HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga fjala e Presidentit tė Republikės nė Samitin Austriak

Fryma evropiane pa opozitė

-- nga Alfred Moisiu, President i Shqipėrisė, 23.05.2003

Alfred Moisiu Zgjerimi i BE-sė me anėtarė tė rinj nga 15 nė 25, po ēon nė realizimin e Evropės sė lirė e tė plotė, duke lėnė pas tė kaluarėn dhe realizuar projektet e sė ardhmes sonė tė pėrbashkėt. Kėto janė zhvillime historike pėr kontinentin tonė. Unė jam i lumtur t'ju pohoj kėtu se nė Shqipėri fryma europiane nuk ka opozitė. Megjithatė, ne nuk mund tė mos themi qė bashkimin tonė me Evropėn na e ngadalėsojnė e vonojnė disa faktorė ku nga mė kryesoret janė: haraēi i lartė qė jemi tė detyruar t'i paguajmė prapambetjes dhe plagėve tė trashėguara nga e kaluara diktatoriale si dhe nga kostoja e lartė, e ardhur si pasojė e konflikteve dhe destabilizimeve nė rajon. Le tė kujtojmė vetėm pas 1999, kur Shqipėria priti mbi gjysmė milionė refugjatė kosovarė tė deportuar nga regjimi i Millosheviēit. Ne bėmė detyrėn ndaj vėllezėrve tanė tė njė gjaku, por nė tė njėjtėn kohė kontribuam nė shmangien e njė krize tė rėndė humanitare nė rajon dhe pėrtej. Ky realitet ka ndikuar nė frenimin e investimeve, ashtu siē ka qenė njė faktor pėr shtimin e papunėsisė dhe tė varfėrisė. Ndaj ndihma dhe solidariteti juaj i gjithanshėm sot janė sa tė mirėpritura aq edhe tė nevojshme.

Ne jemi njė vend qė 12 vjet mė pėrpara dolėm nga njė diktaturė shumė e egėr, ndėr mė tė egrat nė Europė. Si tė tillė e njohim shumė mirė dhe e kemi tė freskėt rrezikun e diktaturave, po ashtu edhe rrezikun e terrorizmit, i cili kėtė 10 vjeēar ka sjellė pasoja tė rėnda pėr tė gjithė Ballkanin. Nisur nga kėto motive ne i konsiderojmė veprimet kundėr terrorizmit tė ndėrmarra nga Aleanca me nė krye SHBA si mjaft tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e civilizimit europian dhe tė paqes nė botė. Gjykojmė se ėshtė koha tė mendojmė mė mirė dhe mė shumė sesi tė shėrohen plagėt e tė shkuarės nė Irak, tė shkaktuara nga diktatura dhe lufta. Ne urojmė dhe shpresojmė se Europa do ta kalojė sa mė shpejt dhe mė mirė divergjencat e krijuara kohėt e fundit. Kjo ėshtė nė tė mirė tė njė tė ardhmeje mė tė sigurt tė kontinentit tonė tė vjetėr si dhe nė favor tė forcimit tė lidhjeve transatlantike. Fatmirėsisht tani jetojmė periudhėn postkonfliktuale nė Ballkan dhe njė erė e re e bashkėpunimi ka nisur dhe po zgjerohet midis vendeve tona. Nė kėtė klimė tė re, vendet tona tė rajonit po pėrballojnė sfida tė ngjashme e tė njėjta pėr integrimin, siē janė hendeku nė nivelin e zhillimit tė vendeve tona me Evropėn dhe problemet qė lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne jemi tė vetėdijshėm se kėto fenomene negative janė si barėrat e kėqija qė rriten nė njė terren tė pėrshtatshėm pėr to, siē janė papunėsia, prapambetja ekonomike dhe varfėria. Dhe pėr t'i shkulur ato ėshtė e domosdoshme qė ky terren tė "kultivohet" - ēka arrihet pėrmes investimeve dhe zhvillimit tė gjithanshėm ekonomik e shoqėror. Prandaj ndihma dhe mbėshtetja e juaj do tė na ndihmonte tė mos biem nė njė rreth vicioz, ku zhvillimi dhe progresi ynė tė mbeteshin peng tė korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar.

Ne na inkurajon fakti qė evropianėt e shohin rajonin tonė dhe integrimin e tij nė Evropė si njė proēes tė pashmangshėm. Nė kėtė kuptim, nuk duhet lejuar thellimi i hendekut mes rajonit tonė dhe Evropės. Ky ėshtė interesi ynė i pėrbashkėt. Evropa e re qė po bashkon vendet e ish-kampeve rivale tė Luftės sė Ftohtė, po ndėrtohet si mozaik vendesh, popujsh e kulturash qė ndajnė aspirata dhe vlera tė njėjta, siē janė shteti ligjor, ekonomia e tregut dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve. Dhe janė kėto vlera qė i japin mozaikut kohezionin e njė tė tėre dhe Evropės portretin dhe fizionominė e dėshiruar. Koha tregoi se ndarjet nė kampe ishin tė gabuara, ndėrsa krijimi i njė familjeje evropiane ishte njė vizion i shkėlqyer qė po bėhet realitet. Evropa, ndėrsa po homogjenizohet, duke ruajtur edhe identitetin e secilit vend, dėshmon pėr njė realitet tė ri, tė aftė tė prodhojė mė tepėr siguri dhe zhvillim pėr vendet dhe banorėt e saj dhe tė kontribuojė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė qytetėrimit tė sotėm. Ne jemi tė mendimit se bashkėpunimi ynė mund tė shtrihet edhe mė tej nė tė gjitha fushat, ekonomike, politike e sociale. Nė kontekstin social kam kėnaqėsinė tė nderuar kolegė, tė sjell nė vėmendjen tuaj se vendi im mund tė ofrojė njė vlerė madhore, siē ėshtė toleranca dhe harmonia fetare, qė ka dalluar dhe dallon shoqėrinė shqiptare. Ne kemi njė model tė lavdėrueshėm funksional tė tre besimeve fetare qė jetojnė nė harmoni tė plotė dhe qė aspirojnė frymėn euroatlantike. Kjo vlerė bėhet akoma mė e vlefshme nė ditėt tona kur lufta kundėr terrorizmit ndėrkombėtar e bėn atė si njė element tė rėndėsishėm qė mund tė difuzojė tensione dhe konflikte me pasoja shkatėrruese midis popujve dhe qytetėrimeve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara