe tė ndalohet gjakmarrjet pėr kohė tė caktuara, [47] e qė mė vonė kalon nė tė ashtuquajturėn “Landesfrieden”.

E drejta zakonore shqiptaer nuk e njihte procesin e inkuizicionit. E drejta zakonore shqipatre nuk i njihte dėnimet trupore, lojet e gjymtimeve apo torturat qė njihen nė historinė e tė drejtės penale gjermane, pasi ato nuk ishin nė kundėrshtim me nderin e burrave. [48] Pėrderisa Kisha Katolike luajti njė rol nė historinė e sė drejtės penale gjermane nė mesjetė, e drejta zakonore shqiptare bėri njė ndarje mes Kanunit dhe kishės. Sipas § 3 (tė kanunit), Kisha nuk i nėnshtohej gjyqit tė kanunit por gjyqit kishtar tė saj. Prandej “Kanuni s`mund t`i vėjė kurrnji barrė Kishės”. Mėtutje “me bijtė ndonji kundėrshtim ndermjet kishės e famullis, famullia s`mund t`i lypė peng kishės; veē do tė bajė vaj te i Pari i Fesė – te Ipeshkvi” (§ 3 kryerreshti 2).
Prej llojeve tė ndryshme tė dėnimeve me vdekje qė njeh historia penale germane, si varja, prerja e kokės, varrosja gjallė, mbytja (nė ujė), djegia, zierja nė ujė apo vaj, e drejta zakonore shqiptar njihte vetėm djegien. Llojet e ndėshkimeve gjymtuese, tė cilat njihen nė historinė e tė drejtės penale gjermane, si psh. prerja e dorės, prerja e gishtėrinjve apo thonjve, shkėputja e kėmbėve, prerja apo qėrimi i gjuhės, [49] nuk njiheshin nga Kanuni.

Pėrfundim

Nėse shikojmė prapa historinė shqiptare, ne do tė konstatojmė se teritori shqiptarė ishte i lidhur ngushtė me tė gjithė popujt qė luajtėn njė rol nė Ballkan. [50] Duke filluar nga koha e galėve (Gallier), romakėve, gotėve, emigrimin e sllavėve nė Iliri, Perandorinė e Maqedonisė, Mbretėrinė Bizantine, si dhe normanėt, venedikasėt, serbėt, Perandorinė Osmnane, Perandorinė Austro-hungareze, Italinė, tė cilėt njėri pas tjetrit sunduan tokat shqiptare, populli shqiptar, pasardhės i ilirėve, nuk mundi ta zhvillonte njė jetė shtetėrore tė pavarur nė mėnyrė kontinuitive. Pas 24 vjetėsh rezistencė tė shqiptarėve, nėn drejtimin e Gjergj Katriotit, kundėr Perandorisė Osmane, Shqipėria u bė pjesė e Perandorisė Osmane qė nga mesjeta deri nė shek. 20-tė. E drejta zakonore shqiptare ishte gjithmonė e drejtė plotsuese dhe njėkohėsisht konkurrent i tė drejtės shtetėrore turke, tė shtetit shqiptar pas 1912, konkurente pėr tė drejtat e administratave pushtuese nė luftėn e I-rė dhe tė II-tė botėrore.

Pavarėsisht kėsaj historie tė veēantė, megjithatė shqiptarėt kanė mundur ta zhvillojn kulturėn e tyre tė sė drejtės. [51] Nė kohėn e fundit shumė shpesh ėshtė bėrė njė ngatėrrim mes kriminalitetin tė zakonshėm dhe gjakmarrjes. [52] Pėr praktikimin e gjakmarrjes, siē e pamė edhe mė lart, duhej tė rrespektoheshin disa rregulla tė caktuara. Gjakmarrja ėshtė njė aspekt i njė sistemi juridik, njė aspekt i njė sistemi tė se drejtės zakonore.

Kėto rregulla zakonore sot janė me tė vėrtetė tė dala mode. Kanuni ekspozon gabime tė rėnda. Nga njėra anė ai konsiderohet i prapambetur e mesjetar, nė veēanti kur ėshtė fjala pėr gjakmarrjen. Nga ana tjetėr, janė tė pranishme gjėra tė bukura, tė cilat do tė mbaheshin (ruheshin edhe metutje) me krenari, si mikpritja, besa, etj.[53]


* Ky punim seminarik ėshtė shkruar nga autori nė gjuhėn gjermane. Pastaj ėshtė pėrkthyer nė anglisht dhe shqip: http://www.shkoder.net/en/kanun_al.htm
[1] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, nė: Dardania Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, Nr. 5/1996, fq. 183.
[2] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq. 184. Krahaso Wörterbuch des Christentums, Wien 1995, fq. 585.
[3] Krahaso Robert Pichler, die Macht der Gewohnheit - Die Dukagjin-Stämme und ihr Gewohnheitsrecht, nė: Albanien Stammesleben zwischen Tradition und Moderne, Helmut Eberhard/Karl Kaser (Ed.), Wien-Köln- Weimar 1995, fq. 65. [4] Krahaso Robert Elsie, parathėnia nė: Der Kanun, Eine Übersetzung von Marie Amelie Freiin von Godin, Dukagjini, Pejė 2001.
[5] Imail Kadare, Eskili ky humbės i madh, Prishtinė, 1990. Krahaso Syrja Popovci, Shtjefėn Gjegjovi 1874-1929, nė: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Prishtinė 1972, fq. XI.
[6] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq.194. "Die Selbsthilfe und damit auch die Blutrache ist die adäquate Vorgangsweise in akephalen Gesellschaften, die kein kodifiziertes Recht und keine Instanzen kennen, die einen Rechtsspruch fällen und durchsetzen konnten. Das hatte zur Folge, dass der Geschädigte sich selbst sein Recht verschaffen musste. Das wesentliche Problem dabei jedoch war, dass dieser Akt der Selbstjustiz zumeist den Konflikt nicht beendete, sondern erst recht Anlass für einen neuen ergab." Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden: Ursprünge und Gegenwart des balkanischen Patriarchats, Wien 1992, fq. 276.
[7] Sipas Kanunit personat natyrorė i nėnshtohehish normave penale tė kanunit parimisht me arritjen e pjekurisė pėr tė bartur armėn.Njė mendim tjetėr thotė se pjekuria arrihej nė moshėn 15 vjeēare. Ndėrsa pėr veprėn penale tė ndonjė personi tė papjekurpėrgjigjej kryefamiljari. Syrja Popovci, Shtjefėn Gjegjovi (1874-1929), nė: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Prishtinė 1972, fq. 84.
[8] Ludwig v. Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, nė: Illyrisch-albanische Forschungen, Band I, München und Leipzig 1916, fq. 416.
[9] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417.
[10] Zef Benussi, PĖRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TĖ VJETRA SHQIPTARE, shkrim i pabotuar (skript), Shkodėr 1958, S.42.
[11] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417. Vrasja bėhej, siē thuhej, pėr t“ia kthyer vetit nderin e marrun.
[12] Ludwig von Thallócz , Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 416.
[13] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417. Krahaso, Don Nikoll Aschta, Das Gewohnheitsrecht der Stämme Mi-Shkodrak (Oberskurari Stämmen) in den Gerbirgen nördlich von Skutari, nė: Illyrisch-albanische Forschungen, fq. 404.
[14] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 418.
[15] Don Lazer Mjeda, Das Recht der Stämme von Dukaschin, nė: Illyrisch-albanische Forschungen, fq. 394.
[16] Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 277.
[17] Dr. Ludwig v. Thallóczy. Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 420.
[18] Pėr gjakmarrjen thuhej se: shpirti i tė vramit mund ta gjejė qetėsinė e tij vetėm atėherė nėse nxirret gjaku. Krahaso, Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 276.
[19] § 835. Prita do tė filloj pushkėn mbė burra e jo mbė gra, fmi, mbė shpi e mbė bagėti.; § 136. Po qiti me pushkė prita mbė gra, fmi, shpi a bagti, punon kundra kanunit, atbotė do tė hijė pushka shpi me shpi, mandej fis me fis, katund me kadund e sė mbramit flamur me flamur.
[20] § 10 kryerreshti 4. -Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s`giobiten, edhe Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit.
[21] Syrja Popovci, Shtjefėn Gjegjovi (1874-1929), fq. 90.
[22] Nė kanun kjo vrasje figuron si "vrasa pa hiri", krahaso § 932 dhe tė tjerėt vijues.
[23] "N'at gjak tė xet dorėrasi do tė largohet e tė rrijė mshefėt mje qi tė mirret vesh puna mirė." Krahaso, Benussi, PĖRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TĖ VJETRA SHQIPTARE, skriptė, Shkodėr 1958, fq. 41
[24] § 844. Dorėrasi, porsa t`a vrasė nierin, do tė ēojė fjalė se e vrau aj e mos tė hutojn mendsh prindja e tė vramit.
[25] Ludwig v. Thallóczy, Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 420.
[26] Don Lazer Mjeda, Das Recht der Stämme von Dukaschin, fq. 391.
[27] "Ndėrmjetės mund tė jet burrė a grue, djalė a vajzė a edhe Prifti."
[28] Kjo ndėrhyrje e Priftit bėhej bėhej vetėm atėherė siē thotė kanuni "...kur mos t`i punoj fuqija e fjalės fetare".
[29] § 855. Me ēue gjind per besė asht kanu; me dhanė besė asht detyrė e burrni.
[30] frikės nga gjakmarrja. Zėri i ditės, 17. 12. 2002, fq. 12.
[31] Vrasja nė besė ishte njė poshtėrsi e madhe. Kėshtu nėse ai qė kishte dhėnė besė nėpėrmjet ndonjė ndėrmjetėsuesi e then atė, atėhere ndrmjetėsuesi hynte nė vend tė dėmtuarit nė besė dhe duhej ta nxirrte gjakun pė atė.
[32] § 851. Bestarė janė ata, qi hijn te prindja e kusherinja e tė vramit, pėr me nxjerrė besė per dorėrasin e per shpi tė tij; janė mbrojtarėt e dorėrasit e tė shtėpis sė tij, qi mos t`i gjejė gja nė vade tė besės.
[33] Nė kanun e definonin dorzanin e gjakut me sa vijon: "dorzanėt e gajkut janė ata, qi hijn per me mbajt larg ēdo tė pėrsėritun mnijet e zjarmit, qi kishte me muejt me u ndezė ndėmjet shpis sė tė vramit e dorėrasit.
[34] Krahaho § 969. Nė te dy kėto raste dorzanėt e kanunit ishin tė domosdoshėm.
[35] "Ndera e marrun giobė nuk ka"- ndera e marrun s`falet kurr (§ 597).
[36] Krahaso: Michael Schmid-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq. 193.
[37] "Ndera e marrun nuk sperblehej me gja, por a me tė derdhun te gjakut, a me tė falun fisnikrisht( permbas ndermjetsis sė dashamirve tė mirė."
[38] § 602. "Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut".
[39] § 620. "Po tė hini miku nė shtpi, gjak me tė pasė, do t“i thuejsh: "mirė se erdhe." I pabesi qė "pret kend vetė a shet kend nė besė, grihet katundisht e shkon gjak-hupės"(§ 648).
[40] Ludwig v. Thallóczy, , Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 439.
[41] Kjori quhej ai, i cili "e strufullon(te) gjan e vjedhun".
[42] Shkumbim Brestovci, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.
[43] gjygjtarė, kėta gjinden gati me i ndejė gjygjit e pleqnis."
[44] "Per ket tė mirė tė Perendis (mbi njė Besimi) e sie basha (ben) mue mė ndihmofėt, gjygjin nuk do t`a baj me dredhi e me krahambajtje e, mje ke tė m`a marrė mendja e shpirti, nuk do t`i baj lak Kanunit e gjygjit tė drejtė" (§ 1031).
[45] Eberhard Schmidt, Einführung in die Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Göttingen 1965, fq. 24. Krahaso: Wolfgang Sellert/ H. Rüping, Studien- und Quellenbuch zur Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Band I 1985, fq. 105.
[46] Eberhard Schmidt, fq. 47.
[47] Eberhard Schmidt, fq. 49.
[48] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, nė: Der Kanun, Pejė 2001, fq. 24.
[49] Eberhard Schmidt, fq. 62.
[50] Robert Kempner, Albaniens Staatsverfassung, nė: Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV 1926, Tübingen 1926, fq. 484.
[51] Lars Haefner, Shkipetarisches Recht, nė: newsletter, Albanien Schweizer Zeitschrift für die Zusammenarbeit mit Albanien, http://www.albanien.ch/nla/nr06/Art03.html.
[52] Tilman Wörtz, "ZWEI FINGERBREIT EHRE GAB UNS GOTT AUF DIE STIRN", in: http://www.zeitenspiegel.de/autor/woertz/re1/main.html.
[53] Shkumbim Brestovci, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.

LITERATURA:
- Benussi Zef: PĖRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TĖ VJETRA SHQIPTARE,Skriptė, Shkodėr 1958.
- Brestovci Shkumbim, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.
- Basha Eqrem, Robert Elsie, Rexhep Ismajli (ed.) Reisen in der Balkan, Die Lebenserinnerungen der Franz Baron Nopcsa, Pejė 2001.
- Kaser Karl, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, Wien, Köln, Weimar 1992.
- Kadare Imail: Eskili ky humbės i madh, Prishtinė, 1990.
- Kempner Robert: Albaniens Staatsverfassung, nė: Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV 1926, Tübingen 1926.
- Kanuni i Lekė Dukagjinit, Pėrmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi, Prishtinė 1972.
- Haefner Lars: Shkipetarisches Recht, nė: newsletter, Albanien Schweizer Zeitschrift für die Zusammenarbeit mit Albanien, http://www.albanien.ch/nla/nr06/Art03.html.
- Popovci Syrja: Shtjefėn Gjegjovi 1874-1929, nė: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Prishtinė 1972, fq. 1-93.
- Pichler Robert, die Macht der Gewohnheit - Die Dukagjini-Stämme und ihr Gewohnheitsrecht, nė: Albanien Stammesleben zwischen Tradition und Moderne, Helmut Eberhard/Karl Kaser (ed.), Wien-Köln- Weimar 1995.
- Schmidt-Neke Michael, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, nė: Dardania Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, Nr. 5/1996, S. 183-199.
- Schmidt Eberhard: Einführung in die Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Göttingen 1965.
- Thallóczy Ludwig., Kanuni i Lekės, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, nė: Illyrisch-albanische Forschungen, Band I, München und Leipzig 1916.
- Wörtz Tilman, "ZWEI FINGERBREIT EHRE GAB UNS GOTT AUF DIE STIRN", nė: http://www.zeitenspiegel.de/autor/woertz/re1/main.html
- Wörterbuch des Christentums, Orbis Verlag, Wien 1995.
- Wolfgang Sellert/ H. Rüping: Studien- und Quellenbuch zur Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Band I 1985.

-- Pėrktheu nga anglishtja: Arben Ēokaj; Korrektoi dhe pėrmirėsoi: Zef Ahmeti.