HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE MROJTJA E TYRE NGA AKTET NDĖRKOMBĖTARE

-- nga Zef Ahmeti, Graz, shtator 2001.

Gjeneza e tė Drejtave tė Njeriut

Zef Ahmeti Rrėnjėt e tė Drejtave tė Njeriut duhet t‘i kėrkojmė nė antikėn e lashtė, nė filozofinė e para Krishtit. Kėtu psh. mund ta pėrmendim sofistin Alkidamus (njė nxėnės i Gjorgjias-it).[1] Skolastika e mesjetės qė ėshtė marrė me filozofinė e antikės ka kotribuar nė njohjen mė tė qartė tė tė drejtave tė individit.[2] Kėshtu mė vonė koha Reformatore dhe ndodhitė tjera vijuese ishin vendimtare nė dhėnien e formės tė njė katalogu tė tė Drejtave tė Njeriut.

Momente historike tė kėtij zhvillimi, procesi i formėsimit tė tė Drejtave tė Njeriut janė Bill of Right-i anglez i vitit 1689, dhe ajo e shtetit tė SHBA-ve, Virgjinės (1776). Me revolucionin francez dhe konsulidimin e pavarsisė sė SHB tė Amerikės Veriore (kushtetuta e vitit 1789) procesi i zhvillimit dhe avancimit tė tė Drejtave tė Njeriut arritė njė kulminacion.[3]
Pėrvoja me fashizmin dhe stalinizmin ka shpier nė arritjen e marrėveshjes sė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut e shpallur nga Asambleja e pėrgjithshme e OKB-s me rezolutėn e saj nr. 217 A(III) nė dhjetorė 1948.[4]

Mbrojtja ndėrkombėtare

Procedurat e OKB-s pėr mrojtjen e tė drejtave tė njeriut ndahen nė: 1) procedurėn „juridike“ dhe 2) „politike“.[5]
Procedurat „juridike“ aplikohen vetėm nė ato shtete qė kanė ratifikuar konventat e caktuara ndėrkombėtare, ndėrsa procedurat politike vlejnė pėr tė gjitha shtetet anėtare tė OKB-sė, pra nėse nė njė shtet bėhen shkeljet masive tė tė Drejtave tė Njeriut, ai mund t‘i nėnshtrohen vetėm njė procedure „politike“.[6]

1) Procedura „juridike“

Konventat qė mbrojnė tė drejtat themelore tė njeriut tė njxerruna nga OKB-ja e qė nė vete kanė sistemin, apo mundėsinė e mbrojtjes me anė tė procedurės „juridike“ mund t‘i numrojmė me sa vijon:

a) Pakti civil[7] ndėrkombėtar lidhur me tė drejtat civile dhe politike. Sipas nenit 28 tė kėtij Pakti (lexo: pjesa e katėrt), ėshtė themeluar njė Komitet i tė drejtave tė njeriut qė pėrbėhet prej 18-tė anėtarėsh me detyrėn qė t‘i verifikojė pėrkatėsisht t‘i shqyrtoj raportet e paraqitura tė shteteve tė kėtij pakti (lexo: neni 40 paragrafi 4). Verifikimi i ndonjė ankese nga ky Komitet tė shumtėn e rasteve zgjatė me vite tė tėra si dhe zbatimi i ndonjė vendimi tė njxerrun nga ky organ i kėtij pakti nuk mund tė implementohet ndėrkombtarisht, pra nuk ka ndonjė instrument (sanksion) qė do ta detyrorente ekzekutimin e vendimit tė dalun nka ky Komitet.

b) Pakti ndėrkombėtar lidhur me tė drejtat ekonomike shoqėrore dhe kulturore.[8] Sistemi mbrojtės i kėtij Pakti ėshtė mė i dobėt se i Paktit Civil. Ky pakt nuk njef kurrėfare procedure tjetėr „juridike“ pos asaj nė nenin 17, sipas tė cilit shtetet palė nė kėtė Pakt i paraqitin raportet e tyre nė etapa, sipas njė programi qė do tė caktojė Kėshilli ekonomik e shoqėror brenda njė afati njėvjeēar, duke filluar qė nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij pakti.

c) Deklarata e OKB-sė mbi eliminimin e tė gjitha formave tė diskriminimit racial miratuar nė vitin 1965, ndėrsa ka hyrė nė fuqi mė 1969, e shpallur nga Asambleja e pėrgjithshme e OKB-s, nė rezolutėn nr. 1904(XVIII).[9]

d) Deklarata e tė drejtave tė fėmijės,[10] rezolutė kjo qė sanksionon normat me tė cilat shteti duhet t‘i ndėrmarrė masat pėr mbrojtjen e fėmijėve. Kėtu ėshtė fjala pėr masat pėr mbrojtjen e fėmijėve nga puna, prostitucioni e qė ėshtė plotėsuar me protokollet shtesė qė ndalojnė rekrutimin e fėmijėve nė konfliktet e armatosura, luftimin mė efikas tė prostitucionit me fėmijė, etj.

e) Konventa pėr eleminimin e tė gjitha formave tė diskriminit ndaj grave qė ėshtė nxjerrur mė 1979 e hynė nė fuqi mė 1981. Kjo nė vete pėrmban pikat qė kanė pėr qėllim mbrojtjen e gruas nga dikriminimi i saj nė shoqėri.[11]

f) Konventa kundėr torturės dhe dėnimeve a trajtimeve tė tjera mizore, ēnjerėzore ose degraduese.[12] Kjo Konventė njef tre format e procedurės „juridike“ e qė janė: 1)Paraqitja e raporteve nga shtetet anėtare (palė) mbi masat qė kanė marrė pėr zbatimin e zotimeve nė bazė tė kėsaj Konvente (neni 19 paragrafi 1), 2) Paraqitja e ankesave nga shtetet sipas nenin 21, paragrafi 1, pika a, ku thuhet se nė rast se njė shtet palė nė kėtė Konventė ēmon se njė shtet tjetėr qė gjithashtu ėshtė palė nė Konventė nuk zbaton dispozitat e saj, ai mund tė tėrheqė vėmendjen kėtij shteti me anė tė njė njoftimi me shkrim, dhe 3) Procedura e tretė qė mundėson ankesat individuale nėse individi pretendon se ėshtė viktimė e njė shteti e qė ka shkelė dispozitat e kėsaj Konvente.(neni 22).

2) Procedura „politike“

Nė procedurėn politike numėrojmė: Komisionin pėr tė Drejtat e Njeriut,[13] Asambleja e pėrgjithshme e OKB-s,[14] dhe Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė.[15] Nė vijim tė kėtij punimi mė konkretisht tė ndalemi nė rastin e Kosovės, rast ky qė bie nė procedurėn „politike“ tė mbrojtjes ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut.

Me heqjen e Autonomisė sė Kosovės nė vitin 1989, Serbia fillon njė fushatė kundėr shqiptarėve tė Kosovės, duke shkelur nė mėnyrė mė drastike tė gjitha tė Drejtat themelore (tė shqiptarėve) tė Njeriut.[16] Kėshtu qė nga viti 1997-98 vie deri te keqėsimi i situatės ku shpėrthen konflikti i armatosur mes shqiptarėve nė Kosovė dhe forcave okupuese serbe. Pėr tė kufizuar shkallėzimin e konfliktit, Kėshilli i Sigurimit nxjerr dy rezolutat[17] pėr Kosovės me tė cilat edhe bėhet njė internacionalizim vendimtar i problemit tė Kosovės.

Pas shumė pėrpjekjeve diplomatike nga ana e Bashkėsisė Ndėrkombėtare qė u bėhen pėr t‘i dhėnė fund represionit serb mbi popullatėn e Kosovės dhe pėrpjekjeve tė pandėrprera pėr ndalimin e eskalimit tė situatės me mjete paqėsore e diplomatike, NATO dhe shtetet anėtare tė saj, posacėrisht me kėmbėnguljen e SHBA-ve, vendosin pėr njė intervenimin ushtarak humanitar[18] mbi caqet e ushtrisė serbe pėr ta ndaluar njė katastrofė humanitare. Kėshtu pas 78 ditėve tė bombardimeve tė NATO-s mbi Jugosllavinė dhe nė Kosovė,[19] nė qershorė 1999 arrihet marrėveshja pėr instalimin e KFOR-it (Kosovo Force) dhe me rezolutėn 1244(1999) OKB-ja, de fakto merr Kosovėn nėn brojtjen e saj dhe tani po implementon kėtė rezolutė hap pas hapi.

Tė gjitha kėto akte rreth Kosovės bien plotėsisht nėn procedurėn „politike“ tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare nė mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, e qė ndoshta nė tė ardhmėn kjo procedurė (lexo: rasti i Kosovės) do tė bėhet, pėrkatėsisht do tė jetė shkak kryesorė nė ndryshimin e proceduarave nė favor tė tė Drejtave tė Njeriut e tė kalojnė, pse jo, edhe nga ajo „politike“ nė njė nė procedurė tė mundshme „juridike“.


[1] Wörterbuch des Christentums, Orbis Verlag, Mėnchen 1995, botim i veēantė, fq. 798.
[2] Po aty, fq. 798.
[3] Kujto: Declaration des droits de l‘Homme et du Citoyen e Asamblesė Nacionale Franceze tė 26 gushtit 1789.
[4] Wörterbuch des Christentums (fjalori i Krishtenizmit), fq. 798. Shiko poashtu: Tė drejtat e njeriut, Pėrmbledhje aktesh ndėrkombėtare, botim i Komitetit Shqiptar tė Helsinkut, SHB Encikopedike, Tiranė 1993.
Nė atė kohė nga 56 shtete anėtare tė OKB-sė, 48 votojnė pro Deklaratės, ndėrsa tetė – gjashtė delegatė tė shtetve komuniste, Afrika Jugore dhe Arabia Saudite – abstenojnė.
[5] Mbi dallimin e kėtyre dy koncepteve lexo: Philip Alstan, Approising the United Nations Human Right Regime, nė: The United Nations and Human Rights, Oxford 1994, fq. 1-21, cituar nė Henning Boeckle, Die Vereinte Nationen und internationale Schutz der Menschenrechte nė: Aus Politik und Geschichte B 46-47/98.
[6] Mbi kėtė mė hollėsisht lexo: Henning Boeckle, Die Vereinte Nationen und internationale Schutz der Menschenrechte nė: Aus Politik und Geschichte B 46-47/98.
[7] Konventa lidhur me tė drejtat civile dhe politike, miratuar dhe hapur pėr ratifikim dhe aderim nga Asambleja e pėrgjithshme e OKB-s me rezolutėn e saj 2200 A(XXI), 16 dhjetor 1966, hyrė nė fuqi mė: 23 mars 1976.
[8] Pakti ndėrkombėtar lidhur me tė drejtat ekonomike shoqėrore dhe kulturore, miratuar nga Asambleja e pėrgjithshme me rezolutėn e saj nr. 2200 A (XXI), 16 dhjetor 1966, hyrė nė fuqi mė: 3 janar 1976.
[9] Deklaratėn nė gjuhėn shqipe ėshtė botuar nė: Tė drejtat e njeriut, Pėrbledhje aktesh ndėrkombėtare, botim i Komitetit tė Helsinkit, SHB Enciklopedike, Tiranė 1993.
[10] Asambleja e pėrgjithshme e OKB-sė, 20 nėntorė 1959, rezoluta nr. 1386 (XIV).
[11] Asambleja e pėrgjithshme e OKB-sė, rezoluta nr. 34/180.
[12] Miratuar dhe hapur pėr nėnshkrim, pėr ratifikim dhe pėr aderim nga Asambleja e pėrgjithshme e OKB-s nė rezolutėn nr. 39/46, 19 dhjetor 1984, hyrė nė fuqi mė 26 qershor 1987.
[13] Komisioni pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė themeluar mė 1946 nė bazė tė nenit 68 tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.
[14] Asambleja e pėrgjithshme ėshtė organ plenar i Kombeve tė Bashkuara ku tė gjitha shtetet anėtare janė tė pėrfaqėsuara me nga njė votė. Asambleja e pėrgjithshme posedon mbi gjashtė Komitetet kryesore, prej tė cilave e treta ėshtė kopmpetente pėr („ēėshtje humanitare“) ēėshtje tė tė Drejtat e Njeriut.
[15] KS i OKB-sė ėshtė organi i vetėm i OKB-sė, i cili ka mundėsi tė nxjerr vendime sipas kapitullit tė VII-tė tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara pėr t‘a siguruar paqėn nė botė. Mė tepėr mbi kompetencat e kėshillit tė Sigurimit shiko Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.
[16] Pėr kėtė lexo Jozeph Marko: Entwicklung des Kosovo/a von 1913-1995, nė: Marko, Gordischer Knoten Kosovo/a: Durchschlag oder entwirren?(Baden-Baden 1999). Mbi parahistorinė e konfliktit, Violeta Demaj, Die Vorgeschichte eines Krieges, nė: Juridikum 1999, fq. 50. Poashtu mbi ecurinė e ndryshimeve kushtetuese nė Kosovė, Esat Stavileci, Kosova nėn administrimin ndėrkombėtar /Sjellje nė rreth ose dalje prej tij, Forumi pėr iniciativė demokratike, Gjakovė 2000.
[17] Rezoluta 1199 dhe 1203(1998) e Kėshillit tė Sigurimit, 23 shtator 1998.
[18] Mbi intervenimin humanitar lexo: Bedanna Bapuly, Völkerrecht und politische Praxis im Lichte der humanitären Intervention, nė: Leidenmühler/Steinweg (Hg.), Kosovo und die Folgen, Friedenspolit im Zeichen des kosovo-Konflikts, fq.51-57, poaty Franc Leidenmühler, Menschenrechtsschutz durch den Sicherheit der Vereinigten Nationen: Work in Progress- Von der Kurdenfrage im Irak bis Osttimor 1999, fq. 97-101.
[19] Lidhur me ecurinė e bombardimeve tė NATO-s gjatė kėtyre 78 ditėve lexo: Rudolf Scharping, Wir dürfen nicht wegsehen/ Der Kosovo-Krieg und Europa, Econ Taschenbuch, München 2001.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara