HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Psikologji:

Ndikimi i familjes nė edukatėn e fėmijės

-- nga gjermanishtja: Zef Ahmeti, Graz, prill 2001

Njė kapitull i zgjedhur dhe i pėrkthyer nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir" (Pėr ēka jetojmė)

Zef Ahmeti Qė nga ēasti i lindjes foshnja kėrkon lidhjen me nėnėn. Ky ėshtė qėllimi i lėvizjeve tė saja. Shumė muaj me radhė nėna luan njė rol jashtzakonisht tė rėndėsishėm nė jetėn e saj (foshnjes); gati se plotėsisht gjithēka varet nga ajo. Nė kėtė situatė zhvillohen fillet e aftėsive pėr jetė nė bashkėsi. Nėna i ofron foshnjes lidhjet e para me njė krijesė tjetėr njerzore, dhe interesi i parė nė dikėnd tjetėr se vetėvetja. Ajo ėshtė ura e parė pėr jetė nė bashkėsi, dhe njė foshnje, e cila nuk mund tė krijoj lidhje me nėnėn e saj apo ndonjė njeri tjetėr, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do tė ishte i pashmangshėm.
Kjo lidhje ėshtė aqė e thellė dhe e gjėrė sa qė ne nė vitet e mėvonshme kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ēfarėdo tipari ta cilėsojmė me siguri si ndikim i trashigimisė. Ēdo prirje qė ne do mund ta konsiderojmė si trashiguese ėshtė pėrshtatur nga nėna, e ushtruar, e formuar dhe gjithėmonė ėshtė tejkaluar. Shkathtėsitė e saj, apo mangėsia e tyre kanė ndikuar nė tė gjitha mundėsitė ekzistuese nė fėmijėn. Me 'shkathtėsinė' e njė nėne ne nuk mendojmė asgjė tjetėr pėrveē aftėsisė sė saj tė bashkpunoj me fėmijėn, ta pėrfitoj pėr bashkpunim nė kėtė shoqėri. Kjo shkathtėsi nuk mund tė mėsohet nėpėrmjet rregullave. Ēdo ditė sjell situata tė reja. Mirėpo, ka raste nė tė cilat ajo duhet tė dėshmoj zgjuarsinė dhe mirėkuptimin e saj pėr nevojat e fėmijės. Ajo mund tė jetė e shkathėt vetėm nėse ajo e pėrgjon fėmijėn me pėrplot dashuri, nėse ajo pėrpiqet tė fitoj simpatinė dhe pėr t'ia siguruar shėndetin dhe mirėqenien.
Qėndrimi i saj tregohet nė tė gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herė qė ajo e merr fėmijėn, e mban fėmijėn nė krah, bisedon me tė, e pastron apo ushqen ajo ka mundėsi t'i ngushtoj lidhjet edhe mė shumė me fėmijėn. Nėse ajo pėr detyrat e saj nuk ėshtė e edukuar apo nuk can kokėn pėr to, ajo nuk mund tė ndihmohet dhe fėmija bėn rezistencėn e tij. Nėse ajo kurrė nuk ka mėsuar se si duhet pastruar fėmija, a ėshtė ky pastrim pėr atė (fėmijėn) njė pėrvojė e pakėndshme, tė cilėn nėna nuk ia mėson por i jep shkas tė zbrapset. E shkathėt duhet tė jetė mėnyra e nėnės kur ajo e vėn fėmijėn nė krevatin e tij, megjithė lėvizjeve dhe zhurmės qė shkakton ajo, tė vendosė se a duhet ta lėrė vetėm apo duhet tė qėndroj pranė tij (fėmijės). Ajo duhet t'i kuptoj tė gjitha rrethanat e fėmijės - ajrin e pastėr, temperaturėn e dhomės, ushqimin, kohėn e gjumit, zakonet trupore, pastėrtinė. Ēdo herė ajo krijon mundėsinė pėr fėmijėn qė ta dashurojė atė, apo tė mos e dashurojė, tė bashkpunojė me tė (nėnėn) apo tė refuzojė kėtė bashkėpunim.
Shkathtėsia e nėnės nė vete nuk ka asgjė enigmatike. Ēdo shkathtėsi ėshtė rezultat i ushtrimit shumėvjeēarė dhe flijim. Pėrgatitja pėr nėnėsi nė jetė fillonė shumė herėt. Hapat e parė mund tė vėrehen nė qėndrimin e vajzave ndaj fėmijėve tė vegjėl, nė dashurinė e tyre ndaj fėmijėve tė vegjėl dhe ndaj dėshirės sė tyre pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e preferueshme qė djemtė dhe vajzat tė edukohen ashtu sikur tė kenė para veti saktėsisht detyra tė ngjashme. Nėse dėshirojmė tė kemi nėna tė shkathėta, dhe ashtu qė ato ta pranojnė parashikimin qė ato tė behėn nėnė, dhe nėnėsinė e shofin si veprim krijues dhe nuk dėshpėrohen nga roli i tyre, nėse nė jetėn e mėvonshme qėndrojnė para kėsaj.
Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshėherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemtė duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlenė si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati. Askush nukė mund tė jetė e/i kėnaqur me njė pozitė dytėsore. Nėse vajzat (tė cilat nuk e pranojnė pozitėn dytėsore) e tilla martohen dhe perspektivėn e tyre e kanė tek/me fėmijėt ato do shprehin neverinė e tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr. Ato nuk gėzohen pėr kėtė, ato nuk e ndiejnė atė me pasė fėmijė si vepėr krijuese dhe interesante: ndoshta kjo ėshtė vėshtėrsia mė e madhe e shoqėrisė sonė e qė shumė pakė po punohet nė mposhtjen e saj. E mira e gjithė shoqėrisė njerzore varet nga qėndrimi i grave pėrballė nėnėsisė. Gati gjithėkund roli i gruas nė jetė nėnvleftėsohet dhe shikohet si e rangut tė dytė. Qė nė vogli djemtė i shikojnė punėt shtėpiake nga lart poshtė sikur tė ishin njė send i shėrbėtorėve, sikur tė ishin nėn dinjitetin e tyre, qė ndonjėherė tė ngrehin, lėvizin njėrėn dorė pėr ndihmė nė punėt e shtėpisė. Ekonomia dhe puna shtėpiake shumė shpesh nuk konsiderohen si punė, punė kėto qė mund t'i bėjnė gratė, por si rropatje pėr tė cilat (gratė) janė tė dėnuara. Nėse pėr njė grua punėt e shtėpisė janė njė art qė i lidhė interesat e saj dhe nėpėrmjet saj ajo ndritė jetėn e bashkėnjerzėve tė saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund tė ndėrtojė njė punė tė ngjashme me ēdo punė tjetėr nė botė. Nėse, nga ana tjetėr, kjo punė pėr burra vlerėsohet si e nėnēmuar, ne nuk duhet tė habitemi nėse gratė e refuzojnė rolin e tyre femėror, ta kundėrshtojnė dhe tė shkojnė nė atė drejtim e tė argumentojnė - ēka duhet tė jetė e vetėkuptueshme - se gratė janė tė barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanė mė pak tė drejta pėr vėmendje dhe nė mundėsinė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre. Ėshtė e vėrtetė se, aftėsitė mund tė zhvillohen vetėm me anė tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sociale; por ndenja shoqėrore do t'i shpiej gratė nė rrugėn e drejtė, poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit tė rregullave, tė cilat pengojnė zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nėnēmohet, harmonia nė martesė ėshtė e prishur. Nėse njė grua edukimin e fėmijės e shef si punė tė pavlerė ėshtė e pamundur tė gjejė durimin, pėrkujdesjen, mirėkuptimin, qė janė aq tė nevojshme pėr t'iu mundėsuar fėmijėve njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr hyrje nė jetėn e tyre. Njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj dhe ka njė qėllim tė jetės qė i pengon asaj tė mbajė lidhjet mė tė mira me fėmijėt e saj. Qėllimi i saj nuk ka drejtim tė njėjtė sikur edhe ai i fėmijėve; ajo merret mė shumė me atė tė argumetojė mbizotėrimin e saj; dhe pėr kėtė fėmijėt janė shkurt njė ngarkesė dhe njė shmangie. Nėse ne, rasteve tė dėshtuara iu kthehemi mbraba dhe i pėrcjellim, gati gjithėmonė gjejmė se nėna nuk i ka pėrmbushur mirė detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fėmijės njė fillim tė pėrshtatshėm. Nėse nėnat dėshtojnė, nėse ato me detyrat e tyre janė tė pakėnaqura dhe s'kanė kurrėfarė kėnaqėsie me to, e tėrė njerzia ėshtė nė rrezik.
Megjithatė, ne nuk mund ta fajsojmė nėnėn pėr dėshtimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetė nėna nuk ėshtė e edukuar pėr bashkėpunim. Ndoshta ajo nė martesėn e saj ėshtė e shtypur dhe e pakėnaqshme. Gjendja, qė ndodhet ajo e huton dhe turturon vetvetėn, nganjėherė ajo humbė shpresėn dhe dėshpėrohet. Zhvillimi i shėndoshė i njė jete familjare ėshtė i kėrcėnuar nga shumė pengesa. Kur nėna ėshtė e sėmurė ajo ndoshta ka dėshirėn mė tė mirė ta ndėrtoj mardhėnien e plotkuptimt me fėmijėt, mirėpo ajo ndihet shumė e dobėt pėr kėtė. Nėse ajo shkon tė punojė kur tė kthehet nė shtėpi ajo ndihet e lodhur. Nėse kushtet ekonomike janė tė kėqia fėmija vuan nga mangėsia nė ushqim, veshėmbathje dhe strehimi i pamjaftueshėm. Sė kėndejmi nuk janė pėrvojat e fėmijės qė pėrcaktojnė veprimet e tija, por rrjedhimet qė vijnė nga pėrvojat e tija. Nėse ne hulumtojmė jetėn e njė fėmije qė duhet kujdesur pėr tė ne gjejmė vėshtėrsitė nė mardhėniet mes tij dhe nėnės; mirėpo tė njėjtat vėshtirėsi i gjejmė edhe te fėmijėt tjerė. Kėtu kthehemi te njė pikėpamje themelore tė psikologjisė individuale: nuk ka asnjė shkak tė detyrueshėm pėr zhvillimin e cilėsive tė caktuara, mirėpo fėmija mund t'i shfrytėzoj pėrvojat nė kuptimin e qėllimit tė tij dhe ato t'i kthej nė thellėsi. Ne psh. nuk mund tė themi se, njė fėmijė do tė bėhet kriminel nėse ai ėshtė i ushqyer keq. Ne duhet tė shofim ēfarė rrjedhimesh ka nxjerrė.
Ėshtė lehtė pėr t'u vėrejtur nėse njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj femėror, pėson vėshtirėsi dhe tensionime. Hulumtimet kanė vėrtetuar se nevoja e nėnės pėr t'i mbrojtur fėmijėt e saj ėshtė mė e madhe se ēdo mbikqyrje tjetėr. Te kafshėt, psh. te mijtė e kanaleve dhe majmunat, shtytja nėnė ėshtė mė i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nėse ato do duhej tė vendosnin se cilin qejf do ta dėgjonin mė parė, roli i nėnės do tė kishte vendin e parė. Bazė e kėsaj shtytjeje nuk ėshtė seksualiteti por nevoja pėr bashkėsi. Nėna e ndien shpesh fėmijėn e saj si pjesė tė trupit tė saj. Nėpėrmjet fėmijėve ajo ėshtė e lidhur me gjithė jetėn; ajo ndihet si mbretėreshė pėr jetė a vdekje. Secila nėnė pak a shumė e ka ndjenjėn e spikatur se ato nėpėrmjet fėmijėve kanė realizuar njė vepėr krijuese. Ne gati mund tė themi ajo ka ndjenjėn se, ka marrė pjesė nė krijim, sikur qė ėshtė marrė edhe vetė Hyu - nga asgjėja ajo ka krijuar njė krijesė tė gjallė. Drejtimi pėr nėnėsi nė fakt nė njėrėn anė ėshtė synim drejt epėrsisė, tė synimit tė ngjajshėm si ai i Hyut. Neve na ofron njė nga shembujt mė tė qartė pėr atė se si ky qėllim mund tė pėrdoret pėr tė mirėn e njerėzisė, nė tė mirė tė tė tjerėve dhe me ndjenjėn mė tė thellė shoqėrore.
Nėna, natyrisht, ndjenjėn se fėmija ėshtė njė pjesė saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bėjė tė pėrdorshėm pėr qėllimin e epėrsisė personale. Ajo, pastaj, mund tė pėrpiqet qė fėmija tė jetė i varur plotėsisht nga ajo dhe t'ia zotėrojė jetėn, qė tė jetė e lidhur gjithėmonė me atė. Mė lėjoni ta tregoj njė rast tė njė gruaje shtatėdhjetėvjeēare tė njė fshatari. Fėmija i saj, pesėdhjetėvjeēar, jetonte ende me tė dhe tė dy njėkohėsisht sėmuhen nga ndezja e mushkrive. Nėna mbijeton, shėrohet; ndėrsa fėmija i saj dėrgohet nė spital dhe vdes. Kur nėna merr lajmin mbi vdekjen e tė birit, thotė: "e kam ditur gjithmonė se djaloshin tim kurrė nuk do ta mund ta rris tė shėndoshė". Ajo ndjehej pėrgjegjėse pėr gjithė jetėn e tė birit. Ajo kurrė nuk ishte pėrpjekur qė atė ta bėjė anėtar tė barabartė tė bashkėsisė sonė. Ne tani gradualisht mund tė kuptojmė se ēfarė gabimi ėshtė, nėse nėna lidhjet qė i ka marrė me fėmijėn, nuk i zgjėron dhe nuk e udhėzon qė ta renditė nė mėnyrė tė barabartė nė shoqėrin e njerėzve tė vet. Mardhėniet e njė nėne kurrė nuk janė tė lehta, poashtu edhe lidhja nėnė-fėmijė nuk guxon tė theksohet jashtė mase. Kėtė e kėrkon e mira e fėmijės, por edhe e nėnės. Aty ku njė detyrė theksohet jashtė masės, duhet tė vuajnė tė gjithė tė tjerėt, edhe vet detyra e jonė e veēantė, me tė cilėn ne tani po merremi, mund tė zgjidhet mė lehtė, nėse ne nuk i japim masė tė madhe. Njė nėnė mban mardhėnie me fėmijėt, burrin, dhe me gjithė bashkėsinė e rrethit tė saj. Kėto tri lidhje kėrkojnė pėrfillje tė barabartė: te triat duhet tė merren parasysh nė mėnyrė tė qetė dhe tė arsyeshme. Nėse nėna e merr parasysh vetėm lidhjen me fėmijėt, ajo medoemos do t'i llastojė dhe mėsojė keq ata. E pastaj pėr ata (fėmijėt) ėshtė shumė vėshtirė tė zhvillojnė pavarsinė dhe vetėdijėn e bashkėsisė. Nėse asaj i ka shkuar pėr dore tė lidhė njė lidhje tė qėndrueshme mes vetit dhe fėmijės, detyra tjetėr e saj ėshtė ta zgjėrojė pjesėmarrjen e tij nė drejtim tė babait; mirėpo kjo ėshtė gati e pamundur nėse pėr vetė atė (nėnėn) babai ėshtė i parėndėsishėm. Ajo duhet poashtu ta udhėzoj pėr jetėn nė bashkėsi me rrethin, motrave dhe vėllezėrve tjerė, shokėve, tė afėrmėve, dhe njerzėve tė tjerė nė pėrgjithėsi. Pra detyra e saj ėshtė e dyfishtė. Ajo duhet t'ia ndėrmjetėsojė fėmijės besimin e bashkėkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet tė jetė e gatshme dhe tė jetė nė gjendje, kėtė besim dhe kėtė shoqėri ta zgjėrojė deri sa t'i bashkohet bashkėsisė njerėzore.
Nėse nėna pėrpiqet ta lidhė fėmijėn vetėm me vetėn, mė vonė ai do tė refuzojė ēdo pėrpjekje pėr pjesėmarrjen e tė tjerėve tek ai. Ai do t'i besojė vetėm nėnės sė vet, kurse tė gjithė tė tjerėt dhe secilin do ta konsiderojė si armik, nė tė cilin ia merr mendja se ai ėshtė si njė rival konkurent pėr dobinė e tij. Ēdo pjesėmarrje qė e tregon ajo pėr bashkshortin apo fėmijėve tė tjerė, do t'i konsideroj si cėnim tė tė drejtave tė veta dhe fiton bindjen: "nėna ime mė takon mua dhe askujt tjetėr". Psikologėt modernė e kanė keqkuptuar gjendjen shumė. Sipas teorisė sė Frojdit, nga kompleksi i Edipit, pėr shembull supozohet se, fėmijėt anojnė pėr atė tė dashurohen nė nėnat e tyre dhe tė martohen me ato si dhe tė urrejnė e ta vrasin babain e tyre. Njė gabim i tillė nuk mund tė lindė kurrė, nėse ne e kuptojmė zhvillimin e fėmijės. Kompleksi i Edipit mund tė lindė vetėm te fėmija qė dėshiron tė posedojė vėmendjen e plotė tė nėnės dhe pėrjashton ēdo njeri tjetėr. Kjo dėshirė nuk ėshtė e kufizuar nė gjini. Ėshtė dėshira pėr ta vėnė nė zgjedhė (sklavėrojė) nėnėn, atė ta kontrollojė e zotėrojė plotėsisht dhe ta bėjė si shėrbėtore. Kjo ėshtė e mundur vetėm te fėmijėt, tė cilėt janė llastuar nga vetė nėnat e tyre, dhe atyre nuk iu ėshtė bashkuar edhe ndjenja shoqėrore me pjesėn tjetėr tė botės. Nė rastet e rralla ka ndodhur qė njė djalosh, i cili ka qenė plotėsisht i lidhur me nėnėn e tij, e bėnte nėnėn pikė qendrore tė pėrpjekjeve tė tij, pėr t'i zgjedhur problemin e dashurisė dhe martesės; mirėpo kuptimi i njė sjelljeje tė tillė do tė ishte se ai nuk mund ta paramendojė njė shoqėri tjetėr, pėrpos asaj me nėnėn e tij. Asnjė grua tjetėr nuk do ta luajė rolin e saj, e flijimit tė plotė. Kompleksi i Edipit do tė ishte gjithmonė rezultat artificial i njė edukimi tė gabueshėm. Nuk ėshtė e nevojshme, qė animin e trashėguar ta marrim si incest apo edhe ta paramendojmė, se njė gabim i tillė nė bazė ka tė bėjė me gjininė.
Nėse fėmija, i cili ėshtė i lidhur vetėm me nėnėn, do tė vijė nė njė pozitė kur do tė heqen lidhjet me nėnėn, dhe do tė fillojnė vėshtėrsitė. Kur tė shkojė nė shkollė, apo nėse luan me fėmijėt, do tė jetė pėrherė qėllimi i tij qė tė mbesė nė lidhje me nėnėn e tij. Sa herė qė tė ndahet prej saj, ai vuan. Ai dėshiron ta ketė nėnėn e tij pėrherė pas vetit, t'ia tėrheqė vėmendjen, tė jetė pėrherė nė pėrkujdesje. Dhe ka shumė mjete qė mund t'i pėrdorė. Ndoshta bėhet njė djalė i nėnės, gjithmonė i butė dhe i ėmbėl, dhe i uritur pėr dashamirėsi. Ndoshta ai qan pėr ēdo vėshtėrsi tė vogėl, ose sėmuret, pėr tė treguar se sa urgjentisht ka nevojė pėr pėrkujdesje tė pėrherėshme. Ndoshta mund tė ketė raste tėrbimi, ku ėshtė i padėgjueshėm, dhe i kundėrshtueshėm, pėr ta kthyer vėmendjen e nėnės nga vetja. Ne gjejmė te fėmijėt qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje mijėra lloje tė tilla rastesh tė fėmijėve tė llastuar, tė cilėt luftojnė pėr vėmendjen e nėnave tė tyre dhe kundėrshtojnė ēdo kėrkesė tė rrethit tė tyre.
Fėmija fiton pėrvojė tė shpejtė nė zgjedhjen e mjeteve mė tė pėrshtatura pėr tėrheqjen e vėmendjes. Fėmijėt e llastuar shpesh kanė frikė nga ajo qė tė lihen vetėm, posacėrisht nė errėsirė. Nuk ėshtė vetė errėsira qė i frigohen ata; por ata e pėrdorin frikėn pėr ta detyruar nėnėn, qė tė qėndrojė afėr tyre. Njė fėmijė i tillė i llastuar bėrtet pėrher nė errėsirė. Kur nėna e tij njėherė natėn shkon te fėmija pas bėrtimės, e ka pyetėr atė: "pse po frigohesh?" "Sepse ėshtė errėsirė", pėrgjigjet ai. Mirėpo nėna e kishte hetuar qėllimin e sjelljes sė tij. "Dhe tani qė jam kėtu", i thotė ajo, "a ėshtė mė pak errėsirė?" Vetė errėsira nuk ėshtė me rėndėsi dhe frika nga kjo do tė thotė vetėm se nuk dėshironte tė jetė i ndarė nga nėna. Nėse ky rast paraqitet te njė fėmijė i tillė, gjitha emocionet e tij, gjithė fuqia shpirtėrore dhe aftėsitė e tij, janė tė drejtuara pėr ta krijuar njė situatė pėr tė cilėn nėna duhet tė vijė e tė marrė kontakt pėrsėri me atė. Mė anė tė bėrtitjes, thirrjeve, pagjumėsia apo tė tjera, ai pėrpiqet ta sjellė, gjejė nėnėn e vet. Njė mjet i vėēantė, qė ka tėrhjekur vėmendjen pėrherė tė psikologėve dhe edukatorėve ėshtė frika. Nė psikologjinė individuale nuk merremi me shkaqet e frikės, por me ēėshtjen e qėllimit tė frikės. Tė gjithė fėmijėt e llastruar vujan nga frika. Me ndihmėn e frikės sė tyre mund tė shkaktojnė tėrheqjen e vėmendjes mbi ta dhe pėr kėtė ata ndėrtojnė kėtė ndjenjė nė stilin e jetėn sė tyre. Ata pėrfitojnė nga kjo qė qėllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nėnėn - ta arrijnė. Fėmija frikacak ėshtė njė fėmijė, i cili ėshtė i llastuar dhe dėshiron tė jetė edhe mėtutje i llastuar.
Nganjėherė fėmijėt e tillė tė llastuar ėndėrrojnė ėndrra tė kėqia dhe bėrtasin nė gjumė. Kjo ėshtė njė simptomė e njohur; por pėrderisa gjumi konsiderohej si e kundėrta e gjendjes zgjuar, nuk mund tė kuptohej. Por kjo ka qenė gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janė kurrėfarė kundėrshtimesh, por lloje tė lojės tė sjelljes. Fėmija sillet nė ėndrrat e tij gati njėjtė sikur edhe gjatė ditės. Qėllimi i tij, pėr ta ndryshuar gjendjen pėr pėrfitime tė tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe pėrvojės e gjenė rrugėn mė tė suksesshme pėr t'iu ofruar qėllimit tė tij. Bile edhe nė mendimet nė gjumė i vijnė nė kujtesė pamjet dhe mendimet, qė i shėrbejnė pėr qėllimin e tij. Fėmijėt e llastuar pas disa pėrvojave gjejnė mendimet qė shpien nė tmerr, frikė, qė janė shumė tė pėrshtatshme, qė ta rivendosė shpejt lidhjen e ndėrprerė pėrkohėsisht mė nėnėn. Fėmijėt e llastuar mbajnė bile edhe shpesh ėndrrat e frikės pranė veti edhe kur tė rriten. Ėndrrat e frikės kanė qenė mjet i mirė pėr tėrheqjen e vėmendjes, qė mė vonė ėshtė mekanizuar si zakon.
Ky pėdorim i frikės ėshtė i pėrhapur aq shumė sa qė ne do tė befasoheshim shumė, nėse do tė dėgjonim nga ndonjė fėmijė i llastruar se, ai natėn kurrė nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave pėr nxitjen e vėmendjes ėshtė shumė i pasur. Disa fėmijė ankohen pėr krevatin e papėrshtatshėm ose kėrkojnė ujė; disa tė tjerė frikohen nga hajdutėt ose kafshėt e egra. Poashtu disa tė tjerė nuk i zė gjumi, nėse prindėrit e tyre nuk ulen pranė tyre. Disa ėndrrojnė; disa bien nga krevati; disa e lagin krevetin. Vetėm njė fėmijė i llastuar, qė e shėroja unė, dukej se natėn nuk shkaktonte fare vėshtėrsi. Nėna thoshte, vajza flen mirė pa ėndėrruar dhe pa u zgjuar, s'ka pasur kurrė vėshtirėsi. Unė i emrova tė gjitha simptomat tė cilat mund tė vinė nė shprehje, mirėpo te kjo vajzė nuk kishte diēka te ngjajshme. Mė nė fund u mjegullova. "Ku flenė ajo?" e pyeta nėnėn. "Nė krevatin tim", - mu pėrgjigj ajo.
Shpesh sėmundja ėshtė ndihmė pėr fėmijėt e llastuar, sepse nėse janė tė sėmurė, llastohen edhe mė shumė se herave tjera. Ndodh shpesh, qė njė fėmijė i tillė pakė pas sėmundjes del si fėmijė qė ka nevoj pėr kujdesje; sė pari nė tė shumtėn e rasteve supozohet se ende ėshtė njė rezultat i sėmundjes. Nė tė vėrtetė kujton mbas shėrimit vorbullin, rrapėllimėn qė ėshtė bėrė pėr shkak tė tij, kur ishte i sėmurė. Nėna nuk mund ta llastoj edhe mė tutje sikur qė ka bėrė deri atėherė, dhe kėshtu hakmarret duke u bėrė fėmijė qė ka nevojė pėr pėrkujdesje. Nganjėherė ndonjė fėmijė, i cili pėrgjon, sikur njė fėmijė tjetėr qė nėpėrmjet sėmundjes sė tij bie nė qendėr tė vėmendjes nė rrethin e tij, dėshiron qė tė sėmuret edhe vetė; kėshtu ai puthė fėmijėn e sėmurė qė edhe ia vetė tė marrė sėmundjen e tij.
Njė vajzė kishte qenė katėr vite nė spital dhe ishte llastruar shumė nga mjekėt dhe infermierėt. Kur kthehet nė shtėpi nė fillim llastohet edhe nga prindėrit, mirėpo mbas njė kohe fillon tė largohet vėmendja ndaj saj. Ēdo herė qė asaj nuk i ėshtė dhėnė ajo qė ka dėshiruar, ajo ka futur gishtin nė gojė dhe thoshte: "unė kam qenė nė spital". Ajo ju kujton tė tjerėve, se ajo ka qenė e sėmurė, dhe kėrkonte ta rivendosė gjendjen e kėndshme qė kishte qenė. Sjellje tė njėjtė, ne vėrejmė edhe tek tė rriturit, tė cilėt me kėnaqėsi flasin pėr sėmundjet dhe operacionet tė cilave iu janė dashur t'iu nėnshtrohen. Nė anėn tjetėr, nganjeherė ndodhė qė njė fėmijė i cili iu ka shkaktuar vėshtėrsi prindėrve, pas sėmundjes shėrohet dhe nuk u bėn mė probleme prindėrve. Ne vec ndėgjuam se fėmijėt me tė meta organike pėr fėmijėn ėshtė njė ngarkesė plotėsuese, mirėpo ne ndėgjuam poashtu se kjo nuk i shpjegon nė mėnyrė tė mjaftueshme karakteret e kėqia. Sė kėndejmi ne guxojmė tė dyshojmė se mos tė metat organike nė vete kanė tė bėjnė diēka me ndryshimet. Njė fėmijė, i dyti nė familje, iu shkaktonte prindėrve merakosje tė madhe. Ai ishte njė gėnjeshtar, vjedhės dhe mashtrues, ishte i ashpėr dhe i egėr. Mėsimdhėnėsit e tij nuk kishin mundėsi qė tė fillojnė asgjė me atė sa qė vijnė deri te mendimi se ai duhet tė dėrgohet nė njė shtėpi pėr pėrmirėsim. Gjatė asaj kohe fėmija sėmuhet. Ai vuante nga sėmundja e turberkulozit nė eshtra dhe ishte detyruar tė qėndroj gjysmė vjeti nė gips i shtrirė. Pasi qė ai fillon tė ndjehet mirė bėhet fėmija mė i mirė nė familje. Ne nuk mund ta marrim me mend se njė sėmundje mund tė ketė njė ndikim tė tillė nė fėmijėn, dhe kėshtu ne pamė se ky ndryshim kishte tė bėjė me njohjen e gabimeve tė mėparshme. Ai kishte menduar gjithmonė se prindėrit po e dashurojnė vėllaun e tij mė shumė dhe se atė e kanė lėnė pas dore. Gjatė sėmundjes sė tij ai vetė gjendet nė qendėr tė vėmendjes. Secili pėrkujdesej pėr atė dhe i ndihmuan atij, dhe kėshtu ai ishte mjaft i aftė tė kuptojė dhe tė largohet nga pikėpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Ėshtė qesharake, tė mendohet, se rruga mė e mirė ėshtė, qė gabimet e shpeshta tė nėnės tė menjanohen, tė gjithė fėmijėt t'iu largohet pėrkujdesaja e nėnės sė tyre dhe t'ju jepen kujdestareve apo institucioneve adekuate pėr kėtė, qė tė kujdesėn pėr ata. Kurdo qė ne tė kėrkojmė njė zėvendėsim tė nėnės, tė shikojmė ne ndonjė qė luan rolin e nėnės - e cila lidhė fėmijėn nė vete, mu ashtu sic e bėn edhe nėna. Fėmijėt qė rriten nėpėr jetimore, shpesh nuk kanė kurrėfarė kuptimi, ndjenje pėr tė tjerėt: askush nuk ka qenė pranė tij, qė tė mund tė jetė njė urė e gjallė mes fėmijės dhe bashkkrijuesit (nėnės) tė tij. Nganjėherė janė bėrė pėrpjekje me fėmijėt e jetimoreve, qė janė shvilluar jo-mirė. Ėshtė kėrkuar njė edukatore pėr parashkollorė apo ndonjė infermiere, qė fėmijės t'ia ndajė pėrkujdesjen e saj personale, ose tė vendoset nė njė familje ku nėna do tė kujdeset si pėr fėmijėn e saj. Rezulati ka qenė gjithnjė njė pėrmirėsim i theksuar, nėse ėshtė zhgjedhur nėna pėr pėrkujdesje (njerka) e mirė. Mundėsia mė e mirė pėr tė rritur fėmijė tė tillė, nėse gjendet njė zėvendėsim pėr babanė dhe nėnėn dhe pėr njė jetė familjare; dhe e gjithė ajo ēka do mund tė bėnim nėse do t'iu marrim fėmijėn prindėrve, me shumė mund do tė mundeshim tė gjejmė njerėz tė tjerė qė do tė mund t'i merrnin detyrat e prindėrve.
Domethėnia e dashamirėsisė sė nėnėsisė dhe pėrkujdesjes nėnėsore del nga fakti se, ka aq shumė dėshtime qė vijnė nga rrethi i jetimėve, tė fėmijėve nga prindėrit pa kurorė, fėmijėve tė padėshirueshėm dhe fėmijėve nga kurorat e prishura. Ėshtė e njohur se, roli i njė njerke ėshtė shumė i vėshtirė dhe fėmijėt shpesh e refuzojnė atė. Nė tė vėrtetė vėshtėrsia nuk ėshtė e pazgjidhur, dhe unė njof raste ku me rezultat tė mirė ėshtė tejkaluar; mirėpo vetėm shpeshherė gruaja nuk e kupton situatėn. Ndoshta lidhen shumė ngushtė fėmijėt me babain, nėse vdes nėna dhe llastohen nga ai. Pra ndihen se do t'i vidhet dashamirėsia dhe kėshtu rezistojnė kundėr njerkės. Ajo (njerka) mbrohet dhe kundėrsulmon, dhe tani fėmijėt kanė njė arsye tė vėrtetė pėr rezistencė. Ajo i ka provokuar ata dhe fėmijėt luftojnė mė shumė se kurrė. Lufta me njė fėmijė ėshtė gjithmonė e pakuptimtė; nuk mundet kurrė tė fitohet me pėrdorimin e dhunės apo tė fitohet pėr bashkpunim. Nga pėrleshjet e tilla del gjithmonė si fitimtar, ngadhnjyes ai mė i dobėti. Kėrkohet diēka nga ai, ēka kundėrshton tė japė, diēka ēka me anė tė mjeteve tė tilla, metodave tė tilla kurrė nuk mund tė arrihet. Njė pėrpjekje e paparashikueshme nė tensionim dhe harxhim tė pakuptimtė tė energjisė do tė kursehet, nėse ne pėrfundimisht do tė kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund tė fitohen kurrė nėpėrmjet dhunės.
Roli i babait nė jetėn familjare ėshtė poashtu i rėndėsishėm sikur ai i nėnės. Nė fillim mardhėniet e tij me fėmijėn janė mė pak tė ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon mė vonė. Ne vecse kemi parashtruar disa rreziqe qė mund tė dalin nėse nėna dashamirėsinė, simpatinė e fėmijės nuk e zgjeron edhe drejtė babait. Mund tė pėsojė pastaj njė pengesė tė madhe nė zhvillimin e ndjenjės sė tij pėr bashkėsi. Nėse martesa ėshtė fatkeqe, situata pėr fėmijėn ėshtė potė rreziqe. Nėna ndoshta ndihet e pafuqishme, qė ta pėrfitojė, bashkangjisė babain nė jetėn familjare; ndoshta ajo dėshiron qė ta mbaj fėmijėn vetėm pėr vete. Ndoshta te dy prindėrit e shfrytėzojnė fėmijėn si peng pėr luftėn e tyre personale. Secili dėshiron ta lidhė fėmijėn pėr vete, tė dashurohet nga fėmija mė shumė se partneri tjetėr. Nėse fėmijėt ndjejnė qėndrimet, mendimet e ndryshme tė prindėrve ata lagohen me shkathtėsi. Kėshtu krijohet njė konkurencė, se kush mundet mė mirė tė sillet me fėmijėn apo ta llastojė atė mė mirė. Ėshtė e pamundur njė fėmijė nė njė atmosferė tė tillė tė edukohet pėr vetėdije nė bashkėsi. Bashkėsia e parė me njerėzit e tjerė qė pėrjeton ėshtė ajo me prindėrit; nėse ajo ėshtė e keqe nuk mund tė pritet qė kuptimi pėr bashkėsi tė zhvillohet vetėm. Fėmijėt nga kurorat fatkeqe rriten me pikėpamje pesimiste pėr martesė, nėse nuk fitojnė pėrshtypjen e parė tė mirė. Edhe kur tė rriten do ta kenė ndjenjėn, se ēdo martesė mund tė pėrfundojė keq. Ata do tė pėrpiqen t'i ikin gjinisė sė kundėrt ose janė tė bindur se pėrpjekjet pėr afrim do tė tė pėrfundojnė si tė pafat. Pėr kėtė fėmija ėshtė shumė i dėmtuar nėse kurora, martesa e prindėrve tė tyre nuk ėshtė njė qelizė aktive e bashkėsisė, njė rezultat i jetės nė bashkėsi dhe njė shkollė e jetės nė bashkėsi. Kuptimi i martesės ėshtė partneriteti mes dy njerzėve pėr mirėqenien e dyanshėm, pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe shoqėrisė, dhe nėse ata dėshtojnė nė njėrėn nga kėto pikėpamje, ajo nuk qėndron nė harmoni me kėrkesat e jetės.
Kėtu pasi qė martesa ėshtė partneritet, asnjėra palė nuk do tė duhej tė ushtrojė mbizotėrim. Kjo pikė duhet tė kihet parasyshė nė mėnyrė bazore. Nė gjithė udhėheqjen e jetės familjare s'ka nevojė pėr demostrimin e forcės, dhe ėshtė e pakėndshme, nėse njė partner udhėheqė dhe i kushtohet mė shumė vėmendje se tė tjerėve. Nėse babai ėshtė njė pesonalitet i fortė dhe ngren tonin nė familje, tė rinjėt marrin njė pikėpamje tė gabueshme pėr pritjet qė janė tė lidhura me rolin e tyre mashkullor. Vajzat vuajn edhe mė shumė. Meshkujt nė pikėpamjen e tyre janė tiranikė; martesa ju duket atyre sikur tė jetė njė nėnshtrim ose njė skllavėrim. Nganjėherė ato do tė pėrpiqen ta shpėtojnė vetėn nga gjinia tjetėr me ikjen e tyre nė perversione.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara