HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė vend tė njė letre pa zarf

Pėrse nuk rivotoj pėr Edvin Ramėn?

-- nga Altin Xhaferri, Gazeta TemA, 17.05.2003

I dashur idhulli im i humbur!

Unė qė po tė shkruaj kėtė letėr, jam njė nga ata tė shumtit, frymorėt me tė drejtė vote e pa tė drejtė numėrimi qė ti, jo rrallė, me mospėrfillje e pse jo dhe me pak neveri, na quan popull apo shtresė e ulėt dhe pėr tė cilėt kujtohesh vetėm kur tė vjen veza. Me njė fjalė jam njė nga ata qė pi pėrditė ujin tėnd me erė tė ujėmbledhėsit tė Bovillės, thith atė ajėr tė ndotur tė plehrave qė s'm'i heqin prej muajsh punonjėsit e tu tė pastrimit, eci nėpėr rrugėn e ndotur "Todi Shkurti" tė cilės i kish dalė fondi i asfaltimit para zgjedhjes tėnde po qė ti se ku ia degdise diku tjetėr pa t'u skuqur hiē faqja, marr frymė aq sa mė lejojnė pallatet e tua tė ngritura ngjitur me timin, dėgjoj fjalimet e tua me plot fjalė tė ndyra qė mė bėjnė tė skuqem para fėmijėve, shikoj marshimin tėnd brutal mbi eshtrat e kundėrshtarėve, duroj kapardisjen tėnde jodemokratike sa herė ti mė mbush shtėpinė me ujė pėr njė difekt teknik tė portės sė liqenit, jam njė nga ata qė lahem kur i teket Andi Xhelepit tė mė lėshojė ujin, qė marr dritė kur t'i teket Viktor Dodės.

Kryekreje, siē thoje dhe ti nėpėr letra tė hapura e tė mbyllura qė bėje dikur kur ishe pak si popull, dėshiroj tė bėj me dije se unė tė gjitha kėto, edhe mund tė t'i kisha duruar, ashtu me dhėmbė shtrėnguar siē kam duruar dhe tė tjerė satrapė para teje, si njeri jo lėkurėhollė, i ardhur prej diktature, i mėsuar me vuajtje, tė drejta e tė padrejta, mund tė tė kisha falur pėr gjithēka, mund tė gjeja forca pėr tė justifikuar dhe tė gjitha sjelljet e tua konvulsive, mund t'i kisha bėrė ca kompromise me ndėrgjegjen time, por tė gjitha mund tė kishin ndodhur sikur tė tė kisha dashur mė pak. Po ja qė unė tė kam dashur shumė. Mė shumė se ē'meritoje. Mė shumė se Nano, se Kokėdhima apo Rakipi. Unė tė kam pasur idhull pėrpara se tė bėheshe zyrtari qė shkumbėzon nėpėr fjalime epileptike dhe ky zhgėnjim mė bren mė shumė se vetė vuajtjet fiz-soc-morale qė mė shkakton regjimi yt. Ėshtė e kotė tė them se tre vjet me parė kur ti sillje njė risi nė fushatėn tėnde elektorale, unė u entuziazmova. Ja, mė nė fund, njė njeri ndryshe. Ky i duhet Shqipėrisė!... Ky do ta shpėtojė nga lėngata; iu gjet ilaēi mė nė fund. Dhe ato vajzat qė ia bėnin "uau!" pas teje, veshur tė gjitha nė tė kuqe, gati i mistifikova. Nuk mė dukeshin vajza, po flutura, gjersa takova, ca muaj pas fushatės, njėrėn prej tyre. E takova rastėsisht e mė hapi sytė duke mė thėnė se ato nuk brohorisnin gratis, po me 100 USD nė ditė si nė Amerikė. Dhe kur mendova se unė marr 100 USD nė muaj pėr njė punė goxha mė tė dobishme e me tė fisme, pėsova thyerjen e parė qė m'u thellua kur ti nuk deklarove, siē premtove, pas zgjedhjes se do ta bėje publike financimin e fushatės tėnde. Pastaj, kur ti s'e more mundimin tė na sqaroje (siē na dhe fjalėn neve qė besonim nė gjithēka ti thoshje e tė shihnim nė dritė tė syrit, sa na dukej se dhe qurret qė tė vareshin, i kishe tru), unė s'kisha pse tė mos dyshoja se ato qenė parį jo tė pastra siē thoshte kampi tjetėr dhe qė do tė tė mbanin peng gjatė qeverisjes tėnde e do tė tė shndėrronin nė njė kukull, fijet e sė cilės i lėvizin me dijen apo pa dijen tėnde, tė tjera duar. Takova pastaj njė bisnesmen qė ti i kishe dhėnė ca ambjente pėr 90 vjet me qira e ishe kapardisur nė tribunė me tė. E di cili qe biznesi i tij?!... Ca vajza qė punonin nė Itali pėr llogari tė tij e qė paratė e fituara, ti na i prezantoje nė fushatė si sipėrmarrje tė lirė biznesmenėsh. Aty thyerja u thellua e u bė e ēarė nga ato qė di ti.

I dashur idhulli im i shembur!

Tė bėj me dije se nuk mund tė votoj mė pėr ty. Kam vendosur tė besoj atė thėnien e urtė qė thotė se ėshtė mė mirė djepi bosh, se sa shejtani brenda. Mė plasi trapi, do thuash! Thuaje. Kjo ėshtė mė e vogla qė mund tė mė thuash mbas gjithė kėtyre. Po unė nuk jam vetėm. Ka dhe tė tjerė si unė qė mund tė bėhen shumė dhe ia vlen tė na marrėsh nė konsideratė. Grupet e debatit tė ndarė pro e kundėr Edvinit, nuk mund ta zgjidhin dot rikandidimin tėnd. Duhet dhe ky grupi i tretė ku bėjnė pjesė ata qė s'i pyet njeri, si puna ime. Halli i madh i yti ėshtė se dy grupet e para, tė duan njėri mė shumė se ē'duhet dhe tjetri jo vetėm qė s'tė do, por tė urren me shpirt. Nuk ėshtė gjė e mirė kur njeriu mbjell kaq urrejtje dhe bėn kaq armiq dhe ndoshta njė i arsyeshėm pyet veten e ka njė moment reflektimi. Ata qė tė duan, numėrojnė sukseset e tua, ato qė ul e ngre dhe zotrote nė Tv-tė e privatizuara: sistemimin e Lanės, rrugėn e Elbasanit dhe fasadat qė me thėnė tė drejtėn, si shpejt u zbėrdhylėn. Ata qė s'tė duan, pėrmendin koston njėqindfish tė ndėrtimit, abuzimet me firmat e ndėrtimit, lidhjet me biznese tė dyshimta e ca gjėra tė tjera qė s'm'i nxė goja gjersa kam edukatėn time dhe jo tėnden qė i thua tė gjitha ē'tė vijnė nėpėr gojė. Pastaj dhe frikė kam. Nėn kėtė pushtetin tuaj, tė heqin qafe kollaj dhe kjo ėshtė njė tjetėr arsye pėr tė mos ta dhėnė votėn.

Mirėpo ja qė jemi dhe ne grupi i tretė qė ēoku mendojmė njė ēikė si mė shumė me kokėn tonė sesa me tė kryetarėve qė s'dimė kė tė besojmė se duket sikur tė dy palėt kanė nga njė ēikė tė drejtė. Personalisht nuk bėj pjesė nė grupin e atyre qė mohojnė gjithēka, s'mund tė mos e pranoj se ca punėra dhe i ke bėrė, po pėr kėtė tė kemi vėnė dhe s'ke pse mburresh se e ke detyrė siē na the kur u zgjodhe. Por ndonėse bėj pjesė tek tė parėt, s'mund tė mos bėj pjesė dhe tek tė dytėt, me demek ata qė duan tė dinė sa iu kanė kushtuar kėto punė se ėshtė detyrimi minimal i yti transparenca me taksapaguesin. Mirėpo e vėrteta s'ėshtė si "Gjiganti i Rodit" me kėmbėt nė tė dy brigjet dhe kjo ka rėndėsi sidomos pėr grupimin e tretė, atė as pro e as kundra teje, nė tė cilin bėj pjesė dhe unė. Pra dua tė di se sa na kanė kushtuar kėto punime, sepse nė fund tė fundit jam njė taksapagues. Veēse... zelli i maxhorancės pėr tė hermetizuar gjithēka qė ka tė bėjė me ju dhe vetė zelli yt pėr tė mbytur me sarkazma ēdo zė kundėr, mė shtie nė ca dyshime tė liga; ca mė tepėr qėndrimi yt kapricoz e inatēor mė bėn tė mendohem gjatė pėrpara se sa tė votoj herėn tjetėr.

Fanatikėt e tė dy palėve e kanė ndarė mendjen pėr votimin e ardhshėm, pasi njė palė tė dashurojnė mė shumė se ē'duhet, ndėrsa tjetra palė tė urren me gjithė rrėnjė. Mirėpo asnjėra prej grupimeve nuk mund t'jua japė mandatin e dytė pa atė grupimin e tretė tė pavendosur ende, i cili tė bėri dhe fitues herėn tjetėr. Vetėm me votat e militantėve ai ėshtė as mish e as peshk si i thonė fjalės. Mirėpo, unė qė jam njė nga ata qė dikur i dhanė njė votė qė ndihu nė fitoren e tėnde, nuk mundem mė tė rivotoj pėr Edi Ramėn.

I dashur idhulli im i humbur!

Me thėnė tė drejtėn s'kam besuar kurrė se ti je njė ėngjėll, po dhe djall s'tė kisha ditur. E kam ndjekur me vėmendje dhe me njė ndjenjė qė dhemb kėtė shndėrrimin tėnd nga idhull nė djall, pėr kėto tre vjet qeverisje. Unė nuk mund tė votoj dot mė sėrish pėr ty, sepse ti nuk je mė ai djali i guximshėm e pak marrok, por pa mėkate si tre vite mė parė. Ti tani je njė llogaritės i mirė interesash, njė kalkulues i vogėl mizantrop qė kėrkon nė gjithēka pėrqindjen tėnde. Nga kėta ne kishim plot dhe mė parė, madje dhe mė tė ekuilibruar se zotrote. Unė nuk votoj dot mė pėr ty, sepse, nga njė idhull i interesave rinore, u bėre njė zėdhėnės i moshės sė tretė, siē u thua pensionistėve qė janė njė grumbull i harruar prej kohe komunistėsh, zyrtarėsh, sigurimsash, tė cilėt shohin tek ti zgjatimin e aftėsive tė tyre tė humbura, ashtu siē sheh majmuni tek shkopi zgjatimin e aftėsisė sė tij pėr tė kapur njė kokėrr molle qė s'e arrin prej shkurtėsisė sė shtatit. Unė jam gati tė rivotoj Edin e varfėr qė dilte rrugės me pantallona tė shkurtra e me thonj tė paprerė dhe mė dukej mė dinjitoz se ky i sotmi me kostume firmato apo kėpucė me lėkurė krokodili. Unė nuk votoj pėr ty, jo pse ti pėrmbyte Tiranėn, megjithėse dhe kaq do mjaftonte, por se ndihem i rrezikuar nga sjellja jote prej "Arturo Ui"-je, ditėt kur inspektoje dėmet mbas pėrmbytjes, aq shumė i frustroje hallexhinjtė, saqė jo vetėm s'guxonin tė deklaronin tė raportonin orenditė e prishura, por qenė gati tė deklaronin se ishin tė lumtur e se qe njė fat i madh qė ti i pėrmbyte.

Une nuk rivotoj dot mė pėr ty, se kam vėrejtur qė ti e shkel pa pikė brerje ndėrgjegjeje atė kufirin e padukshėm ku mbarojnė liritė e tua dhe ku nisin tė drejtat tona dhe mua kjo mė ngjeth mishtė. Pėrpara kėsaj s'mė hyjnė mė nė sy veprat e tua, aq mė shumė kur kujtoj qė Enver Hoxha na ndėrtoi vepra mė tė mėdha se tė tuat dhe ne prapė e bėmė lanet se e paguam shtrenjtė me ēmimin e lirisė sonė.

Tre vjet mė parė duke votuar pėr ty mendoja se jepja votėn pėr njė alternativė tė re ndryshe, por qė sot mė rezulton po aq e vjetėr, inatēore dhe atavike sa ajo qė desha tė lija pas. I kėnaqur nga mėnyra e re juaja e tė bėrit fushatė, unė jam si njė njė i prerė nė besė, sepse ti kurrė nuk mė the se ku i gjete milionat pėr tė ndrequr imazhin elektoral. Dhe gjersa s'ma the kurrė kėtė, unė s'kam pse tė mos besoj zėrat e kampit tjetėr qė thonė se ato parį janė tė mafies. Ti thua se ndryshimet qė ke bėrė duken vetė, mirėpo nuk mund tė rri pa konstatuar se ndryshimet e bashkisė sė Tiranės janė vetėm nė formė dhe aspak nė pėrmbajtje. Vėrtet pas sportelit nuk ėshtė mė ai nėpunėsi i regjur i regjimit tė Hoxhės me syzet e varura mbi hundė qė hap pambarimisht sirtare dhe dosje me cepa tė zverdhur pėr tė tė thėnė 'jo!', por vajza me minifund, me syze fotokromatike qė ta pėrlas 'jo'-nė me mausin e kompjuterit dhe vazhdon 'chat'-in me bashkėmoshataret e viseve tė largėta! Provo tė qash njė hall nė hollin luksoz tė bashkisė, ku flitet vetėm pėr partneritet, komunitet, intimitet, feminitet, homoseksualitet e broēkulla tė tjera, por aspak pėr ato nevojat e prekshme tė ditės si buka, uji, plehrat.

Unė s'tė votoj dot mė, edhe pse ty tė kanė braktisur gjithė shokėt. Ku janė sot Lame, Peza, Lubonja e tė tjerėt, ata tė cilėt ishin suporti yt moral. Me kujton kėshtu dikė tjetėr qė e fillonte luftėn me Qemal Stafėn dhe e pėrfundonte me Muho Asllanin. Unė nuk votoj pėr njė njeri qė s'ka asnjė shok, asnjė mik, apo thjesht partner. Unė nuk votoj dot mė pėr ty, edhe sepse nė sajė tė aleancės tėnde bizare me vajzėn ambicioze tė njė kėpucari nga Tirana e Re, sot kanė marrė udhėt e botės shumė talente si Gjipali, Llapi, tė cilėt, jo se s'kanė sukses dhe atje ku janė, por pėr faktin pse dikush ua ka bėrė mėmėdheun njerkė! Po unė nuk mund tė votoj mė pėr ty dhe pėr faktin tjetėr se tani s'je veē njė poster ku do tė vrapojė tė fshihet, edhe Finua dhe Ruēi, Klosi e Meidani, duke e pėrdorur fitoren si tė klanit tė tyre. Njė njeri qė pranon ta pėrdorin si njė lloj letre higjenike nėpėr fushata, nuk ka ē'mė duhet, edhe sikur flori tė pjellė. Po unė nuk votoj dot mė, se ti nuk je ai njeriu i lirė me ide antikonformiste, nuk je analisti fjalėgjetur i dikurshėm, por njė socialist nga tė shumtėt, djali i njė ish funksionari tė KQP-sė qė shumė prej metodave tė regjimit tė tė atit nuk i paska harruar.

Ja, pėr tė gjitha kėto e pėr ca tė tjera qė s'm'i nxė goja t'i them, unė nuk mund tė tė kem mė njė idhull, sepse e ke humbur ditė pas dite tė drejtėn pėr tė qenė i tillė. Por daullet bien pėr ata qė kanė veshė, jo pėr ata qė kanė vetėm gojė. Dhe nė fund dėshiroj tė them se mė vjen keq pėr tim atė me tė cilin jam grindur pėr ty sa e sa herė pėr atė kuintesencėn e pėrvojės sė tij me atė shprehjen qė dikur me dukej cinike "Ē'del prej maces, gjuan minj!", qė jam grindur me shokėt, tė cilėt tė konsideronin thjesht njė tė lojtur qė i ra daci nė kos. Unė e di qė diktaturat i kanė ndėrtuar njerėzit entuziastė si puna jote qė nė emėr tė qėllimit dhe tė ėndrrės sė tyre tė shkėputur nga jeta reale, nuk shohin ku shkelin, aq sa kur kthejnė kokėn pas, shohin se s'kthehen dot mė tek bregu ku janė nisur. Edhe ata bėjnė vepra tė mėdha, por ēmimi qė paguajnė popujt ėshtė mė i madh. E ndonėse fillimet mund tė mos ua di tė gjithė diktatorėve, tė paktėn fundin ua a di, sepse e kanė tė gjithė njėlloj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara