HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Procesi i pavarsisė sė Kosovės i ngjajshėm me atė tė Shqipėrisė?

-- nga Zef Ahmeti, St.Gallen, nėntor 2002

Zef Ahmeti Pas dobsimit tė Perandorisė Osmane dhe tėrheqjes sė saj, popujt e Ballkanit fillojnė tė ngrisin shtetet e tyre kombėtare. Organizimi shqiptar pėr krijimin e shtetit kombetėtar, edhe pse me vonesės e pėr shkaqe tė pėrēarjeve brenda shqiptare tė asaj kohe, ia aritin qė me 28 nėntor 1912 tė shpallin shtetin e pavarur. Nė njohjen e shtetit shqiptar nuk u morėn parasysh pikėpamjet etnike nė rajon por mė shumė ato tė interesave tė fuqive.

Shqipėria u njof si shtet i pavarur me kufijtė e sotshėm duke i lėnė jasht 50% tė territoreve tjera tė banuara me shqiptarė. Nė atė kohė ishte dilema nėse shteti duhej tė jetė i pavarur e suveren apo tė ?ėndroj ende nėn obrellėn e perandorisė Osamne dhe krahu tjetėr qė kėrkonte pavarsinė tė plotė nga turqit. Pėrderisa shqiptarėt nuk ia arritnin tė merreshin vesh, fuqitė hegjemoniste tė asaj kohe si Serbia (Jugosllavia) kishte pushtuar Kosovėn dhe njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė sė sotshme dhe pėrpiqej qe gjithė veriun e saj ta pėrvetėsojė si tė vetėn. Serbia nė atė kohė propagandonte nė perendim se Evropa historinė e Ballkanit „duhet ta mėsonte nga Serbia“, ēka edhe ia arrin, duke i futur nėn pushtetin e saj shumė territore shqiptare.

Mobilizimi gjithėkombėtar pėr shtet tė pėrbashkėt ishte i vonuar. Njohja e Shqipėrisė ishte njė njohje e Shqipėrisė sė „trungut“ duke i lėnė jashtė poaq territore tjera, tė cilat iu dhanė serbisė, Malit tė Zi, Greqisė.

Pas shpalljes sė pavarsisė, Shqipėria pranohet si shtet i pavarur mė 20 dhjetor 1912. Ndėrsa hyrja e saj nė Konferencėn e Londrės vijon mė 29 korrik 1913. Shqipėrisė iu sigurohet njė atonomi nga fuqitė e mėdha tė asaj kohe. Pėr sigurinė brenda vendit ishte thirrur ideja pėr njė „Xhandarmėri ndėrkombėtare“ pėr tė ruajtur qetėsinė. Nė bazė tė pikave tė daluna nga Konferenca e Londrės njė komision ndėrkombėtar kishte nxjerrė njė statut pėr Shqipėrin mė 10 gusht 1914, i cili emėrojhej si „Statut aoganique de l`Albanie“. Me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria humbė suverenitetin mbi teritorin e saj. Nė Shqipėri pėrsėri shfaqen forcat e njėjta qė pretendonin pushtimin e trojeve shqiptare. Pos tė tjerash si arsye ishte edhe pozita saj gjeopolitike. Pas tėrheqjes sė trupave tė Austrisė, Francės dhe Italisė nė fillim tė 1920-tės, nė Lushnjė bėhet njė (ri)organizim i shtetit Shqiptar. Pas krijimit tė njė Kėshilli, Parlamenti dhe njė Kabineti nė pėrbėbėrje nga Ministrat fillon lufta mes Nolit dhe Zogut pėr pushtet. Mė 17 dhjetor 1920 Shqipėria pranohet nė Lidhjen e Popujve. Ndėrsa njė „njohje e dytė“ e Shqipėrisė bėhet nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Paris. Ndėrsa pėrbėrja teritoriale e Shqipėrisė ishte e definuar nė Vendimin e Konferencės sė Ambasadorėve mė 9 nėndor 1923.

Nė procesin e pavarsisė sė Shqipėrisė ishin tė involvuar interesat e shteteve tė ndryshme si Turqia, Italia, Jugosllavia, pastaj Franca, Rusia, Anglia, Austrohungaria, SHBA-tė, pastaj Lidhja e Popujve, Konferencat e Ambasadorėve.

Kosova njė shkeull mė vonė

Edhe pse Kosova nė vitin 1912 i jepet Serbisė, ajo kurrė nuk kishte harruar se asaj i ishte bėrė e padrejtė. Mospėrfillja e tė drejtės pėr vetvendosje tė popujve, qė nė atė kohė ishte vėnė si princip themelor nga presidenti i SHBA-ve, Wilson, Kosovės iu ishte marrė kjo e drejtė nga Serbia. Pas betimit serb se, do ta fitonin Kosovėn „djepin e Lindjes sė Serbisė“ me tė njėjtėn mėnyrė, ashtu sikur qė e kishin humbur nė dy betejat tė vitit 1389 dhe 1448, pas njė politike tė fėlliqur ata ia arrisin ta realizojnė. Kėshtu brutaliteti serb mbi Kosovėn dhe masakrat e asaj kohe qė po bėheshin mbi shqiptarėt ishin gjykuar nga gazetat austriake.

Gjendje tragjike e shqiptarėve vazhdon tė shfaqet pas luftės sė Dytė Botėrore me Rankoviēin dhe Qubrilloviqin e qė pėrfundon mė Milosheviqin. Pakėnaqėsitė e shqiptarėve demonstroheshin me demonstratat qė bėhen nė vitet e 60-ta me kėrkesėn pėr Republikė.

Pas pėrpjekjeve tė shumta Kosova me kushtetutėn e '74 bėhet njėsi e barabartė e Jugosllavisė. Pas vdekjes sė „Shokut Tito“, njė vit mė vonė, fillojnė demonstratat e kosovarėve ku kėrkohet pėrsėri e drejta legjitime e tyre qė iu ishte mohuar, pra pėr Republikė. Natyrisht se kjo nuk i shkonte interesave tė Serbisė. Pas brutalitetit serb nė Kosovė, duke shpallur “gjendjen tė jashtėzakonshme”, qė nė atė kohė ishte ngritur kundėr ligjit tė aplikueshėm kushtetues, nga mesi i viteve tė '80 Serbia nxjerr nė shesh njė memorandum nga „intelektualėt dhe juristėt serb“ pėr ēėshtjen serbe, ku shprehet pakėnaqėsiae Serbisė pėr „diskriminim e Serbisė pėrbrenda Jugosavisė“.

Pas ardhjes sė Milodheviqit nė krye tė partisė socialishte, fillon „realizimi i kthimit tė Kosovės nė Sėrbi“. Bėhen ndryshimet kushtetuese nė vitin '89-90. Hiqet autonomia e Kosovės dhe ajo kalon si pjesė e pandashme e Serbisė. Natyrisht populli i Kosovės nuk i pranoi kėto akte si tė vetkuptueshėm. Si kundėrreaksion, shqiptarėt shpallėn Kosovėn Republikė dhe mė vonė edhe shtet tė pavarur pėr tė vepruar 10 vite me radhė me organet paralele, pėrballė atyre tė instaluara me dhunė nga Serbia. Pas pėrpjekjeve dhjetėvjeēare pėr ta zgjidhur ēėshtjen nė mėnyrė paqėsore, kosovarėt u detyruarn ta ndėrrojnė strategjinė. Eskalimi i situatės pas daljes sė UCK-sė nė luftė kundėr ushtrisė serbe, ēėshtja e Kosovės po hynte dhe po aktualizohej edhe mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare.

Pas masakrave serbė nė Kosovė, zoti e din pėr tė satat herė gjatė historisė, shtetet dhe organizatat ndėrkombėtare fillojnė edhe njėherė tė merren me ēėshtjen shqiptare, e cila ishte injoruar deri nė atė kohė.

Kėshtu nė vitin 1998/99 shfaqen gati tė njėjtit aktorė nė ēėshtjen shqiptare nė Kosovė si njė shekull mė herėt nė procėsin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė atė kohė Lidhja e Kombeve, sot nė Kosovė Organizata e Kombeve tė Bashkuara, nė atė koshė ShBA-tė sot SHBA-tė, dje Franca sot Franca, dje Anglia sot Anglia, Rusia dje, Rusia sot, dje Konferenca e Londrės sot Rambujea. Dje Vilhem Vidi, sot Adminitratori i OKB-sė, dje Shqipėria nėn Protektorat, sot Kosova de facto protektorat.

Edhe njė shekull mė vonė, shqiptarėt po ballafaqohen me aktorėt pothuajse tė njėjtė. A do tė pėrfundojė fati i Kosovės i njėjtė sikur me atė tė Shqipėrisė njė shekull mė herėt, pra me pavarėsi?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara