HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FEREXHJA NUK ĖSHTĖ KULTURĖ SHQIPTARE ZOTĖRI NDĖRKOMBĖTAR

-- nga Zef Ahmeti, dhjetor 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti Kohėn e fundit u zhvillua njė polemikė lidhur me ēėshtjen e protestimit tė njė grupi nėnpunės tė Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės rreth pjesėmarrjes sė njė pėrkthyeseje shqiptare, e cila nė njė vizitė te Organet pėrkatėse Gjermane bartėte ferexhe nė kokė (Shiko: Koha Ditore, 29.11. 2003).

Arsyeja qė mė shtyri tė shkruaj dhe tė shprehi qėndrimin tim lidhur me rastin nė fjalė, ėshtė shprehja apo vlerėsimi i ndėrkombėtarit Jürg Löneburg gjoja se ferexhja: „na qenka pjesė e shoqėrisė dhe kulturės shqipetare“ (Shiko: Zėri i ditės, botimi pėr perėndim, 2. 12.2003, fq. 5.)

Fillimisht dua tė bėj njė sqarim rreth Fesė Islame, ndonėse ėshtė tejet veshtire tė japėsh njė vėshtrim tė pergjithshėm pėr Islamin. Feja islame nė njė anė prezentohet si njė fe moniste (besimi nė njė Zot), ndėrsa nė anėn tjeter paraqet njė civilizacion.

Mėtutje shtrohet pyetja a ėshtė islami si fe kulturė apo civilizacion? Nėse do pėrfshihej bota islame nė tėrėsi, atėherė mund tė flasim pėr civilizim, poqese flasim pėr kulturė, ky koncept ėshtė shumė mė i ngushtė se civilizimi. (krahaso: B. Tibi, Krieg der Zivilisationen - Lufta mes civilizimeve). T'i qasem tani rastit konkret shqiptar. Historia e popullit shqiptar ėshtė njė histori specifike njėherit edhe interesante. Islamizimi i popullit shqiptar pason me zgjerimin e perandorisė Osmane nė rajonin e Ballkanit. Sipas dėshmive historike, procesi i islamizimit tek shqiptarėt vazhdon deri nė fund tė shekullit 19-tė dhe fillim tė shek 20-tė (Shiko: Georg Stadtmüller, Ilsamizimi te shqiptarėt, revista Urtia, 2001 Zagreb).

Kur flasim pėr Islamin, vlen tė theksohet se, kjo fe kultivohet nga teologė islamė tė shkollave tė ndryshme. Shkollat teologjike islame qė kanė bazėn nė Arabinė Saudite, janė tė njohura si shkolla mė ekstreme, tė cilat dallohen nga shkollat islame turke, ku islami mėsohet ndryshe nga ato arabe. Vahabizmi ėshtė njė lėvizje ekstreme e demonstrimit tė islamit, qė mėsohet nė shkollat islame nė Arabinė Saudite. Sufizmi, si shkollė tjetėr, ka bazė nė shkollat teologjike turke, e cila ėshtė shkollė mė tolerante nė relacion me ato tė Arabisė Saudite.

Tradicionalisht, shqiptarėt janė te njohur si tolerant sa i pėrket ēėshtjes sė fesė, dhe kjo argumentohet me faktin e rrjedhės sė procesit tė islamizimit tė shqiptarėve si dhe vėnien e ēėshtjes sė kombit (etnisė dhe gjuhės) nė radhė tė parė, dhe kėtė e bėjnė shqiptarėt edhe sot kur deklarohen nė regjistrimet e ndryshme qė bėhen nė perėndim (Krahaso: Lajmin pėr media tė "Bundesamt für Statistik der Schweiz", Eidgenössische Volkszählung 2000, 30.1. 2003). Islami te shqiptarėt ėshtė islam sufist dhe brenda fesė islame kemi nėnndarje apo sekte. Feja islame si fe, te populli shqiptar dallon nga popujt tjerė, njėherit edhe nga vet fakti se ka elemente tė ndryshme tradicionale tė kulturės specifike shqiptare. Ky fakt mund tė vėrtetohet tek disa tradita tė popullit shqiptarė, pavarėsisht nga besimi i tyre.

Tė konstatohet se „ferexhja qenka pjesė e kulturės sė popullit shqiptar“ ėshtė njė gabim fatal. Metutje dua t'i kujtoj zotit ndėrkombėtar se, bartja e shamisė dhe mantelit kanė qenė pėrherė prezente nė „kulturėn shqiptare“ por jo edhe ferexhja. Kėtu duhet tė bėjmė dallimin mes ferexhes dhe shamisė e mantelit. Ferexhja nuk ėshtė pjesė e kulturės shqiptare z. ndėrkombėtar. Kjo e ashtuquajtura „kultuėr“ u paraqit me ardhjen e organizatave tė ndryshme islamike nga vendet arabe, ku vahabizmi ėshtė shumė prezent (Krahaso: Isa Blumi, Islami politik ndėr shqiptarė: A po vijnė talibanėt nė Ballkan). Prandaj protestuesit me tė drejtė e kanė refuzuar ferexhėn si joshqiptare.

Trajtimet lidhur me ferexhen nga aspekti juridik

Sipas tė dhėnave tė njohura statistikore nė botė janė diku 1.3 miliard popullatė tė besimit musliman. Nė Europė kemi 20 milion, 12 milion prej tyre janė emigrantė. Praktika juridike e vendeve perendimore ka dhėnė disa vlerėsime, tė cilat dallojnė nga njė ligj i njė shteti nė njė shtet tjetėr. Pra, duhet theksuar se, nė perendim nuk ka dallime mes ferexhės dhe shamisė. Emigrantėt musliman qė jetojnė dhe veprojnė nė vendet perendimore e kanė shfrytėzuar lirinė e religjionit pėr tė kėrkuar bartjen e lirė tė shamive nė vendet e tyre tė punės, nė shkolla etj. Nė pėrgjithėsi vendet demokratike vlerėsojnė dhe qėndrojnė pas mendimit se, shteti nuk duhet tė involvohet, pėrzihet nė punėt e feve, mirėpo shqetėsimet lindin atėherė kur nė kuadėr tė lirisė sė fesė kėrcėnohet indoktrinimi (Krahaso: Der Standard, 26.9.2003, Austri).

Nė literaturė, ēėshtja e „shamisė“ sipas analizave juridike, ka pėrfunduar nė njė kolizion mes tė drejtės sė fesė dhe neutralitetit tė shtetit pėrballė feve. Pra, ndarja e shtetit nga religjioni.

Gjykata Kushtetutese e Gjermanisė nė vendimin e saj shembullor, qė mori lidhur me njė proces gjyqėsor ku si lėndė trajtohej ēėshtja, se a duhet lejuar qė njė mėsuese tė bartė shaminė gjatė dhėnies sė mėsimit. Gjykata nė fjalė parimisht i jep tė drejtė zonjės mėsuese muslimane, duke u bazuar nė lirinė e fesė, por njėkohėsisht gjykata apelon te organet ligjvėnėse gjermane, ku thotė se, politika duhet tė marrė iniciativė, qė njė ēėshtje apo problematikė e tillė tė sanksionohet me ligj (Shiko: Njoftimin pėr media tė Gjykatės Kushtetuese Gjermane nr. 71/2003). Me kėtė vendim, Gjykata Kushtetutese Gjermane ka hedhur poshtė vendimin e gjyqit tė shkallės sė dytė, ku ndalimi i bartjes sė shamisė ishte argumentuar me neutralitetin e shtetit pėrballė feve, ku shteti si shtet ka prioritet nga liria e fesė.

Trupi gjykues edhe pse kishte vendosur me shumicė votash, brenda kėtij trupi prej gjykatėsve ka pasur edhe mendime tjera sa i pėrket kėtij vendimi. Argumenti qė ata kanė pėrfaqėsuar ėshtė se „punėtorėt e inkuadruar nė punė publike, duhet tė jetė shumė i matur nė ēėshtje tė fesė dhe pikėpamjeve tė tyre”. Rreth problemit nė fjalė kemi mendime dhe vlerėsime tė ndryshme. Disa mbrojne mendimin se, liria e religjionit ka pėrparėsi nga neutraliteti i shtetit, dhe se bartjen e shamisė e trajtojnė si mė tepėr “kulturė tė veshjes” se sa si element qė demonstronė njė fe. Grupi tjetėr mendon se shamia ėshtė shenjė qė demonstron pėrkatėsinė fetare tė njė personi, dhe se shkollat janė vende publike dhe si te tilla duhet tė mbesin neutrale ndaj feve. Poashtu me tutje pason argumenti se, shamia ėshtė shenjė e shkeljes sė lirive dhe tė drejtave tė gruas, pra paraqet edhe diskriminimin e saj ne jetė (Krahaso: Der Standard, 25.9.2003).

Ēėshtja e shamisė nė vendet e tjera tė Evropės

Nė Francė, ēėshtja e shamisė ėshtė zgjidhur qysh para njėqind vjetėsh. Republika laike e Francės ka miratuar ligjin, i cili bėn ndarjen mes fesė dhe shtetit, njėkohėsisht ndalon rreptėsisht bartjen e shenjave nė vendet publike qė tregojnė pėrkatėsinė fetare. Nga kjo rezulton se, nė Francė nuk ėshtė fare diskutabile bartja e shamive nė vendet publike tė punės. Ndėrsa ajo qė ėshtė diskutuar nė francė, ėshtė se, a duhet tė ndalohet edhe bartja e shamisė edhe pėr nxėnėsit apo jo? Dhe kjo pyetje ka mbjellur probleme tek drejtoritė e shkollave franceze.

Njė rast tė ngjajshėm si ai nė Gjermani, kemi pasur edhe ne Zvicėr. Njė mėsueseje zvicerane, e konvertuar nė islam, i ndalohet bartja e shamisė gjatė orės mėsimore. Nė vitin 1996 gjyqi i shkallės sė dytė i ndalon bartjen e shamisė gjatė dhėnies sė mėsimit. Kėtė vendim e vėrteton edhe gjykata federale e Zvicrės nė vitin 1997. Mėsuesja e konvertuar vazhdon me akuzėn e saj edhe mėtutje, e cila paraqet ankesė pranė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Gjykata Evropiane vlerėson nė vendimin e saj nė vitin 2001 se, ndalimi i bartjes sė shamisė nė orėt e mėsimit nuk ėshtė shkelje e lirisė sė fesė dhe poashtu nuk ėshtė vendim diskriminues (Krahaso: Apa/Reuters, 24 shtator 2003).

Epilog

Feja/besimi ėshtė ēėshtje shpirtėrore, individuale. Populli shqiptarė duhet ta ketė njė gjė tė qartė se, ortodoksizmi, islamizmi dhe katolicizmi tanimė janė bėrė pjesė e popullit shqiptar. Kontinuiteti i bashkėjetesės mes bashkėsive fetare shqiptare duhet tė ruhet e tė kultivohet edhe mė shumė se qė ėshtė kultivuar deri mė tani. Nėse vėjmė nė rend tė parė kombin, pra, se jemi shiptarė, atėherė duhet doemos tė punohet nė reduktimin e tensioneve ndėrfetare te shqiptarėt. Apelojė, qė te jemi shumė vigjilentė ndaj ndikimeve dhe rrymave tė ndryshme fetare radikale, qė kėrkojnė tjetėrsimin e identitetit tonė shqiptar, ngase atėherė nuk do jemi vetėvetja.

Sa i pėrket polemikės rreth pėrkthyeses me ferexhe, qė pėr ne shqiptarėt dallon nga bartja e shamisė, ishte e udhės tė vėhet nė diskutim, ngase praktika dhe pėrvoja tė detyronė tė marrėsh vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmėn. Tė kemi parasysh se, ėshtė edhe shumė e ndieshme nėse nuk pėrmbahemi nga emocionet dhe nuk e vėjmė nė lėvizje logjikėn e gjuhes sė arsyes sė shėndoshė, pėr tė tejkaluar problemin. Mirėpo edhe tabuzimi i problemve nuk shpien te zhgjidhja. Udhėheqėsia dhe organet kompetente tė Kosovės duhet tė marrin qėndrim dhe t'i tregojnė popullit se pėr cilėn rrugė ata janė tė vendosur, megjithėse kjo ėshtė shprehur shumė herė nga krerėt e ndyshėm shqiptarė se synohet Evropa, njė shtet i sė drejtės me kushtetutė laike, dhe janė kundėr njė shtet islamik, ku do mbreteronte ligji i sheriatit. Shtrohet pyetja, liria e fesė a duhet tė vlejė pėr tė gjithė apo vetėm pėr njė individ tė njė bashkėsie fetare? Nėse disa po e mbrojnė ferexhen duke u mbėshtetur nė lirinė e fesė, atėherė pse sulmohen ashtu rėndė ata qė kanė njė simpati pėr njė religjion tjetėr?

Nėse nisemi nga principi pėrpjestimorė (gjermanisht: Verhältnismässigkeitsprinzip) shumė argumente flasin pėr ndarjen absolute tė shtetit tė Kosovės nga fetė, pra tė jetė neutral ndaj feve. Aprovimi i njė ligji nga parlamenti i Kosovės, permes tė cilit do tė precizoheshin ndalimet e elementeve fetare nė vendet publike (shtetėrore), do tė lehtėsonte shumė edhe gjykatat e Kosovės, qė nesėr tė kenė bazen juridike pėr rastet e mundshme qė do mund tė lindin. Zgjidhja e kėtyre problemeve delikate nuk mund tė zhgjidhet pėrmes mediave, ato mund tė senzibilizojnė problemin e tė ndihmojnė nė zgjidhjen e njė ēėshtjeje por jo edhe ta zgjedhin definitivisht problemin. Njė procedurė gjyqėsore dhe njė vendim nga Gjykata Supreme e Kosovės do tė ishin tė mirėseradhura. Edhe vetė korrniza kushtetuese e Kosovės ka mjaft elemente qė do t'i mjaftonte ēdo gjykate tė marrė vendim nė favor tė neutralitetit tė shtetit pėrballė feve. Vlerėsoj se duhet tė provokohen procese gjyqėsore pėr kristalizimin e situatave tė paqarta.

Paraqitja e veshjeve arabe qė reflektonė qartė elemente radikale islame, nė Kosovė kanė hyrė pas luftės. Dhe kjo paraqitje e re e demonstrimit te religjionit islam bie ndesh me traditėn shqiptare muslimane. Ferexhja padyshim ėshtė pėr t'u vlerėsuar si element qe ka pėr qėllim indoktrinimin e islamit ekstrem vahabist dhe ekziston rreziku i pretendimeve pėr arabizimin e popullit shqiptar (krahaso: Arbėn Xhaferi, Pax serbia, Shekulli, 27.09.2003).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara