HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Faktorėt qė flasin pėr diktaturėn e re nė Shqipėri

Modelet totalitare tė pushteturės socialiste

-- nga Agron Tufa , TemA, 03.07.2003

Agron Tufa Ka njė princip nė organizimin e show-krizės brenda tė ashtuquajturave beteja nė Partinė Socialiste. Mė sė qarti ky princip, qė mė pėlqen ta quaj parimi i bombės tymėse, shpalos ligjėsitė e funksionimit tė show-krizave, tė cilat i kemi parė tė shfaqen rregullisht nė etapat kritike kur pushteti qeverisės i socialistėve mbėrrin apogjeun e imoralitetit dhe degradimit nė tė gjitha nivelet administrativo-sociale. Gjithcili e ka tė freskėt nė kujtesė kryqėzatėn e Fatos Nanos - Vjeshtė-Dimėr 2001, - kryqėzatė e tipit alla-Ēinghis-Khan. Gjithkush e ka tashmė tė qartė se rezultati i saj dha njė pėrfundim edhe mė tė pėrbindshėm, - zėvendėsimin e tė keqes me mė tė keqen. Nga gjithė ai show-politik, na kanė mbetur nė kujtesė demonstrimet e pashembullta tė nivelit kafshėror, reprezantimi i njė reflektimi grykės pėr tė rrėmbyer pushtetin dhe kjo u bė me aq egėrsi e akuza fyese, sa dashje padashje, publiku i drobitur shqiptar, fill pas aktit tragjik tė zgjedhjeve, mendoi se po gjendej para alternativės sė zbutjes sė krizės. Nė fakt, sikundėr rezultoi, elektorati i vjedhur ra nė njė darė mė tė egėr, nė njė rreth tė ri skėterre ku metodat e dhunshme tė privimit, varfėrimit tė tejskajshėm dhe qorrsokakut tė perspektivės sociale, dhanė efektin e prekshėm tė varfėrimit polar tė popullatės, ngritjen e shkallėzuar tė krimit tė organizuar ordiner e shtetėror, implikimin e qeveritarėve me klanet kriminale dhe tensionin e padurueshėm administrativ. Efekti i kryqėzatės pas katharsis tė Nanos, pati pandryshueshėm vetėm njė rezultat spektakolar: topitjen e pėrgjithshme tė opinionit publik, minimizimin dhe margjinalizimin e rolit intelektual, shpėrnguljen e vėmendjes nga akti tragjik i vjedhjes sė votave. Tamam si nė teatėr.

Veēse edhe termi katharsis, i cili sipas idiotizmit obskurant tė Nanos ėshtė keqpėrdorur, duhet sqaruar. Qė nė zanafillė termi katharsis ka hyrė nga Aristoteli si kategori estetike, pėrkatėsisht nė shfaqjet teatrore qė zhvilloheshin nė qytet-shtetet antike greke.

Kur shfaqja teatrore arrinte pikėn kulminante tė konfliktit me demonstrimin e veseve tė rėnda morale apo me fatkeqėsitė individuale dhe shoqėrore, spektatori arrinte njė pikė kritike tė gjendjes emocionale qė rėndom shoqėrohej me lotė e, rrjedhimisht, me ēlirimin dhe pastrimin shprtėror, pėrkatėsisht; sipas filozofisė sė Aristotelit, - njeriu kthehej te gjendja e tij e mesit si krijesė njerėzore, pra katharsisi lidhej me kategorinė aristoteliane tė mesit tė artė. Dhe, tė mos harrojmė, Katharsis bėnte spektatori, dhe jo aktorėt e skenės. Kėtu qėndron dhe injoranca kulturore nė aplikimin e kėtij termi nga Fatos Nano. Sepse sipas nėntekstit tė kėsaj analogjie, aktorėt kryesorė janė figurat e PS-sė, ndėrsa spektatorėt – shoqėria shqiptare. Kėsisoj, katharsisin Nano e ka marrė dallash, ngase atė nuk e bėjnė spektatorėt (nėnkupto: shoqėria), porse aktorėt (nėnkupto: figurat e para tė politikės sė PS-sė). Nė kėtė pikė Nano nxitoi tė shpalosė obskurantizmin personal dhe u bė qesharak. E theksojmė sėrish, se shakaja tepėr e tejzgjatur e katharsisit ia arriti qėllimit tė saj, duke maskuar problemin e rėndė me koherencė kombėtare e ndėrkombėtare tė votave tė grabitura. Mirėpo rishfaqet kėto ditė nė skenė i njėjti vodevil, me tė njėjtėt personazhe, tashmė me role tė kėmbyera, saqė e gjitha i ngjan, si dy pika uji, njė rokade nė njė lojė shahu. Po pėr tė njėjtat arsye qė Fatos Nano pati sulmuar Ilir Metėn, sulmohet kryeministri i sotėm nga ministri i Jashtėm Meta. Dhe pėrsėri, nė njė tjetėr moment krize, tashmė para zgjedhjeve. Megjithatė qėllimi edhepse ėshtė i qartė, nuk duhet harruar se e ashtuquajtura ‘pėrplasje’ ndodh nė njė hapėsirė tė tejngarkuar psikologjike, pasi, qė nga kryqėzata e parė katharsiste “Nano”, kanė vepruar disa faktorė tė rėndėsishėm nė sfondin politiko-social nė Shqipėri.

Faktori i parė ėshtė gjendja e njė zhgėnjimi total, pasiguria dhe atmosfera e pėrhershme e shantazhit ndaj banorit tė varfėruar shqiptar. Pas dy vjetėsh qeverisjeje, Fatos Nano poaq sa dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama, kanė krijuar struktura tė “pashkatėrrueshme” nepotike nė personalizimin e pushtetit. Intensiviteti i propagandės qeveritare qė ka kontrolluar mediat pėr mėse katėr vjet, aktivizon nė faqet e pėrditshme dhe telekanalet e blera, diktatin e saj tė pėrditshėm:”o me ne, o kundėr nesh”.

Dhe tė jesh kundėr, do tė thotė tė asgjėsohesh, tė hidhesh nė gjyq, tė gjobitesh deri tė tėrhiqesh ose tė gjunjėzohesh. Dhe tė tėrhiqesh do tė thotė t’u lėsh terren militantėve socialistė; t’u lėsh hapėsirė vetėm “intelektualėve”, kėsaj specie tė pėrēudnuar mercenarėsh e killerash me pagesė qė ligjėrojnė, duke dominuar mbi 95% tė mediave me alibitė e tyre dhe qė rrahin nė njė pikė tė gjithė: sulm i pėrqendruar mbi opozitėn dhe lidershipin e saj, Sali Berisha, athuase opozita ėshtė fajtore pėr gjithė sodomėn e gomorrėn mbarėshqiptare. Ėshtė e qartė se shoqėria jonė ka mbėrritur pikėn mė kritike tė saj, tėrėsej e lėnė nė mėshirėn e arbitraritetit tė gjithanshėm. Synimi i qartė qė, nėpėrmjet formave tė alternuara tė terrorit institucional, mediatik e gjyqėsor, tė mbėrrihet pika e vdekur ku vetėdija qytetare tė mos arrijė tė reagojė mė, flet hapur se revanshi i socialistėve i ka kapėrcyer tė gjitha blasfemitė morale dhe se pak nga pak, mundimshėm e si nė torturė, shoqėria jonė po futet nė njė diktaturė tė sofistikuar, diktaturė tė tipit de facto, e pėrjetuar sė brendshmi si asfiksi dhe ngushtim i vazhdueshėm i parametrave tė lirisė individuale e kolektive.

Faktori i dytė ėshtė krijimi i njė modeli brutal; likuidim i tė gjitha ēėshtjeve kyēe me sensibilitet gjithėshoqėror qė ngre opozita. Janė tė qarta tashmė nė ēfarė mėnyre u sabotuan ēėshtjet e ngritura nga opozita pėr dosjet “Klosi” dhe “Rama”. Degjenerimi i kėtyre ēėshtjeve me sabotimin e vazhdueshėm qė iu bė prej komisionerėve socialistė, ėshtė dėshmia dhe sinjali mė i qartė se qeveria e Fatos Nanos ka nisur revanshin e markimit tė pėrllogaritur paraprak tė tė gjitha prolemeve madhore qė ngre opozita. Mohimi i opozitės, i tė drejtave tė saj pėr tė shtruar, mėsėpari problemin e abuzimeve financiare nga ministrat dhe nėpunėsit e administratės shtetėrore tė pushtetit socialist, krijon kėsisoj modelin dhe praktikėn e veprimit tė linēimit dhe likuidimit tė paceremonishėm, ēka tė kujton inskenimet e praktikave tė huajtura nga modelet e qeverisjeve fashiste. Kėsisoj sinjali nga ana e pushtetit tė Nanos ėshtė dhėnė: nėn njė diktat, kontroll e survejim tė tillė, nėn rrjetin e alibisė manipulative mediatike dhe invektivėve tė intelektualėve me uniformė - analistėve nė gazetat e pėrditshme dhe studiot televizive - mbytet e vėrteta, thellohet korupsioni i klaneve nė pushtet, polarizohet diferencimi ekonomik sipas oligarkive me ortakėri e bashkėrenduar pushtet-mafie-biznes - dhe pėrsėri rezultati mbetet i pandryshueshėm: instalimi de facto i diktaturės. Tekefundit diktatura ia arrin qėllimit duke kontrolluar gjithė hapėsirėn e lirisė nė krejt vertikalen e pushtetit sipas tė gjitha sferave, ndėrsa media e blerė veē sa krijon imazhin e rremė se gjithēka po ndodh “legalisht” e nė mėnyrė “demokratike”.

Faktori i tretė ėshtė krijimi dhe imponimi i kultit tė individit, - njė formė kjo qė qeveria Socialiste e ka huajtur, apo mė sak, e ka trashėguar gjenetikisht nga modeli diktatorial stalinist. Ky model ėshtė demonstruar nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama. Demonstrimi i kuintesencės bolshevike, formave tė kombinuara tė demagogjisė populiste dhe arrogancės, - ligjėrimi i tij kuazifashist me thirrje, parrulla e fyerje nėpėrmjet megafonit - ēprej pozicionit tė tij si i “pandehur” - nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos se rievokim i imazhit dhe recidivit tė figurave hitleriane. Njė paralelizėm tė tillė e pėrforcon, po t’i shtosh, edhe e pėrbashkėta qė kanė kėto tė dy: profesioni i “bojaxhiut”, sikundėr e ka quajtur me ironi Bertold Brehti mjerimin profesional tė Hitlerit. Rasti “Rama” ėshtė simptoma e restaurimit tė njė figure violente qė “s’ēan kokė” pėr askėnd dhe qė mund t’i bėjė tė gjitha vjedhjet dhe abuzimet haptazi, pa u ndėshkuar. Imponimi qė qeveria socialiste i bėn shoqėrisė shqiptare nėpėrmjet modeleve tė saj tė tipit “Rama”, ka nėntekstin e pėrllogaritur saktė: ne mund t’i bėjmė tė gjitha poshtėrsitė para gjithkujt, pa drojė, drejt e nė fytyrė dhe nuk mund tė ndėshkohemi. Arroganca dhe violenca, dhuna verbale dhe latente janė mjetet e zgjedhura vetėdijshėm nga qeveria “Nano”, me tė cilat ajo synon tė fitojė zgjedhjet dhe tė pėrjetėsojė sundimin e vet edhe mė tej. Me mjete tė tilla kjo qeveri ka mundur tė vijė nė pushtet. Ajo ėshtė dominantja e tė gjitha niveleve tė qeverisjes, sepse vetė ėshtė krijesė e asaj dhune tė pashembullt me tė cilėn pati uzurpuar pushtetin gjatė revolucionit terroristo-jakobin tė ’97-ės.

Shumėkush e shtron me tė drejtė pyetjen: mos vallė dhuna ėshtė e vetmja armė qė njohin socialistėt shqiptarė? Mos vallė dhuna ėshtė e vetmja mundėsi qė ka mbetur dhe me tė cilėn duhen luftuar? Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė, atėherė vėmendja duhet kthyer qysh tani, sa s’ėshtė vonė, mbi personazhet qė po i paraprijnė asaj: Nano, Rama, Meta e tė tjerė...

Atėherė vigjilenca e opinionit tė esėllt publik dhe nė pėrgjithėsi, i opozitės, ėshtė tė mos hutohet e tė mos bjerė nė pozitat e spektatorit pasiv, sikur nė rastin e kryqėzatės sė parė tė katarsistėve “Nano”, porse tė shfaqė prezencėn e saj, duke e pėrmbysur atė bufonadė vodevili qė pėrsėritet po njėsoj nė tė ashtuquajturat “kriza” dhe qė nė fakt, s’janė tjetėr, pos se luftė e egėr pėr skartim brenda llojit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara