HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vrasjet, vetėvrasjet dhe dehumanizimi i vetėdijes qytetare

-- nga Agron Tufa, TemA, 06.07.2003

Agron Tufa Furia e vrasjeve dhe vetėvrasjeve qė mbush ‘bujarisht’ kronikat e zeza informative tė mediave tona, tė shoqėron nga kafja e mėngjesit deri nė orėt e vona rraskapitėse tė mesnatės. Furia e vrasjeve/vetėvrasjeve janė njė dukuri e rėndomtė tashmė dhe bėhet gjithė e mė e rėndomtė, ngase intensiteti i sensacionit ndėrkėmbehet, si rregull, ēdo dy-tri orė me njė vrasje/vetėvrasje tė re qė fshin nga kujtesa krimin e sapondodhur, pėr ta shpėrngulur vėmendjen pėr kah sensacioni i njė tjetėr krimi a suicidi monstruoz.

Mė sė paku gjysma e tė pėrditshmeve tona hapet me kryetitujt dhe fotot lemeriste, mėse gjysma e telekanaleve tona e hapin edicionin e lajmeve me kumtin e kobshėm tė zisė. Pėrditshmėria shqiptare nis e sos si njė thriller tragjik, i ndėrprerė rregullisht nga pauzat dhe cezurat e tė shtėnave tė kobures a kallashit, nga feksja lėbyrėse e tehave tė kamave, nga kupat tronditėse me helm. Bie njeriu. Kėrdiset trupi social me brengėn qė s’e shlyejnė breza jete. Pėrcillen kortezhe, shoqėruar nga indiferenca jonė ‘madhėshtore’. “Pėrse”-tė janė bėrė me kohė tė panevojshme, - se kush ia ka takatin, fjalavjen, tė arsyetojė, qė me vrasjen e njė jete njerėzore ėshtė vrarė simbolikisht gjithė njerėzimi? Qė nė marrjen e njė jete ėshtė e pėrfshirė nė krim gjithė shoqėria? Qė me aktin e marrjes sė njė jete, pėrkundėr ligjeve tokėsore e hyjnore, jemi tė gjithė bashkėfajtorė? Ėshtė e rėndomtė vrasja tek ne! Vetėvrasja – poashtu. Ėshtė vėnė nė provė ndėrgjegjia jonė, dhe indiferenca jonė qet huq mijėra shekuj civilizim. Dhe arsyeja jonė nė kėtė maratonė tė vdekjes e kap veten nė topitje tė plotė. Denduria e Kainėve, Verterėve, Ofelive, Kareninave, madam Bovarive parakalon mes heshtjes sonė nė pasarelėn e zisė shqiptare, pėr t’u ndėrkėmbyer me Raskolnikovė, kont Ugolinė, Lysienė Shardonė – tė gjithė tė mishėruar, tė gjithė tė reinkarnuar nė hipostazat fatidike tė qorrsokakut tonė psiko-social. Arsyeja jonė ėshtė e topitur. Ajo nuk e honeps meditimin. Ajo ka ngrirė nė njė pikė tė vdekur dhe reagimi ynė i shmanget pėrjetimit, pėrvujtnisė. Ajo ka degjeneruar drejt perceptimit ekzotik, drejt argėtimit tė fatkeqėsisė. E thėnė ndryshe, ne kemi humbur ndjeshmėrinė dhe kjo pėrbėn rrezikun fatal, prore tė pandreqshėm pėr vetėdijen nacionale: ne kemi humbur njerėzillėkun. Dhe njė popull me vetėdije tė pėrfshirė nga menopauza topitėse e indiferencės ndaj jetės sė tjetrit, nuk ėshtė kurrė mė i aftė tė pėrballet me sfidat e fatit, nuk ėshtė mė i aftė tė bartė peshėn e asnjė ideje nacionale, nuk ėshtė i aftė tė vetėrealizohet, tė kryejė destinimin e tij historik. Ja, nė kėto momente qė shkruaj, nga “News 24” babai qė ka vrarė vajzėn deklaron: “e vrava se na turpėroi!” Pra edhe njė tjetėr Agamemnon shqiptar. Tani ai do tė dalė ndėr shokė ‘kryelartė’. Por kjo ngjarje zbehet nga sensacioni tjetėr qė e sposton: “Njė katėrmbėdhjetė vjeēare nga Nimēa e Kukėsit, ka vrarė veten me ēifte”.

Kėshtu ditėnata kap ditėnatėn dhe nė kėtė rrethqarkullim ciklik tė kohės, nė Shqipėrinė e vockėl truallpaktė pikėzohen fijet e shumėfishta tė fateve tragjike tė Agamemnonėve, Klitemnestrave, Ifigjenive e Otellove, tė Tesėve e Jozef K. Ē’po ndodh me trupin social tė shoqėrisė sonė? Tė duket se gjithė kjo ngutķ pėr ta hequr sa mė parė qafe jetėn tėnde apo tė tjetrit, pėr ta flakur tej teprinė e ndjeshme e ka njė synim pikėmbėrritjeje. A ka ndonjė ligjėsi tė fshehtė qė vepron psikofizikėn tonė vetėshkatėrruese? Drejt ē’gjėje tė panjohur po na orienton? Pėr mirė apo pėr zi? Sociologjia shqiptare hesht si peshku. Studimet e specializuara pėr kėtė dukuri mungojnė, ndėrsa shifrat zyrtare tė Ministrisė sė Rendit serviren sikur po pėrjetojmė kulmin e ekstazės ngazėllyese; raporte tė ngjashme me Pleniumet e PPSH-sė qė lexohen me zell pionieri, gjithėpo pėr arritjet kundrejt vitit ’38.

Por mė e mėnxyrshme ėshtė indiferenca dhe papėrgjegjshmėria me tė cilėn anashkalohet kjo traumė sociale. Qet krye saora mefshtėsia e reflektimit intelektual ose, mė keq akoma, kredhja nė didaktikė banale e demagogjike qė pėrpos infantilizmit, sjell shpėrnguljen e vėmendjes sė publikut prej shkaqeve tė vėrteta tė kėsaj plage. Kėsisoj, nė vend tė shtrimit tė drejtė e tė ndershėm tė problemit, turren grafomanėt nė garė, kush e kush t’ia shplojė mė parė rrėnjėt etnopsikologjike dukurisė sė krimit, gjithėpo mė tė njėjtat konstrukte alibish tė trasha, - reminishenca tė propagandės e tė kuptimėsisė komuniste.

Mė ka acaruar personalisht didaskalizmi demodé e profan i njė shkrimi tė Skėnder Shkupit (“Sa vlen njė jetė njeriu?”, “Shekulli”, 22.06.2003). Po nė atė numėr gazete, pėr tė njėjtėn dukuri flet dhe shkrimi i Mark Markut “Kur krimi shfaqet pas njė fytyre njerėzore” – njė model i pėrsosur i reflektimit tė mprehtė intelektual – rast, pėr fat tė keq, vetmitar pėr nga analiza shumplanėshe.

E veēoj shkrimin e Skėnder Shkupit, thjesht pėr shkak se ofron njė model dashakeq, se si nėpėrmjet njė shkrimi mbi vrasjet tragjike nė familje, mund tė ushtrohet racizėm, mund tė bėhet politikė, tė politizohet vrasja. Pėrēartjen kuazishkencore tė shkarrashkruesit Shkupi po e riprodhojmė saktė e jo pa bezdi:

“…Ngjizja fillestare e shpėrfilljes skandaloze tė jetės sė njeriut daton ndofta shekuj mė parė kur njeriu shqiptar ishte nė pėrpjekje tė vazhdueshme me armiqtė e tij tė shumtė dhe me natyrėn e ashpėr qė shpesh merrte jetė njerėzish. Shprehja aq e pėrdorur nė Shqipėrinė e Veriut “Si keni njé?” (Si u gdhitė?) ka njė prejardhje nga kullat e malėsisė ku vrasjet pėr motive tė ndryshme ishin tė rėndomta dhe njėherėsh, netėve tė gjata tė dimrit shpesh dikush nuk gdhinte gjallė. Kėshtu i pari i familjes, kur numėronte nė mėngjez njerėzit, anėtarėt e saj, ndjehej shumė i lumtur nėse tė gjithė bijtė e bijat e tij, nipat e mbesat, kushėrinjtė e farefisi ishin shėndoshė e mirė. Pyetja dikur bėhej nė trajtėn “Si keni njehė?” domethėnė “Si i numėruat, si ju doli bilanci i jetėve njerėzore, a u vdiq njeri, apo jeni qė tė gjithė shėndoshė?” Me kalimin e shekujve shprehja u thjeshtua dhe mori kuptimin e sotėm qė ėshtė e njėvlefshme me “Si u gdhitė?” tė dialektit jugor…”

Kujt ia shet kėto dokrra “shkencėtari” i famshėm? Thua se Veriu ėshtė njė planet i pashkelur prej kujt? Thua se filologjia ėshtė pronė e fantashkencės sė Shkupit? Vini re! Nė kaq pak tekst fshihet gjithė ajo djallėzi e paketuar nė mėnyrėn mė tė pėshtirė. Mirėpo, lavdi Zotit, Shkodranėt (se vetėm nė Shkodėr ekziston njė formė e tillė pėrshėndoshjeje) nuk janė aborigjenėt e Australisė apo Amazonės dhe S. Shkupi nuk ėshtė Mirēa Eliade apo Levi Strosi. Qėllimi ėshtė, qė nėpėrmjet instalimit tė kėsaj pėrralle, t’i bėhet gjithkujt me dije “se rrėnjėt e krimit nė familje ēojnė drejt Veriut, ku kanė zanafillėn”. Meditimin e metejshėm ia lė nė dorė lexuesit. Skėnder Shkupi e di mirė se sa ngjit ndėr shqiptarė shkenca e derdimenomanisė. Lulja e marres.

Tė shqetėson fakti se diskursi i kėsaj teme kaq tė ndjeshme, nė tė gjitha analizat pothuaj, pėrpiqet tė shpėrngulet nė gjithėfarė sferash metafizike e marrėzie, duke mos e patur kurajon qytetare tė zbulosh se njė tė vėrtetė, lehtėsisht tė evidentueshme: po kėta shqiptarė kanė qenė edhe para pesė gjashtė-shtatė vjetėsh, - atėherė pse nuk u vu re njė pėrshkallėzim kaq psikotropik i vrasjeve dhe suicidit? Gjithė analistėt kėrkojnė t’i shmangen problemit qė qėndron i ngritur: pėrgjegjėsisė sociale tė shkaktarėve tė kėsaj gjendjeje. Faji nuk do tė themi se ėshtė jetim. Jetime ėshtė shoqėria shqiptare e braktisur nė arbitraritetin e fatit, e privuar pėr shkaqe ekonomike nga strumbullari, principi i organizimit tė shoqėrisė – familja. Varfėria dhe shtrėngesa solli dezintegrimin e subjektit shoqėror, humbjen e shanseve tė vetėrealizimit tė njeriut tonė, zvetnimin e tėhuajsimin e tij pėrballė shtetit shurdh qė prore pengon e askurrė nuk krijon njė zgjidhje. Familja shqiptare ėshtė tronditur nė themele dhe, po tė kemi parasysh se pikėrisht familja ka qenė ajo qė e ka mbajtur nė kėmbė njė shoqėri si tonėn, tanimė as atė s’e kemi. Dhe humbja e shpresės, humbja e perspektivės krijon njerėz tė tepėrt! Dhe vrasjet e vetėvrasjet po e tregojnė mė sė miri kėtė.

Analistėt e mediave tona janė gati tė spekullojnė gjithfarėsoj, si nė rastin e mėsipėrm tė Shkupit, vetėm e vetėm qė pėrgjegjėsia tė mos bjerė mbi shtetin. Dhe kur vjen puna kėtu, ata heshtin. Dhe heshtin me njė ton tė tillė…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara