HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RINI MONAJKA
(11 qershor 1953 - 1 maj 1997)

NJI METEOR I IDEALIZMIT NĖ QIELLIN E VRANTĖ TĖ SHQIPNĶS

-- nga Ardian Ndreca, Prof. Pontificia Universitas Urbaniana (Roma)

Nė 50 vjetorin e lindjes sė Rini Monajkės: Organizuesit tė Demostratės 14 Janarit 1990 nė Shkodėr
Nuk e pashė mā kurrė mbas asaj nate tė egėrsueme tė janarit 1990, kur nė Shkodėr kishin zbarkue me qindra gjudhij tė regjimit tė Tiranės, t’cilėt si hienat hijshin nepėr shtėpija tue rrėmbue njerėz, tue i rrahė e tue i torturue aq sa edhe vetė Gestapoja do t’i a kishte pasė lakmķ. Rinit i tokoi fati mā i zi ndėr tė gjithė tė tjerėt, u torturue mā egėrsisht, ndaj tij u ndėrsyen mā pa mėshirė kriminelat e Ministrisė sė turpit kombtar.
Rini Monajka ka lé me 11 qershor tė vjetit 1953 nė shtėpinė e Zef Dukagjinit-Monajkės (1919-1984). I jati, djalė i nji oficeri austriak dhe i nji vajze shqiptare, intelektual i mirėfilltė, studiues i censhėm i etnologjisė dhe historisė sonė, kritik e pėrkthyes letrar i pajisun me nji ndjeshmėnķ estetike tė veēantė, mbas ardhjes nė pushtet tė komunistave jetoi gati nė hije, tue u bā i padukshėm, por tue mbetė kah pikėpamja morale i tejdukshėm e i panjollė. Ishte penda e tij ajo qi prej faqeve tė nji sė pėrkohshmes shqiptare, nė vitet ’40, akuzoi publikisht Lasgush Poradecin si plagjiator tė Goethe-s, tue tregue me fakte qi disa poezķ tė Lasgushit ishin thjesht pėrkthime tė vargjeve tė Goethe-s. Lasgushi u mbrojt tue thanė se e kishte bā ketė gja pėr me pa nėse kishte ndonji njerķ nė Shqipnķ qi e njihte aq mirė Goethe-n, e kėshtu kishte dalė nji intelektual shkodran qi i kishte ra nė tź hiles.
(Ēka duhet me mendue pėr ketė gja? Asht e vėshtirė me shtue tjetėr, por nuk āsht e vetmja rasė qi Lasgushi āsht frymzue nė nji mėnyrė tė ēuditshme prej shkrimeve tė tjerėve. Nė fakt, siē shkruejnė kritikėt e tij, ai ka lanė nji poemė me subjekt oriental me titull "Kamadeva". Edhe M. Eminescu ka shkrue nji tė tillė me subjekt indian, kozmogonik e dashunor, vargje tė cilat, simbas kritikut Titu Maiorescu, u botuene s’parit nė t’pėrkohshmen «Convorbiri literare» (1 korrik 1887). Nji rastisje? Kjo gja i tokon kritikėve letrarė me e zhbirilue si duhet).
Janė endč sot tė mrekullueshme pėrkthimet prej letėrsisė botnore tė bāme prej Zef Dukagjinit e tė botueme te Tomori, te Balli i Rinisė e ndėr tė pėrkohshme tjera tė atyne vjetė. Kurse vepra e tij kryesore "Historia e Skėnderbeut", e pėrfundueme nė vjetin 1967, me rasen e 500 vjetorit tė Heroit tonė Kombtar, u zhduk ndėr zyrat e Institutit tė Historisė e pjesė e kapituj tė saj u botuene mā vonė prej nji pseudo-shkencatari, i cili u ruejt fort mos me e pėrmend emnin e atij qi ishte autori i vėrtetė i atyne kėrkime. Zefi pėrfundoi nė vjetin 1979 nji vepėr tjetėr me randsķ shkencore: "Etnografija e fshatnave tonė", nė tė cilėn shkriu vjet punet tė palodhshme kėrkimore. Kėsaj periudhe i pėrket edhe punimi «Onomastika e Shqipnķs», kurse ndėr pėrkthimet mā tė randėsishme letrare bān pjesė edhe "Fouché"-ja i S. Zweig-ut.

* * *

Rini mbasi kreu shkollėn e mesme, tue e pa se pėrpjekjet pėr me vazhdue si futbollist i talentuem i Vllaznisė nuk kishin sukses, tue qenė se pengohej pėr arsye politike, gjeti nji punė nė ndėrmarrjen e peshkimit nė Shkodėr tue u bā teknik nė rritjen e peshkut. Futbolli, atletika, ēiklizmi ishin pasionet e tija, por mā i madhi pasion ishte lirija, tė cilėn ai donte me e fitue me ēdo kusht. Nė kėto kushte ai bashkė me nji grup shumė tė vogėl tė rinjsh forcuen bindjet e tyne qi regjimi diktatorial enverist dhe lirija e zhvillimi i personit ishin tė papajtueshėm. Planet e tyne ishin vetėm pėr me ikė prej Shqipnijet, dhe kjo gja nuk ishte e pamundun pėr ‘ta, por ishte e vėshtirė dhe e papranueshme pėr tź me lanė vetėm nanėn plakė, e cila padyshim kishte me perfundue nė internim, tue mbetė pa asnji lloj ndihmet e mbeshtetjet. Rini ka qenė nji prej atyne figura qi vendi dhe koha nė tė cilėn jetojnė i detyron me e ndie veten tė huej, edhe pse tė gjithė e respektojshin nė Shkodėr atė djalė me paraqitje atletit, trupgjatė, serioz, tė matun e tė heshtun, tė gatshėm me ndihmue shokėt e me u sakrifikue pėr ‘ta.
Dhetori i 1989 e batarja qi hodhi pėrtokė diktatorin e Rumanisė zgjoi edhe ndėrgjegjet e fjetuna tė shumicės sė shqiptarėve e bāni qi shpresat me u ringjallė. Ndėrkohė nė Tiranė polit-byronė filloi me e kap frika. R. Alia, me kliken e tij mendoi se mundet me rrejt edhe nji herė tanė shqiptarėt tue i bā me besue se demokracķ do me thanė me i lejue katundarėt me mbajt pula dhe dele e me shite zarzavate nė treg.
Nė qytetin verior tė Shqipnķs, nė fillim tė janarit tė 1990, u organizue nė mėnyrė tė vetvetijshme nji grup punėtorėsh, mā sė shumti me origjinė malsore, e tue hapė fjalėn gojė mė gojė filloi me u pėrgatit terreni pėr nji demonstratė e cila do t’kishte si qėllim rrėzimin me forcė tė bustit tė Stalinit, tue kėrkue njikohėsisht edhe dhānjen e lirive themelore. Rini ishte ndėr organizatorėt e asaj demonstratė dhe detyra e tij ishte me kontaktue ambasadorin e RF tė Gjermanisė nė Tiranė, pėr me e vu nė dijeni pėr ēka po gatitej nė Shkodėr dhe gjithashtu me gjetė personin qi do tė mbante fjalimin pėrpara demonstruesve. Edhe pse plani u zbulue dhe arrestimet filluen qysh nė mbramjen e datės 13 janar 1990, tė nesėmen nadje rreth trimijė vetė protestuen nė heshtje nė pjacėn e Shkodrės, tue bā me u tėrbue komunistat dhe spijunat e tyne. Ishte e para demonstratė qi zhvillohej nė Shqipnķ mbas marrjes sė pushtetit prej regjimit komunist, e nė organizimin e saj pati nji peshė themelore djaloshi krenar e i papėrkulun Rini Monajka.
Demonstrata ishte nji shprehje e urrejtjes sė thellė qi populli ndiente ndaj regjimit komunist dhe njikohėsisht ishte edhe pjesė e andrrės pėr liri dhe demokracķ. Duhet thanė se nuk morėn pjesė nė atė demonstratė intelektualėt dhe klerikėt qi u ftuen, mbasi nuk besojshin te forca e popullit shkodran, nuk besojshin qi ata malsorė tė vorfėn tė lagjeve periferike kishin me mujtė me bā gja kundėr regjimit 40 - e sa vjeēar nė pushtet. Kuptohet, mbrapa, kur suksesi i demonstratės u pa dhe zāni i saj u pėrhap nė mbarė vendin, ata qi patėn frikė e ngurruen me dalė nė pjacė, filluen me thanė se demonstratėn e kishte organizue vetė R. Alia. Por na e dijmė qi dialektika e revolucioneve nuk parasheh qi nji diktator me rrėzue vetveten, e me pasė dashtė R. Alia me bā nji «kthesė tė butė», kishte me pasė thirrė (siē bāni mbas nji vjeti) intelektualėt e jo malsorėt e thjeshtė e tė pa shkollė e punėtorėt e robnuem tė shtetit tė kalbun socialist.
Nisėn arrestimet, rrahjet, bastisjet, kėrcnimet dhe vrasjet nė kufi. Pėr dhunėn e atyne muej nuk āsht shkrue endč e mbi tė gjitha, pėrgjegjesit e asaj dhunė endč nuk janė dėnue prej drejtėsisė.
Ndėr gjithė tė arrestuemit u vu nė shėnjester Rini, i cili u torturue nė mėnyrė sistematike tue i shkaktue damtime tė randa nė krye, nji frakturė prej shtatė cm nė kafkė. Presioni psikologjik, rrahjet e panderpreme bāne qi shendeti i tij tė kompromentohej njiherė e pėrgjithmonė. Por ajo ēka donte hetuesija e vetė pushteti komunist ishte qi kjo demonstratė tė dukej si nji lėvizje vagabondash, e udhėhequn nga "elementė tė dėnuar dhe parazitė" – siē lexohet nė akt-akuzė, tė cilėt, tė penduem kėrkojshin tė falun pėr me vuejt kėshtu nji dėnim mā tė kufizuem. Por, jo tė gjithė tė arrestuemit u dorėzuen para nji prove tė tillė - e Rini qe nji prej tė paktėve qi nuk mohoi aspak qėllimin antikomunist tė asaj lėvizje. Guximi, krenarija, vetė paraqitja fizike e atij djaloshi 37 vjeēar shtyne veglat e regjimit tė Alisė me e torturue nė mėnyrė shtazore. Asht qesharak e i paturpshėm pohimi i ish-ministrit tė punėve tė mbrendshme H. Isai, i cili deklaronte nė 90 vjetorin e festės sė policisė se i kishte porositė policėt mos me godit nė kokė personat, nė nji kohė qi zāvendėsi i tij direkt: Zylyftar Ramizi, rrihte personalisht tė arrestuemit gjatė seancave hetimore. Nuk qe mā i mirė fati i Rinit nė Kaushen e Tiranės, nė Qafė tė Barit e nė Burrel, ku presioni i gjithanshėm, izolimi dhe privimet e ndryshme nuk i u hoqėn pėr asnji ēasė.
Rini Monajka u akuzue nė bazė tė neneve 57 e 55/1+13 tė Kodit Penal tė RPSSH, pėr krijimin e nji organizate kundėrrevolucionare me karakter antisocialist, pėr kryemjen e krimeve nė bashkėpunim kundėr shtetit dhe pėrmbysjen e pushtetit popullor me dhunė.
Por, mbas nji vjeti komunizmi u rrėzue dhe kriminelat qi e rrahėn barbarisht, ata qi e dėnuen pa tė drejtė, ata qi i dolėn dėshmitarė tė rremė, pra, ata qi i shkatėrruen jetėn u zhduken tue lanė vetėm nji gjurmė: nji njerķ tė damtuem shumė randė kah ana fizike. Rini u lirue prej burgut nė vjetin 1991, tue mbetė pėrjetėsisht i shrrźjtun prej jetės politike e shoqnore shqiptare, prej tjetėrsimit tė ndėrgjegjes sė atyne qi dojshin me ndėrtue tue harrue ata qi u sakrifikuen. Kėshtu, vendosi me lanė Shqipnķn tue ikė nė Austrķ, ku do tė gjente nji jetė tė vėshtirė edhe pėr shkak tė traumave psikike qi torturat i kishin lanė. Rini Monajka mbylli sytė nė Villach tė Austrisė me 1 maj 1997, pa pasė afėr askend dhe tue qenė i harruem prej gjithė atyne qi sakrifica e tij ndihmoi padyshim me fitue demokracinė dhe pushtetin.
Nji gja tė vetme nuk mund tė harroj kurrė, sytė e pathamė prej lotėsh tė sė amės, sytė e asaj plake me pamje tė pėrvujtė e tė butė, me shikimin diafan prej lodhjeve tė jetės, prej vorfnisė dinjitoze dhe prej vuejtjes qi burgimi i tė birit i kishte shkaktue. E keqtrajtueme prej kontrolleve, prej fjalėve tė kėqija, prej kėrcėnimeve, e ama pritte nji lajm tė mirė prej tij, nji lajm qi nuk mbėrriti me e ndie kurrė sa ishte gjallė.
Sa herė qi shkoj nė Shkodėr dhe te vendi ku ndodhej busti i diktatorit gjeorgjian shoh statujen e Luigj Gurakuqit, mendoj qi pėr me bā tė mundun ketė ndryshim āsht lyp sakrifica jote, Rini, e miqtė e tu, miqtė e lirisė, nuk tė harrojnė kurrė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara