HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ambasada e Shqipėrisė nė Athinė dhe sheikėt e pasaportave

-- nga Alban Gozhda, Athinė, Greqi

Kjo qeveri antishqiptare ekziston vetėm de jure se de facto ajo ėshtė njė kufomė, qė s’po e dėrgon dikush nė varreza, por po e lė tė qelbė tėrė Shqipėrinė.

Qė Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė njė vend qė qelbet prej korrupsionit, mjafton qė lexuesit t’i japim shembullin e dy pjatave: njėra e pastėr dhe tjetra e papastėr e tė vendosur nė njė ambient tė hapur. Ku do tė venė mizat? Natyrisht nė pjatėn e papastėr. Kėshtu shpjegohet edhe grumbullimi i menaxherėve qė punojnė jashtė Ambasadės. Ata kėrkojnė ushqim, d.m.th. para dhe para ka nė Ambasadė e ashtu si janė tė organizuara bletėt nė njė koshere, ashtu edhe bletėt menaxhere mbledhin jashtė kosheres nėpėr lule emigrante pjalmin qė ėshtė nė formė euro dhe pasi janė ushqyer pėr vete, fusin edhe njė sasi tė madhe edhe nė kosheren - Ambasadė.

Titulli i mėsipėrm i kėtij shkrimi, nuk ėshtė aspak njė truk gazetaresk. Pa dyshim, Ambasada e Shqipėrisė nė Athinė, ėshtė njė organizėm i qarkuar dhe i dominuar prej Mafies. Ajo mė sė shumti vepron nė shėrbim tė njė rrjeti mafioz. Pėr shqiptarėt ėshtė e njohur se deri nė vitin 1997, shuma tė mėdha tė kursimeve tė tyre pėrfunduan nė arkat e mafiozėve tė piramidave e jo nė bankat legjitime tė shtetit. Po ashtu edhe nė Ambasadėn tonė nė Athinė shumica e veprimtarisė sė saj ekonomike ėshtė nė duart e Mafies dhe kontrollohet prej saj.
Pa dashur tė lodhim lexuesin me teori dhe politikė, mjaftohemi tė sqarojmė atė se si mund tė pėrballet pėr njė problem tė tij nė Ambasadė dhe si mund tė zgjidhė rastet kur njė shqiptar emigrant do tė procedojė pėr tė aplikuar nxjerrjen e pasaportės pranė kėsaj pėrfaqėsie. Ai duhet tė veprojė nė tre mėnyra:

Mėnyra e parė:
Duhet tė pyesė ose tė ketė dijeni, nė qoftėse ka ndonjė punonjės mik a farefis brenda nė Ambasadė. Nė qoftė se ka, ėshtė me fat, nė tė kundėrt duhet tė kalojė nė mėnyrėn e dytė tė zgjedhjes sė problemit;

Mėnyra e dytė:
Duhet tė marrė vazhdimisht nė telefon numėrin 210-725-9010, e venė sa pėr sy e faqe nė shėrbim tė atyre qė e aplikojnė pėr kėtė pasaportė. Kėtė telefon zor se e gre kush. Nė rast se fati ėshtė me tė dhe nė telefon i pėrgjigjet dikush, nuk duhet tė gėzohet gjatė, mbasi nė anėn tjetėr, njė zė femre do t’i pėrgjigjet, se nuk mund tė mbyllė takimin pėr kėtė javė pėr tė aplikuar pėr pasaportė, por duhet tė marrė javėn tjetėr, sepse kėtė javė u mbyllėn tė gjitha takimet (tė jetė i sigurtė emigranti, se edhe javėn tjetėr do tė marrė tė njėjtėn pėrgjigje).
Askush nuk mund tė aplikojė pėr pasaportė nė mėnyrėn e dytė ose e thėnė ndryshe nė rrugėn ligjore. Pse? Sepse pasaporta nxirret vetėm me mėnyrėn e tretė;

Mėnyra e tretė:
Me kėtė mėnyrė mund tė nxirret me tė vėrtetė pasaporta shqiptare, vetėm se ajo ėshtė ca e kripur. Po si mund tė realizohet kjo mėnyrė?
Po e tregojmė (tė mė falė lexuesi, se qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė t’i bėjė reklamė me para e pa para punės sė Mafies sė Ambasadės pėr tė rritur fitimet e saj, pasi ajo nuk ka nevojė pėr njė gjė tė tillė, meqenėse ajo e ka nė dorė edhe gurin edhe arrėn).
Duan apo nuk duan nevojtarėt, aty do tė venė, mbasi nuk ka dy ambasada, qė ata tė konkurojnė me njera-tjetrėn, kėshtu qė Mafia qeveritare shqiptare i ka fitimet e sigurta. Aplikimi kurrsesi brenda saj, pasi nuk do tė kishim mėnyrė tė tretė. Tė rrijė aty tek grumbulli i madh i bashkėvuajtėsve tė tjerė. Aty me siguri dikush do t’i afrohet dhe do t’a pyesė se si e ka hallin. Hallexhiu, do t’i thotė se kėrkon tė aplikojė pėr pasaportė dhe ka ardhur prej Krete (p.sh.), mbasi kėta tė Ambasadės nuk e ngrejnė telefonin. Ai dikush qė e pyeti i bėn ofertėn: Zotėri (ose Zonjė), nėqoftėse do pasaportė duhet tė mbyllėsh takim e pėr ketė duhet paraprakisht tė mė japėsh mua 300 euro. M’i lini mua kaq para, mė thoni si ju quajnė.
Urdhėroni numėrin tim tė telefonit. Mė jepni numėrin tuaj dhe do tė vini nė ditėn qė do t’u lajmėroj unė nė telefon pėr tė bėrė takimin nė Ambasadė e tė aplikoni pėr pasaportė.
Deri tani nuk ka ndodhur qė menaxherėt, tė cilėt punojnė pėrpara Ambasadės t’i gėnjejnė klientėt e tyre. Me kėtė punė dhe vetėm me kėtė punė, ata mbajnė familjet e tyre dhe shtojnė fitimet pėr vete dhe pėr bashkėpunėtorėt e tyre. Kjo punė pėr ta ka vazhdimėsi pėrderisa bashkėpunėtorėt e tyre tė jenė nė vendet e tyre tė punės aty, brenda nė Ambasadė.
Ndryshimet e personelit tė Ambasadės herė pas here i shkaktojnė probleme tė vogla, por lehtėsisht tė kalueshme personelit qė punojnė jashtė Ambasadės si strukturė paralele e saj ose e thėnė realisht Ambasadės sė vėrtetė, mbasi ėshtė kjo strkturė qė u zgjidh problemin e tyre nė kohėn qė kėrkojnė emigrantėt.
Natyrisht kėtu nuk duam tė errėsojmė aspak edhe rėndėsinė e Aambasadės brenda godinės, pasi pa njė bashkėpunimk tė ngushtė dhe produktiv midis tyre nuk do tė kishim arritur nė kėto maja tė shėrbimit tė “shkėlqyer” ndaj emigrantėve.
Tek dera e kosherės janė vendosur bletėt - policė roje e nė qoftėse dikush mundohet tė ngacmojė kosheren, atėherė Nėna Mbretėreshė - kryesheiku i kosherės - Ambasadė u jep urdhėr bletėve - policė me shkop gome dhe nė rastet kur ėshtė alergjik mund tė pėrfundojė pėr karantinė dhe mjekim nė njė vend, qė quhet Shqipėri.

Soj - Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Athinė

Ē’ndodh brenda nė koshere?
Pra le ta shohim problemin brenda Ambasadės. Kush ėshtė tek telefoni qė mbyll takimet me emigrantėt, ēelėsi i artė i Mafies. Tek ky telefon rri e punėsuar gruaja e Konsullit tė Ambasadės, zotit (Zot na ruaj nga zotėrinj tė tillė) Gaqo Simaku.
Ky zotėri, ka punėsuar nė Ambasadė edhe motrėn e gruas sė tij (kuptohet pėr tė mirėn e shqiptarėve emigrantė, pasi siē dihet soji i gruas sė konsullit tonė, ėshtė i lindur pėr shėrbime tė vyera nėpėr Ambasada e ky fakt nė vetvete pėrbėn njė fat historik pėr tėrė shqiptarėt kudo qė ndodhėn). Kuptohet, Ambasada jonė nė Athinė ėshtė pronė e njė grupi a rrjeti miqėsor se zor se mund tė mendohet, qė ndodhen aty pėr t’i shėrbyer shtetit shqiptar dhe shtetasve tė tij, por ėshtė e qartė, vetėm interesave tė veta dhe sojit nga i cili rrjedhin. Familjarizimi dhe sojizmi (apo nepotizmi) i vendeve tė punės nė njė pėrfaqėsi diplomatike tregon vetėm pėr kėtė gjė.
Gjithashtu, kuptohet se ē’diplomaci mund tė bėjė kjo soj Ambasade. Kėshtu termi Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Athinė mund tė zėvendėsohet mė logjikisht me termin: Soj - Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Athinė.

Tre muaj burg pėr emigrantėt shqiptarė pa pasaporta

Mė ka rastisur tė diskutoj me njė shtetas amerikan, qė ka njė aktivitet privat nė Greqi. Ai mė tregoi, se kur i mbaroi afati i pasaportės, shkoi pranė Ambasadės Amerikane nė Athinė dhe u pajis pėr 20 minuta me pasaportė tė re amerikane, qė nga momenti qė u paraqit atje pėr kėtė problem. Ndėrsa shteti shqiptar, qė aq shumė u ka nevojėn emigrantėve shqiptarė tė tij, nė tė vetmin detyrim tė drejtpėrdrejtė qė ka ndaj tyre pėr pajisjen me pasaportė, mund t’u nxjerrė shpirtin.
Ky shtet e ka shumė tė vėshtirė tė sjellė aparatura pėr plotėsimin e pasaportave nė Ambasadė. U kujtojmė pushtetarėve tė sotėm komunistė, se ish - Bashkimi Sovjetik (u japim kėtyre njė shembull qė e dinė dhe e kanė pėr qejf) nė Luftėn e Dytė Botėrore brenda njė muaji i ktheu kombinatet e prodhimit tė traktorėve nė kombinate tė prodhimit tė tankeve. Ndėrsa shteti i drejtuar nga Qeveria aktuale komuniste e korruptuar nė zenith nuk mund tė mbushė pėr tre muaj njė pasaportė tė qytetarėve tė tij!!! Ajo mund tė mbushė por kėrkon qė tė mjelė me dy duar bashkėatdhetarėt e vet.
Tė kesh pasaportė do tė thotė tė kesh liri. Shfaqja kryesore e lirisė ėshtė e drejta pėr tė lėvizur lirisht. Shumė shqiptarė nuk kanė liri, pasi nuk kanė tė drejtė pėr tė lėvizur. Pa pasaportė, njė emigrant e ka tė pamundur tė lėvizė, tė punojė, tė jetojė e tė pėrkujdeset pėr familjen dhe familjarėt e tij.
Mosaftėsia e shtetit shqiptar pėr tė pajisur emigrantėt nė mė pak se 3 muaj me pasaportė pėrkthehet saktėsisht, heqje lirie pėr 3 muaj dhe nė rastin kur qytetari ėshtė emigrant dhe mė shumė pasoja tė mėpastajme. Kjo mosaftėsi pėrkthet edhe si papėrgjegjshmėri shtetėrore e qeveritarėve komunistė.
Fantazoni pėr njė moment (qė mos tė nodhtė kėshtu), se ē’mund tė bėjė njė Qeveri qė nuk pajis dot me njė copė letėr qytetarėt e saj nė rast se ndodh njė fatkeqėsi natyrore p.sh. njė tėrmet?! Kjo qeveri antishqiptare ekziston vetėm de jure se de facto ajo ėshtė njė kufomė, qė s’po e dėrgon dikush nė varreza, por po e lėnė tė qelbė tėrė Shqipėrinė.
Nėpėr faqet e shtypit shqiptar dendur po lexojmė, se si po “pėrpiqen” politikanėt tanė pėr tė hequr sistemin e vizave me vendet e Ballkanit dhe me ato tė BE-sė. Do Zoti e nuk i pranon Europa, qėllimet e tyre tė mira, se mirė do tė bredhim pa viza nėpėr Europė, por si do tė na lejojnė Europa pa pasaporta?!
Ambasada e Shqipėrisė nė Athinė ėshtė pasqyrė e shtetit shqiptar dhe pėrfaqėsuese e denjė e tij. Mjafton njė i huaj ose emigrant shqiptar tė shohė kėtė Ambasadė dhe do tė krijojė njė ide tė kjartė pėr shtetin dhe Qeverinė e Shqipėrisė. Edhe kemi edhe s’kemi. Kėmi Ambasador pėr shkak se kemi Ambasadė dhe e kėrkon puna proceduriale. Kemi Ambasador, vetėm tė ambienteve tė brendshme tė godinės - Ambasadės. Nė fakt nuk kemi Ambasador. Po tė kishim Ambasador, do tė kishim njė njeri tek i cili do tė gjenim zgjidhje. I pyetur pėr sa ndodhin rreth tij dhe Ambasadės sė tij, ai “nuk” di gjė. Ai “nuk” di se shqiptarėt pėrpara godinės sė tij vidhen, rrihen, ofendohen dhe denigrohen pėr shkak tė Ambasadės sė tij. Ai nuk ka lidhje fare me 500 - 700.000 shqiptarėt e pėrditshėm para syve tė tij pėr ēdo ditė.
Ai kalon hijerėndė pėrbri tyre, por kurrėnjėherė nuk merr mundimin t’i pyesė nėse kanė ndonjė vėshtirėsi, pėr arsye pėrse vijnė nė Ambasadė. Ai si Ambasador i “shkėlqyer”, as qė denjon t’u hedhė sytė bashkėatdhetarėve tė tij. Dhe ėshtė ky zotėri, i cili kur u emėrua nė kėtė post qė gėzon sot, deklaroi nė shtyp se do t’u dalė zot emigrantėve shqiptarė. Dhe e mbajti fjalėn duke u shpallur si njė zot i keq pėr ta. Do tė ishte banale tė thoshim se z. Zeneli, nuk di se ē’bėhet brenda dhe jashtė selisė sė tij. Zor se tek ky njeri, i cili ulet nė njė karrige tė nderuar, mund tė dallosh vlera tė njė Ambasadori. Ai ėshtė njė njeri, tė cilin partia komuniste nė pushtet e ka vėnė atje ku i duhej njė militantit tė saj. Por shqiptarėve u duhej njė diplomat. Siē duket ai ndjen kėnaqėsi, kur sheh mijėra njerėz poshtė hundės sė tij qė rropaten pėr shkak tė tij. Por mund tė jetė edhe ndryshe.
Ai mund tė jetė njeri me shpirt tė mirė, por s'ka fuqi, pra ėshtė njė kukull. Nė Ambasadė ėshtė sistemuar njė familje e tėrė, ajo e Konsullit Simaku dhe pikėrisht nė ato vende, nė tė cilat janė problemet. Ky i fundit ndjehet tė jetė numri 1 i Ambasadės. Pothuajse tė gjitha gjėrat kalojnė nė duart e familjes sė tij. Siē e thashė mė lart, njė emigranti i duhen tė paktėn 300 euro tė shprezojė pėr pasaportė. I llogaritur nė naftė, njė shqiptar me hallet e tij pėrpara Ambasadės, ėshtė i barazvlefshėm me 10 fuci nafte. Pra 10 fuci shumėzuar me 30 euro del 300 euro. Pėrjashtim nga ky ekuacion mund tė bėjnė shumė pak persona. Shqiptarėt qė kanė nevojė pėr pasaporta janė me qindra dhe mijėra. Kjo shumė e shumėzuar me 300 euro ose me 10 fuci naftė pėr krye, del njė shifėr shumėmilionėshe nė euro. Kuptohet se sa i madh ėshtė prodhimi bruto dhe neto dhe se sa janė fitimet e sheikėve tė Ambasadės. Kryesheiku i Ambasadės (ai nuk mban ēallmė) padyshim ėshtė Abu Al Ualid Ibn Gaqo Simaku.
Ai ka tė tėrė familjen e vet nė fushėn e prodhimit tė naftės (pasaportave). Aty ai drejton vetė, ka gruan, motrėn e gruas dhe... Ky njeri duke e ditur fuqinė e vet ekonomike dhe politike, nuk do t’ia dijė pėr askėnd.
Nė qoftėse njė njeri dallohet nga gjallesat e tjera, pasi njeriu ka edukatė dhe kulturė, ndėrsa nė gjallesat e tjera mungojnė kėto dy cilėsi, padyshim qė sheiku Gaqo Simaku hyn tek gjallesat e tjera. Kėtė pėrshtypje ai ta krijon sapo ta shohėsh, se si sillet me emigrantėt tanė. Ulėrimat e tij dhe sharjet qė ai u drejton njerėzve, kur ato janė nė pikė tė hallit, tė bėn tė kėrkosh nėpėr fjalorė termin qė do tė pėrshtatej mė mirė: kafshė diplomatike. Dhe sa ka tė tillė nė shtetet e tjera tė Europės ku kemi pėr fat tė keq njė kopsht zoologjik si pjellė e partisė komuniste rozė nė pushtet qė lajkatohet edhe nga shumė gazeta emigrantėsh nė ShBA dhe Evropė. Mirėpo populli e dha provimin me zgjdhjet e fundit nė vendlindje dhe pas zgjedhjeve tė pėrgjigjshme do tė zhduken kafshet e egra diplomatike njė herė e pėrgjithmonė dhe shqiptarėt do tė jenė tė lirė nga kjo lukuni e Marksizmit qė vegjeton ende nė pushtet...

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara