HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PSE MAJKO KA TE DREJTE!

-- nga Zef Ahmeti, Prishtinė

Zef Ahmeti Politika e kreut te Shqiperise, perhere ka qene konfuze. Disa bejne te kunderten, pavarsisht nga ajo se pala qe jep mendim apo paraqet opcione, ka apo jo te drejte, vlen motoja une bej te kunderten e asaj qe thua ti, mbase keshtu mendohet te arrihet autoritet. Nje nga figurat me te njohura, dhe njeri prej figurave politike me serioze ne korin politik te Shqiperise, eshte ajo e Pandeli Majkos.

Serioziteti ne pune dhe pergjegjesia e tij, jane disa nga elementet qe e bejne ate te adhurohet, pavaresisht nga krahu i tij politik. Nje nga mangesite ne politiken e shqiptareve, pavarisht se cilit rajon, qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove a Maqedoni, dhe si problem kryesor, eshte njohja, perkatesisht pranimi i aftesive te personave dhe figurave, si politike, shkencore, kulturore e historike.

Refuzimi i fteses, qe ka bere Majko per te marre pjese ne nje tryeze te rrumbullaket ne Mal te Zi, vleresoj se ishte nje hap shume i qarte dhe nje mesash shume i forte per pretendimet e Serbise per Kosoven. Hapa te tille te qarte te diplomacise se Shqiperise, rralle se mund te hasesh. Dhe nje nga shkaqet pse Majko nuk ka pas mundesi te qendroje ne postin e Kryeministrit te Shqiperise eshte korrektesia e tij per ta ngritur identitetin e popullit shqiptar, dhe jo per ta perdorur postin e tij per te "vjedhur" shtetin dhe popullin.

Ne skenen e politikaneve te Shqiperise, figurat politike si ajo e Majkos, veshtire se mund te gjenden. Edhe pse une jam "tifoz" i partive te djathta, Majko e meriton njohjen per aftesite qe ka. Dhe po ashtu, une urrej ata qe thone se jane te djathte e dalin e bertasin neper altoparlante e nuk veprojne asgje. Parazitlleku eshte nje nga elementet qe po e shkaterron politiken shqiptare. Nuk eshte me rendesi se cka thua, me rendesi eshte te kundershtohet me cdo kusht ajo cka thua, kjo eshte motoja e politikes shqiptare... nuk shikohet vlera dhe rendesia e mendimit apo opcionit dhe idese.

-- marrė nga Kohs Jonė, 13.08.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara