HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A e pėrforcon pavarėsia, apo autonomia e bashkėsive fetare, sovranitetin politik tė njė shteti?

-- nga Zef Ahmeti, St.Gallen, gusht 2002

Zef Ahmeti Sipas mediave tė shkruara ditore kosovare, flitet pėr pėrpjekjet pėr krijimin e bashkėsisė "unike islame" nė Serbi. Kėto pėrpjekje janė vlerėsuar edhe si pėrzierje tė politikės nė punėt e religjionit. Ēka mund tė jetė prapavia e kėtyre pėrpjekjeve pėr krijimin e "bashkėsive unike islame" nė Serbi? Pse politika serbe ka interesim pėr kėtė pavarėsim, pėrkatėsisht unifikimin administrativ tė islamit brenda shtetit Serbi Mali Zi(SMZ)? Si janė tė organizuara bashkėsitė tjera fetare islame, ortodokse dhe katolike nė Kosovė?

1. Pretendime politike nė ēėshtjen e unifikimit tė islamit nė Serbi

Qė tė pėrforcojė sovranitetin brenda teritorit, pėr njė shtet ėshtė me rėndėsi qė gjitha format organizative, si nė rastin tonė ato fetare, tė kenė njė hierarki brenda-pėrbrenda shtetit me pėrfaqėsim tė qartė dhe legjitim. Kjo i ndihmon shtetit qė tė ketė nėn "kontroll" situatėn (pėr)brenda qė tė mund tė ruajė stabilitetin dhe qetėsinė nė teritorin e tij.


Vojislav Milovanoviq
- Ministri pėr Fe nė
Qeverinė e Serbisė
Qė tė mund tė kuptojmė mė mirė strategjinė politike serbe nė ēėshtjen e unifikimit tė Bashkėsisė islame nė Serbi, po e ilustrojmė njė mendim tė njė ushtaraku gjerman, i cili kishte pėrhapur njė mendim tė (pa)konfirmuar por tė logjikshėm, nė njė takim festiv, ku ishte shprehur qė nė Kosovė duhet tė punohet qė kisha ortodokse tė pavarėsohet nga Beogradi. Dhe me njė pavarėsim tė mundshėm tė Kishės Ortodokse tė Kosovės, kisha ortodokse do tė (ri)organizohej nė kuadėr tė Kosovės, dhe lidhjet "shpirtėrore" dhe hierarkike me Beogradin tė pushojnė. Kėshtu me pavarėsimin e Kishės ortodokse do tė mundėsohej, realizohej edhe njė hap mė afėr pavarėsimit politik tė Kosovės. Se ky pavarėsimi kishtar otodoks ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, kėtė e tregojnė edhe pėrzierjet e kishės otodokse serbe nė ēėshtjen e Kosovės.
Nėse nisemi nga kjo logjikė, atėherė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr Serbinė, pėrkatėsisht shtetin SMZ, qė tė kenė njė Bashkėsi islame tė unifikuar pėrbrenda teritorit tė saj, kėshtu qė sovraniteti politik tė jetė mė i qėndrueshėm dhe tė "bllokojė" ndikimet nga jashtė, nėpėrmjet strukturave organizative e administrative fetare nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe tė (pa)legalizuar. Pėrveē kėsaj, pėr shtetin ėshtė e njė rėndėsia tė veēantė, qė brenda teritorit tė tij, tė kenė struktura tė qarta edhe te bashkėsitė fetare. Dhe nėse janė tė vėrteta ato qė janė paraqitur nė ditoret e shkruara kosovare, nė Serbi dhe Mal tė Zi tė ketė organizime tė ndryshme tė bashkėsive fetare islame, atėhere ato nuk kanė njė strukturė unike tė organizuar, dhe pėr shtetin duket se kjo nuk ėshtė pozitive.

2. Bashkėsia islame e Kosovės

Bashkėsia Islame e Kosovės - logo Bashkėsia islame e Kosovės ka njė strukturė tė organizimit tė unifikuar dhe tė pavarur, pėrkatėsisht autonome, si thuhet nė kushtetutėn e saj. Nė kuadėr tė kėsaj Bashkėsie, pėrveē pėrfshirjes sė teritorit tė Kosovės, bėn pjesė edhe Presheva. Regjionin e Preshevės e pėrbėjnė Kėshilli i Bashkėsisė Islame i Preshevės, i Bujanocit dhe Medvegjės. Nė kuadėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės hyjnė edhe "besimtarėt, qė gjenden me punė dhe me qėndrim tė pėrkohshėm nė botėn e jashtme".
Nė trendin e kėtyre pėrpjekjeve pėr unifikimin e bashkėsisiė islame me sa duket hynė edhe pėrpjekjet e fundit qė territori i Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės tė shkėputet nga strukturat hierarkike tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe tė (ri)strukturohet nė kuadėr tė Serbisė, apo edhe nė kuadėr tė SMZ-sė. Natyrisht qė Serbia pėrpiqet qė t`i ndėrpresė ndikimit e mundėshme nga jashtė, e qė ndoshta do tė mund tė "rrezikonin" stabilitetin brenda saj (ky mendim ėshtė dhėnė duke u pozicionuar nė mėnyrėn e mundhshme tė tė menduarit serb).

Sipas shėnimeve dhe tė dhėnave nė mediat e shkruara nuk dihet, nėse myftiu Muamer Zukoriq dhe Ministri pėr Fe nė Qeverinė e Serbisė, nė ndryshimin e statusit tė bashkėsisė islame, a ėshtė e pėrfshirė edhe Kosova apo ajo pranon autonominė organizative tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, por konteston vetėm pėrfshirjen e Kosovės Lindore, Serbisė Jugore?!

3. Kisha Ortodokse

Pop i Kishės Ortodokse Serbe Nė Kosovė dihet se kemi edhe kishėn ortodokse serbe, e cila ėshtė e strukturuar nė kuadėr tė KOS-it (Bashkėsisė Ortodokse Serbe). Dhe kėtu ne hasim nė pyetje tė shumta tė paqarta! Sebia dhe serbėt thonė se nė Kosovė ka lindė Serbia, po ashtu edhe Kisha e pavarua- autoqefaler Ortodokse Serbe. Dhe, ashtu si dihet, motoja e Serbisė pėr Kosovėn ėshtė Kosova djepi i Serbisė. A ėshtė e mundshme qė duke bėrė (ri)organizimin e bashkėsive fetare tė pretendohet edhe (ri)organizimi teritorial dhe suvereniteti politik serb, pra kėtu duke pėrfshirė ndrarjen e Kosovės?!

Pavarsimi i kishės ortodokse Serbe, apo ndarja e Kishės Ortodokse Serbe tė Kosovės nga Kisha otodokse nė Serbi, a do tė ndikonte qė pavarsia politike e Kosovės tė lehtėsohet?! Nėse po, atėherė nga kjo logjikė vetvetiu del e qartė se njė nga faktorėt qė pengon, pėrveē atij politik, ėshtė edhe Kisha ortodokse Serbe, qė nė kuadėr tė strukturės sė saj organizative, tė mbajė me ēdo kusht edhe Kishėn ortodokse tė Kosovės.

4. Kisha Katolike

Nė shtetin e ri tė Jugosllavisė, pas Luftės sė Parė Botėrore oponentet kryesore nė kuptimin religjioz pėrballė njėra tjetrės ishin Kisha katolike dhe ajo ortodokse. Pėrderisa Kisha Katolike njihet si universale dhe si qendėr kryesore pėr gjithė botėn katolike ka Vatikanin, Kisha ortodokse kufizohet (dhe kufizohej) vetėm nė Serbi dhe popullin serb.

Me krijimin e Jugosllavisė sė pas Luftės sė parė Botėrore, Kisha katolike ėshtė ballafaquar me vėshtėri tė mėdha. Gjatė sundimit tė monarkisė tė Habsburgėve gjendja e saj ka qenė shumė e mirė. Ndėrsa nė Jugosllavinė e re bėhej fjalė pėr tri religjione, ajo ortosokse, katolike dhe islame dhe kėshtu kėto tri bashkėsi duhej tė bashkėjetonin. Mirėpo kjo nuk ishte lehtė ngase kisha ortodokse serbe kishte ndikim tė madh dhe se nė Serbi njihej edhe si Kishė Shtetėrore.

Kėshtu Selia Shenjte bėri marrėveshjen apo konkordatin me shtetin e Jugosllavisė. Me konkordat, si njė marrėveshje ndėrkombėtare, bėhet fjalė pėr marrėveshje qė bėhet mes dy subjekteve sovrane, qė veprojnė nė tė njejtin territor, i rregullon marrėdhėniet me shtetin e Jugosllavisė. Dhe kėtu ėshtė fjala pėr qytetarėt e njė shteti qė i takojnė besimit katolik. Dhe qė tė jemi mė konkret, konkordati ėshtė njė marrėveshje me Selinė e Shenjtė dhe nė Konkordat Kisha katolike shef tre elemente kryesore: shprehjen pėr bashkėpunim me shtetin nė realizimin e misionit tė saj, interesat e pėrbashkėta me shtetin, dhe nė kuadėr religjioz, konkordati garanton pavarėsimin e plotė tė Kishės nė predikimin e ungjillit.
Pas pėrpjekjeve tė shumta nė vitin 1935, bėhet edhe nėnshkrimi i konkodatit mes Jugosllavisė sė pas Luftės sė Parė dhe Selisė Shenjte. Kisha ortodokse kishte njė qėndrim shumė negativ pėrballė konkordatit, nga frika se Kisha ortodokse serbe, e cila pėrherė nė kushtetutat serbe ka qenė shtetėrore, kishte frikėn se ajo me marrėveshjen me Selin Shenjte do tė bie nė rangun e dytė. Dhe sipas dėshmive, Kisha ortodokse kishte luftuar deri nė pikėn e fundit, edhe pas nėnshkrimit tė konkordatit, me memorandume tė ndryshme se kinse konkordadi dhe pėrmbajtja ka pika tė shumta qė bien nė kundėrshtim me parimet kushtetuese. Dhe lufta e Kishės ortodokse qė tė ketė rolin e saj udhėheqės ka ndikuar qė ky konkordat tė mos ratifikohet deri nė shkatėrrimin e ish YU-sė. Kėshtu pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė sė Titos, Kisha ortodokse serbe mbetet Kishė Shtetėrore.

Mirėpo cili ėshtė pozicioni i Kishės Katolike nė Kosovė? Katolikėt shqiptarė ishte tė organizuar nė kuader tė Jugosllavisė, pėrkatėsisht nė kudėr tė Ipeshkvisė Shkup-Prizren (me hapsirė tė Maqėdonisė dhe Kosovės). Me shkatėrrimin e Jugoslavisė dhe me njohjen e shtetėsisė sė Maqedonisė, vie deri te ndarja e Ipeshkvisė Shkup-Prizren, dhe Selia Shenjte teritorin e Kosovės e bėn ipeshkėvi me kompetenca tė njė ipeshkėvie edhe pse ende formalisht kishte mbetur emėrtimi i vjetėr Ipeshkėvia Shkup-Prizren, pėr shkaqe politike tė ndėrlikuara. Kjo ka ndodhur kėshtu pėr asrye se Kisha Katolike, pėrkatėsisht diplomacia shtetėrore e Vatikanit, kurrė nuk pretendon tė pranojė pavarėsinė e njė teritori pa qenė tė pėrgatitura palėt nė rajon. Kurse nė anėn tjetėr, Vatikani, vazhdimisht ngre zėrin pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Pas luftės nė Kosovė (1999) Ipeshkvia e Shkup-Prizrenit, pjesa e Kosovės, shėndėrrohet, me vendimin e Selisė Shenjte, nė Administraturė Apostolike tė Prizrenit. Kjo do tė thotė se Kosova, pėrkatėsisht Kisha Katolike e Kosovės, nė aspektin administrativ, nė kuadėr tė Kishės universale katolike me qendėr nė Vatikan, vihet drejtpėrsėdrejti nėn administrimin e Vatikanit.
Kisha katolike e Kosovės ka njė autonomi tė plotė administrimi nė teritorin e vet, pa iu nėshtruar psh. konferencės ipeshkvore tė SMZ. Me fjalė tė tjera Vatikani mund tė themi se njeh nė mėnyrė tė tėrthortė territorin e Kosovės si njėsi nė vete, dhe pėr kėtė Kisha katolike, nė aspektin administrativ, i nėnshtrohet drejtpėrsėdrejti vetėm Vatikanit.

5. Pėrfundim

Pas gjithė kėsaj qė u tha mė lart, mund tė vijmė nė pėrfundim se: Kosova ka njė Bashkėsi Islame qė vepron nė mėnyrė autonome dhe nė kuadėr tė kėsaj Bashkėsie hyn edhe Kosova Lindore apo Jugu i Serbisė. Ndėrsa nė kuadėr tė KOS-it, Kishės Ortodokse Serbe, hynė edhe teritori i Kosovės, kurse Kisha Katolike e Kosovės ka njė autonomi administrative vetėm nė Kosovė, pa teritore jashtė Kosovės, dhe i nėnshtrohet drejtpėrsėdrejti Vatikanit.
Padyshim, mund tė thuhet se, mėnyra e organizimeve tė bashkėsive fetare luajn njė rol tė rėndėsishėm nė kuadėr tė njė shteti, pėrkatėsisht nė sovranitetin politik tė njė shteti, por edhe pėr ato vende qė pretendojnė sovranitetin politik e shtetėror.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara