HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Disa tė vėrteta mbi vdekjen e Skėnderbeut

-- nga Dr. Aurel Plasari

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu Simbas historianėve tė tij klasikė, nė Lezhė Skėnderbeu ra i sėmurė dhe vdiq mė 17 janar 1468. Datėn e ka dhėnė Barleti, duke dhėnė gabim vitin (1466), me shkakun e cituar sipėr: “... e zunė njė palė ethe tė rėnda”. Franku e pėrshkruan po simbas Barletit: “Por u sėmur prej ethesh shumė tė forta”, edhe ky me vitin gabim. Muzaka nuk e thotė shkakun e vdekjes, por jep edhe ai vitin gabim: 1466. Edhe Tivarasi/Biemmi: “... e zunė njė palė ethe tė forta, qė e detyruan tė zinte shtratin dhe tė ndryshonte zbatimin e planit tė tij”, edhe ky me vitin gabim. Si shihet, si Franku edhe Muzaka, Biemmi dhe mbas tyre shumė tė tjerė janė varur po te Barleti; nga ana tjetėr, shkaku i vdekjes i dhėnė nga Barleti dhe rimarrė nga shumė ndjekės pėrkon me “variantin zyrtar” venedikas pėr kėtė vdekje. Ky variant nxirret prej njė mesazhi tė Ghirardo de Collis-it pėr Dukėn e tij mė 12 shkurt 1468: “Skėnderbeu kaloi nga kjo jetė; kishte ethet dhe, meqė disa turq teptisėn nė vend, deshi t’i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditėsh”. Tė mbahet parasysh se Ghirardo de Collis-i ishte ambasador i Dukės sė Milanos pikėrisht nė Venedik, pra me kėtė njoftim ai nuk bėnte veēse pėrsėriste “variantin zyrtar” tė Republikės. Kėtė variant ka adoptuar edhe historigrafia zyrtare shqiptare, pa marrė parasysh qė ai nuk ėshtė i vetmi variant i dhėnė prej bashkėkohėsve pėr vdekjen e Skėnderbeut.

Pikėsėpari duhet vėnė re se qysh gjatė kohės sė vizitės sė tij tė fundit nė Romė shėnohej qė Skėnderbeu ishtė sėmurur “aty”. Dhe nuk bėhej fjalė pėr “ethe”, pėrderisa ambasadorėt e Dukės sė Milanos nė oborrin papnor Lorenzo da Pesaro dhe Agostino de’ Rossi informonin me saktėsi: “... u sėmur kėtu nga punceura”. Ky variant i dytė i sėmundjes njoftohej mė 19 shkurt 1467, ndėrkohė qė Skėnderbeu ishte larguar nga Roma mė 14 shkurt. Disa ditė mbas “variantit zyrtar” venedikas, qė nxirret nga informacioni i De Collis-it i 12 shkurtit, Markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit tė tij Giovanni Francesco de Maffei nė Raguzė pėr njė tjetėr variant (i treti) vdekjeje: “PS. Skėnderbeu vdiq nė betejė me njė shigjetė”. Njė variant i katėrt i vdekjes/sėmundjes gjendet te Gaspare Veronese, simbas tė cilit Skėnderbeu ka vdekur nga “curis et angustia cordis”. Njė variant tė pestė tė vdekjes/sėmundjes sė tij e jep Platyna, pėr tė cilin Skėndebeu ka vdekur nga “taedio et senio confectus”. Varianti i gjashtė mund tė nxirret prej njė kalese posaēėrisht tė rėndėsishme tė Volaterrano-s nė Komentarėt e tij: “Si erdhi nė Romė, [Skėnderbeu] u kthye nė atdhe ku thuhet se mbas pak kohe vdiq i helmuar”.

Si shihet, variantet e vdekjes/sėmundjes sė Skėnderbeut janė mė shumė se njė dhe ato do tė duhen numėruar pa parapėlqime pėr ndonjė “variant zyrtar”. Madje, nėse duhet privilegjuar ndonjėri ndėr kėto variante, i bie tė jetė ky i Volaterrano-s, bashkėkohės i Skėnderbeut, qė flet pėr njė “helmim” tė lidhur me vizitėn e heroit nė Romė, ēfarė do tė pėrkonte, nga ana tjetėr, edhe me variantin e sėmundjes sė Skėnderbeut nė Romė (“u sėmur kėtu nga punceura”), njoftuar nga relacioni i ambasadorėve milanezė nė oborrin papnor. Pavarėsisht privilegjimit ose jo tė ndonjė varianti, bėhet fjalė pėr njė vdekje tė mbėshtjellė me mjegull paqartėsie, dyshimi, sidomos nėse kujtohen kontingjencat specifike tė Arbėrisė nė fund tė vitit 1467 dhe fillim tė atij 1468: gati i vetėm pėrballė fuqisė mė tė madhe tė kohės. Tė vihet re edhe se, fill mbas vdekjes sė Skėnderbeut, me njė mesazh tė 16 marsit Ghirardo de Collis-i njoftonte Dukėn e tij se Republika kishte bėrė tanimė me osmanėt njė paqe “pėr tre vjet”, qė venedikasit e mbanin tė fshehtė, dhe kėtė tė dhėnė e kishte prej vetė Francisco Capello-s.

Pyetja shtrohet: A mos ishte Skėnderbeu njė pengesė pėr kėtė “paqe tė fshetė” apo, nė pėrgjithėsi, pėr traktativat e Republikės sė Venedikut, tė Mbretėrisė sė Napolit, asaj tė Hungarisė dhė Qytetit tė Raguzės pėr paqe me osmanėt? Apo, pėrkundrazi, ai prirej vetė ndaj njė paqeje tė tillė, sikurse dyshohej nė informacionin e 30 korrikut tė De Collis-it (“Sulltani [...] ishte marrė vesh dhe kishte bėrė traktat me Skėnderbeun nėpėrmjet mbretit Ferrante pėr t’ia dhėnė Krujėn Turkut” etj.) duke braktisur kėshtu aleatėt e tij? Ky variant i dytė ka pak gjasė, nėse kujtohen traktativat e fshehta tė Republikės pėr paqe me osmanėt se paku prej verės 1467. Apo ishte kjo, gjithsesi, njė gjendje e mirėfilltė impasi, e cila e bėnte Skėnderbeun “njeri tė tepėrt” nė skenėn politike, prej sė cilės do ta nxirrte pikėrisht kjo vdekje qė ngjan e thirrur enkas pėr kėtė rast?

Ndėrsa lajmi pėr vdekjen e Skėnderbeut mbėrrinte nė Venedik mė 12 shkurt, tė nesėrmen Senati mblidhej nė “kėshill tė fshehtė” nė tė cilin, si njoftohej vdekja e tij (“ka vdekur i ndjeri i madhėrueshėm Skėnderbe”, “Sicut per litteras vicerectoris nostri Dyrachi intelligitur, mortuus est magnificus quondam Scandarbegus... ”), merreshin masa tė ngushtme sa i pėrkiste Arbėrisė. Barleti, nė tė vėrtetė “qytetar venedikas”, nė Historinė e tij tė shkruar pikėrisht “nėn Republikėn”, tregon se Skėnderbeu nė shtratin e vdekjes thirri pranė tė birin dhe e porosit atė “tė mbėshtetej” te Venediku, “nėn drejtimin dhe mbrojtjen e tė cilit po e lė skeptrin e mbretėrisė sate stėrgjyshėrore”. “Pėr besnikėrinė dhe kujdesin e tyre [venedikasve] mos ki asnjė dyshim, - i thėnkėsh ai tė birit simbas Barletit, - sepse ndėr sundimtarėt e tjerė tė krishterė, tė mos i vijė kujt rėndė ta them, venedikasit janė tė vetmit qė s’ua kalon njeri nga rėndėsia, urtėsia dhe madhėria e veprave qė duhen respektuar sidomos dhe dashur para sė gjithash pėr besnikėrinė dhe mirėsinė e tyre, ku ata shquajnė si askush tjetėr”. Mandej do fjali, gjithnjė nė shtratin e vdekjes, me stil edhe mė tė ngritur: “Ata [venedikast] kanė qenė pėr mua gjithmonė shokė dhe aleatė tė lidhur me besė dhe nė vend prindėrish tė dashur. Kėta pra, o bir, pikėrisht kėta po t’i lė unė ty pėr prindėr, pėr prijės, pėr kujdestarė”. Padyshim qė ėshtė krykėput njė ligjėrim ideologjik i Barletit. Qė, tė paraqitura kėshtu, marrėdhėniet e Skėnderbeut me Republikėn e Shėn Markut nuk pėrkojnė aspak me tė vėrtetėn historike, do ta vėrtetonin edhe vetėm dy episodet e regjistruara prej vetė dokumenteve venedikase tė vitit 1448, kur Senati i republikės nė “kėshill tė fshehtė” kishte pranuar ofertėn e njė “shtetasi besnik” tė saj pėr tė vrarė Skėnderbeun, duke premtuar t’i lidhte atij pensionin pėrkatės pėr kėtė vrasje, apo kur mė 27 qershor Republika kishte udhėzuar Kontin e Shkodrės tė ndėrhynte pranė sulltanit pėr tė hequr qafe “rebelin shqiptar”, duke i kėrkuar sulltanit qė Skėnderbeu “tė zhduket jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga faqja e dheut”.

Masat e ngutshme tė regjistruara nė formė vendimesh nė relacionin e mbledhjes nė “kėshill tė fshehtė” tė Senatit venedikas mė 13 shkurt kishin tė bėnin me shtėnien nėn kontroll tė zotėrimeve tė Skėnderbeut. Pikėsėpari jepej porosi qė arkipeshkvi i Durrėsit, i cili cilėsohej si “person shumė i kujdesshėm” dhe “besnik i devotshėm” ndaj Republikės, dhe qė me siguri ėshtė Pal Engjėlli, tė ngarkohej pėr tė kontaktuar me tė venė dhe tė birin e Skėnderbeut, me sa nėnkuptohet pėr t’i bindur ata t’i kalonin zotėrimet e tyre nėn Venedikun. Pėr kėtė detyrė arkipeshkvi nė fjalė do tė shpėrblehej me njė shumė rreth 220 dukatesh. Mandej i jepej urdhėr proveditorit tė sapoemėruar, Francisco Capello-s, ta shpejtonte sa tė mundej lundrimin e tij pėr Arbėri dhe, me ndihmėn e arkipeshkvit tė sipėrpėrmendur, tė merrte prej sė vesė dhe tė birit tė Skėnderbeut Krujėn. Vendimi thotė shtjellimisht: “... t’i jepet porosi atij proveditori qė, si tė takohet me zotin arkipeshkėv tė sipėrshkruar, tė marrė vėsh nėse ėshtė rrezik qė ato vende dhe ata banorė tė mos i mbeten besnikė tė birit tė tė ndjerit zot tė sipėrshkruar [Skėnderbeut] dhe kėshtu tė bien nė duart e Turkut, dhe atėherė nėse ėshtė mė mirė qė tė mbrohen nėn emrin e zotėrimit tonė, edhe, nė rastin e njė rreziku tė tillė, nė ėshtė e mundur tė merret vesh me gruan dhe me tė birin e atij tė ndjeri, duke i siguruar kėta se, si tė qetėsohen punėt, zotėrimi ynė do t’ua kthejė tė gjitha vendet e tyre, por tani pėr tani, qė punėt e tyre tė mbarėshtohen mė mirė, tė pranojnė qė ato vende tė mbahen e tė qeverisen nėn emėr tė zotėrimit tonė”. Pėr masa tė posaēme nė Arbėri, po lidhur me kėtė porosi, urdhėroheshin edhe Komandanti i Pėrgjithshėm i Detit i Republikės, si dhe proveditori i Shkodrės Giovanni Matheo Contareno etj. Ky relacion vendimesh i mbledhjes nė “kėshill tė fshehtė” tė Senatit tė Republikės mė 13 shkurt, pra tė nesėrmen e njoftimit pėr vdekjen e Skėnderbeut, ka rėndėsi pėr tė konfirmuar se nuk rezulton e vėrtetė ajo ēfarė ka treguar Barleti, pėr tė cilin tė mos harrohet qė ishte nėnshtetės i Republikės sė Venedikut, Dhimitėr Franku gjithshtu nėnshtetės i Republikės dhe, mbas tyre, e kanė pėrsėritur njė varg i gjatė historishkruesish: qė Skėnderbeu ia paskėsh lėnė zotėrimet e tij Venedikut.

Nga ana tjetėr, realiteti i fakteve tė zhvilluara fill mbas vdekjes sė Skėnderbeut dėshmon se marrėdhėniet e tij me Republikėn e Shėn Markut nuk patėn qenė aspak tė atilla, sė paku nė rrethanat e vdekjes sė heroit, si kanė ngulmuar t’i pėrshkruajnė Barleti dhe ndjekėsit e tij. E veja dhe i biri, a thua “pa u a vėnė veshin” porosive tė Skėnderbeut nė shtratin e vdekjes, e kėrkuan strehimin dhe e siguruan atė jo nė Venedik, por nė Mbretėrinė e Napolit, pranė mbretit Ferrante, me sa duket edhe pavarėsisht ndėrhyrjeve tė Pal Engjėllit, pėr tė cilin Franku thotė se u bė tutor i tė birit tė Skėnderbeut dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e vendit. (Tė vihet re qė edhe njė pjesė e mirė e komandantėve tė tij mė tė afėrt, Pjetėr Manueli, Zaharia Gropa, Pal Maneshi etj., po nė Mbretėrinė e Napolit kėrkuan dhe morėn strehim.) Mė 24 shkurt mbreti Ferrante i shkruante sė vesė sė Skėnderbeut: “E Shumėpėrndritura Zonjė si mėmė fort e dashur. Jo pa hidhėrim shumė tė madh kemi marrė vesh se i Shumėpėrndrituri Skėnderbe, burri i juaj fort i dashur, dhe pėr ne si babė, ka vdekur ashtu si ka qenė pėlqim i Zotit tonė Perėndi. Pėr kėtė vdekje na ka ardhur jo mė pak keq se pėr vdekjen e tė nderuarit atit tonė mbret Alfons qė la kujtim tė pavdekshėm, dhe aq mė shumė na erdhi keq kur prej ambasadorit tuaj u vėrtetuam pėr vdekjen e thėnė, edhe prandaj po dėrgojmė te ju fisnikun Jeronim de Carvineo, i familjes sonė, i cili do t’ju parashtrojė disa gjėra qė ia kemi porositur ne, edhe pėr kėtė arsye ju lutemi t’i besoni atij plotėsisht pėr sa nga ana jonė do t’ju parashtrojė, si tė ishte prej vetė nesh”. Ndėrsa nė letrėn me tė cilėn i ngarkonte detyrėn tė sipėrpėrmendurit, mbreti Ferrante i shkruante, mes tė tjerash: “Prandaj ju, i thėni Jeronim, prej kontinentit do tė veni para pranisė sė gruas dhe birit tė tė ndjerit Skėnderbe tė thėnė, dhe mbas pėrshendetjesh pa fund dhe tė detyrueshme nga ana jonė, do t’i ngushėlloni duke u shpjeguar se sa na hidhėroi neve vdekja e thėnė, tė cilėn duam ta durojmė duke menduar se nuk mund tė vihet nė vend me asnjė mjet. Gjithashtu, mbasi i dėrguari i tyre i posaēėm na ka njoftuar se ata do tė donin tė vinin nė kėtė mbretėrinė tonė duke na lutur t’u siguronim ndonjė anije pėr tė mund tė kaluar, prandaj nga ana jonė do t’u parashtroni se ardhja e tyre do tė na kėnaqė shumė, edhe prej nesh do tė kenė ato pėrkėdheli e nderime sikurse djali ia ka pėr detyrė mėmės dhe babai tė birit, edhe jo vetėm do t’u lėmė atė ēfarė u kemi dhuruar, porse nė qoftė nevoja do t’u dhurojmė edhe tė tjera pasuri tonat”.

Prej mesazheve dhe, pėrkatėsisht, veprimeve tė mėsipėrme nxirren disa pėrfundime me mjaft rėndėsi pėr vdekjen e Skėnderbeut. Sė pari, qė vetė e veja dhe i biri, me anė tė njė “ambasadori” ose “tė dėrguari tė posaēėm” tė tyre, kėrkuan strehim nė Mbretėrinė e Napolit, pranė mbretit Ferrante, dhe jo nė Republikėn e Venedikut, sikurse do tė pritej nga sa tregojnė Barleti dhe ndjekėsit e tij prej “porosive” nė shtratin e vdekjes tė Skėnderbeut. Sė dyti, shteti nė tė cilin e veja dhe i biri i Skėnderbeut kėrkuan strehim, Mbretėria e Napolit, ishte njėherėsh rivali dhe armiku i vjetėr i shtetit tė venedikasve, tė cilėt Barleti dhe ndjekėsit e tij i kanė paraqitur si “shokė dhe aleatė tė lidhur me besė” tė Skėnderbeut, madje “nė vend tė prindėrive tė dashur”. Sė treti, e veja edhe i biri i Skėnderbeut nuk kėrkuan strehim as nė “tokėt e Kishės”, tė ofruara zyrtarisht Skėnderbeut prej Piut II, tė cilat tani i administronte Pali II, njė papė venedikas. Sė katėrti, disa fjali tė kujdesshme tė mbretit Ferrante nė kėtė letėrshkrim diplomatik, si dhe shprehja e koduar pėr tė dėrguarin e tij se ai “do t’ju parashtrojė disa gjėra qė ia kemi porositur ne, edhe pėr kėtė arsye ju lutemi t’i besoni atij plotėsisht pėr sa nga ana jonė do t’ju parashtrojė, si tė ishte prej vetė nesh” etj., lėnė tė mendohet edhe mė pėr njė “mbrapaskenė” tė mundshme tė kėsaj vdekjeje.

Si mė sipėr u shėnua, ndėrsa e veja dhe biri i tij kaluan dhe u strehuan nė Mbretėrinė e Napolit, pranė mbretit Ferrante, zotėrimet e Skėnderbeut i mori Republika e Venedikut. Mė 23 maj 1468, Senati i saj e emėronte Joan Kastriotin “aleat” tė Republikės, por ky emėrim duket se nuk kishte ndonjė vlerė efektive lidhur me kthimin birit tė zotėrimeve tė t’et. Vetė venedikasit nė mars tė 1468-s, d.m.th. fill mbas vdekjes sė Skėnderbeut, bėnin me sulltanin njė paqe “pėr tre vjet”; por ishte njė paqe qė nuk do tė vijonte gjatė dhe Republika do tė detyrohej tė ndeshej sė rishti me osmanėt, derisa, njėrin mbas tjetrin, t’i lėshonte edhe zotėrimet e veta nė bregdetin arbėr: mė 16 qershor 1478 Krujėn e shtėnguar nga uria mbas njė rrethimi prej gati tre vjetėsh dhe Lezhėn, mė 1479 Shkodrėn, mė 1501 Durrėsin, mė 1571 Ulqinin dhe Tivarin etj.

-- marrė nga gazeta "Shekulli", 25.03.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara