HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mes thesareve te Butrotit dhe periferise se tij

-- nga ATSH, 22.05.2003

Kur autori antik Virgjil, shkruante tek "Eneida" se Heleni i Priamit po mbreteronte nder qytete greke, se kishte shtene ne dore nusen dhe skeptrin e Pirro Eakidit dhe se Andromaka prap kishte marre nje burre nga vendi i tij, ai ketu prezanton edhe Butrotin (Butrintin), ku aktualisht nje ekspedite arkeologjike shqiparo-angleze po zbulon hijeshine e "periferise" se tij, Diaporitin, nje vendbanim gjithashtu i lashte.

Virgjili shkruante: "na ikin syresh malet e Feakeve, kalojme ne fund te brigjeve te Epirit dhe hyjme pastaj ne portin e Kaonise dhe jemi prane qytetit te larte Butrot". Emri i qytetit vjen drejtperdrejt nga lashtesia, sepse ne fillimet e tij si qender e fortifikuar ne shek. VII p.e.s., Butroti nuk u braktis kurre, por njohu vetem luhatje ne rendesine e vet. Dea e Butrintit, koka e perendise Apolon, relievi i Nikes, perendeshes se fitores qe paraqitet ne nje qendrim triumfal, portreti i Agripes, strateg, mik dhe dhender i Augustit, e te tjera thesare arkeologjike, kane dhene idene e jetes luksoze te Butrotit, ndersa disa ekspedita te fundit jane shtrire edhe me tej, per te njohur me mire realitetin e vendbanimeve ne prapatoken e tij.

Prof. Luan Perzhita, i cili drejton nga pala shqiptare ekspediten arkeologjike ne Diaporit, "periferia e Butrotit", shprehet per ATSH-ne se, "dora-dores heshtja mijeravjecare mbi Diaporitin, do te shperndahet dhe vendin e saj do ta zere historia qe po deshmon se edhe prapatoka e Butrotit, jetonte ne nivele mjaft te larta". Ai pranon se, kjo eshte nje tjeter shtyse e forte per zhvillimin e turizmit jo vetem ne Butrot, por edhe ne prapatoken e tij kur edhe ajo do te kete nje sfond te qarte historik. Perzhita thekson se, "edhe pozita gjeografike e Diaporitit krijon premisa qe turizmi ne te gjithe hapsiren perreth Butrotit, te jete i larmishem".

Diaporiti

Ka nje pozicion gjeostrategjik mjaf impozant, vendosur ne pjesen verilindore te liqenit te Butrintit. Ai shtrihet rreze malit te Milese, i rendesishem per te gjithe rrethin e Sarandes qe furnizohet prej tij me uje te pijshem. Qysh heret ne mengjes grupi prej rreth 30 arkeologesh dhe studente te arkeologjise angleze dhe shqiptare, niset per germimet ne Diaporit. Gjate udhetimit me varke, kalon pergjate brigjeve te Kalivose antike ku jane zbuluar disa fortifikime, e cila shtrihet ne jugperendim te Diaporitit, perballe te cilit mund te shikosh Butrintin, monumentet pompoze te te cilit fshihen nga nje gjelberim i kendshem, i krijuar qysh ne fillim te shekullit te kaluar nga arkeologu italian Luigi Ugolini.

Ky eshte i pari qe dokumentoi rrenojat e Diaporitit, tregon Perzhita, kur misioni italian arkeologjik i drejtuar prej tij, germonte ne fillim te shekullit XX-te ne Butrint. Ne doreshkrimet e tij te pabotuara, ekzistonte nje pershkrim i sapofilluar per kete qender arkeologjike, nder me te rejat ne Shqiperi. Pergjate udhetimit me varke, ne ujerat e liqenit te Butrintit, komplekset per kapjen e midhjeve te ndertuara gjate regjimit komunist, krijojne nje thyerje te peisazhit, perpara se varka te lidhet pas nje limani te improvizuar ne breg te liqenit, ku shtrihen disa ndertime te rendesishme te Diaporitit. Luan Perzhita sqaron se nder ndertimet me te rendesishme ketu, eshte nje kompleks termal, nder me te medhenjte ne Shqiperi, qe u ndertua ne shek. II-te pas Krishtit. "E veshur me mermer, e pajisur me nje sistem te nderlikuar urbanistik, ajo plotesonte nevojat e larta te kesaj periudhe", shprehet Perzhita ndersa shton se, "jeta ne kete qender, sipas gjurmeve arkeologjike i ka fillimet qysh ne shek. I-re p.e.s., e mbase duhet te kerkojme vilen e te famshmit Pompon Atikut".

Ne Diaporit, eshte zbuluar edhe nje bazilike paleokristiane, qe per nga koha e ndertimit rradhitet ne godinat e hershme te kultit, te gjysmes se dyte te shekullit te V-te e.s. Sipas Prof. Perzhites, Diaporiti shquhet gjithashtu si qender e prodhimit te qeramikes duke e furnizuar Butrinttin me produkte prodhimi te materialit te ndertimit mjaft luksoz ne ate kohe.

Ne Ksamil

Ne mesin e viteve 60-te, nje banor i Ksamilit arriti te arratisej nga deti duke u vendosur pas kesaj ne Korfuz te Greqise, pastaj edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne fillim te viteve '90-te ai arriti te privatizonte turizmin e Ksamilit, nga i cili mund te shihet pamja me e plote e Korfuzit e disa ishujve perreth tij dhe gjithe sfondi i detit. Atje eshte pika me e bukur e Ksamilit, ku dikur mund te "gezohej", vetem pasi ishe i pajisur me nje leje te posacme nga autoritetet. Atje, ku dikur ngrihej nje pike ushtarake, eshte vendosur tani grupi i arkeologeve shqiptare dhe angleze, si dhe ne disa hotele me te vogla ne Ksamil. Banoret jane mesuar me nje ritem tjeter jete te arkeologeve angleze te gjithe ne moshe te re dhe studenteve te Universitetit te Tiranes. Rruget me pluhur te kuq te Ksamilit, gadishulli qe merr nje shpjegim gjithsesi te pasigurt nga greqishtja (ex-gjashte) dhe latinishtja (milia-milje), pra gadishull me gjatesi perafersisht 10 km (!), gjallerohen ne darke nga festa te ndryshme te mysafireve, qe vec punes gjate dites ne Diaporit, shplodhen ne darke me lloj lloj menyrash argetuese.

I vendosur ne fund te gadishullit te Ksamilit, Butroti duket sot si i izoluar, por ne lashtesi ky pozicion ishte mjaft i favorizuar. Nga qendrat e lashta rreth Butrotit, nje pjese i takonin koinonit te prasaibeve nje fis epirot, ne rradhe te pare Cuka e Ajtojt, ndoshta Pergami prasaib, sipas literatures. Nga veriu, territori i Prasaibeve mbrohej nga nje fortifikim qe nderpriste kalimin neper gadishull. I gjithe parku i Butrintit dhe Ksamili, me vlerat e tyre historike, arkeologjike, e natyrore, krijojne nje oaz te cuditshem, ku nderthuren si pa pengesa mistikja, me realitetin...

Gjate kthimit per ne Ksamil, ne varke me arkeologet, nje mori hapesirash ne breg te liqenit atje ku porta te shumta te Butrintit krijojne ndalesa te kendshme mes gjelberimit, te krijohet imazhi i nje vendqendrimi unikal per te gjithe turistet, jo vetem shqiptare, por edhe te huaj, qe pasi kane vizituar qendrat turistike ne Greqi, mund te gjejne atje nje tjeter mundesi per t'u shplodhur ndryshe nga heret e tjera...

-- marrė nga ATSH

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara