HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJUHA SHQIPE DHE BALSAMOSJA E SAJ

-- nga Ardian Ndreca, Prof. Pontificia Universitas Urbaniana (Roma)

Kujtuen se shqipja āsht nji gjuhė aq e pėrkryeme sa mund tė quhej e vdekun, kėshtu qi vendosėn me e balsamos nė nji Kongres i cili do te shihte dy emisarėt e saj kryesorė: gegnishten dhe tosknishten jo si dy lumenj tė vrullshėm, por si nji liqen n’amullģ, qi s’merr jetė prej kėrkah, perveēse prej letrarėve tė regjimit e prej pėrkthimeve tė kontrollueme. Letrarėt dhe pėrkthimet e māparshme, domethane, ēka kishte zanafillen e vet qysh prej vjetit 1555 e deri m’at ditė, u balsamosen e u bānė objekte muzeale, qi lejoheshin me u vizitue vetėm prej mā tė besueshėmve tė sistemit, mbasi rreziku i infektimit ishte i madh. Po na e dijmė mirė se nji liqen qi s’ka mā prūmje kthehet shpejt nė nji kėnetė. Nė ketė mėnyrė u shkrue dhe u vulos: kena kėnetėn tonė, tė rrethueme e tė kontrollueme mā sė miri. E kjo kėnetė pat edhe kukuvacat e veta qi i kukuvitshin pa prā tanė asaj bukurije. E pėr me i ndejt besnik joneve (versi, cri) e zāneve etologjike tė Anastas Kulluriotit, kishte edhe shtazė tjera qi "grunisnin, majmunisnin, shesherisnin, kukonin, krakarrisnin e papagallonin".
Parulla e Kongresit ishte: "Nji komb nji gjuhė" – e tue kenė se bāhej fjalė pėr nji komb tė shkatėrruem nga ana morale dhe materiale, atėherė kėtij kombi qi jetonte me shpirtin nė pėrbaltjen komuniste, i duhej dhanė jo nji gjuhė lumejsh tė vrullshėm, por nji gjuhė kėnetash tė turbullta.
Treguesi agogjik i kėsaj muzike tė ēmendunish ishte i shkruem prej kreut tė Partisė: tempo di marcia dhe andante maestoso, e kangėtarėt s’mungojshin, sidomos nė formacione korale.
Pra: "nji komb nji gjuhė" (edhe Hitleri nė 1933 kishte si parullė "nji Popull, nji Führer, nji Reich") e gjithė kjo pėr me induktue nji entuziazėm tė marrė, nji furķ irracionale, qi do t’i jepte zā ndjenjave mā tė ulta e veseve mā tė turpshme t’nji populli. Dāmi i madh i fenomeneve patologjike tė shoqnķs āsht qi, edhe kur flaka e marrķs shuhet e prej nėndheut del rishtas turpi, e keqja e kryeme nuk shlyhet, bile tendenca āsht me i dhānė tė drejtė qytetarijet. Logjika qi udhėhoqi Kongresin e 1972 ishte kjo: jena vetėm kundėr tė gjithėve, duhet disiplinė e sakrificė, duhet punė e vetmohim, jena tė fortė (na e kena ēlirue Shqipnķn!), jena nji popull ushtar e si tė tillė duhet tė veshena njilloj, tė mendojmė njilloj, tė ndiejmė njilloj e edhe tė shkruejmė e tė flasim njilloj.
E u pa, kur u rrėzue komunizmi kanonik, qi logjika e totalitarizmit jeton vetėm nė saje tė imoralitetit tė masave, tė cilat nuk ndėrgjegjėsohen plotėsisht as atėherė kur evidenca objektive flet qartė.
Pra merret vesht pse gjuha duhej bashkue arbitrarisht, nė mėnyrė qi kur ajo tė flitej mendja tė shkonte menjihere te Partia: krijuesja e ēdo tė mire. E vetmja gjuhė qi tė kuptohej duhej tė ishte gjuha e Partisė, gjuha e unitetit kombėtar, gjuha e njėsuar, gjuha me tė cilėn Enveri shkruente veprat e tija sa tėrheqėse aq edhe tė sinqerta.
Edhe sot qi statuja e rrepte e Enverit nuk mbikqyrė mā Skėnderbeun e strukun mbi kalė, sot qi veprat e tija janė shpėrnda andej kėndej ndėr njerėz tė besuem, sot qi Kushtetuta e 1976 āsht shfuqizue... logjika e gjuhės sė tij mbijeton. Aq āsht e vėrtetė sa qi deri tashti veē nji apo dy tė pėrkohshme kam ndie se pranojnė me botue nė gegnisht, a thue se kanė frikė qi kjo e folme mos t’i ngjisin murtajen faqeve tė tyne tė pastra e mos t’i dalin mūllajt (lat. bubone) nėn stjetullat e tyne qiellore, ku intrigat e flligshtija nuk kanė gjetė kurrė nji strofull tė sigurtė.
Gjithkah mbijeton shpirti konformist, mbizotnon plogshtķa intelektuale qi merr si nji t’vėrtetė tė paluejtshme dhe dogmatike, pra pa qendrim kritik, ketė "fitore" tė kohės sė socializmit, mbijeton shpirti skllav e i pėrulun i intelektualėve. Por e njejta logjikė zotnon edhe nė politikė: nė kėto vjetė komunizmin e kanė urrye dhe e kanė dashtė vetėm nė mėnyre komuniste. Shihet pra se ajo ēka ka kėrkue me realizue Partia āsht arrit mā sė miri, e kjo meritė i duhet njohte edhe «levave» te saja tė binduna, atyne qi u paguejshin pėr vargje dhe kapituj, e qi sot mund tė shiten rishtas, por vetėm me peshė.
Logjika e realitetit pasqyrohet nė logjiken e gjuhės, pra pėr me pasqyrue drejt logjiken e realitetit socialist duhej fabrikue nji gjuhė e pėrshtatshme, prej sė cilės duheshin zhdukė termat e botės sė vjetėr, diftongjet e atyne qi ishin anmiqt e pėrbetuem tė komunizmit, shźjat e fesė sė Krishtit (jo kot dikush e quejti gegnishten «gjuha Krisht»), duhej zhdukė deri edhe nji mėnyrė e foljes (verbum): paskajorja ose infinitivi, qi tė kujton lirinė. Si mund t’u lente nė kambė infinitivi kur ēdo gja nė Shqipnķ ishte e kontrollueme prej policėve dhe spijujve tė paguem apo vullnetar, aq mā tepėr kur «infiniti» si aspiratė ishte ndrydhė, mbytė, zvogelue, kufizue nė nji jetė qi s’ishte mā: me jetue paskaj, por nji: unė jetoj i zorshėm, sot pėr nesėr. E kėshtu pėrfunduem tue i paraqit tė huejve nji fjalor ku foljet gjinden nė kohėn e tashme tė mėnyres dėftore, nė veten e parė njejės, gja tė cilėn bājnė edhe gjuhė tė tjera, tė vdekuna veē. Po nė qofte se ato gjuhė kanė vdeke vedit, shqipen e ka mbyte (ose e ka bā shterpė, qi āsht njilloj si me e pasė mbytė) Kongresi i 1972.
Se si ka vdekė shqipja t’a tregojnė gazetat shqiptare, tė cilat janė pėr kah ana gramatikore si nji fushė shalqijsh mbasi i ka kalue pėr midis nji bandė jeniēerėsh tė ēartallisun. Prej kėsaj fushe, merret vesht, pėrjashtoj tė gjitha ato gazeta nė tė cilat unė nuk botoj! Po s’mund tė pėrjashtoj tė gjithė ata qi botojnė nė nji kohė qi do t’bājshin mirė me frekuentue, pse jo, nji kurs gjuhet shqipe pėr tė huej. Nė fund tė fundit nuk āsht krejt faji i shkrivanave e i kalemxhijve qi hanė bukė tue masakrue gjuhėn e Gjon Buzukut e tė Frangut tė Bardhė, tue dhunue rregullat e Aleksandėr Xhuvanit e Kostaq Cipos, unjisimi nė tavolinė e ka bā shqipen nji esperanto qi pėr me u zhvillue e me u pėrshtatė do tė lypin derė mė derė ndėr gjuhėt e tjera: fjalė, shprehje, shamje e ofshamje.
Me mbrojt gjuhėn e unjisueme me zor āsht si me mbrojt sot sistemin qiellor tė Ptolemeut, e keta janė aq fort tė rranjosun nė realitetin toksor, sa qi mendojnė se tanė universi sillet pėrqark tyne dhe se kush i ka paraprī s’ka dijtė gja, e nė ketė mėnyrė bāhen avoketnit e pasioneve imorale e ndjeksit e vesit tė lashtė qi i detyron mos me mendue, por me zbatue atė ēka tė tjerėt kanė mendue pėr to.
Por na kena pasė nji Faik Konica, nji Justin Rrota, nji Matģ Logoreci, nji Shpend Bardhi, nji Karl Gurakuqi e nji Eqrem Ēabej, kena pasė miq tė huej si Holger Pedersen, Norbert Jokl, Carlo Tagliavini, Giuseppe Valentini. Sot fatkesisht nuk kena mā yje tė palėvizshme nė qiellin e albanologjisė qi me na diftue rishtas rrugėn qi duhet me ndjek. Prej nji aradhe njerėzish tė mėdhaj te nji tjetėr kalojnė disa dhetėvjeēarė, e na sot jena tue pėrtyp bukėn e mbrūme kahmot, tė lagun me lot e me gjak. Por s’pakut, edhe pse nuk dijmė zgjidhjen e kėsaj ēashtje, jena tė sigurt nė mėnyrė apofatike (negative) se kah nuk duhet me shkue. Kurse talenti i atyne qi sot kacaviren ndėr sofizma qesharake, āsht shumė mā inferior sesa detyra qi i kanė vū vetes: me mbrojtė me ēdo kusht tė pambrojtshmen, gjuhen e unjisueme me direktiva partijet.
Nė kėta pesėdhetė vjetėt e fundit, shqiptarėt, mā fort se kurrė, janė privue prej forcės sė arsyes, ēmimi i sė cilės rregullohej me dekrete shtetnore dhe ruhej mos tė kalonte standartet e mediokritetit. Mbi tė gjitha u mbėrrit qi njeriu tė zdeshej prej nji karakteristike esenciale: tė hiqte dorė pėrfundimisht prej shkėndijės sė mbrame tė krenisė qi me pasė nji opinion personal, nji mendim tė pamvarun e pse jo edhe tė kundėrt me atė tė tjerėve. Nė ketė mėnyrė u predikue edhe ideja e shtetit, jo si nji mjet qi i shėrben shoqnķs, por si nji lak qi pėrherė e mā fort shtėrngohet nė fyt tė njeriut, si nji qellim nė vetvete qi me dekrete vendos tė ardhmen e individit e tė kolektivit, tė artit e tė gjuhės, tė kenjes e tė asgjasimit total.
Kjo ishte ideja qi u krijue pėr shtetin, nji idč pa vėrtetsķ, e cila i shtyni shqiptarėt me shkatėrrue, sapo ju dha mundėsia, vetė shtetin e jo idenė e gabueme rreth tij. Kjo gja ndodh tashti me gjuhėn, pranohet mā mirė me prishė gjuhėn sesa me hjekė dorė prej nji ideje tė lindun nė kryet e atyne qi deshtėn me e pa botėn nė prizmin e vorfėn e opak tė unjisimit sipėrfaqsor e tė dhunshėm. Kjo āsht e keqja e njerzve qi janė mėsue me kenė «raja», me kenė tė shtypun, e mendojnė qi bota ndryshon vetėm tue djegė e tue vjedhė e jo tue ndryshue vetveten nepėrmjet ideve qi i prījnė njerėzimit.
Tė fillojmė pra me konsiderue, tė lirė prej kėtyne vjetėve propagande komuniste e post-komuniste, demokrate e pseudo-demokrate, qi gjuha e unjisueme nuk āsht nji tabł, nuk āsht nji realitet qi na e ka lanė as Pirroja i Epirit e as Skėnderbeu, āsht thjesht nji mbeturinė e pseudo-shkencės enveriane e staliniste. Gjuha e unjisueme, tash 30 vjet i randon, jo gegėve dhe Gegnķs, por vetėm atyne qi e duen lirinė e mendimit e qi s’pranojnė idetė e gatueme prej tė tjerėve, sidomos prej atyne qi idetė i pėrftojshin nė llomshtķn e mbrendshme ku mungesa e shpirtit tkurrte ēdo t’mirė natyrale.
Tė mendojmė pėr nji ēasė se gjuha e unjisueme āsht nji sėmundje qi i ka ra toskėnishtes e gegnishtes, e na e dina qi sėmundja nuk āsht gjendja jonė normale. Tė mos t’harrojmė se prej sėmundjet edhe mund tė vdiset ashtu siē mund tė jetohet tė gjymtuem dhe tė sakatuem pėr tanė jetėn.
Gjuha shqipe āsht murosė mā zi se Rozafa pėr me ndėrtue kėshtjellėn e mizorisė e tė paditunisė sė verbėt njerėzore, pėr me krijue diēka me tė cilėn diktatura do tė mund tė mburrej para brezave tė ardhshėm. Diktatura, kjo shfaqje e pėrēudnueme e njerėzimit, qi pėrjashton ēdo krijimtari pozitive e tė vetvetijshme (spontane), kėrkoi me muros trashigiminė mā tė bukur qi populli jonė pat arrit me pėshtue si prej otomanėve ashtu edhe prej sllavėve e grekėve: gjuhėn shqipe, toske e gege bashkė, tė pandashme e tė dallueshme njiheresh, ashtu siē jeton edhe sot nė popull.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara