HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Boton shtėpia botuese C.H.Beck, München 2003, fq.202.

Ribotohet libri ALBANIA, version i plotėsuar i autorės sė njohur Christine von Kohl

-- nga Zef Ahmeti, tetor 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti Kėto ditė ka dalė nga shtypi (ri)botimi i librit tė puplicistės sė njohur austriake Christine v. Kohl: ALBANIA, version i pėrpunuar dhe i aktualizuar.

Christine v. Kohl ėshtė ajo qė po i pėrcjell ngjarjet nė Shqipėri, dhe nė mbarė popullin shqiptar tashmė tre dekada. Libri ėshtė i ndarė nė gjashtė pjesė. Fillimisht ajo shkruan pėr vendin dhe njerzit, si mund tė udhėtohet pėr nė Shqipėri, pataj nė kuadėr tė kėtij kapitulli flet edhe pėr homogjenitetin e Shqipėrisė etj. Nė pjesėn e dytė publicistja, v. Kohl, nė librin e saj tė (ri)botuar flet pėr historinė e Shqipėrisė dhe identitetin nacional tė shqiptarėve. Meqė tė flitet sot pėr historinė e popullit shqiptarė e tė mos merren parasysh gjithė shqiptarėt nė rajon, pamvarsisht se sot ata jetojnė tė ndarė, historia e Shqipėrisė do tė ishte e mangėt, dhe pėr kėtė von Kohl nuk koncentrohet vetėm nė teritorin e Shqipėrisė por ajo trajton problemin e gjithė shqiptarėve, hitorinė nė rajonin e Balkanit.

Autorja si njohėse shumė e mirė e proceseve nė Ballkan dhe si mikeshė e shqiptarėve tė Kosovės, qė ka dhėnė kontribut tė madh nė sensibilizim e gjendjes sė vėshtirė qė ata kanė pėrjetuar, trajton tė kaluarėn e shqiptarėve duke filluar me mitologjitė, arkeologjinė, historinė e Gjergj Kastriotit, periudhėn e Rilindjes, pastaj edhe pėr prejardhjen ilire tė shqiptareve, si populli mė i vjetėr i Ballkanit, pastaj pėr ecurinė e shpalljes sė pavarsisė sė Shqipėrisė dhe tragjedinė qė kanė shkaktuar fuqitė e mėdha tė asaj kohe dhe tragjedinė e Kosovės, pėrkatėsisht ndarjen e popullit shqiptar.

Christine v. Kohl nuk i ikėn trajtimit tė periudhės sė regjimit tė Enver Hixhės, ku jep tė dhėna interesante pėr mardhėniet e Enverit me Titon, Stalinin dhe Mao-n kinez. Ndėrsa nė pjesėn e katėrt ajo ka zgjedhur temėn e politikės pas vdekjes sė Enver Hoxhės dhe ngjarjet e fundit tė viteve tė `80-ta e `90-ta, pėrkatėsisht gjashtė vitete e para nė "demokracisė" nė Shqipėri. Poashtu edhe problemet qė pėrcjellin Shqipėrinė, si ajo e mirėqenies, sigurisė, kriminalitetit dhe mafias. Mėpastaj ajo kalon nė pjesėn e kulturės shqiptare dhe trajton Kanunin, pasuritė kulturore dhe arkeologjike qė ka Shqipėria.

Shqipėria si njė vend i vogėl ka fascinuar tė huajt me kulturėn e tyre tė vjetėr, por megjikėtė pėr atė nuk ėshtė shkruar sa duhet dhe shumė pak ka njohuri pėr kėtė vend me njė popull, qė i takon atyre mė tė vjetėr nė Evropė. Christine von Kohl trajton vėshtiristė e vendit "Shqipėri" drejt demokratizimit, ku mungon tradita e kėtij sistemi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara