HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Artistėt “braktisin” Shkodrėn dhe institucionet e saj kulturore. Prononcimet: Ja pėrse ndodh kjo!

Shkodra, provinca e braktisur e kulturės

Estrada e Shkodrės, nė 4 vjet, asnjė premierė.
Shfaqjet nė teatrin “Migjeni”, drejt shterrimit...

-- nga Anila Dushi, Shekulli, 18.04.2003

Jeta kulturore nė Shkodėr shkon drejt braktisjes. Siē ndodh nė njė provincė. Megjithėse ky qytet ka qenė dikur burim vlerash artistike e talentesh, aktualisht ka njė jetė artistike tė vakėt, e cila ėshtė larg jo vetėm asaj qė duhej tė ishte por dhe asaj qė ka qenė dikur. Artistėt shkodranė qė jetojnė nė kėtė qytet janė tė njohur nė tė gjithė Shqipėrinė dhe trojet jashtė saj, por ē’ndodh? Ata pėrpiqen tė mbijetojnė duke u aktivizuar me trupa tė tjera pasi arti nė qytetin e tyre hesht. Penda tė shquara tė dramės apo humorit si Fadil Kraja e Paulin Selimi, regjisorė si Artisti i Popullit Serafin Fanko, Artistė tė Merituar si Zyliha Miloti, Zef Deda etj. kėngėtarė tė njohur si Mefarete Laze kėndojnė interpretojnė apo ngjiten nė skenė nė vende tė tjera. Pėrse? Ata ndiejnė keqardhje pėr kėtė, por institucionet kulturore, administratorėt e artit nė Shkodėr shumė pak kujtohen pėr tė bėrė art, pėr tė afruar, tėrhequr e mbajtur pranė kėto talente.

Institucionet e braktisura

Salla e teatrit “Migjeni” vazhdon tė mbushet kur shfaqet ndonjė dramė nga trupat e tjera teatrore, nė koncertet “Alegreto Albania”, nė koncertet me kėngė popullore qytetare etj. Nė Shkodėr ndodhet edhe shkolla e mesme e muzikės “Prenk Jakova”, e cila pėrgatit talente cilėsore. Por aktiviteti artistik i kėtyre talenteve mbetet kryesisht nė hapėsirat e shkollės, pasi pėr tė dhėnė shfaqje nė teatėr duhet tė paguajnė. Qendra kulturore e fėmijėve ėshtė institucioni mė produktiv nė artin shkodran. Ajo pėrballon festivalin mbarėkombėtar tė kėngės pėr fėmijė ēdo vit si dhe aktivitetet e tjera lokale. Qendra e kulturės “Pjetėr Gaci” pėrpiqet, por mundėsitė e saj janė tė pakta. Pėr tė dytin vit radhazi ajo organizon me sukses koncertin e instrumentistėve dhe kėngėtarėve lirikė “Pjetėr Gaci” i cili kėtė vit pati shtrirje mė tė gjerė gjeografike. Por salla dhe vendi ku ndodhet kjo qendėr ėshtė i papėrshtatshėm pėr zhvillim aktivitetesh artistike plus qė mungojnė edhe fondet pėr kėto aktivitete. Por institucioni kryesor artistik, tempulli i artit shkodran ėshtė teatri “Migjeni”, i cili para pak kohėsh u rikonstrukturua. Sa pėr Estradėn, ka tanimė 4 vjet qė Estrada profesioniste, me emra tė spikatur tė humorit, nuk ka dhėnė asnjė premierė. Teatri i dramės nė 4 vjet ka dhėnė 4 premiera dhe numri i shfaqjeve ėshtė mjaft i vogėl. Kėngėtarė humoristė, kompani e producentė shkodranė japin shfaqje nė Tiranė jo sepse nuk duan nė Shkodėr, por teatri “Migjeni” nuk u ofron asgjė, vetėm u kėrkon. Ky institucion i rėndėsishėm nuk ka akoma as status, as rregullore. Dega e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve nė Shkodėr e cila ėshtė tepėr aktive, pati iniciuar njė debat pėr alternativat, mendimet pėr zhvillimin e artit nė Shkodėr, me pjesėmarrjen edhe tė pushtetarėve vendorė, bashkisė si administratorja e institucioneve kulturore. Megjithė idetė origjinale qė u shfaqėn, bashkia qėndroi indiferente ndaj atyre dhe ato mbetėn vetėm nė letėr (nė qoftė se u shkruan nga bashkia) si dhe nė tryezat e diskutimeve tė figurave tė njohura tė artit e letrave nė Shkodėr, tė cilėve u dhimbset qyteti i tyre. Drejtues tė bashkisė apo institucioneve kulturore tė Shkodrės fajėsojnė shtetin, qeverinė ndonėse pėrgjegjės pėr kėtė janė edhe vetė ata. Ministrja e Kulturės, Arta Dade, para njė muaji nė Shkodėr u shpreh se teatri “Migjeni” nuk ka marrė pjesė nė tre aktivitetet e fundit kombėtare si bėjnė tė tjerėt, por edhe nuk propozon apo kėrkon”,- tha Dade. Ja ēfarė thonė pėr gazetėn “Shekulli” figura tė njohura tė artit shkodran si dhe drejtues tė bashkisė nė lidhje me problemin e jetės kulturore nė Shkodėr.

Fadil Kraja, dramaturg: “Pėr tė gjallėruar jetėn artistike tė qytetit duhet angazhuar nė radhė tė parė ajo qė e drejton kėtė qytet, bashkia, e cila ka nė varėsi edhe institucionet kulturore. Me fondin e saj pėr kulturėn sado i vogėl qoftė ai, duhen mbuluar aktivitete tė rėndėsishme e jo tė jepen para pėr aktivitete jo tė nevojshme, tė cilat marrin njė pjesė tė madhe tė kėtij fondi. Kėto aktivitete, si pėrkujtim i 2 Prillit apo 10-vjetorit i shoqatės Itali–Shqipėri, nuk janė ato pėr tė cilat ka nevojė publiku shkodran. Nga teatri “Migjeni” vihen nė skenė drama qė nuk e tėrheqin popullin. Ka njė kėshill artistik, por asnjė dramaturg nuk ėshtė pjesėtar i tij, por ka nė tė figura qė nuk lidhen me artin. Drejtori i ri i teatrit na tha: “Ju ftoj, jeni tė mirėpritur, kjo ėshtė sofra juaj”. Unė i thashė: “Ne po vijmė por ēfarė na ofron kjo sofėr, ēfarė ka shtruar nė tė. Ėshtė e lehtė tė zhvillohen ceremoni, dhėnie titujsh, por kjo nuk ėshtė kryesorja. Mosha mesatare e aktorėve shkodranė tė dramės ėshtė 44 vjeē dhe nuk punohet me talentet e reja. Nė Shkodėr ka forca krijuese. Serafin Fanko nuk shfrytėzohet nga teatri “Migjeni”. Estrada ka 4 vjet qė nuk jep shfaqje dhe aktorėt e saj aktivizohen nė qytete e vende tė tjera por nuk jepet njė shfaqje nė vit ndonėse marrin rrogėn. Teatri duhet t’i afrojė artistėt, bashkia tė shpenzojė pėr kulturėn. Nė Podgoricė, teatri jep 25 shfaqje nė muaj, i yni nuk jep aq tė tilla nė vit. Duhet ngritur njė kėshill artistik pranė teatrit dhe bashkisė. Kultura e arti nė Shkodėr duhen riorganizuar”.

Isa Alibali, studiues, ish–drejtor i teatrit “Migjeni”: Shkodra ka talente e forca krijuese, ka institucione por jeta artistike s’ėshtė aty ku duhet. Kjo sepse mungon organizimi mes institucioneve qė menaxhojnė e drejtojnė artin nė Shkodėr. Aktivitetet e pakta janė spontane dhe vijnė kryesisht si pėrpjekje tė individėve artistė dhe jo si ngacmime tė drejtuesve tė artit, qė duhet tė jenė promotorėt e tyre. Nė Shkodėr mungon njė strategji, njė platformė kulture e cila u iniciua nga LSHA por nuk u ēua mė tej, ndonėse pranė bashkisė ėshtė njė drejtori kulturore e cila pėrpiqet tė punojė. Ekziston njė projekt pėr ngritjen e njė studioje arti pėr talentet e reja, pranė teatrit “Migjeni” por mungon financimi, dhe njė studio e tillė do i ndihmonte ata qė duan teatrin. Shkodra ka forma krijuese tė njohura por ėshtė mbyllur dera e bashkėpunimit dhe ēelėsi ka humbur nga ana e institucioneve dhe atyre qė administrojnė kulturėn nė Shkodėr. Shpresoj qė drejtuesit e rinj tė teatrit “Migjeni” ta kėrkojnė e ta gjejnė kėtė ēelės.

Serafin Fanko, regjisor, Artist i Popullit:

“Dritat penguakan
shfaqjen time”

Teatri “Migjeni” ka humbur nga ana ekonomike. Kėtu ka ndikuar dhe ligji pėr teatrin por edhe bashkia nga e cila ai varet nuk e ka ndihmuar. Lyerja e teatrit dhe rregullimi i karrigeve ėshtė i nevojshėm se shpreh kulturė, por teatrin e bėjnė krijuesit. Ato duhet mbajtur pranė. Prej kohėsh dua tė vė nė skenė njė dramė nė kėtė teatėr, por puna ėshtė penguar nga kontrata e tij me Emilja Romanjan, si dhe pėr mungesė dritash. Pėr Emilja Romania ka drita, pėr mua jo.

Mefarete Laze, kėngėtare:

“Institucionet artistike
tė vetorganizohen”

Duke ditur se gjendja ekonomike e qytetit dhe forcat financuese tė tij nuk kanė bėrė gjė pėr artin nė kėto 12 vjet, duhet qė vetė institucionet artistike tė vetadministrohen dhe vetorganizohen nė bashkėpunim me njėri–tjetrin. Kjo do tė sjellė mė shumė jetė artistike dhe vazhdimėsi brezash. Bashkia duhet tė jetė koordinuese. Ajo ka shfaqur dėshira pėr tė ndihmuar artin, por sa mė poshtė ulesh nė bashki, aq mė pak del prej saj, ose nuk del asgjė. Ndryshe thuhet, ndryshe veprohet me artin konkretisht. Arti nė Shkodėr bėhet nė hollin e teatrit, por ai ka mbetur i vogėl. Artisti do t’i shpalosė vlerat e tij aty ku kuptohet mė mirė, por teatri shpesh i ka hapur rrugė antivlerave. Estrada me aktorė tė mrekullueshėm nuk jep prej vitesh premierė. Nė Shkodėr ndodhen njė pendė e madhe e humorit, Paulin Selimi, por ai nuk paguhet, po kėshtu Fadil Kraja, Serafin Fanko etj. Teatri merr para pėr aktivitete por nuk tėrheq forca krijuese sepse nuk i paguan. Mendoj se detyrat e punėt nuk janė tė ndara dhe nuk kryhen mirė nė Shkodėr. Ky qytet nxjerr ēdo ditė talente. Tek “Ethet e sė premtes mbrėma” konkurruesit nga Shkodra ishin tė suksesshėm. Po ēfarė mundėsish apo hapėsire po u krijohet atyre nė Shkodėr? Pėrveē njė pritjeje nga kryebashkiaku, asnjė shfaqje me to nuk ėshtė bėrė. Nėse ka kėshill artistik a ka vendosur ai tė bėjė diēka? Drejtuesit e institucioneve artistike nė Shkodėr nuk janė figura artistike me vlera qė kanė aftėsi menaxhuese e organizative. Asnjė artist nuk bėn pjesė nė kėshillin bashkiak. Ai qė di tė menaxhojė veten menaxhon dhe artin. Artistėt shkodranė nuk janė ndarė. Ata i bashkon dashuria e qytetarėve shkodranė pėr artin i cili po lihet tė vdesė.

Reagimi

Ormir Rusi, kryetar i bashkisė:

“Sivjet mė shumė
art se vitin e kaluar”

Jeta artistike nė Shkodėr ėshtė mė e pasur se vitin e kaluar, por jo nė nivelet e pritshme. Tani qė ne si bashki kemi marrė garanci nga qytetarė shkodranė se nuk dėmtohen institucionet kulturore, do tė zhvillohen mė shumė aktivitete nė teatrin “Migjeni” dhe nė sheshin e qytetit. Bashkia po shikon mundėsinė e dhėnies sė provimeve tė diplomės sė nxėnėsve tė shkollės artistike nė teatrin “Migjeni”, pa pagesė.

Agron Dizdari, drejtor i teatrit “Migjeni”:

“Teatri “Migjeni”, mė
dobėt se kurrė”

Kėto 2-3 muaj janė lėnė aktivitetet nė teatėr, mė shumė sesa gjatė 8 viteve tė fundit. Unė do t’i propozoj bashkisė mendimet e mia. Teatri duhet tė funksionojė si njė institucion arti dhe nė kushtet e ekonomisė sė tregut, gjithēka duhet tė jetė e ligjėruar. Kėshtu nuk do tė ketė keqkuptime si dhe ka ndodhur. Ky institucion (teatri) duhet tė jetė i profesionistėve qė nuk janė pak dhe dyert e teatrit pėr vlerat janė tė hapura. Nė bashkėpunimin e fundit me Emilia Romanson ne jemi partnerė. I kam propozuar kryetarit tė bashkisė dhe kėshillit bashkiak qė teatri tė ketė jetėgjatėsi, duhet krijuar njė grup pune i pėrbashkėt pėr tė gjetur me tė mirėn e mundshme. Duhet njė strategji e mbėshtetur nė ligj, qė tė mos na akuzojė kush. E ardhmja e teatrit ėshtė projekt. Ai i vė aktorėt para detyrash e pėrgjegjėsish konkrete. Projektet i kushtojnė bashkisė minimalisht dhe nė rast se ajo do tė jetė nė unison me ne, jam i bindur se teatri jo vetėm do tė mbajė veten por dhe do tė akumulojė mundėsi finaciare. Ne kemi projekte ne letėr por duhet njė pėrshpejtim i punėve nga administrata e bashkisė nė formulimin e akteve ligjore, qė gjithēka tė jetė nė letėr kryesisht amendamentet e anės financiare. Rregullorja dhe statusi i teatrit “Migjeni” i ėshtė dėrguar nė nėntor 2002 kėshillit bashkiak por nuk ėshtė miratuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara