HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mendim politik pėr Kosovėn

-- nga Zef Ahmeti, Shtator 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti

Nė dy punimet e mia qė i kam bėrė rreth Kosovės nė dy universitetet evropiane: Graz, dhe St. Gallen, si konkluzion pėrfundimtar e kam pasė me sa vijon: Qė nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt kanė qenė tė detyruar t'i pėrjetojnė edhe dy persona qė mendonin dhe vepronin si Millosheviqi: Vaso Ēubrilloviq pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe Aleksander Rankoviq nė vitet 60-tė. Me Sllobodan Millosheviqin pėrndjekja dhe dėbimi i shqipėtarėve pėrmbushi mė shumė se njėqind vjet dhe arriti kulmin e vet. Tani bashkėsisė ndėrkombėtare duhet t'i shtrohet pyetja se a mundėn SHBA-tė dhe BE-ja t'iu garantojnė shqiptarėve se nė tė ardhmėn nuk do t'u vijė njė Millosheviq tjetėr, po qe se shqiptarėt pranojnė (apo ju imponohet nė njė formė!) tė mbesin brenda Jugosllavisė, tashmė Unioni SMZ ?!

Pėr ta shtjelluar kėtė mė mirė pėr opinionin shqiptar po pėrpiqem tė shtjelloj mendimin tim, qė ai tė jetė mė i qartė. Nebojsha Coviē, nė njė intervistė tė dhėnė pėr tė pėrditshmėn serbe Blic (6 qershor 2001) kishte deklaruar se duhet tė menjanohen 400-500 mijė shqiptarė, tė cilėt votojnė, por qė nuk janė tė Kosovės, por nga Shqipėria dhe Maqedonia. Nisur nga kjo logjikė, do duhej tė largoheshin kėta "tė huaj" nga Kosova dhe tė kthehehen andej nga kanė ardhur.

Kryeministri i Serbisė gjatė vizitės qė i bėri SHBA-ve nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės deklaron, se kinse gjatė kthimit tė shqiptarėve nė Kosovė kanė qenė 120%, pėrderisa, sipas tij, 100% kanė qenė tė Kosovės dhe 20% tė tyre, qė kurrė nuk kanė jetuar nė Kosovė. Teori e njėjtė si ajo e Coviqit. Edhe ish-presidenti i Jugosllavisė sė (pas)Millosheviqit, Koshtunica, ne nje intevistė tė dhėnė Radiotelevizionit serb (3 nėntor 2001) nė pyetjen qė i shtrohet: pse nuk kėrkon nga UNMIK-u largimin e 500.000 "emigrantėve" shqiptarė tė ardhur nė Kosovė pas luftės? Ai do t'i pėrgjigjet duke thėnė "se nuk mund tė kėrkohet nga tė tjerėt qė tė bėjnė diēka tė cilėn ne vet duhet ta bėjmė". Sė kėndejmi edhe mendimi i pėrfaqėsueve "demokratikė serbė" pas-millosheviqian kanė bindjen se ėshtė bėrė njė "gabim" qė janė lejuar kėtyre 500.000 vetėve tė qėndrojnė nė Kosovė. Kėrcėnimet e tilla tė tėrthorta kanė qenė tė dhėna edhe nė pjesėn e parė tė shekullit XX-tė. Edhe pas luftės sė Dytė Botėrore janė pėrpiluar memorandume nga Akademia e Shkencave tė Serbisė pėr spastrimin e Kosovės nga shqiptarėt, ku kulminacionin e arriti me realizimin e kėtij memorandumi nga Millosheviqi. Nė vazhdimėsi edhe deklaratat dhe memoradunmet e pushtetit "demokratik" serb po i mbesin besnik kėsaj linie politike. Ketu mund te shtrojme njė pyetje rreth aktit administraiv, qe eshte dhene nga organet e larta te UNMIK-ut lidhur me pajisjen me dokumentet e identifikimit, ku edhe atehere kur UNMIK-u, edhe pse i ka leshuar dokumentet vete, kjo administrate kerkone deshmi plotėsuese, qė t'i vazhdohet dokumenti i identifikimit, pasaportes, apo ndonjė dokument tjeter. A ka tė bėjė kjo me verifikimin e kėtyre 500.000 "emigrantėve" nga Shqiperia dhe Macedonia?

Kosova dhe BE-ja

Eshtė bėrė e zakonshme nė zhargonin e politikės ditore, si nga vendorėt poashtu edhe nga ndėrkombėtarėt, qė tė stėpėrdoret shprejha se Kosova e ka ardhmėrinė nė BE. S'ka dyshim se Kosova dhe populli i saj dėshiron dhe e ka aspiratė tė kahėmotshme tė jetė jo vetėm fizikisht, apo vetėm gjeografikisht pjesė e kėtij Bashkimi Evropian, por edhe shpirtnisht.

Mirėpo, nėse Kosova mbetet, me pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pjesė e Serbisė ekziston rreziku i paralajmėruar nga "demokratėt" serbė post-millosheviqian qė tė bėhet spatrimi i Kosovės nga "emigrantėt" shqiptarė tė "ardhur" nga Maqedonia dhe Shqipėria. Dhe sikur shqiptarėt tė pranonin njė "dėshirė tė tillė" tė serbėve, ēka nuk ėshtė fare e mundshme. Megjithatė neve kėtu kemi tė drejtė tė bėjmė analiza, sepse konsiderojmė se gjendja e shqiptareve do tė keqėsohet shumė shpejt. Edhe sikur Serbia tė futet nė BE, dhe nė NATO, kjo nuk do tė mundėsonte garantim tė plotė pėr shqiptarėt e Kosovės, dhe se kjo ėshtė kėshtu, po e cekim disa tė dhėna qė ekzistojnė brenda nė BE. Edhe Greqia ėshtė anėtare e BE-sė dhe e NATO-s, por as aty minoritetet nuk gėzojnė tė drejtat e tyre, edhe pse ky shtet ėshtė edhe anėtar i Kėshillit tė Evropės. Po qė se Serbia do t'ia dilte tė depėrtojė nė Evropė dhe NATO, duke i mbajtur shqiptarėt nė juridiksionin e vet, ajo do ta pėrmirėsonte pozitėn e saj dhe do tė mbrohej nga kritikat ndėrkombėtare, ashtu si vepron sot edhe Turqia me rastin e kurdėve.

Nėse shqiptarėt pranojnė tė jenė nė kuadėr tė Unionit Serbi Mali i Zi, apo sikur tė realizohet ėndrra dhe dėshira e vėrtetė e serbėve, pra kthimi i pushtetit tė serbisė nė Kosovė, Kosova si pjesė e Serbisė, dhe pranimi i Serbisė, apo edhe i Unionit SMZ, nė BE a do tė pėrmirėsonte gjendjen e shqiptarėve, pėrkatėsisht a do tė mund tė ketė njė garanci se tė drejtat e tyre do tė respektohen?! Rasti i Greqisė po e tregon tė kundėrtėn. Dhe sikur tė pėrcjellim pretendimet dhe tendencat e diplomacisė serbe, atėherė shifet se tani qartė kėto pretendime ka Serbia pėr Kosovėn. Propaganda serbe nuk ka pushur duke e paraqitur shqiptarin si terrorist, destabilizues. Reagimi i Serbisė dhe zėvendėskryeministrit Covic, me thirrjen e Kėshillit tė Sigurimit pėr mbajtjen e njė mbledhje urgjente mbi situatėn nė Kosovė, pas vrasjes sė dy serbėve gjatė larjes sė tyre nė njė lum, gjuha qe ka pėrdorė Coviqi duke i sharė shqiptarėt dhe strukturat e Kosovės, tregojnė edhe mėtutje pretendimet serbe, si ata do tė mund dhe i shfrytėzojnė pozicionet e tyre diplomatike per ta zhytur shqiptarin (Kosovėn). Kėto tendenca edhe njė herė kanė mbėrritur njė kulminacion tė ri me deklaratėn e fundit tė Parlamentit serb, ku Kosova ėshtė pėrfshirė nė kushtetutėn e re Serbe, sipas tė cilės ajo ėshtė pjesė e saj.

Sikur Serbia do tė pranohet nė BE, ajo ngjashėm si tani, do tė pėrdorte pėrfaqėsuesit diplomatikė tė saj, si nė OKB po ashtu nė EU pėr t'i akuzuar dhe demonizuar shqiptarėt, sikundėr kanė bėrė komunistėt, pastaj socialistėt nė krye me Milosheviqin dhe tani edhe demokratėt serbė.

Pėrpjekja e diplomacisė serbe, qė sa mė parė tė inkuandrohet nė organizatat ndėrkombėtare nuk ėshtė e rastėsishme. Madje edhe pėrkrahja e Serbisė qė i ka dhėnė Amėrikės, qė tė dergojė ushtarėt e saj pėr luftėn kundėr terrorizmin, nuk ėshtė e rastėsishme, as pėrpjekjet e Serbisė, qė sa mė parė tė bėhet anėtare e NATO-s: thėnė shkurt kjo thjeshtė do tė pėrforconte pozicionin e Serbėve nė arenėn ndėrkombetare.

Retorika e pėrfaqėsuesve Evropianė, UNMIK-ut dhe organeve tė tjera nė mungesė tė opcionit pėr zgjidhjėn e statusit tė Kosovės, ata kėrkojnė "standarde evropiane", premtojnė "integrimet euro-atlantike", mirėpo asnjė nga kėto kėrkesa qė iu jepen shqiptarėve nuk prekin thelbin e problemit, ndėrsa cėshtja nė Kosovė duhet tė pėrqėndrohet te thelbi i problemit dhe se ky thelb i problemit ėshtė ēėshtja e vullnetit tė popullit tė saj pėr shtet tė pavarur. Pra shtrohet pyetja, Bashkimi Evropian a mund tė jetė zėvendėsim pėr pavarsinė e Kosovės? Natyrisht se jo, dhe aq mė pak nėse kėrkohet qė Kosova tė jetė pjesė e BE-sė e integruar nėpėrmjet Serbisė dhe me Serbinė "demokratike".

Me fjalė tė tjera, Kosova duhet tė jetė pjesė e BE-sė, ajo duhet qė gjithė sistemin juridik tė saj t'ia pėrshtatė sistemit juridik evropian, pra t'i pėrputhet dhe t'i pėrmbushė kėrkesat e standarteve evropiane, por asesi nuk mund te jetė e realizuseshme dhe e pranueshme qė Kosova tė hyjė nė BE me Serbinė. Kosova mund tė hyjė nė BE vetėm si shtet i pavarur. Po qė se kjo nuk kihet parasysh, atėherė i gjithė mundi i deritanishėm i bashkėsisė ndėrkombėtare do tė jetė i pafrytshėm, ngase Serbia do tė pėrpiqet qė ta kontrollojė Kosovėn e si rezultat gjendja e shqiptarėve do tė pėrkeqėsohet dhe rajoni nuk do tė jetė i stabilizuar. Prandaj tani kur Kosova ka institucione shumė mė efektive se para luftės nė Kosovė, nuk do tė pranojė njė punė tė kėtillė e kėshtu do tė shkaktohet njė domino konflikti qė do ta involvonte, deshti apo jo, Shqipėrinė, Maqedoninė dhe pjese tjera tė rajonit.

Njė epilog i tillė do tė ishte i tmerrshėm si pėr palėt nė konflikt, por do tė ndikonte shumė negativisht edhe pėr vetė BE-nė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara