HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Shkrimet qė paraqiten kėtu kanė relevancė pėr Shkodrėn dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
Ju lutem, na shkruani:

[ ] ose [ Kontakti ]

Letėr pėr njė emigrant tė tretur

-- nga ADRIAN THANO

21 nėntor 2001. Njė 20-vjeēar me emrin Gentian ekzekutohet nė Greqi gjatė njė kontrolli policor. E kush kishte kohė aherė tė merrej me Gentianin e gjorė. Tirana kishte punė tė tjera. Tirana ziente nga kacafytjet politike…
24 nėntor 2003. Vrasėsi i Gentianit pas njė procesi gjyqėsor qesharak, lirohet si i pafajshėm. Kush ka kohė tani tė merret me kėto vogėlsira… Tirana prapė ka punė tė tjera. Tirana prapė zien nga kacafytjet politike… Po vėrtet ēfarė paska bėrė vaki? Njė polic ka ekzekutuar njė shqiptar dhe ėshtė liruar si i pafajshėm? Jo more…E ēfarė pastaj? Po ja, ndoshta ka mbetur ndonjė qė do t’i dridhen gjunjėt e do t’i dhembė zemra, kur tė lexojė kėtė historinė e kėtij Gentianit… Jo? Atėherė ju kėrkoj falje tė gjithėve… Mė sė pari, atyre qė na heqin udhė e na qeverisin… Ju bėftė dita njėmijė…Mos paēin kurrė fatin e Gentianit… E di qė janė njerėz tė rehatit dhe s’para gicilosen nga profka tė tilla…Po ja qė ua kemi borxh ca rreshta atyre qė besojnė ende nė ta…
Mė falni zoti President. Mė fal o burrė babaxhan dhe i matur… Mė fal qė jam kaq qaraman e i nxituar, por desha vetėm t’ju kujtoj se njė nėnshtetasi juaj u ekzekutua me gjakftohtėsi nga njė njeri me uniformėn zyrtare tė njė shteti tjetėr. Ky vrasės u lirua.
Mė falni zoti Kryeministėr. Mė fal o njeri i lartė, e kaq i vetėdijshėm pėr lartėsinė tėnde…Mė fal qė po tregohem i dobėt dhe prozaik, por desha vetėm t’ju kujtoj se njė 20-vjeēar qė kishte marrė arratinė nga ky vend i varfėr qė qeverisni, u vra si qen. Vrasėsi u lirua.
Mė falni zotėrinj deputetė. Mė falni qė mė vjen t’ju shaj me ē’mė vjen n’goje…Ju nxeheni e shani pėrditė… Unė jam i pastėrvitur nė sportin e politikės dhe s’ėshtė ēudi qė gabohem … Ndoshta nuk ėshtė nga ato gjėra qė ia vlen tė tėrbohesh e tė shash, por desha vetėm t’ju kujtoj se njė djalė shqiptar u linēua si kafshė… Vrasėsi u lirua.
Mė falni zoti Ministėr i Jashtėm, a kushdo qofsh nė vend tė tij…. Mė fal qė po e lėshoj veten pėr hiēmosgjė… Mė fal se ndoshta me kėtė revoltėn time fare pa vend e pa arsye po ia gėrvish shkėlqimin marrėdhėnieve tė mrekullueshme tė fqinjėsisė sė mirė. E di, e di nuk prishen marrėdhėniet pėr vogėlsi tė tilla… Por megjithatė desha vetėm t’ju kujtoj se emigranti i radhės u varros … Vrasėsi u lirua.
Mė falni zoti Ambasadori ynė nė Athinė. Mė fal o diplomat i nderuar qė jam kaq i trashė dhe nuk arrij tė kuptoj se si mund tė jetė dikush kaq pafundėsisht “diplomat” sa tė gėlltisė pa gajle edhe vrasje njerėzish… Shkėlqesia juaj, desha vetėm t’ju kujtoj se njė prej atyre “rreckamanėve” qė ke detyrė t’u mbrosh erzin po tretet pa drejtėsi… Vrasėsi u lirua.
Mė falni zoti kryetar i opozitės. Mė fal qė po i lejoj vetes tė nxehem e tė klith edhe unė njėherė siē klith ti ēdo ditė… Mė fal se unė qyqari besoj se ti nxehesh me tė gjitha padrejtėsitė e kėsaj bote…Ndoshta nuk ėshtė nga ato gjėrat qė ty tė bėjnė tė ulėrasėsh e tė kėrcėllosh dhėmbėt. Ti ke qejf tė tė mbajnė vesh kur flet…Desha tė tė kujtoj se njė kryefamiljar i ardhshėm nuk tė dėgjon dot…U vra dhe vrasėsi u lirua.
Mė falni o OJQ qė merreni me tė drejtat e njeriut. Mė falni se po i bie kot nė qafė kėtij policit tė gjorė e kėsaj gjykate drejtėsi-kulluar. E fundja ē’bėri polici…? I tregoi vendin shqiptarit Gentian. E fundja ē’bėri gjykata…? I tregoi vendin gjithė tė tjerėve qė kanė njė shtetėsi me Gentianin.
Ja, tani, ne shqipot e morėm vesh njėherė e mirė se pėr fqinjin tonė qė e kemi gostitur me copat mė tė majme tė pasurive tona kombėtare vlejmė… sa njė mizė… A dėnohet njeri pėr vrasjen e njė mize?
Gentiani nuk ishte as i pari, as i fundit. Ne “langaraqėt e mediave” vazhdojmė tė shkruajmė e tė shkruajmė… shurdh-memecėt tanė shembullorė tė politikės vazhdojnė tė na qeverisin…Kanė bekimin tonė prej harraqėsh tė pandreqshėm… Emigrantėt? Emigrantėt vazhdojnė tė vdesin pėrunjėsisht…

-- marrė nga Shekulli, 06.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara