Poeti zë-ëmbël i Dallëndyshes
Filip Shiroka ka lindur ne qytetin e Shkodres ne vitin 1859 dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqit e medha, pasi deshtuan t’i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t’ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin,
Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim “Shqiptare, tek armet, tek armet” botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Pseudonimi i tij letrar do te ishte Geg Postriba, preferuar kjo perkunder perzgjedhjes qe kishte bere Luigj Gurakuqi, i cili ne poezite e tij nenshkruante Leke Gruda. Poezite e tij Filip Shiroka i botoi ne organet e shtypit shqiptar ne mergim e kryesisht ne revisten e njohur “Albania” te Faik Konices.
Ne vitin 1933, kur shkoi per here te fundit ne Atdhe, nen kujdesin e botuesit e historianit te njohur Dom Ndoc Nikaj, Filip Shiroka boton ne Tirane librin me poezi “Zani zemres”, i pritur aq mire nga lexuesit shqiptare dhe intelektualet e kohes. Ndryshe prej poeteve te Rilindjes, Filip Shiroka shfaqet si nje poet lirik, romantik e here here sentimental, me ndjenja te fuqishme malli te zjarrte per Atdheun e vendlindjen e tij Shkodren, qe nuk e hoqi nga mendja e zemra prej mergimtari. Vjershat “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane krijimet me te bukura e me te njohura te letersise se Rilindjes Kombetare Shqiptare.
Tema te poetit Filip Shiroka kane qene edhe ato te atdhedashurise, krenarise per te kaluaren dhe shpirtin liridashes te shqiptareve. Poezi te tilla si “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shypnia” benin thirrje te hapur per t’u ngritur kunder skllaverise pushtuese otomane dhe clirimin e Atdheut. Vdiq ne Liban ne vitin 1935 me mall e dashuri per atdheun, me deshiren qe te varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babes e nenes se dashtun.
Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjeshter i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollen nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth nje cerek shekulli pas vdekjes se poetit ne nje ceremoni ku moren pjese mijra e mijra qytetare shkodrane admirues te poetit zeembel te “Dallendyshes”.
— Përgatiti K.Traboini, Boston 2002
Poezi nga Filip Shiroka
Shko dallëndyshe
Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!
Shndet prej mejet të m’i falesh
saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
me ato vende rreth t’përfalesh
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!
Shko n’at shkollën ku jam msue
me shokë t’mi, shokt e fmnisë,
shko n’at Kishë ku kam urue
t’parën Uratë Perendisë,
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!
Me ato male, me ato kodra,
me ato prronje rreth t’përfalesh;
n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
të lulzueme, aty t’ndalesh,
tue këndue me ambëlcim:
fal me shndet gjytetit tim!
T’mujshe edh’ un me fluturue,
dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
dojshe n’Shkodër me kalue,
m’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje flutrim;
e ti qajma fatin tim!…
Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
dallëndyshe ulu me pushue;
kam dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj me za t’përmallshëm shqim
nji kangë tanden gjith vajtim!…
Ka shum kohë qi s’jam n’Shqypni
n’ato vorre me vajtue,
ti dallëndyshe, veshun në zi,
ti aty pra qaj për mue,
me nj’at za t’përmallshëm shqim,
kangën tande për vajtim.

Dallëndyshe eja
Mirë se vjen, me krahë te letë,
Dallndryshë, tui fluturue!
Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë
T’dheut t’Misirit me dimnue:
Eja, prá, ktu fluturim,
M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!
Kur jé nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija;
M’difto pra, kur ké shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Shkoder fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!
Atje malet n’i paç pá,
Jânë prej boret nalt zbardhue:
N’ato fushat ne paç rá,
Janë me lule lulëzue
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty âsht gjyteti i im!
Barit t’njomë gjith atje veshen
Çuka e kodra, e atje ndinë
Tue këndue blegtoreshe
Qi kullotë rreth bagtinë;
Atje n’paç vojt fluturim,
Aty âsht gjyteti i im!
N’Shkodren t’ime të Shqypnisë
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’âsht friga,
Çupat e bukra t’urtisë
Atje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga;
Atje n’pàç vojt fluturim
Aty âsht gjyteti i im!
Dishroj shum, por…nuk po dij
A kam pràp fàt t’mirë me shkue
Nji herë tjetër ne Shqypni,
N’Shkodren t’ime me kalue…
Atje dù t’shkoj fluturim,
T’vdes aty n’gjytetin t’im!
T’kam pas thânë… se n’Fushë t’Rmajit
Kam dy vorre t’dashtunisë,
Nânë e babë kàm n’at vênd vajit,
Qi m’kanë lânun t’vorfenisë;
Me zânë t’ând t’përmâllshëm shqim,
A m’ke bâ mbi’ tà vajtim?!
A u kè thânë se un t’kam çue
Prindët e dashtun me m’i qà?!
A u kè thânë sà kam lotue
Kur t’kam nisë vorrin m’e pâ?!
A e kè thânë,t’përmallshme shqim,
Kângen t’ânde gjithë vajtim?!
A u kè thânë se zêmra e ime
N’ dhenë t’hueja keq u shkri,
Se s’ka gzim, as s’ka ngushllime
Se po digjet për Shqypni?!
Me zânë t’ând t’përvajshëm shqim,
A e kè qamun fatin t’im?!
Prà dallndryshë, kah kè shetitun
Gjytetin t’im a e kè pà?!
N’ato vênde kû kè rritun,
N’mênd për mue a te kà rà,
Me m’shkue n’Shkodër fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!
Nji lules së vyshkun…
Lulja e bukur – këput kush të ka,
Prej shoqesh tueja – kush të paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkretë
Qysh se të kanë tretë!
Se ti dhe unë – nda prej shoqënisë,
Larg prej qytetit – tim, prej Shqipërisë,
Si ti u dogja – lulja e shkretë,
Në dhe t’huejin tretë!
Ti, në kopsht tandin – ku ke lulzue,
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue,
Por tash je veshkun – lulja e shkretë,
Tash qi t’ka tretë!
Edh’ un, n’dhe timin – gjithë i gazmue,
Prindët më knaqshin – isha i lumnue,
Por tash po digjem lulja e shkretë,
N’dhe t’huejin tretë!











poezi te filip shirokes