HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A.GASHI:

"BALLKANI PERĖNDIMOR DO TA KETĖ QETĖSINĖ E GARANTUAR, SAPO KOSOVA TĖ BĖHET SHTET I PAVARUR"

-- intervistė nga Zijadin Gashi, Radio "Evropa e lirė"

Alush Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike tė Kosovės

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Gashi, kėto ditė po zhvillohet samiti i BE-sė nė Selanik. Si e shihni ju pėrfaqėsimin e Kosovės atje dhe pėrgjithėsisht pozitėn e Kosovės nė kuadėr tė integrimeve evropiane?

ALUSH GASHI
Mendoj se ėshtė mirė qė Bashkimi Evropian e ka ftuar Kosovėn tė marrė pjesė nė Samitin e Selanikut. Do kishte qenė mė mirė tė jetė pjesėmarrėse aktive e jo vetėm nė rolin e vėzhguesit. Megjithatė ėshtė mirė qė Kosova nė tryezėn e Selanikut ka vendin e vet dhe kohėn e prezantimit tė pėrpjekjeve dhe nevojave tė saj pėr Bashkimin Evropian.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nga Bashkimi Evropian kanė ardhur mesazhe se vendet e Ballkanit kanė gjasa tė integrohen nėse i normalizojnė raportet mes tyre. Sa konsideroni se me vėnien e kontakteve tė paralajmėruara nė Selanik, mund tė fillojė njė epokė e re nė Ballkanin Perėndimor?

ALUSH GASHI
Mendoj se Kosova mund tė integrohet nė Unionin Evropian, vetėm nėse ėshtė si Kosovė me adresė. E adresa jonė, pėrpjekjet tona, apo mandati ynė ėshtė pėr njė Kosovė si shtet tė pavarur dhe sovran. Tė gjitha kėto pėrpjekje qė Kosova tė qetėsohet dhe tė kėnaqet vetėm me liri fizike, mendoj se nuk janė tė mjaftueshme pėr tė siguruar njė stabilitet tė Evropės Juglindore. Mendoj se Ballkani Perėndimor do ta ketė qetėsinė e garantuar sapo Kosova tė bėhet shtet i pavarur.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Gjithashtu ėshtė paralajmėruar dhe fillimi i kontakteve mes Prishtinės dhe Beogradit. Sipas vlerėsimeve tuaja, cili mund tė jetė rezultati i kėtyre bisedimeve eventuale?

ALUSH GASHI
Si inicim tė takimit Prishtinė – Beograd, natyrisht qė ėshtė njė kėrkesė legjitime dhe kėrkesė e drejtė dhe se ai takim nė Selanik, nė Samitin e shefave tė shteteve tė 25 vendeve evropiane, e ngre Kosovėn nė njė pozitė mjaft tė lakmueshme, ku Kosova ka argumentet e verifikueshme pėr tė demonstruar stabilitetin, ka tė dhėna tė verifikueshme pėr trajtimin e drejtė tė pakicave dhe natyrisht ka njė llogari tė fuqishme qė mund t’ia prezantojė Beogradit pėr reparacionin e dėmeve tė luftės si dhe shumė ēėshtje, pėr tė cilat qeveria e Beogradit duhet tė japė llogari, gjithashtu dhe pėr gjenocidin qė ka ndodhur kėtu nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sipas paralajmėrimeve tė para, thuhet se nė kėto bisedime nuk do tė trajtohet ēėshtja e statusit tė Kosovės. Mirėpo, duke i pasur parasysh rrethanat, sa konsideroni se palėt biseduese mund t’iu shmangen bisedimeve rreth statusit tė Kosovės?

ALUSH GASHI
Fatmirėsisht nė Selanik, Kosova pėrfaqėsohet nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė, me kryetarin e Kosovės dhe me kryeministrin dhe natyrisht edhe me pėrfaqėsuesin special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, kėshtu qė besoj se presidenti dhe kryeministri janė tė vetėdijshėm pėr gjendjen nė Kosovė dhe besoj qė ata gjatė qėndrimit nė Selanik, do tė bėjnė pėrpjekje maksimale qė aktiviteti i tyre tė jetė kontribut i stabilizimit e jo eskalimit. Prandaj unė pres qė do tė jenė veprime tė matura nė dobi tė proceseve pozitive nė Kosovė dhe se nuk do tė ketė aventura, tė cilat do ta keqėsonin gjendjen nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju jeni dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Komisionit pėr marrėdhėnie me jashtė. Institucionet vendore kanė kėrkuar qasje nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Cilat janė nevojat e momentit qė Kosova tė marrė pėrgjegjėsi sa i pėrket politikės sė jashtme?

ALUSH GASHI
Unė mendoj se Kosova duhet t’i ketė kompetencat tė cilat i kanė vendet tjera pėrreth Kosovės. Samiti i Selanikut dhe prania fizike e Kosovės atje, qoftė edhe nė njė pozitė tė reduktuar nė formė tė vėzhguesit, mendoj se ėshtė njė alarmim i komunitetit ndėrkombėtar, e nė veēanti i OKB-sė, se duhet krijuar njė vend pėr Kosovėn nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Nuk ka asnjė arsye qė Kosova mos tė jetė vėzhguese nė OKB, kur OKB-ja e ka njė mision kaq tė fuqishėm nė Kosovė. Ėshtė shumė e deplasuar qė nė debatin pėr Kosovėn tė mos marrė pjesė askush nga njerėzit e zgjedhur tė Kosovės, e nė raste tė posaēme, ēuditėrisht tė mos marrin pjesė as pėrfaqėsuesi special apo dikush nga zyra e tij. Kėshtu qė komuniteti ndėrkombėtar duhet tė jetė shumė mė i guximshėm sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės, ta pranojė realitetin se Kosova ėshtė njė entitet i posaēėm dhe i veēantė ndėrkombėtar dhe pėr kėtė duhet tė ketė trajtim tė veēantė, do tė thotė si njė shtet. Sa mė parė qė kjo tė realizohet, aq mė tė mėdha janė gjasat pėr paqe dhe stabilitet nė Evropėn Juglindore.

-- rekomanduar nga Shefqet Dibrani

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara