HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sa herė duhet te shpallet Kosova shtet i pavarur dhe sovran

-- nga Kan.Lic.iura. Zef Ahmeti, Univ. St. Gallen, 5.02.2002.

Zef Ahmeti Kėto ditė pėrfundova njė punim seminarik mė temėn "Pavarsia e Kosovės, arsyet pėr dhe kundėr". Punimin e fillova me ngjarjet dhe zhvillimet gjatė historisė. Jam mundur qė tė drejtėn pėr pavarsi, pėrveē argumetit historik, ta arsyetoj edhe me zhvillimet dhe faktet qė flasin pėr pavarsi edhe nė aspektin juridk duke u mbėshtetur nė epizodin e pas Luftės sė Dytė botėrore, pėrkatėsisht zhvillimin kushtetues tė Kosovės deri nė vitet e nėntėdhjeta.

Kosova me ngjarjet politike, juridike dhe historike qė lidhen me atė duhet tė trajtohen nė mėnyrė kronologjike. Anashkallimi i periudhės sė 1990-1999 qė pėrfshin edhe ngjarjet mė tė rėndėsishme shpalljen e shtetit tė Pavarur tė Kosovės nė Kaēanik dhe luftėn pėr ēlirimin e saj janė tė pakuptimta dhe se ky pretendim nuk shkon nė asnjė mėnyrė nė tė mirėn e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarsi.

Inisiativa e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės pėr shpalljen e Pavarsisė sė Kosovės nė vete ka njė mangėsi qė nuk falet. Kjo mangėsi ėshtė anashkallimi i Referendumit pėr Pavarsinė e kosovės tė mbajtur nė fillim tė viteve tė 90-ta. Mosnjohja e traditės sė shtetėsisė sė Kosovės nga forcat e reja politike, edhe pse nuk ishte e njohur ndėrkombėtarisht, ėshtė njė skandal i politikės mė tė re. Nėse nuk pranojmė traditėn e shtetėsisė sė kosovės ashtu si ishte me tė vėrtetė atėherė shtrohet pyetja: ēfarė kėrkohet nga bashkėsia ndėrkombėtare kur vetė nuk rrespektojmė institucionet e Republikės sė Kosovės, kur vetė nė i shpallėm si tė shuara institucionet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės?

Nėse ne pėrherė pėrpiqemi tė vėjmė themele tė reja tė shtetėsisė sė Kosovės atėhere ky proces i pavarsisė sė Kosovės do tė mbetet pėrherė vetėm duke e shpallur Kosovėn tė Pavarur.

Tendenca Serbe dhe deklarata kotradiktore te Bashkimit Evropian

Tendencat serbe pėr Kosovėn kanė qenė pėrherė tė njejta gjatė 100 vjeēarit tė fundit: ruatja e Kosovės dhe Metohisė si djep i ortodoksisė serbe dhe i lindjes sė shtetit tė Serbisė. Keto pretendime nuk do tė pushojnė, dhe nė fakt nuk kanė dryshuar fare pamvarsisht se kush ka qenė nė krye tė qeverisjes serbe, diktaorė, nacionaliste, radikal, komunist apo demokrat. Qėndrimet e Serbisė dhe tė gjitha forcave politke atje nuk kanė ngritur kurrė zėrin kundėr Milosheviqit dhe regjimit tė tij pse po bėnte masakra ne Kosovė, por ata u ngritėn kundėr tij pėr situatėn e vėshtirė tė vetė serbėve.

Miratimi i kushtetutes se re te Unionit Mali i Zi-Serbi dhe varrimi i emrit Jugosllavi nuk lanė anash fare Kosovėn, por atė e bėnė pjesė tė Serbisė. Nxerrja e kėsaj kushtetute te re e ndihmuar nga Havier Solana, si duket, edhe pse kishte pėr qėllim tė ndalė procesin e dezintegrimit si masė pėr parandalimin e konflikteve tė reja, ai me sa duket ka arritur tė kundėrtėn duke provokuar konflikt edhe me tė gjėrė.

Deklaratat kontradiktore tė Bashkimit Evropian si ajo: pėrshėndesim miratimin e Kushtetutes se re te Unionit Serbi-Mali i Zi, dhe nė anėn tjetėr deklarojnė se ēėshtja e statusit pėrfundimtar e Kosovės nuk mund tė prejudikohet nga askush nė mėnyrė tė njėanshme dhe se Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, janė tė paprecizuara. Cka nėse Kėshilli i Sigurimit dhe BE-ja nė njė tė ardhme shprehen se Kushtetuta e Unionit Serbi-Mali i Zi vlen edhe pėr Kosovėn, ashtu siē ndodhi mė herėt me Marrėveshjen "Jugoisllavi"-Maqedoni pėr 2500 hektarėt qė u legjitimua nga Kėshilli i Sigurimit edhe pse ishin nė kundėrshtim me aktet juridike tė aplikueshme?!

Mė mirė rikonfirmimi i referendumit tė Kaēanikut pėr Pavarsinė e Kosovės

Nė fjalėn pėrfundimtare tė punimit seminarik tė lartpėrmendur kam shtruar pyetjen: se cila forcė nė botė mund t`iu siguroj shqiptarėve tė Kosovės se nėse mbesin nė Unionin Serbi-Mali i Zi, nuk do tė vijė nė pushtet ndonjė Milosheviq tjetėr, apo ndonjė Qubrilloviq a Rankoviq e nuk do tė rifilloj me metodat e ngjashme t'i pėrndjekin pėrsėri shqiptarėt?

Lidershipi shqiptarė i Kosovės duhet tė jetė i kujdėsshėm veēanėrisht tani kurė ēdo deklaratė mund tė ndikoj negativisht nė ardhmėrinė e Kosovės. Pėr fat tė keq nga mediat vėrehet qartė se mungon njė platformė e pėrbashkėt e gjithė subjekteve politike shqiptare nė Kosovė pėr finalizimin e Pavarsisė sė saj.

Ėshtė rrėnqethės fakti se nga inisiativat e tilla, siē ka bėrė Aleanca, tė mos njihen aktet juridike tė nxjerruna nga vetė populli i Kosovės e kalojnė pėrsėri diku mė thellė nė histrori duke e argumentuar shtetėsinė e Kosovės vetėm nė kushtetutėn e vitit 1974.

Inisiativa si e tillė ėshtė pėr t'u pėrshėndetur si reagim ndaj pretendimeve tė Serbisė, ēka me siguri do tė mbetet vetėm si ēėshtje e trajtuar e qė do tė shpallet me siguri si e pavlevshme nga Shtaineri, por pse mos tė thirret ne kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, a nuk do tė kishte qenė mė i fortė argumenti, se Kosova ka shtetėsinė dhe traditėn shtetėrore tashmė 12 vite, edhe pse nuk ishte e njohur ndėrkombtarisht?

Nėse pėrherė mundohemi tė vėjmė baza tė reja shtetit tė Kosovės me siguri se do tė ngulfatemi shumė shpejt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara