HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dialogu Prishtinė-Beograd fundamentale pėr Bashkimin Evropian

-- nga Zef Ahmeti, 10 tetor 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti I
Ata qė kanė pėrcjellur politikėn e viteve tė '90-ta kur bėheshin pėrpjekjet paqėsore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, regjimi i Milosheviqit pėrherė mundohej t`i largohej bisedimeve me Prishtinėn, duke u mundur qė ta ulė rendėsinė e palės shqiptare pėr paqe nė rajon. Luhej loja ftesė formale (pėr poena politike para bashkėsisė ndėrkombėtare) palės shqiptare pėr bisedime por duke i kushtėzuar bisedimet nė atė mėnyre dhe me aso prapavija politike sa ato bisedime ishin tė papranueshme pėr palėn shqiptare.
Jemi pėr bisedime e dialog, s'duam bisedime e dialog! Kjo ishte loja politike e Milosheviqit. Dhe kjo ēėshtja e dialogut edhe pas luftės qė u bė nė Kosovė po qėndron ende nė rendin e ditės nė raportin Prishtinė-Beograd.

II
Qė njė dialog dhe bisedimet tė kenė sukses palėt duhet paraprakisht tė jenė tė gatshme edhe pėr kompromis. Mungesa e gadishmėrisė pėr kompromis dhe pėrcjellja e bisedimeve me (para)gjykime dhe frikė nuk do tė ishte i dobishėm as pėr kėto bisedime, qė ende nuk dihet se a do tė pasojnė.

Nervozizmi ėshtė bėrė i theksuar te politikanėt dhe udhėheqėsit e Kosovės, tani kur ata duhet tė vendosin se a dėshirojnė a jo tė bisedojnė me Beogradin. Pasiguria qė po i pėrcjell institucionet e Kosovės nė procesin pėr tė vendosur pėr dialogun me Beogradin dhe pikėpamjet e ndryshme tė partive politike rreth bisedimeve si dhe frika e parlamentit tė Kosovės pėr ta autorizuar qeverinė qė tė filloj dialogun, sepse asaj i mungon pėrvoja pėr tė zhvilluar bisedime kaq tė rėndėishme pėr ardhmėrinė e Kosovės, e aq mė shumė shtohet kjo pasiguri e aftėsisė vepruese e qeverisė kur dihen kompetencat e kufizuara qė ka nga administrata e UNMIK-ut.

III
Kėrkesat e palėve qė duhet tė hyjnė nė dialog janė shumė larg prej njėra tjetrės. Kosova kėrkon njohjen e shtetėsisė sė saj, Beogradi zhvillon politikėn e njėjtė ndaj Kosovės, ashtu si ka bėrė edhe vet regjimi i Milosheviqit, pra me memorandume, deklarata, kėrcėnime, me shėrbimet e saj tė fshehta, pastaj pėrkrahja e kėsaj politike nga strukturat tjera politiko-fetare nė Serbi. Nxitja e serbėve tė Kosovės nga Beogradi pėr bojkotime, mosnjohjen e strukturave tė Kosovės, ngritja e institucioneve paralele etj…
Tabuzimi i problemeve nuk shpien fare te zhgjidhja, pėrkundrazi. Bashkimi Evropian nuk ka koncept tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Thotė se ardhmėria e saj ėshtė nė BE, mirėpo nuk jep fare informacion se si duhet tė arrihet kjo!? Nė anėn tjetėr admnistrata vendore e Kosovės ende ėshtė nė konsulidim e sipėr. Efektiviteti i pushtetit, edhe pse ende i kufizuar nga administrata e UNMIK-ut, ende ka nevojė pėr pėrforcim. Mungesa e vizioneve dhe planit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, BE-ja kėrkon nga palėt qė vetė tė ofrohen dhe tė kėrkojnė njė zhgjidhje qė do ta pranonin vetė palėt. Kosova e ka marrė kahjen drejt Evropės, por asaj i janė bllokuar rrugėt nga fqinjėt e saj. Edhe vetė demokratizimi dhe siguria e plotė nė Kosovė sipas standardeve qė kėrkohen nga ndėrkombėtarėt, janė tė paarritshme kur dihet se fqinjėt janė tė interesuar pėr ta demonizuar shqiptarin si kriminel, mafioz, seperatisht, irredentist, terrorist, islamik etj. Dhe pėrderisa gjuha e politikės sė fqinjėve ėshtė e tillė, shqiptarėt e kanė shumė vėshtirė tė hyjnė nė BE.

Rrugėt pėr nė Evropė, Kosovės i janė bllokuar nga vetė fqinjėt. E vetmja mėnyrė qė tė ecė drejt BE-sė me standartet e kėrkuara, ėshtė njohja e pavarsisė sė saj. E kėshtu qė lokomotiva tė marrė kahjen nga Shqipėria pėr tė hyrė nė Evropė. Rruga politike e hyrjes sė Kosovės nė BE nėpėrmjet Serbisė ėshtė e parealizueshme. Serbia edhe sot ende pa i marrė vendet mirė nėpėr strukturat e Organizatave Ndėrkombėtare dhe strukturat tjera Evropiane, ka filluar t`i demonizojė e t'i akuzojė shqiptarėt me akuzat mė tė rėnda.

IV
Kosovės i duhet njė fqinjėsi shtetėrore me Serbinė. Njė fqinjėsi e mirė, por kjo nuk mund tė arrihet me politikėn qė po e zhvillon Serbia edhe sot ndaj Kosovės. Standartet nuk mund tė kėrkohen vetėm nga kosovarėt. Ku janė standartet nė Serbi?! Nuk duhet harruar sė Serbia ka bėrė krime tė tmerrshme nė Kosovė dhe prapė nuk ndihet fajtore, pėrkundrazi ajo pėrpiqet qė me vrajset individuale qė janė bėrė ndaj serbėve tė nxjerr poena politike, duke akuzuar shqiptarėt nė arenėn ndėrkombėtare.

Nė anėn tjetėr edhe qėndrimet konfuze tė politikanėve shqiptarė tė Kosovės bėjnė qė gjėrat tė mos lėvizin ashtu si duhet. Rivaliteti brenda partive politike dhe opcionet e tyre tė kundėrta po ndikojnė qė Kosova tė mos ketė qėndrim tė kjartė pėrballė proceseve tė reja nė rajon dhe nė raport me Serbinė. Disa politikanė dialogun e trajtojnė se ėshtė i hershėm ngase mungojnė disa parakushte si, kufizimi i institucioneve nga administrata e UNMIK-ut apo mungesa e ministrive tė mbotjes dhe tė jashtme… disa tė tjerė thonė se duhet tė bisedohet. Ky konfuzitet lind edhe pėr arsye se, partitė e reja dėshirojnė t'i vėjnė themele tė reja shtetit tė Kosovės, ndėrsa partia mė e madhe nė Kosovė LDK-ja dhe presidenti Rugova thirret nė shtetin e pavarur tashmė tė shpallur tė Kosovės. Dhe kėtu kemi edhe njė qėndrim tė kundėrt tė partive politike shqiptare, lidhur me politikėn qė po e bėjnė. Njė krah e pret njohjen formale tė pavarsisė sė Kosovės dhe nė kėtė kontest ata pranojnė edhe bisedimet, ndėrsa krahu tjetėr thonė se duhet t'i vihen shtetit tė Kosovės themelet e reja, dhe se bisedimet qė po kėrkohen i pranojnė me shumė rezerva, ngase nuk e pranojnė as shtetin e shpallur tė Kosovės nė fillim tė viteve tė `90-ta, andaj kanė frikė se bisedimet po bėhen pėr autonomi substanciale.

V
Tė marrėsh pjesė nė bisedime nuk do tė thotė se dihet tė pajtohesh edhe me rezultatin! Atėherė pse kjo frikė!? Dhe si politikanė tė aftė qė kemi, dhe pretendojnė se janė, atėherė pse tė kihet frikė tė hyjnė nė bisedime?! Me paragjykime dhe tabuzim tė problemeve dhe ēėshtjeve qė kanė nevojė pėr zgjidhje nuk mund tė shkohet pėrpara. Po shqiptarėt as tė izoluar nuk mund tė jetojnė. Patjetėr se duhet patur kujdes para se tė merren vendime.
Nė mungesė tė vullnetit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės, dhe nė mungesė tė zgjidhjes alternative, kėrkohet nga palėt tė fillojnė tė bisedojnė. Shqiptarėt s`duhet tė kenė frikė nga dialogu. Ata duhet tė kenė qėndrimet e tyre, t`i mbrojnė ato dhe tė orientohen e koncentrohen nė synimet dhe interesat qė ka populli i Kosovės. Dialogu pėr ēėshtje praktike po pėrkrahet edhe nga ata qė politikanėt shqiptarė tė Kosovės vetė i quajnė "miqtė e Kosovės", atėherė pse ky hezitim dhe kjo frikė!?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara