HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur mungon platforma e pėrbashkėt

Ardhmėria e Kosovės: interes i grupacioneve politike apo interes nacional?

-- nga gjermanishtja: Zef Ahmeti, ST. Gallen, prill 2003.

Zef Ahmeti Sot nė qytetin e St. Gallen-it ėshtė njė atmosferė e qetė, ndėrsa unė dola tė bėj njė shėtitje nė qytet dhe vendosa ta marrė shtypin shqip, prej tė cilit dita ditės po pėrpiqem tė largohem nga. Arsyet janė tė ndryshme.

Dhe aty pashė disa vlersime dhe njė ide « senzacionale » qe kishte tė bėnte pėr ardhmėrine e statusit tė Kosovės. Mjerim, i thashė vetit?! Siē e ceka mė lartė, njė nga arsyet pse shtypi shqip nga Kosova ėshtė bėrė i padurueshėm ėshtė edhe politika e mėrzitshme e shumė figurave tė Kosovės dhe vetėkėnaqėsit e disa partive qė mendojnė se po bėjnė "mrekulli".

Idea e moratoriumit tė dalė nga kreu i PDK-sė ishte top lajmi nė mediumin shqip. Kjo ide me sa duket ishte gatuar nė kuzhinėn e pėrbashkėt PDK dhe ndėrkombėtarė tė UNMIKISTANIT. Ajo po pėrkrahet nga Zyra Gjermane, Angleze, bosi i UNMIK-ut, Shteineri, mirėpo jo edhe nga partitė tjera shqiptare.

AKK-ja thotė se "vullneti politik i popullit te Kosovės tė mos mbahet peng nga askush". Ajo, siē dihet, mė herėt kishte kėrkuar shpalljen e pavarsisė nga Parlamenti i Kosovės, inisiativė kjo gati se u ba mollė sheri pėr ti ndėrprerė mardhėniet e "mira" mes partive politike shqiptare.

Ndėrsa, pėr dallim nga kėto dy propozimet e partive mė tė vogla, "LDK-ja qėndron fuqishėm nė pėrcaktimin e saj pėr jetėsimin e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės nė bazė tė vullnetit tė popullit tė shprehur nė referendum mė 1991.LDK-ja insiston dhe punon nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės nga bashkėsia ndėrkombėtare." Kjo parti thotė mėtutje: "Kosova tashmė po e kalon fazėn e protektoratit ndėrkombėtar dhe pas gjithė kėtij procesi tė zhvillimit tė gjithanshėm gjatė katėr vjetėve nė liri, ēfarėdo pėrpjekjesh apo idesh joserioze dhe tė tejkaluara pėr pezullim tė punės pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės janė tė papranueshme pėr LDK-nė. Prandaj, LDK-ja i kundėrshton fuqishėm, pa marrė parasysh nga kush vijnė." Qėndrim plot me vend.

Sa i pėrket moratoriumit do i kisha shtruar kėtu vetėm njė ēėshtje. Nėse PDK-kja kėrkon moratorium, si e mendon zhgjidhjen e ēėshtjes sė qindra mijėrave shqiptarėve tė Kosovės qė jetojnė jasht vendit dhe kanė nevojė sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur mbrojtje diplomatike?!

Deri kurė diaspora duhet tė bredhė jetim rrugėve tė perendimit, tė kėrkojė ndihmė nga ai "shtet" tė cilin ju si parti politike nuk e njihni?!

Kjo ėshtė injoranca e kohės, mjerimi i shpirtit dhe moralit politik tė disa figurave politike nė Kosovė. Pa vizion, pa platformė. Mundohen tė pėrdorin ēdo formė e mėnyrė pėr tė dalė para opinionit me gjėra qė nuk i nevojiten fare popullit. Kosova dhe populli i sajė dėshiron ligjin, rregullin, punėn, funksionimin e organeve lokale e shtetėrore. Kosova ka nevojė qė parazitėt tė largohen nga vendet e punės e t`iu lirojnė vendin atyre qė dėshirojnė tė krijojnė, veprojnė... Kosova nuk ka nevojė pėr profetizime tė rrejshme e tė rrezikshme, nuk ka nevojė pėr mashtrime, e aqė mė pak pėr tu futur nė rrugė ku nuk i dihet fundi...

Kosova duhet tė kaloj fazėn e protektoratit e tė hyjė nė shtetėsinė e saj. Ndėrsa ju politikanė duhet tė djersiteni mė tepėr dhe tė jeni pak mė aktiv nė punėt qė i keni marrė. Me sa duket dikush nga partitė politike po qėndron para zėnies sė gjumit, dhe po ka frikė se po e zuni gjumi dikush do t`ia prishė rahatinė. Ndėrsa qė kjo rahati tė mos pengohet, kėrkojnė moratorium qė t`ia fusin gjumit mė lehtė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara