HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė vit - Presidenti Alfred Moisiu

Nga shoqata e Atlantikut te Shqipėria Atlantike

-- nga Ēerēiz Loloēi, Trepēa.net, 04.07.2003

Njeriu qė nuk e kishte menduar ndonjėherė veten si numri Njė i shtetit, pas njė viti shikohet si figura e gjithėpranuar nga tė majtėt dhe tė djathtėt dhe i pėrkrahur nga Perėndimi

Pasditen e 22 qershorit, dy liderėt e politikės shqiptare kishin mbushur plot njė javė qė bisedonin pėr emrin e kandidatit tė ri pėr president tė Shqipėrisė. Ajo javė, mė e ēuditshmja, por njėkohėsisht mė e papritura nė historinė e shkurtėr tė demokracisė shqiptare kishte lėnė me ankth mijėrat e shqiptarėve, por edhe zyrtarėt mė tė lartė evropianė.

Trajkovski, Moisiu, Bush, Mesic

Bisedimet pėr gjetjen e presidentit konsensual kishin krijuar njė klimė tė mrekullueshme nė vend.

Por atė pasdite tė nxehtė vere, Nano e Berisha ndodheshin mė ngushtė se kurrė. Sapo kishin marrė njė pėrgjigje negative nga A. Kuko, ambasadori shqiptar nė BE, i cili e kishte rrėzuar ofertėn pėr t'u bėrė president i vendit.

Kishin mbetur edhe 24 orė nga koha e nevojshme pėr gjetjen e njė emri. "Tani ėshtė radha juaj pėr tė propozuar zoti Berisha. Kandidatura ime ra" - kjo ka qenė fjalia e Nanos e cila ka rivėnė nė rrugė dialogun.

Lideri i PD ka kėrkuar pak kohė sa tė konsultohet me njerėzit e tij dhe ka propozuar emrin e gjeneal Alfred Moisiut. Mė pas dy kryetarėt e partive janė ndarė pėr tė marrė pėlqimin e kryesive tė PS e PD, ndėrkohė qė lajmi ka pėrshkuar shumė pak redaksi gazetash. Orėt e para tė mėngjesit kanė qenė deēizive.

Me disa kundėrshtime, kryesia e PS-sė e ka pranuar emrin. Pėlqimi i njeriut qė nė ato momente shijonte pensionin e merrej me drejtimin e njė organizate joqeveritare ishte dhėnė me kohė, qė nė momentin kur diskutohej pėr disa kandidatura. Paraditen e sė dielės gjithēka u konsiderua e pėrfunduar e lajmi u bė zyrtar.

Njė ditė mė pas nė Parlament, mes njė atmosfere tė pajetuar mė parė, 97 deputetė i dhanė votėn pro Moisiut. 20 vota kundra, njė pjesė e tė cilave u deklaruan hapur nga "Lėvizja pėr katarsis" qė kishte pėrfshirė PS-nė, u paraqitėn si njė ogur i mirė nga analistėt. Kėto tė fundit u interpretuan si njė shenjė pozitive, qė pėrkthehej se demokracia vazhdon tė jetojė nė Shqipėri.

Mbrėmjen e sė hėnės sė 24 qershorit, Alfred Moisiu, 73 vjeēar, u zgjodh President i Shqipėrisė. Pavarėsisht se detyra e tij niste zyrtarisht nė 24 korrik, ai do tė mbahet mend si njeriu i parė i njė konsensusi mes dy poleve tė politikės shqiptare.

Samiti i Pragės

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu u takua nė Pragė, me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s Lordin Robertson.

Presidenti Moisiu duke falenderuar pėr mbėshtetjen e NATO-s pėr Shqipėrinė, theksoi se "pavarėsisht se Shqipėria nuk u pranua anėtare e kėsaj organizate, pėr ne ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti qė NATO dhe Samiti i Pragės njohėn e vlerėsuan arritjet dhe kontributin e Shqipėrisė nė drejtim tė reformave dhe standardeve tė NATO-s, duke e klasifikuar atė si kandidate pėr anėtarėsim nė samitin e ardhshėm".

Nga ana e tij, Lordi Robertson nėnvizoi se edhe vendimi i samitit tė Pragės ishte shumė i rėndėsishėm pėr stabilitetin dhe sigurinė e mbarė rajonit e kontinentit. Ai konfirmoi "interesin e NATO-s pėr tė vazhduar bashkėpunimin pėr thellimin e reformave me Shqipėrinė", duke deklaruar se shprehje e kėtij interesi ėshtė edhe vizita, qė vetė zoti Robertson do tė zhvillojė javėn e ardhshme nė Shqipėri.

Samiti i Ohrit

Samiti i pesė presidentėve tė vendeve anėtare tė SAP (Vendet e Procesit tė Stabilizim - Asociimit me BE-nė) hapi seancėn plenare me temė "Vendet e Procesit tė Stabilizim - Asociimit si pjesė integrale e Bashkimit Europian". Nė fjalėn e tij Presidenti Moisiu kėrkoi qė takimi i Ohrit tė ndikojė nė bashkėrendimin e qėndrimeve tona para Samitit tė ardhshėm tė BE-sė, qė do tė mbahet mė 21 qershor nė Selanik, duke shtuar se "integrimi ėshtė njė proces kompleks, por me njė tė ardhme tė sigurt, sepse vetė Europa ėshtė e vetėdijshme se BE nuk mund tė jetė i plotė pa Ballkanin".

Presidenti shtoi se "nevojat pėr infrastrukturė mė moderne, pėr zhvillim ekonomik, pėr hapje tė vendeve tė reja tė punės dhe nxitje tė biznesit, pėr garantimin e konkurrencės sė lirė dhe luftimin e korrupsionit, vazhdojnė tė jenė tė mėdha dhe prioritare". Presidenti duke vlerėsuar klimėn e re tė bashkėpunimit nė rajon, tha se "sfidat tona pėr secilin vend dhe si rajon nė tėrėsi, janė tė ngjashme, jo rrallė tė njėjta.

Ne pėrballemi ende me varfėrinė, papunėsinė si dhe krimin e organizuar, kėrcėnuese kėto pėr sigurinė e zhvillimin". Presidenti shtoi se "vendet e rajonit tonė kanė nevojė pėr vėmendje, mbėshtetje dhe ndihma nga BE dhe strukturat e saj", duke nėnvizuar se "ēdo zvogėlim i paketės sė ndihmės sė BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor nė vitet e ardhshme, do tė ndikonte negativisht nė zhvillimin tonė", pasi megjithėse "ka ikur koha e emergjencave humanitare", "nevojat e sotme kanė lidhje me zhvillimin e gjithanshėm tė ekonomisė, infrastrukturės etj".

"Hendeku ekonomik e social mes rajonit tonė dhe pjesės tjetėr tė Europės mund tė ngushtohet duke siguruar zhvillim ekonomik. Kjo do tė shkurtonte rrugėn tonė pėr nė Europėn e Bashkuar", tha mė tej presidenti nė fjalėn e tij. Presidenti Moisiu kėrkon bashkėpunim mė tė afėrt, ndihmė nga BE nė zhvillimin ekonomik, pėrfshirje tė Kosovės nė Procesin e Stabilizim - Asociimit si dhe lėvizje tė lirė nė rajon e jashtė tij.

Personalitetit i presidentit

Tashmė u bėnė njė vit nga zgjedhja e Moisiut si President i Republikės. Nė fillim kishte edhe pakėnaqėsi, por kohėt e fundit duket se zoti Moisiu i ka "ndezur" motorat presidencialė dhe po tregon se mbetet njė njeri i denjė i trungut familjar Moisiu, familje me kontribute tė ndjeshme pėr Shqipėrinė. Presidenti, ndonėse i zgjedhur nė mirėkuptim, nga dy tė mėdhenjtė e politikės shqiptare, Nano dhe Berisha, po jep shenjat e burrit tė Shtetit, qė ėshtė mbi partitė e natyrisht edhe mbi ata tė dy qė e propozuan.

Zoti Moisu duke qenė njė ish-ushtarak korrekt me ligjin e detyrėn nuk mund tė lejojė asnjeri, qoftė edhe politikan i nivelit tė lartė, qė tė shkelė Kushtetutėn e ligjet e vendit. Duke qenė nga natyra i sertė dhe skrupuloz, Presidenti i Republikės kėrkon vendosjen e bazave tė njė shteti tė fortė. Ndryshe nga opinionet e fillimit, ai ka dhėnė e po jep prova tė besueshme politike e publike, se e respekton politikėn qė e solli nė majėn e shtetit shqiptar, porse pikėsėpari ai i pėrulet Kushtetutės dhe dinjitetit tė Kombit.

Eshtė fakt i njohur kur thirri me urgjencė kryeministrin Nano pėr t'i kėrkuar llogari pėr banorėt e kullave Hawai apo kur insistoi tek Berisha pėr tė pėrkrahur reformat politike tė mazhorancės qeverisėse, tė cilat i shėrbejnė jo vetėm PS-sė, por tėrė vendit; udhėtimi i tij nė Pragė nga ku mori mesazhin e Presidentit Bush pėr anėtarėsim nė NATO sesionin e ardhshėm; vajtja e tij nė Tropojė, takimet e pėrditshme me drejtues partiakė, shoqata, intelektualė, etj., pėr tė njohur direkt realitetin dhe jo vetėm nėpėrmjet ministrave, ka bėrė qė zoti Moisiu tė balancojė politikėn e konfliktit nė vend dhe tė marrė nga pak e pėrditė pamjen e njė burri-shteti.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara