HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lufta pa fund me Greqinė

-- nga Arban Hasani, Klan, 24.05.2003

Dekreti i gjeneralit Metaksa eshte plotesisht i zhvleftesuar nga zhvillimet e viteve te fundit, qe nga vendosja e ambasadave e deri tek Traktati i Miqesise. Por eshte po kaq e sakte se ai ligj ruan vleren e tij per deportimin, heqjen e te drejtave dhe sekuestrimin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Pse eshte me e nderlikuar se nje mohim i thjeshte pergjigja e pyetjes "a jemi ne lufte me Greqine?"

A jemi ne lufte me Greqine? Kjo pyetje ka mberthyer se fundi thuajse te gjithe opinionin publik shqiptar, debatet e perditshme madje eshte reflektuar ne polemikat e ashpra parlamentare. Madje nje grup deputetetsh te opozites thirren kete jave ne Kuvend kryeministrin per te dhene shpjegime te qarta nese duhet te rroken armet, apo me fqinjet jugore eshte vendosur njehere e mire paqja. E gjithe kjo 63 vjet pas perfundimit te luftes italo-greke, 32 vjet pasi jane vendosur marredheniet diplomatike, 13 vjet qe kur mbi 300 mije shqiptare nisen te jetojne dhe punojne ne Greqi. Pyetja ne dukje jashte kohes, beri qe pas shume muajsh divorci Fatos Nano dhe Sali Berisha te kthenin te njejten pergjigje identike: "Jo, nuk jemi ne gjendje lufte me Greqine". Pervec argumentave politike dhe sociale qe kundershtojne armiqesine mes dy vendeve, Nano dhe Berisha sollen si fakt thelbesor traktatin e miqesise mes dy vendeve te nenshkruar ne vitin 1996. Nje dokument i rendesishem sipas dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, i cili shumezon me zero ligjet e vjetra te luftes, te harruara ne sirtaret e shtetit grek. Atehere i gjithe ky debat eshte vetem nje stuhi ne gote qe ka shperthyer pa asnje kuptim?

Aresyeja e kesaj zhurme te madhe eshte diku tjeter: mijera shqiptare jane shpronesuar, deportuar dhe shpallur armiq nga Greqia pikerisht nga ligji i vjeter i luftes. Nga ai dokument i cili vertet nuk eshte me ne fuqi persa i perket gjendjes politike mes dy vendeve, por qe vazhdon te kete konseguenca tek shqiptaret kryesisht came, qe nuk mund te gezojne ende pronat e tyre. Nje histori jo pak e ngaterruar, qe kushton te pakten 1 miliard dollare, (aq sa llogaritet minimalisht vlera e pronave shqiptare ne Greqi) dhe qe shteti helen nuk duket se ka ndermend t'ua ktheje te zoteve. Te pakten derisa te shfuqizoje ligjin e vjeter te Metaksait. Pikerisht ate dokument qe jo vetem mbajti per 30 vjet dy vendet ne gjendje lufte, por qe dhe sot e kesaj dite nuk pranon ta shfuqizoje.

Gjithshka ka nisur me 10 nentor 1940. Greqia e sulmuar nga Italia permes kufirit shqiptar (vendi ndodhej i pushtuar) i shpalli lufte agresoreve me dekret mbreteror te ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa. Ky dekret ligjeronte sekuestrimin e mbi 800 pronave te shqiptareve, me argumentimin se Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pasurite u moren fillimisht prej Ministrise greke te Financave, e cila ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim, duke vjelur prej tyre 15 perqind te te ardhurave vjetore. Sipas nje raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave, prej efektit te ketij ligji "numri i cameve te larguar me force nga Greqia per ne Shqiperi, gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore, eshte rreth 35 mije vete". Por burime te tjera thone se kjo shifer eshte akoma dhe me e larte, megjithese ajo qe ka rendesi mbetet pasuria qe ju eshte konfiskuar shqiptareve dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufinjve politike te Republikes se Shqiperise, "si prona te shqiptareve ne Greqi ne vitin 1940, numeroheshin pervec shtepive dhe trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije hektare kullota dhe 30 mije hektare toke bujqesore". Po sipas kesaj zyre, vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. "Ndersa sipas Shoqates Cameria, vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit llogaritet jo me pak se 2.5 miliard dollare", thuhet ne nje raport te Grupit te Krizave te vitit 2000.

Qeveria kuislinge e Jorgos Xolagoklus, qe erdhi ne pushtet me ndihmen e nazisteve ne vitin 1941, e abrogoi menjehere ligjin e luftes me Shqiperine. Por kabineti i ri grek pas clirimit te vendit e restauroi ate dhe qe nga viti 1945, ligji me numrin e ri 13, eshte akoma ne fuqi. Megjithe ndryshimet qe pati ky ligj (perjashtoi fare pak prona nga sekuestrimi); edhe pse u vendosen marredheniet diplomatike mes Tiranes dhe Athines ne vitin 1971; megjithese ne 1987-ten qeveria e Andreas Papandreut pergatiti nje dekret per heqjen e ligjit te luftes, por qe nuk kaloi ne Parlament; edhe pse u nenshkrua Traktati i Miqesise dhe Bashkepunimit mes dy vendeve ne vitin 1996; ligji i luftes eshte ende ne fuqi. Por kuptimi qe ka ky dokument i mbetur ne arkivat e vjetra te shtetit grek nuk eshte sulmi ushtarak ndaj Shqiperise, por vetem fatura e pronave qe u jane sekuestruar per shkak te tij, qytetareve greke me origjine shqiptare

Fati i ketyre pronave, i te drejtave politike dhe shoqerore te shqiptareve te deportuar pas Luftes se Dyte Boterore nga Greqia, vazhdon te mbetet problemi kryesor mes dy vendeve. Megjithese Greqia dhe Shqiperia deklarojne se kane marreveshje te shkelqyera me njera-tjetren, ne shumicen e rasteve kane arritur ta evtitojne nga bisedimet kete teme delikate. Ilir Meta ishte i pari kryeminister i Shqiperise qe menjehere pasi erdhi ne pushtet kater vjet me pare, hapi ceshtjen came ne takimin e pare me homologun grek. Por pergjigja e Kostas Simitisit ishte e menjehershme: "Per ne kjo ceshtje nuk egziston". Athina zyrtare asnjehere nuk ka preferuar te diskutoje kete argument ne tryezen e bisedimive. Sidoqofte perpjekjet per te zgjidhur kete problem, pavaresisht se te diskutueshme kane patur dinamiken e tyre gjate viteve te fundit. Greqia ka aprovuar qysh me 3 dhjetor te vitit 1998 ligjin 2664, i cili vendoste 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi. Kjo ishte nje mundesi qe edhe camet e deportuar mund te sistemonin pronat e tyre dhe t'i identifikonin ligjerisht ato. Pas ketij afati pronat e parregjistruara, edhe ato te shqiptareve came, konsiderohen si publike. Ligji i sipercituar parashikonte te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e se drejtes se prones. Pas kembenguljes se shoqates Cameria dhe presionit diplomatik te Shqiperise, ka patur dhe nje tjeter shtyrje afati per te bere kete rregjistrim. Ndersa per te drejtat e popullsise came qe vazhdojne te mos njihen nga Greqia, eshte pergatitur padia kolektive drejtuar Gjykates Europiane te Strasburgut. Sidoqofte debati qe ka shperthyer se fundi ne Shqiperi duket se eshte mese normal ne logjiken e ketyre fakteve. Vecanerisht po te mbahet parasysh se ne diskutim jane jo pak, por minimumi 1 miliard dollare prona te pakthyera per shqiptaret vetem nga ai ligj i luftes se vitit 1940.

Fatos Nano dhe Sali Berisha vertet u pergjigjen kete jave ne parlament pa ekuivoke se "nuk jemi ne lufte me Greqine", por duket se nuk dhane nje pergjigje po kaq direkte rreth konseguencave te ligjit te vjeter te luftes qe eshte ende ne fuqi. Eshte plotesisht e vertete, se dekreti i Metaksait eshte plotesisht i zhvleftesuar nga zhvillimet e viteve te fundit, "qe nga vendosja e ambasadave e deri tek Traktati i Miqesise", por eshte po kaq e sakte se ai ligj ruan vleren e tij per deportimin, heqjen e te drejtave dhe sekuestrimin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Ndaj pergjigja e pyetjes "a jemi ne lufte me Greqine?" duket shume me e nderlikuar se nje mohim i thjeshte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara