HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vepra e Isak Ahmetit dhe sytė e kritikės letrare

-- nga Zef Ahmeti, Graz, korrik 2000

Shėnim i shkurtėr monografik

Zef Ahmeti Isak Ahmeti, poet i afirmuar, studiues i letėrsisė dhe pėrkthyes letrar nga gjuha italiane dhe gjermane, ėshtė autor i shumė veprave...
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, nė njė mėnyrė ose tjetėr, me kohė ka zgjuar interesim te lexuesit dhe te kritika e mirėfillt letrare. Kėshtu ajo, si e tillė qė ėshtė, ka qenė objekt shqyrtimi dhe observimi nė shkrimet e atutorėve tė sgumtė dhe ėshtė vlerėsura pozitivisht veēmas nga: Mensur Raifi, Ali Aliu, Teki Dervishi, Andon Caci, Emin Kabashi, Mazllum Seneja, Gjergj Gega, Rudolf Gruelich, Sreten Peroviq, Aleksander Petrov, Ismajl Bajra, Engjėll Sedaj, Ramadan Musliu, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Isak Shema, Nazmi Rudari, Agron Kodra, Sarė Gjergji, Zef Simoni, Hans-Joachim Lanksch, Klajd Kapinova, Stefan Capaliku etj.

Pėrbledhjet me poezi

Deri mė tash I. Ahmeti ka botuar tri pėrmbledhje me poezi:
a) Gallatea (1972),
b) Uratė zbulimi (1976) dhe
c) Kushtimbesė (1983).

Aftėsia krijuese e I. Ahmeti-t u paralajmėrua dhe u verifikua qysh nė pėrbledhjen e parė me poezi, ku me kėtė aftėsi krijuese u begatua bota e tij poetike, forca dhe visioni poetik i njė krijuesi serioz me vlera tė padyshimta pėr kulturėn, pėrkatėsisht pėr letėrsinė shqiptare. Sė kėndejmi ai jo vetėm se shpalosi talentin e tij, qė nė orėt e hershme tė krijimtarisė sė tij, por ai i dha edhe njė frymė moderne kėsaj krijimtarie duke ecur bashk me kohėn.

Shprehjet e tija artistike dhe mesazhet e tija poetike, nėntekstet, struktura letrare, tematikat e bėjnė autorin, Isak Ahmeti-n, me vlerė mė tė madhe dhe tė njėmendėt duke i mbrojtur vlerat e kulturės shqiptare pamvarsisht nga furtunat e kohės dhe sistemet e rregullimit tė shoqėrisė tė kohės pėrkatėse, ekzistuese.

Si poet, poezia e tė cilit ėshtė pėrkthyer dhe botuar nė disa gjuhė tė huaja, bėn pjesė nė brezin e poetėve tė talentuar e me vizione liridashėse si janė: Musa Ramadani, Beqir Musliu, Ibrahim Kadriu etj. (Prof. dr. Engjėll Sedaj, Disa aspekte tė poezisė shqipe... Rilindja, 17.5.1986, fq. 14). Ndėrkaq Rexhep Qosja shkruan: metaforat ngjashmėrisht tė largėta, disponimi intelektual dhe kontemplacioni i mitolgjisė dhe i problemeve ekzistenciale nė tė tė njėjtėn kohė e karakterizojnė edhe poezinė e disa poetėve tė tjerė kryesisht tė rinjė, sikundės janė: Mirko Gashi, Nexhat Halimi, Eqrem Basha, Qerim Arifi, Isak Ahmeti, Nebih Nuriqi, Nehas Sopaj e tė tjerė (Rexhep Qosja, Prej tipologjisė deri te periodizimi, ASHAK dhe IA, Prishtinė 1979, fq. 294).

a) GALLATEA (Rilindja, 1972).

Poezi nė tė cilėn ndihet fryma e spastruar lirike me njė ironi tė pėrditshmėrisė (Ibrahim Rugova, Strategjia e kuptimit, Rilindja, 1980, fq. 223). Shpėrthimi i parė mė vulominoz poetik, nė kėtė libėr poezish, ėshtė mjaft interesant si orientim dhe trajtim . Nga ana tjetėr shihet njė angazhim dhe pėrpjekje solide, qė s'kanė mbetur pa rezultate pozitive dhe nagzllyese, qė tė krijojė nė frymėn bashkėkohėse dhe sipas procedimeve tė reja tė shqiptimit poetik (Rilindja, 20.5.1972, fq.12) Pėr kėtė libėr poezish tė Isak Ahmetit kanė shkruar: Mensur Raifi, Frute Poetike tė vrullit tė parė (Rilindja, 10.6.1972, fq. 12), Ali Aliu, Nė mes dy prirjeve (Rilindja, 12.1.1974, fq.14), Teki Dervishi, Hapėsira poetike (Flaka e Vėllazėrimit, Shkup, 15.1.1974, fq.16), Mazllum Saneja, Poet i Intelektit dhe ndjenjės (Flaka e Vėllazėrimit, Shkup, 1973, 1 qershorė, fq. 15), Andon Caci, Njė individualitet nė poezinė tonė tė sotme (Flaka e Vėllazėrimit, 25 shtator, 1974, fq.12) etj. Qė tėgjithė e kanė vlerėsuar lartė GALLATENĖ, ku si lėndė kryesore e kemi Simbolikėn e DRITĖS dhe tė DIELLIT. Dilelli nė veprėn e tij poetike ka kuptim tė thellė dhe bota e madhe e gjithėsisė eshe bota e vogėl e njeriut, porsi nė poezinė e Salvatore Quasimodos, i kundėrshtojnė gjithēkafit rreth vetes me dritėn e fuqishme, ku DRITA domethėnė amshim i jetės dhe ngadhnjim i sė mirės (Andon Caci, njė Individualitet... Flaka e Vėllazėrimit, 25 shtator 1974, fq.12).

Duke shkruar pėr librin Gallatea, Mensur Raifi ka konstatura me tė drejtė se dora e sigurtė e kėtij krijuesi shihet jo vetėm nė trajtimin e tėmave tė ndryshme nė indin e madh filozofik, por edhe nė injorimin e trajtave tė vjetra dhe pėrpjekjet me hap tė shpejtuar nė format e reja e mė tėreja. Kapėrcimet qė ka bėrė nuk kanė lėnė gjurrmė nė gafe qė ndonjėherė i hasim nė pėrpjekjet pėr tė sjellė freski nė traditėn e vargut shqip (Mensur Raifi, Frute poetike... Rilindja, 106. 1972, fq.12).

Siē ka vlerėsuar edhe dr. Ali Aliu, trazimet Poetike tė Isak Ahmetit, nė librin Gallatea, vijnė si jehonė e dy prirjeve , kahjeve duke u gjendur brenda njė sfondi dhe degėzohen e lėvizin mes dy caqesh personifikojnė terrin , gjegjėsisht dritėn. Nėn kėtė sfond e brenda dy caqeve, lėviz vetėdija e autorit, qė nė njė kėrkim tė vazhdueshėm, pa farė dileme tė pėrcaktohet dhe tė ketė besim tek ajo qė pėrsonifikon drita, rrezja, dielli, e qė, duke shndėrruar nė moto, sado diskrete, pėrshkojnė tėrė librin Gallatea tė Isak Ahmetit (Dr. Ali Aliu, Nė mes dy prirjeve, Rilindja, 12.1.1974, fq.16).

b) URATĖ ZBULLIMI, (1976)

Nė kėtė libėr qė mban njė titull biblik, vėrehet tendenca pėr poezi objektive. Pėrmes tri cikleve, sikur sugjerohet procesi i krijimit poetik dedukti. Poashtu konkretizohet kuptimi ironik - ironi edhe ndaj mitit tė qėndresės, qė nuk ėshtė e pranishme nė poezinė tonė - shkruan Ibrahim Rugova (Strategjia e kuptimit, fq. 223-224). Ndonėse i vlerėsuar si libėr interesant dhe me vlerė, edhe nga Ibrahim Rugova, Uratė Zbulimi shpesh ka qenė objekt shqyrtimesh dhe vlerėsimesh kontroverse. C`ėshtė e vėrteta, vlerėsimet mė objektive , gjithėsesi edhe mė kompetetnte, pėr kėtė libėr poezishė i kanė dhėnė Ramadan Musliu dhe Emin Kabashi, qė tė dy emra tė njohur nė fushėn e studimit tė letėrsisė shqiptare. Pėr shembull, nė studimin e tij: Realiteti nė thjerrėzėn e eksperimentit (fjala, 1 maj 1977, fq.4), Emin Kabashi ka bėrė vlerėsim objektiv dhe kompetent tė poezisė sė librit Uratė zbulimi, duke theksuar nė mėnyrė tė veēantė se aty ėshtė njė angazhim i pėrfillur mirė pėr aq shumė probleme qė kanė dy burime kryesore: 1) Ėshtė marrė nė spikamė dhe ėshtė ngreh nė poezi krenaria e gjallėrimit tonė pėrmes rrebesheve tė historisė (vjerrshat fq. 31,32,33,34,37 etj.) dhe 2) ėshtė provokuar nė vargun poetik ekzistimi i njeriut nė kėtė rruzullin e tokės sonė, fatet e tij, rrugėt e tij jetėsore, pėrpjekjet e tij, mundimet e tij. Kėto poezi njėkohėsisht shqetėsojnė, brengosin, por edhe pasurojnė botėn shpirtėrore tė lexuesit. Nė to ka shumė vizione, ka mė shumė mund pėr gjallėrim njerzor, ka mė tepėt dritare tė hapura ku frymarrja ėshtė mė e lehtė vizavi me prangat e zingjirėve. Realiteti ėshtė mė i njerėzishėm, kurse "kėndimi poetik" ka ruajtur ngrohtėsinė e mendimit. Ndėrkaq Ramadan Musliu, poet dhe kritik i nohur letrar, shkruan: Uratė zbullimi, si libėr vazhdues i Gallatesė, mbetet nė kontinuitetin e metodės sė stabilizuar krijuese, vetėm se nė librin nė fjalė rruga ėshtė mė e trasuar dhe interesimi mė i precizuar dhe mė i saktė.
Kėto intenca, nė plotėsinė e vet, janė shprehur sidomos sa i pėrket imancės tekstore: ka ardhur deri te dendėsimi kuptimor i figurės, potencohet prirrja specifike kontemplative, kokretizimi i shprehjes nivelizohet me autenticitetin individual. Kėshtu tėrėsia e librit "Uratė Zbullimi" me marrėdhėniet mes njėsive sintaktike dhe semantike, paraqet njė kaptinė specifike tė poezisė sė brezit tė ri (Ramadan Musliu, Paralelizmi i konstruktikt tekstor, Rilindja, 7.7.1979, fq.14).

c) KUSHTIMBESĖ (1983)

Ky libėr i tretė me poezi i I. Ahmetit, i marrė nė shqyrtim nga Ramadan Musliu, Nazmi Rudari, Gjergj Gega, Nadon Caci, etj., vjen si rezymim, si pervoje e dy librave tė pėrparshėm. Kur thuhet rezymim, nenkuptojmė procedurėn e seleksionimit tė atyre specifikave mė pozitive tė poezisė sė dy fazave dhe avancimimit e kėtyre kualiteteve, qoftė si modele tė vargut e strofės dhe pėrgjithėisht tė njėsive tekstore, qoftė si pėrvoja qė janė divergjente nė planin e realizimit artistik tė vjershės, por homogjene si botekuptim mbi botėn dhe manifestimez e saj - shkruan Ramadan Musliu (shih: R Musliu, Rudimentim i diskursit poetik, Rilindja, 11.6.1983, fq.15). Marrė nė pėrgjithėsi, poezia e librit Kushtimebesė e Isak Ahmetit shfaqet si mjaft autentike, me njė vėrtetėsi tė lakmueshme artistike e Frymėzuar nga dramat e kohės sonė, por edhe nga pėrvoja e vet subjektit (R. Musliu, po aty). Pėr librin Kushtimebesė, siē u tha edhe mė lart, kanė skuar me mjaft kompetencė edhe Nazmi Rudari, dhe Andon Caci. Si gjithė poezia jonė mė e re, edhe ajo e Isak Ahmetit, gjakon tė flasė pa narracion, por nė mėnyrė tė thukėt. Me pak fjalė dėshiron tė thotė shumė. Kėshtu anė pozitive e kėsaj poezie ėshtė tonaliteti i saj qė vėhet nė shėrbim tė vyrtytit, humanizmit dhe flijimit, duke hapur njė vizion tė dramės jetėsore, qė e pėrcjell njeriun lirik tė saj - shkruan Nazmi Rudari (N. Rudari, Poezia si antipoemė lirike, Jeta e re, nr.5/1983, fq. 1023-1025). Poezinė e librit Kushtimebesė e Karakterizon edhe njė varg efektesh poetike. Shquhet sidomos me origjinalitetin e theksuar tė shprehjes, me aplikimin e njė grafizmi tė funksionalizuar poetikisht, me formulimin adekuat tė vjershės, me strukturėn melodikedhe semantike, me pėrsėritjen e disa njėsive tekstore me qėllim tė pėrforcimit tė idesė dhe krijimit tė ekspresionit tė verbit poetik, e nganjėherė pėrmes provokimit tė potencialit gjuhėsor tė frazės poetike, shquhet me thurrjen e masės sė vargut deri nė simbol (Gjergj Gega, Fjala, 1 janar 1985).

Marrė nė pėrgjithėsi, poezia e isak Ahmetit ėshtė mbėshtetur fort nė traditėn europiane. Prandaj nė kėtė pikė arti poetik i tij ndryshon dhe ndikon mė bukur se i shumė poetėve tė tjerė koovarė tė brezit tė tij (Engjėll Sedaj, Njė Natologji e lirikės sė re gjermane, Rilindja, 2 korrik 1988, fq. 12).

PĖRKTHIMET

Krahas poezisė origjinale, Isak Ahmeti ėshtė marrė intenzivisht edhe me pėrkthime letrare nga gjuha italiane dhe gjermane. Kėshtu veprimtaria e tij pėrkthyese-poetike jo vetėm qė ka ushtruar njė ndikim tė veēantė nė atmosferėn krijuese tė Kosovės dhe me gjėrė, por ajo edhe ėshtė vlerėsuar shumė lart edhe nga autorėt e ndryshėm si: Andon Caci, Engjėll Sedaj, Hans-Joachim Lanksch etj.. Zatėn IsakAhmeti ėshtė i pari dhe i veti nė Kosovė, qė gjatė viteve tė 70-ta dhe 80-ta, nė mėnyrė tė vazhdueshme dheme kompetence, t`i ketė dhuruar kulturės shqiptare poezi bashkėkohėse italiane, atė tė Quasimodos, Ungarrettit, Montales, Catafit, Landit etj. etj. si dhe antologjinė e lirikės sė re gjermane: Qumėshti i zi i agimit, (Rilindja, 1988) pėr tė cilėn albanologu gjerman Hans-Joachim Lanksch, ka vlerėsuar se ėshtė e vetmja antologji e poezisė moderne gjermanefone qė ekziston nė Kosovė e qė ka merita shumė tė mėdha (Hans-Joachim Lanksch, Letėsia dhe kultura shqiptare nuk janė ekzotike, Bujku, 3 maj 1997, fq.11). Duke e vlerėsuar si libėr tė rrallė nė mjedisin tonė kulturor, Engjėll Sedaj, ndėrkaq, ka pohuar sekjo antologji ka vlera tė theksuara artistike-letrare. Kėshtu I.Ahmeti ka pėrkthyer nė shqipet poezitė dhe autorėt e verifikuar, pra ata poetė gjermanė qė e kanė ngritur poezinė gjermane nė atė nivel qė ajo ka sot, qė janė: Ingeborg Bachman, johannes Bobroėski, Hans Magnus Enzensberger, Paul Celan, Helmut Heissenbüter, Karl Kroloė, Marie Luise Kaschitz, Günter Grass, Rose Ausländer, Erich Fried, NellyZachs, Peter Huchel, Volker von Tourne, Hilde Domin etj. (Engjėll Sedaj, njė antologji e lirikės sė re gjermane, Rilindja, 2 korrik 1988, fq. 12).

ISAK AHMETI SI STUDIUES

Nė fushėn e kritikės letrare, tė estetikės, tė eseistikės dhe publicistikės, I.Ammeti ka publikuar njė sėrė vėshtrimesh dhe studimesh interesante, ndėr tė cilat shquhen sidomos ato pėr Mjedėn, Naimin, Cajupin (Vehap Shita, Rilindja, 31.5.1980, fq.13). Mirėpo kurorėzimin nė kėtė fushė ai e arrin me me botimin e librit: Kleri katolik shqiptar dhe letėrsia (Drita, Bergamo, Itali 1994). Ky libėr, i shkruar me njė pėrkushtim, dije e qartėsi (Sarė Gjergji, njė libėr me vlerė mbi shkrimtarėt e natemuar, Bujku, 10 mars 1995, fq.8), paraqet shkrimtarėt si: Shėn Jeronimin, Fishta, Prenushi, Gjeēovi, Harapi etj., qė janė shtylla vendimtare nė zhvillimin e kulturės, artit dhe mendėsisė shqiptare. Kėshtu edhe Zef Simoni, ne veprėn e tij "Atdheu i ynė, Panoramė jete e letėrsisė sonė" (Shkodėr, 1996, fq. 43), shkruan pėr studiuesin I.Ahmetin dhe pėr veprėn Kleri katolikė shqiptar she letėrsia, ku, duke bėrė fjalė pėr fillet e para tė letėrsisė sonė, thekson se Isak Ahmeti dhe Aurel Plasari janė tė parėt studiues qė meritojnė nder e lavd, sepse e kann ēuar fillimin e letėrsisė sonė te shkrimtari iliras i vėrtetė i shekullit tė IV-V, te Shėn Jeronimi. Ndėrkaq Isak Shema, duke vlerėsuar veprėn nė fjalė shkruan se ajo ka vlerė shkencore, prej nga lexuesi dhe studiuesi mund tė mėsojnė shumė tė dhėna pėr zhvillimin e kulturės tė popullit gjatė shekujve. Madje shumė vlerėsime tė Isak Ahmetit, shkruan Isak Shema, nuk janė pėrfshirė mė parė nė historinė e letėrsisė shqiptare (Isak Shema, vlerėsime tė letėrsisė shqiptare, Rilindja, 1996, fq. 47-53).

Edhe studiusi dhe dhe anėtari i "The Word Forum of Profesionals in the Secular and Religiones Media" me qendėr nė Gjenevė, Klajd Kapinova, e ka vlerėsuar Isak Ahmetin si "studiues tė shquar" dhe si "studiues aktiv tė letėsisė shqipe dhe posaqėrisht tė prelatėve katolikė" (Krhs. Klajd Kapinova, me Kryq e pendė, Studime-Intervista, SHB "Camaj-Pipa", Shkodėr, 1997, fq. 117-135).

Vepėr shumė interesante e kėtij autori ėshtė edhe studimi monografik: Kosova, 1996. Pavarėsisht nga vlerėisimet qė janė dhėnė pėr librin paraprak, Libri Kosova, vetėm e vėrteton, pohimin e Isak Shemės se studiuesi Isak Ahmeti gjithnjė e mė shumė po thellohet nė studimin e disa ēėshtjeve koplekse, qė ndėrlidhen me problemet ekzistenciale dhe me aspektet e traditės sonė kombėtare, jetėsore dhe letrare, tė cilat, siē ėshtė vlerėsuar, janė me interes shkencor e kulturor pėr historinė e popullit tonė (Bujku, 11 tetor 1996, fq.8) . Ashtu siē ka vlerėsuar edhe Agron Kodra, Libri KOSOVA i autorit nė fjalė ėshtė njė studim monografik i thukėt nė tė cilin, pėrmes gjuhės sė qartė tė fakteve, dėshmohet tradita jonė mė se dymijėvjeēare, dėshmohet qartė se ne kėtu kemi qenė me shekuj, para tė tjerėve dhe kemi shenjat tona tė shenjta anembanė Kosovės, qė flasin pėr vazhdimėsinė tonė dymijėvjeēare nė Kosovė (Agron Berisha, njė libėr me vlerė pėr Kosovėn, Bujku, 8 nėntor 1996, fq.8).

Bibla nė letėrsinė shqiptare (1999). Vepra nė fjalė - shkruan Isak shema - ėshtė kontribut shkencor qė aktualizon ēėshtje tė studimit tė gjithėanshmėm tė kėsajė teme komplekse shkencore dhe tė botimit tė literaturės, qė prore zgjon interesimin e lexuesve dhe tė studiuesve tė letėrsisė shqiptare. Shumė pozitivisht pėr kėtė vepėr kanė shkruar edhe dr. Shyqri Galica, mr. Prend Buzhala.

Fatmir Pera mbi kėtė vepėr tė madhe shkruan: Isak Ahmeti me Bibla nė letėrsinė shqiptare, na prinė me mjeshtri nėpėr gjithė shkrimin iliro-shqiptarė, na dėshmon njė fakt se Bibla ka qenė e pranishme te iliro-shqiptarėt, pėrkatėsisht nė letėrsinė tonė shqiptare gjatė shekujve, me ēka dėshmon inkuadrimin e letėrsisė sonė nė rrjedhat e kulturės dhe letėsinė botėrore, gjegjėsisht europiane (Urtia, Revistė fetaro-kulturore, 1/2000, fq. 128).

Kjo vepėr, me vlera tė veēanta kulturo-shkencore, ka nxjerrur edhe fakte tė pakontestueshme duke i dhėnė njė mbėshtjetje tė fortė Kishės shqiptare, si laik i rrallė, qė vihet nė mbrojtjen e saj, duke i bėrė tė njohura vlerat dhe kontributin e Kishės nė mbrojtjen e kombit shqiptarė nė tėrėsi. Nė tė dhėnat, qė i jep autori I.Ahmeti nė kėtė vepėr, referohen edhe shumė studiues tė njohur tė botės shqiptare. Ndėrsa Prend Bozhala pėr Biblla nė lėtėrsinė shqiptare thotė: Bėnė njė ndihmesė tė ēmuar edhe pėr studimet historiko-letrare shqiptare (Zoja e Kėshillit tė Mirė, e pėrkohshme kulturo-fetare, Nr. 4, Klinė, 25.12.1999, fq.28-29).

Letėrsia kishtare dhe filozofia e saj (2000). Mbi kėtė vepėr Shyqri Galica, Profesor nė Akademinė e Arteve tė Kosovės, shkruan: Spektri i gjėrė i trajtimit tė ēėshtjeve qė shtron autori, jep mundėsi tė njihen aspekte qė shquajnė kėtė problematikė tė shqyrtuar pak a fare, duke aktualizuar gjithsesi momente qė ndėrlidhen me 2000 vjetorin e krishterimit, figura qė shquajnė konceptin e studiuesit dhe qė artikulojnė pikėpamjet e tijė pėr botėn dhe filozofinė qė mbėrthenė vepra studimore (Rilindja, 26.04.2000).

Temė kryesore e kėtij libri ėshtė koncepti se a ka "letėrsia kishtare", kushė e pėrfaqėson atė, cila ėshtė pjesė e saj, dhe ēka mund tė quhet si "letėrsi kishtare". I. Ahmeti nė mėnyrė shkencore argumenton se ka "letėrsi kishtare" duke potencuar se ajo, jo vetėm qė ekziston, por ka edhe pėrfaqėsuesit e vet.

Nga tėrė kjo qė u tha mė lartė, mund tė pėrfundojmė sė Isak Ahmeti dhe vepra e tij meritojnė njė vend tė posaēėm nė letėrsinė shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara