HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Günter Verheugen, anėtar i Komisioni Evropian

Zgjerimi i pestė: Njė shans pėr organizimin e ardhmėrisė sė Evropės

-- shqipėroi Zef Ahmeti, gusht 2003

Zef Ahmeti Mė 16 prill 2003 nė Akropolisin e Athinės 25 shefa qeverisė dhe shtetesh Evropiane kanė nėshkruar aktin e parnimit tė 10 anėtareve tė reja nė BE. Dhe me kėtė Evropa ka marrė njė qėndrim hiostorik: Ekziston shansi mė i madh, qė pėrvojėn shumėvjecare me sigurinė dhe paqen dhe stabilitetin ta bartin me integrim nė vendet e Evropės Lindore dhe tė Qendrore dhe ta shtyrė mėtutje suksein historik Evropian tė kėtij shekulli.

Rundi i pestė i i zgjėrimit tė BE-sė ka dimenzion krejt tė jashtzakonshėm historik dhe moral. Popujt e Evropės Lindore dhe Qendrore, qė kanė luftuar pėr lirinė e tyre, e qė tani dėshirojnė nė mėnyrė afatgjate t'i takojnė familjes sė kombeve demokratike, kanė qenė viktimė e ndarjes sė Evropės, tė cilėn vetė nuk e kanė dashur. Te shtetet anėtare ishte konsensusi qė nė fillim pėr atė se, kėtu ėshtė fjala pėr kombe tė kulturės evropiane, dhe se ato nuk duhet tė pėrjashtohen nga pėrfitimet e integrimit Evropian vetėm se nuk kanė mundur tė jenė tė pranishėm qė nga fillimi.

Poaq i rėndėsishėm ėshtė edhe dimesioni strategjik. Dhe kjo nė pikėpamjen politike dhe ekonomike. Paqja, e cila ėshtė zgjėruar nė dhjetė shtetet mes Detit Baltik dhe Detit tė Zi, ėshtė njė paqe Evropiane. Kjo paqe e bėn Evropėn politikisht mė tė fortė dhe siguron stabilitet edhe matanė kufijve tė tanishėm tė saj nė lindje. Krizat Ballkanike na kanė mėsuar se sa i rrezikshėm ėshtė jostabiliteti pėr ne kudo qė ai tė jetė prezent nė Evropė. Padyshim: BE-ja duhej dhe do te duhet t'i ndihmojė kėto vende nė zhvillimin e tyre. Ky ēmim nuk duket shumė i lartė kur kujtojmė se sa shtrenjtė do tė duhet tė paguanim pėr jostabilitetin nė kėtė rajon. Nė Evropė, ekonomikisht fjala ėshtė pėr njė shans nė rritje dhe mirėqenie, tė cilėn mund ta shfrytėzojmė pėr ta pretenduar qėndrimin tonė nė konkurencėn globale.

Njė zhvillim pa alternativė

Pa dyshim asnjė zgjėrim nė historinė e BE-sė nuk ėshtė pėrgatitur mė mirė. Dhe poashtu askush nuk e konteston faktin se zgjerimi i ardhshėm nuk ėshtė i lidhur me sfida tė mėdha. Por pėr kėto vendime nuk ka alternativė. BE-ja, ekonomia e saj dhe ndėrmarrjet e saj tashmė qė herėt e kanė marrė rrugėn e zgjėrimit - konsekuencat politike dhe ekonomike tė njė jozgjėrimi pėr tė gjithė pjesmarrėsit do tė ishin katastrofale. Nuk ka kthim.

Vetėm gjatė njė dhjetėvjetėshi janė bėrė shoqėri nga ekonomitė e planifikuara nė ekonomi funksionale tė tregut, nga diktaturat nė demokratcitė me shoqėri tė hapura dhe tė gjalla. Fqinjėt tanė tė Evropėn Qendrore dhe Lindore kėto reforma i kanė paketuar me vetė vullnetin e tyre - dhe ky ndryshim radikal nuk do tė ishte i paramendueshėm sikur tė mos ishte perspektiva e zgjerimit. Megjithėse kėto reforma pėr fqinjėt tanė kanė qenė tė lidhura me ēmime tė larta sociale, ata e kanė tejkaluar kėtė rrugė.

***

BE-ja nuk bėn fushatė zgjedhore, mirėpo dėshiron tė informojė, sqarojė, dhe tė japė pėrgjigje. Edhe matanė referendumeve (pėr vendet kandidate pėr tė hyrė nė BE, shėn. pėrkth.) ėshtė me rėndėsi qė qytetarėt dhe qytetaret e tashėm dhe anėtarėve tė ardhshėm tė jenė tė informuar mirė. Njė zgjerim pa pranimin e qytetarėve tė BE-sė, mbetet i papėrfunduar.

Hapat e fundit pėr hyrje (nė BE)

Sa i pėrket shteteve anėtare tė ardhėshme puna e tyre ende nuk ėshtė e pėrfunduar krejtėsisht: gjithkund duhet tė vazhdojnė me reforma dhe pėrgatitjet pėr tė hyrje nė BE dhe tė bėhen me plotė fuqi. Ashtu si deri mė tani procesin e pranimit dhe hyrjes nė BE Komisioni Evropian do ta pėrgjojė me saktėsi, se si i aplikojnė detyrat vendet kandidate qė kanė hyrė nė bisedime.

***

Ndėrtimi i njė administrate efektive dhe njė sistem funksional gjyqėsor duhet tė pėrkrahet nė shtetet anėtare tė ardhėshme edhe pas hyrjes sė tyre. Lufta kundėr korrupsionit mbetet edhe mėtutje njė ēėshtje qėndrore. Aplikimi i tė drejtave tė njeriut, mbrojtja e pakicave qendrojnė edhe mėtutje nė agendė. Kėtu ka vende qė kanė korrė sukses. Por mbesin ende pyetje dhe sfida, tė cilat pėr Bashkimin e zgjeruar duhet tė mbeten sensibėl. E njėjta gjė vlenė edhe pėr ēėshtjen e aplikimit tė barazisė sė shanceve.

***

Me nėnshkrimin e dhjetė vendeve nė Athinė, procesi i zgjerimit nė asnjė mėnyrė nuk ka pėrfunduar. Pasi tė kenė hyrė kėto dhjetė vende tė reja, do tė bėhet hapa tė tjerė nė bisedimet me Rumaninė dhe dhe Bullgarinė. Te dy vendet po i afrohen qėllimit mė afėr. Turqia e ka marrė njė perspektivė pėr tė hyrė ne BE dhe ajo tani duhet tė kujdeset, qė t'i plotėsojė kushtet pėr filliminin e bisedime pėr anėtarėsim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara