HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kulti pėr “vjeturinat” i Theodor Ippen-it

-- nga Aurel Plasari

Edhe nė dy tė parat ndėr katėr monografitė e botuara nė pėrmbledhjen Shqipėria e vjetėr (Malėsia e Shkodrės veriperėndimore, Shkodra dhe ultėsira bregdetare e Shqipėrisė sė Veriut) interesi i Ippen-it pėr “vjeturinat” ėshtė i dukshėm, pavarėsisht se nė to zotėron gjeografia fizike dhe etnologjia. Por nė dy monografitė e tjera, Monumente tė periudhave tė ndryshme nė Shqipėri (1907) dhe Kisha tė vjetra dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri (1900-1902), ky interes shfaq shenjat e njė kulti tė mirėfilltė. Nė Shkodrėn dhe rrethinat e saj, qė ai hulumton, kishte nė kohėn e tij edhe vepra bashkėkohore: kisha tė sapondėrtuara, kambanare tė reja, shtėpi qytetare me vlera, qipshte te mrekullishme, trapazanė tė punuar mjeshtėrisht etj., kurse ai ka parapėlqyer t’u bjerė mbrapa “vjeturinave”. Si mund tė shpjegohet ky kult pėr “vjeturinat” te njė diplomat profesionist?

Nderimi, si dhe kulti ndaj monumenteve tė artit ka, historikisht, disa burime. Ndėr mė tė vjetrat llogaritet, pėr shembull, pėrshpirtnia fetare. Por ky nuk ėshtė aspak rasti i Ippen-it, qoftė edhe kur ai hulumton dhe pėrshkruan monumente religjioze. Jo mė pak i vjetėr duhet tė jetė edhe vlerėsimi gjenealogjik i monumenteve tė lashta: nderimi pėr gjithė sa njeriu ka trashėguar prej tė parėve dhe qė ka luajtur rol me peshė nė kuadrin e njė familjeje ose tė njė bashkėsie. Kulti pėr monumentet e sė kaluarės buron edhe prej entuziazmit patriotik, qė gjen pėrmbushjen nė veprat e artit tė brezave tė kaluar, pėr tė cilat vepra ėshtė “krenar”. As kėto, gjithashtu, nuk duken tė lidhen me rastin e nėpunėsit tė Ballplatz-it lindur nė njė qytezė tė Bohemisė dhe vendosur nė Shkodėr “ad interim”. Nė epokėn moderne, mbasrilindėse dhe mbasromantike, tė cilės edhe Theodor Ippen-i i pėrket, kulti pėr monumentet e sė kaluarės, si dhe pėrkujdesja pėr ruajtjen e tyre, lidhen me aspiratėn pėr pasurimin e pėrvojės njerėzore dhe tė informacionit historik. Kjo aspiratė ngjan e rrėnjosur thellė nė shpirtin njerėzor dhe, me gjasė, ėshtė po aq e lashtė sa dhe vetė kultura njerėzore. Me dy monografitė e tij Monumente tė periudhave tė ndryshme nė Shqipėri dhe Kisha tė vjetra dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri, por edhe me punimet Njė monedhė e panjohur mesjetare nga Shqipėria (1900), Vendzbulime parahistorike dhe romane nė rrethinat e Shkodrės (1902), Qytetet historike tė Shqipėrisė (1902) etj., Theodor Ippen-i e dėshmon sheshit kėtė aspiratė.

Interesi i tij pėr “vjeturinat” e viseve shqiptare zė fill prej “gjetjeve tė vogla”: fibula, vathė, njė unazė, njė mbajtėse rripi, byzylykė, njė tokėz, spirale, karfica, njė qafore, rruaza, njė dorė monedhash, njė kryq ari ose argjendi, njė vulė ipeshkvie, njė thikė, njė kmesė, njė sėpatė, dy shpata, njė topuz, katėr figurina, njė disk bronzi, njė vazo, njė stemė. Mandej interesi vjen e shtrihet mbi njė skulpturė, njė kalldrėm tė lashtė, njė ēesmė, njė kullė, njė nekropol dhe rrasat e varreve tė tij, njė sarkofag, mbi porta, citadela, bastione, kala, deri qytete. Por posaēėrisht ky interes shpėrfaqet sa u takon monumenteve religjioze, kishave tė vjetra, madje mbetjeve tė kishave, atyreve nė rrėnim e sipėr dhe atyreve qysh nė kohėn e tij tė rrėnuara. Ndėr ato qė ai ka zbuluar, regjistruar dhe pėrshkruar, kryesisht prej rajonit veri-perėndimor tė Shqipėrisė, bėjnė pjesė pa dyshim edhe njė dorė perlash tė artit kishėtar shqiptar ose, mė sak, ballkanik.

Ippen-i i ka hulumtuar personalisht kishat dhe rrėnojat e kishave qė ka mundur tė gjente, ato tė piktuaruara dhe jo tė piktuarat, ato qė nė kohėn e tij qenė ruajtur “mirė”, “relativisht mirė”, ose edhe qė nuk qenė ruajtur, duke kryer gati-gati njė inventar tė pėrpiktė arkitektonik dhe artistik tė tyre, duke u pėrshkruar fasadat dhe interieret, nefet dhe parasallat njėherėsh me planimetritė e tyre, portalet dhe kornizat e dyerve, pilastrat dhe arkitrerėt, kubetė me format e tyre, apsidat, presbiterėt, altarėt dhe nartekset me orentimet e tyre simbas kėndeve gjeografike, qemeret, arkadat, niket, muralet, afresket, ornamentet etj. Ndėrhyrjet nė kėtė “inventar” janė jorrallė emocionuese, pėr shembull kur, si ka deshifruar mbishkrimin e gurit tė vitit 1472 nė kishėn e Balldrenit, shkruan: “Kemi pėrpara njė nga tė dhėnat e pakta prej kujtesės historike tė Shqipėrisė” (202); ose: “Tani kėtu gjithēka ėshtė e zbrazėt dhe e qetė” (206).

Pėr vetė pozicionin gjeo-kulturor qė zinte Shkodra me rrethinat nė kontekstin e viseve shqiptare dhe, mė gjerė, atyreve ballkanike, ndiheshin aty ndoshta mė fort se gjetiu kryqėzimi i rrymave artistike, reflekset e kulturave tė ndryshme tė botės perėndimore dhe asaj lindore, me traditat e tyre pėrkatėse religjioze dhe letraro-shkrimore. Ndeshja me njė kėso realiteti e ka shtrėnguar Ippen-in tė kalonte nga historia kulturore nė historinė artistike tė Arbėrisė. Edhe nga regjistrimet dhe pėrshkrimet e tij sintetike kuptohet se, si nė arkitekturė ashtu edhe nė skulpturė e pikturė, nė mbarė rajonin e hulumtuar prej tij bashkėjetonin duke u ndėrthurur nė mėnyrė kėrshėrore forma stilistike heterogjene, prej tė cilave pėrftoheshin simbioza qė e befasonin hulumtuesin e tyre. Ato jo vetėm nuk e kanė lėnė mospėrfillės njė studiues si ai, por duket qė e kanė vėnė nė punė pėr tė verifikuar, ballafaquar, konfirmuar tė dhėna historike nė pėrpjekje e sipėr pėr interpretime. Ky lloj raporti ndėrshkėmbimesh, qė Ippen-i e ndeshte nė terren, veēanėrisht interesant nė sferėn artistike, mund tė kuptohej vetėm nėpėrmjet njė vizioni tė gjerė tė historisė dhe tė jetės ekonomike e sociale tė “Arbėrisė sė vjetėr”. Atėherė, pa u mjaftuar me njohjen e drejtpėrdrejtė tė “vjeturinave”, ai ka kėrkuar t’i pėrplotėsojė njohuritė e veta me informacione burimesh qė fillonin prej gojėdhėnave ta lashta pėr tė pėrfunduar te hartat bashkėkohore tė shtatmadhorisė austriake. Ka njohur dhe pėrdorur autorė klasikė pėr Arbėrinė mesjetare, si Barleti, Du Cange, Farlati, ashtu sikurse Müller dhe Hahn, kronikat e botuara nga Karl Hopf-i, veprėn e Gelcich-it themelore pėr historinė e Zetės dhe tė Balshėve, por edhe pėrshkrimet e Arbėrisė nga njė Hecquard dhe njė Degrand-i, Hammer-in dhe Von Pooten-in, punimet e Paul Traeger-it dhe Konstantin Jireček-ut, ka shtėnė nė punė si shėnimet e At Fabianich-it, ashtu dhe skicat e At Fabian Barcatta-s etj.

Posaēėrisht nė punimet e tij mbi monumentet e vjetra shfaqen aty-kėtu informacionet apo udhėzimet e njė personazhi gati misterioz, “P. Vilicņ-it” prej Kolegjit Jezuit tė Shkodrės. Pėr t’ia zhveshur pak misterin kėtij personazhi, po shėnoj se ky udhėpėrēues i Theodor Ippen-it ndėr “vjeturinat” e Shqipėrisė sė Veriut mund tė quhet themeluesi i studimeve albanologjike nė bashkėsinė katolike tė Shkodrės. At Carlo Vilicņ-i kishte ardhur nė Kolegjin Papnor tė Shkodrės si mėsues nė vitin 1870. Duke ndjekur gjurmėt e njė Bartolomeo Cecchetti, sidomos tė njė parashtrimi tė kėtij nė Institutin Venet tė Shkencave, Letrave dhe Arteve pėr hulumtimet mbi historinė shqiptare, Vilicņ-i iu vu kėrkimeve nė arkivat e Venedikut duke e pasuruar, qysh atė kohė, Bibliotekėn e Etėrve Jezuitė me njėqind e ca kopje dokumentesh tė nxjerra me dorė nga Arkivi i Shtetit, Arkivi “Correr”, Bibliteka “Marciana” etj. Njė pjesė e tyre sot janė tė pagjendshme mė dhe na mbeten tė transmetuara vetėm nėpėrmjet kopjimeve tė tij, ndėr to edhe vepra me rėndėsi dore sė parė pėr historinė e Shqipėrisė “Il Catasto Veneto” i Shkodrės i 1416-s. Ndėrsa nė punimet e Ippen-it At Vilicņ-i del si njė ndihmės dhe informues i tiji, nuk mė duket pa interes tė dihet se, nga ana tjetėr, ai vetė pėrfitonte mjaft nga bashkėpunimi me hulumtues si Ippen-i apo Degrand-i qė hera diplomatike i hidhte nė Shkodėr, pėr tė pasuruar studimet e veta me materialet qė ata hulumtonin nė terren sa i pėrket arkeologjisė, numizmatikės, mbishkrimografisė. Falė pikėrisht njė bashkėpunimi tė tillė, Carlo Vilicņ-i, sot me emėr tė humbur, mundi tė hidhte bazat e atij qė u quajt “Muzeu Saverian” me njė koleksion tė rrallė pjesėsh numizmatike, mbishkrimesh varresh, kornalinash, kamésh, unazash, zbukurimesh tė ndryshme.

Pėr t’u vėnė re edhe njė veti kėrshėrore e Ippen-it: efekti i veēantė qė ai pėrfton, gjatė pėrkapjes sė vlerave historike dhe cilėsive artistike tė monumenteve, posaēėrisht tė kishave, duke i lidhur me piezazhin dhe mjedisin rrethues. Duke pėrshkruar kishėn e Shirgjit, nė bregun e Bunės, ka shėnuar: “Njė bukuri tė rrallė i japin kėtij monumenti ahet e fuqishme qė e rrethojnė. Njėri prej tyre ėshtė rritur brenda mureve tė kishės, nė kėndin e majtė tė parmė” (232). Tė ngjashėm e pėrfton efektin edhe kur “kishėn e bardhė tė Mazrekut” e pėrshkruan pėrfund njė gryke tė thellė lugine (241). “Mbi njė gjuhė toke qė futet nė liqen ndodhen gėrmadhat e njė kishe tė vogėl”, ka shėnuar pėr kishėn rrėnojė nė Shkjé (252). Sado sintetik nė tė dhėnat qė jep, nuk mund tė kapėrcejė pa vėnė re qė rrėnojat e kishės sė Shźmrisė, pranė Krujės, ndodheshin “tė rrethuara nga njė pyll i dendur qiparisash tė vjetėr” (253); madje qė: “Nga gėrmadhat janė rritur shumė ahe, tė cilat mbulojnė me njė hije tė dendur gjithė vendin” (253). Po ashtu pėr kishėn e Shėn Mhillit, e cila gjendej “nė shpatin e malit nė mes tė pyllit” (256); pėr rrėnojat e kishė sė Shėn Lisė, po pranė Krujės, qė “rrethohen nga njė pyll i dendur dushku” (255); edhe pėr Shnanojn, pranė Laēit: “Kisha dhe manastiri i dikurshėm ngrihen mbi njė shkėmb, i cili pėrbėn shpatin e rėpirtė tė njė pėrroi malor” (256); pėr kishėn e Shnanojt, nė Kepin e Rodonit, tė cilėn e ka pėrshkruar “nė njė koritė tė rrethuar nga kodra tė gjelbėruara” (260).

Ippen-i ėshtė njė hulumtues disi i ēuditshėm, qė nuk mjaftohet tė pyesė, tė masė, tė shėnojė dhe komentojė. Ai qet kryet hera-herės nė hulumtimet e tij duke ndėrhyrė edhe vetė nė mjedisin monumental apo nė peizazhin e ngrirė, pėr tė lėvizur diēka, pėr tė bėrė njė ndryshim, njė rregullim. “Nė kishėn e Zejmenit unė vura re piktura murale nėn shtresėn e bardhė tė lyerjes me gėlqere, - ka vėrejtur, - dhe duke e gėrvishtur kėtė shtresė zbulova njė pjesė tė pikturės nė murin anėsor tė majtė” (256). Ndėrsa pėr kishėn e manastirit tė Shnanojt, pranė Lezhės, ka shėnuar: “Nė kalldrėmin para kishės ishte shtruar edhe njė gur varri i stolisur me njė stemė, tė cilin unė kėrkova ta hiqnin prej andej dhe ta vendosnin nė murin e kishės” (257). Dhe, si nėpunės i mirė, ka shtuar: “Mė pas vura tė nxjerrin gurin e paraqitur nė fig. 54, qė e murosėn mbi portalin anėsor nga jugu” (258).

Por, mbi kėto, receptiviteti i Ippen-it befason pėr nga qėndrimi estetik ndaj monumenteve qė zbulon, regjistron, interpreton. Nė raport me formėn dhe aspektin objektiv tė monumenteve, ėshtė fjala pėr njė intepretim artistik subjektiv, ndonjėherė edhe tejmase subjektiv. Nuk ėshtė e rrallė qė nėpėr pėrshkrimet e tij tė ndeshėsh tė ndėrthurura vlerėsime, si “ky monument i bukur”, “monument shumė i bukur”, “proporcione tė bukura”, “ndėrtim i bukur”, deri edhe prerazi: “kisha e Kepit tė Rodonit ėshtė njė nga kishat mė tė bukura tė Shqipėrisė” (262) etj., po ashtu si edhe “pikturė e trashė”, “ndėrtesė pa vlerė artistike”, “pamje e rėndomtė”, madje edhe “elemente qė shėmtojnė”. Ky lloj qėndrimi pėr njė hulumtues duket tė lidhet me njė epokė tė caktuar dhe me njė kulturė tė caktuar. Si i tillė, ai ėshtė luhatės. Por, kur e kur, ai u jep punimeve shkencore tė konsullit austro-hungar njė ndjeshmėri artistike nė kufijtė e ngrohtėsisė njerėzore pėrkundrejt “monumenteve tė ftohta”.

Kjo mėnyrė qasjeje dhe interpretimi subjektiv sjell mbas vetes edhe defekte. E gėrshetuar aty-kėtu edhe me golle dijesh prej fushave pėrplotėsuese, ajo funksionon edhe si njė handicap i ndjeshėm profesional. Nė monografitė Monumente tė periudhave tė ndryshme nė Shqipėri (1907) dhe Kisha tė vjetra dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri (1900-1902) njė handicap tė tillė duket se e pėrbėjnė moskuptimet (ose keqkuptimet) e tij ndaj specifikave tė artit bizantin. Ka tė ngjarė qė nė kohėn e tij, kur nuk ishte botuar ende vepra madhore e Charles Diehl-it Libėr dore i artit bizantin (Paris 1925-1926), tė mos ishte e lehtė tė kuptohej se patėn qenė pikėrisht arti roman, arti grek dhe arti oriental qė u puqėn pėr tė dhėnė atė shkartisje kėrshėrore: artin bizantin. Kėshtu Ippen-i nuk e ka tė lehtė tė pėrkapė specifikėn e traditės bizantine nė ndėrtimet kishėtare, simbas tė cilės vendi i korit u bė pjesa mė e rėndėsishme e ngrehinės, mbasi aty “vėllezėria” mund tė mbidhej dhe tė kėndonte, prandaj nė atė pjesė pėrqendrohej ndriēimi dhe jo nė nef, as nė pjesėt e tjera tė poshtme. Sa i pėrket konfigurimit tė kėtyre ndėrtimeve, ai nuk e kuptoi dot se njė qėndrim i caktuar mistik, qė pikėrisht prej traditės bizantine vinte, frymėzoi pėrsėritjen e vijueshme tė trajtave tė kryqit, mė shumė se tė tipareve drejtkėndore tė bazilikės; dhe se kėto trajta kryqi u pėrftuan nėpėrmjet futjes sė kubeve tė brendshme pėr t’u shtrirė mė vonė edhe mbi linjat e jashtme tė ndėrtesės. Nė pėrgjithėsi sa i pėrket ndeshjes sė traditės bizantine dhe asaj “perėndimore” nė rajonin qė Ippen-i hulumton, tė vjen keq ndonjėherė qė tė jetė rrekur pėr tė bėrė pėrcaktime tė cilat edhe sot quhen tė pamundura tė bėhen. Sa i takon, pėr shembull, shprehėsisė gati-realiste tė paraqitjes sė Shėmnėrisė, foshnjės apo shenjtorėve, qė ndeshet sa nė Siena tė Italisė aq dhe nė rrethinat e Shkodrės dhe vise tė tjera tė Ballkanit bizantin, ende sot nuk pohohet dot saktėsisht se kush pati qenė mėsuesi dhe kush nxėnėsi; sot e gjithė ditėn pėrgjigjja kėrkohet nė faktin qė e shumta e tregtarėve italianė banonin pėr njė kohė nė Kostandinopojė ose nė qytete tė ndryshme “orientale” dhe se forma politike dhe sociale analoge ekzistonin edhe nė “Orient” prej mė se tre shekujsh para rėnies sė Bizantit.

Sot kur, mė sė fundi, po botohen nė shqipe monografitė e zgjedhura tė Theodor Ippen-it, duhet kujtuar qė koha ka bėrė punėn e saj. Nga njėra anė, e shumta e monumenteve qė ai pati regjistruar dhe pėrshkruar si mbetje apo rrėnoja, janė zhdukur krejtėsisht. Pėrpos kontributit pesėqindvjeēar tė “Turkut”, kanė kryer veprėn e vet rrėnimtare periudha e ateizmit shtetėror, por edhe shpėrfillja moderne njerėzore. Fjala vjen, nuk do tė ekzistojė mė as pėr ne, as pėr fėmijėt tanė e famshmja kishė e Shirgjit nė bregun e Bunės, pėr tė cilėn ipeshkvi shkodran Francisc Borci informonte mė 1790-n Giacomo Coletti-n nė Venedik se kjo kishė ishte “mė e bukura e gjithė Arbėrisė” (231). Nuk ekzistojnė mė as njė numėr i mirė monumentesh tė tjera nė zė: muret janė thjeshtuar nė pirgje gurėsh, afreskat janė tretur ose lyer me gėlqeren tonė, rrasat me mbishkrime janė varrosur, ndėrsa “vendet e shenjta” i ka mbuluar shkurrja. Nė vend tė tyre, ja ku kemi pėr duarsh si dėshmi shėnimet, matjet, fotot dhe skemat planimetrike tė Ippen-it ose ndonjė kolegu tė tij.

Nga njė anė tjetėr, vėllimi i tė dhėnave, numri i thjeshtė i fakteve tė njohura nė historinė e kulturės, llogaritet nė rritje nga dita nė ditė me zbulime dhe botime mbishkrimesh, monedhash, rrasash dhe copėzash monumentesh deri mė sot tė panjohura. Por edhe vetė teknikat e hulumtimit, prej kohės sė Ippen-it dhe sot, kanė ardhur duke u pėrmirėsuar vijimisht nga zbatimi i shkencės moderne nė arkeologji, nga pėrdorimi i kompjuterit nė leksikografi, dhe kėshtu me radhė. Sot ne mund t’u pėrcaktojmė datimin monumenteve dhe dokumenteve me njė pėrsaktėsi qė Ippen-i dhe kolegėt e tij as do ta pėrfytyronin. Megjithėkėtė, prej shembullit tė albanologėve si ai mbetet njė diēka pėr t’u pasur zili dhe pėr t’u lakmuar. Njė “diēka” qė nuk ta mėson dot asnjė shkencė, qė mund ta nxėsh vetėm vetvetiu si nxėnėsit prej mėsuesve. Ėshtė ajo pėrmasė e ndjeshmėrisė artistike, pėrmasa subjetive nė e daēim kėshtu, qė na pėrkujton kultin ndaj monumenteve tė artit, dhe qė asnjė teknologji e re nuk e zėvendėson apo pėrplotėson dot. Pa kėtė pėrmasė ndjeshmėrie tė vetėdijshme tė “modelit Ippen”, ne modernėt rrezikojmė t’i humbasin aftėsitė pėr tė vėshtruar dhe vlerėsuar rreth nesh: njė rrugicė tė vjetėr, njė mur tė moēėm, oborrin e brendshėm tė njė manastiri, grykėn e njė pusi tė gdhendur, dhe tė mbetemi para tyre si analfabeti nė njė bibliotekė ose si katundari mes njė parku rococo.

-- marrė nga gazeta "55"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara