HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marubėt, stacioni i fundit nė Shqipėri

-- nga Alma Mile, 24.12.2003

Pas francezėve dhe italianėve, pėr herė tė parė njė album me 120 fotografi tė mjeshtėrve tė fotografisė Marubi realizuar nga Roland Tasho. Foto tė pabotuara mė parė, mes tė cilave edhe njė grua me kostum tradicional gjysmėzhveshur

Pėr herė tė parė botohet nė Shqipėri njė album i plotė me fotografitė e Marubėve, mjeshtėrve tė celuloidit. Figura tė shquara historike, luftėtarė, familje tė njohura shkodrane, njerėz tė thjeshtė, malėsorė, gra tė veshura me kostume popullore…, tė gjithė janė aty, nė “Marubi 2003”, pėr tė dėshmuar pėr kohėn e tyre. Sprova e parė pėr tė botuar njė album tė tillė i takon viteve ’80, por ashtu si edhe ēdo fushė tjetėr e artit dhe kulturės, as fotografitė e familjes Marubi, nuk mundėn t’i shpėtonin censurės. Pas dy dekadash qė nga botimi i parė i albumit “Marubi” nė Shqipėri, Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve prezantoi dje albumin e ri “Marubi 2003”. Nė faqet e kėtij albumi janė paraqitur 120 fotografi, tė cilat datojnė prej vitit 1858, deri nė 1900 dhe shumė prej tyre botohen pėr herė tė parė nė vendin tonė. Mes tyre tė bie nė sy dhe fotografia e njė gruaje malėsore, gjysmė nudo, e cila pėrbėn ndoshta pėrpjekjen e parė tė artistėve shqiptarė, pėr ta pėrfshirė kėtė zhanėr, nė artin shqiptar. Kuratori i kėtij albumi ėshtė fotografi Roland Tasho, i cili i ka kushtuar realizimit tė tij njė periudhė njėvjeēare. “Realizimi i njė albumi tė tillė, ka qenė njė ide e hershme e imja. Ndėrsa fotografitė e Marubit, botoheshin nė Francė, apo nė Romė, nė vendin tonė, ende nuk ishin bėrė tė njohura tėrėsisht veprat e Marubėve. Njė vit mė parė, gjatė njė ekspozite tė hapur nė Itali, mbi emigracionin, ia propozoj kėtė ide, ministres Arta Dade, e cila e mbėshteti menjėherė kėtė nismė”, - tregon Roland Tasho. Gjatė njė periudhe njėvjeēare, ai ka bashkėpunuar ngushtėsisht me arkivėn e Shkodrės dhe nė veēanti me arkivisten Semiha Osmani, e cila prej 30 vjetėsh punon pranė kėtij institucioni, me regjisorin Viktor Gjika, me tė bijėn e Geg Marubit, e cila u tregua e gatshme pėr tė lejuar botimin e fotografive, si dhe me tipografinė nė Itali, ku ėshtė botuar kjo vepėr. “Marubėt kanė mė shumė se gjysmė shekulli qė habisin me krijimet e tyre tė mrekullueshme dhe si punėt e gjithė klasikėve tė mėdhenj, me kalimin e kohės u rriten vlerat. Duke parė fotot e tyre, shikon pa dyshim historinė e njė kombi qė zhvillimin e tij e shihte tė lidhur me Evropėn”, - thotė Tasho. Pėr ministren Dade, e cila ishte e pranishme nė prezantimin e kėsaj pėrmbledhjeje, botimi i albumit fotografik tė Marubėve, pėrbėn njė ngjarje pėr kulturėn shqiptare dhe atė ballkanike. “Personalisht bėj pjesė tek ata njerėz qė besojnė se imagjinata jonė kolektive pėr Shqipėrinė e kėsaj periudhe, do tė ishte pėrfundimisht e gjymtuar, nėse nė duart tona nuk do tė kalonin imazhet e pazareve dhe shtėpive tė vjetra, tė fshatarėve dhe tregtarėve, tė kuvendeve tė Malėsisė dhe tė portreteve tė rilindasve tanė tė fundit tė fotografuar nga Marubi”, - ėshtė shprehur Dade. Akademikja Andromaqi Gjergji, e cila gjithashtu ka ndihmuar nė botimin e kėtij albumi, krahas jetės politike, sociale dhe kulturore qė fotografitė e Marubit ofrojnė, do tė veēonte interesin ndaj kostumeve popullore tė zonės, tė cilat sot, na vijnė si njė trashėgimi e traditės kombėtare.

Gjysmėzhveshur, njė foto e guximshme
Kėshtu e vlerėson fotografi Roland Tasho, fotografinė e gruas malėsore qė tregon gjinjtė, e pashqetėsuar, jashtė njė kostumi tradicional. “Eshtė e dyta foto nudo qė kam ndeshur gjatė kėrkimit mes dy mijė fotografive tė pėrzgjedhura. Nuk mė duket njė foto e realizuar artistikisht, nė krahasim me shumė tė tjera qė kanė realizuar Marubėt. Por mund tė them vetėm se ėshtė njė foto shumė e guximshme pėr kohėn”, - pėrfundon Tasho pa dashur ta zgjasė mė tej historinė e tė ashtuquajturės “nudo”.
Kjo foto ėshtė realizuar nga Pjetėr Marubi, e cila nuk daton njė vit tė saktė, por i pėrket pikėrisht periudhės sė artistit italian Pietro, mes viteve 1875-1900. Dihet qė Pietro Marubi, ishte piktor dhe vinte nga njė kulturė tjetėr, kėshtu qė sa mund tė quhet e guximshme pėr rrethanat e veriut shqiptar, kulturės dhe jetės zakonore qė rėndonte mbi gruan shqiptare, aq mund tė konsiderohet fare e zakontė pėr njė artist tė huaj.

Fototeka “Marubi”, njė institucion kombėtar
Fotografitė qė prezantohen nė albumin “Marubi 2003” janė marrė nga arkivi i fototekės “Marubi” e ndodhur nė qytetin e Shkodrės. Vetėm pak ditė mė parė, Kėshilli i Ministrave, ka miratuar projektligjin pėr ndryshimin e pėrgjegjėsisė sė administrimit tė Fototekės “Marubi”, nga Bashkia e Shkodrės, nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. “Fototeka “Marubi”, tashmė ėshtė njė institucion kombėtar, me qėllim qė shteti tė mund t’i kushtojė njė vėmendje dhe njė kujdes mė tė madh mbrojtjes sė vlerave qė ruhen aty”, - ėshtė shprehur ministrja e Kulturės, Dade, duke mos harruar tė falenderojė dhe kryebashkiakun e Shkodrės, Ormir Rusi, i cili dha ndihmesėn e tij, pėr pėrshpejtimin e procedurave, pėr kalimin e kėsaj pasurie lokale, nė varėsi tė Ministrisė sė Kulturės. Nė fondin e fototekės “Marubi” ruhen rreth 500 mijė negativė, prej tė cilave 150 mijė tė familjes Marubi, 70 mijė tė familjes Pici, 50 mijė tė familjes Jakova, 3 mijė tė familjes Raboshta dhe 230 mijė tė familjes Nenshati.

Tre breza
Historia e studios fotografike “Marubi” fillon me Pjetėr Marubin, arkitekt, piktor dhe skulptor, i lindur nė Piaēenca tė Italisė nė vitin… 1830. Ai ka realizuar tė parėn fotografi nė Shqipėri e cila daton vitin 1858 dhe titullohet “Hamza Kazazi”, pėr tė vijuar punėn e tij si artist deri nė vitin 1904. Veprimtarinė e Pjetėr Marubit e ndoqi Kel Marubi, i cili punoi me mjeshtrin e madh qė nė moshėn 15 vjeē. Duke fiksuar ngjarje historike, figura tė shquara tė kohės, njerėz tė thjeshtė, pamje tė ndryshme nga qyteti i Shkodrės e qytete tė tjera tė Shqipėrisė, Kel Marubi e ngriti fotografinė shqiptare nė nivelin e artit. Kjo traditė vazhdoi edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me veprimtarinė e Gegė Marubit, i cili studioi nė fund tė viteve ’20, nė Shkollėn e parė profesionale tė Kinematografisė dhe Fotografisė, hapur nga vėllezėrit Lumiere nė Paris. Me vendosjen e sistemit komunist dhe veēimin e Shqipėrisė nga vendet e tjera tė Evropės, ra interesi kundrejt fotografisė, duke e kthyer kėtė mjeshtėri nė njė profesion tė rėndomtė. Nė kėto kushte, nė vitin 1946, studioja “Marubi” do tė mbyllej.
24/12/2003

-- marrė nga Shekulli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara