HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fjala e mbajtur me 8 dhjetor me rastin e Ditės sė Revoltave tė Studentėve

-- nga Bislim Ahmetaj, kryetar i shoqatės "Dhjetori 90"

I nderuar zoti Kryetar,
Tė nderuar deputetė,
Zonja dhe zotėrinj

Kur para 13 vitesh nga lėvizja studentore shpėrtheu thirrja e shpirtit "E duam Shqipėrinė si Gjithė Europa", as qė mė kishte shkuar mendja se do tė na duheshin kaq shumė vite pėr tė hedhur tė paktėn themelet e standarteve demokratike nė vendin tonė. Mbresat nga pėrjetimet e atyre ditėve do tė ishte e vėshtirė t'i pėrmblidhja nė njė fjalė nė kėtė takim, veē dy momente nuk rri dot pa i pėrmendur.

Momenti i parė ėshtė fjalia fatale, sentenca katoviciane e Ramiz Alisė, nė takimin me studentėt dhe pedagogėt e Universiteteve tė Tiranės, nė natėn e legalizimit tė pluralizmit politik nė Shqipėri. Vini re! Vet legalizimi i pluralizmit ėshtė bėrė natėn, nėpėr errėsirė, si pėr tė ndjellur keq, si pėr tė fshehur diēka, si njė ogur i zi pėr fatin e saj. Fraza acide e Ramiz Alisė, pėr tė cilėn e kam fjalėn ėshtė kjo: "Daleni more djema, se nuk i dini tė gjitha gjėrat ju!" Ēfarė dinte Sekretari i KQPPSH-sė, qė nuk e dinin ata studentė dhe pedagogė qė e donin Shqipėrinė mė shumė se veten? Ēfarė dinte presidenti i ardhshėm, ēfarė kishte pėrgatitur nė kuzhinėn lindore, nė ofiēinėn e manipulimit enverist? Nuk u desh shumė kohė, mend as mund tė merrej vesh se ēfarė qe pėrgatitur. Hakmarrja e Alisė dhe gjith partisė sė tij do tė derdhej mbi kokat e studentėve, idealistėve, atdhetarėve tė rinj e tė padjallėzuar nė formėn e braktisjes, pėrēmimit, harrimit dhe poshtėrimit sistematik deri nė eleminimin e tyre edhe fizik, qė filloi me Arben Brocin. Fatin mė tė keq, sigurisht qė e pėsoi lideri i dhjetorit, Nderi i Kombit, Azem Hajdari. Tė dėrguarit e Ramiz Alisė do ta largonin atė harbutėrisht nga drejtimi i partisė sė vet, vetėm dy muaj pas themelimit tė saj. Qysh nga shkurti i vitit 1991, braktisja dhe harrimi i studentėve tė dhjetorit u shndėrrua nė praktikė elementare eleminuese. Kriteret e tė qėnit dikushi nė politikėn e madhe, nė grupet e biznesit apo tė medias iu pėrshtatėn orientimeve tė pėrpunuara nėpėr institutet enveriste. Alkimia komuniste funksionoi pėr bukuri. Pra, pėr tė qėnė pjesė e kategorive tė mėsipėrme, do tė duhej tė kishe qenė sė pari komunist, sė dyti sigurims, qoftė edhe hafije e thjeshtė, ose pinjolll i familjeve me rrėnjė tė pėrziera nė tė dyja kėto vese. Dhe sė fundi, kriteri klasik i diktaturės: grumbullimi rreth vetes i kryeservilėve, qimeheqėsve, njerėzve pa shtyllė kurrizore, qė i shėrbejnė dreqit e tė birit, me kusht qė t'u hidhet njė kockė pėr ta lėpirė. Po tė flas mė konkretisht, jam i bindur se askush s'do tė habitet, pasi pothuajse shumica e njerėzve nė kėtė sallė janė pjesė e ndjeshmėrisė sė kėsaj drame.

Shembulli mė tipik i atyre djemve "qė nuk i dinin tė gjitha gjėrat" ishte Azem Hajdari. Fati i tij, sa qe gjallė dhe deri sa u ekzekutua, vėrtetoi faktin se ai nuk i dinte vertetė gjithė ato gjėrat e pista, gjithė ato makinacionet e errėsirės, qė funksionin sipas parimit "tė ndryshojmė gjithēka pa ndryshuar asgjė". Jeta dhe veprimi i tij politik janė modeli i konsekuencės dhe ndershmėrisė pėr tė mospranuar asnjė lloj kompromisi me projektuesit dhe realizatorėt e kėsaj palo demokracie qė po aplikohet nė vendin tonė, demokraci "Made in Albania". Vetė Ramiz Alia thoshte se "Shqipėria nuk ėshtė as lindje, as perendim", pra ėshtė njė vend pezull, ndaj edhe vetė fjala demokraci duhet tė rrijė pezull, tu ngrihet nė buzė atyre qė guxuan ta shqiptojnė tė parėt.

Momenti i dytė, pėr tė cilin desha tė bėj fjalė, ėshtė mė intim. E di se do tė dukesha mė modern sot sikur tė citoja ndonjė filozof me emėr tė vėshtirė, sikur tė konstruktoja ndonjė fjali perverse me sintaksėn sllavo-arabe tė Fatos Nanos pėr tė shprehur atė qė dua tė them. Por jo, nuk mė intereson tė dukem modern, tė jem i vėrtetė mė duket mė interesante. Kur themelohej Partia Demokratike, kur duheshin mesazherė tė lirisė, kur fjala demokraci bėnte mort, kur falangat e dhunės na ndiqnin hap pas hapi, im atė, njė qytetar shqiptar me pėrvojė tė gjatė dhe fort tė hidhur nėn diktaturė, si shumica e shqiptarėve, na tha, mua dhe vėllait tim Arbėr Ahmetaj, qė tė dy drejtues tė lėvizjes studentore, unė nė UB dhe ai nė Fakultetin e Mjeksisė: "Fjala ime ėshtė kjo, nėse ju ka shtyrė dikush pa ndėrgjegjen tuaj nė kėtė punė, tėrhiquni sa nuk ėshtė vonė, nėse kjo ėshtė vėrtet bindja juaj, rrini nė rradhė tė parė". Atėherė dihet se rradhėt e para nuk pėrbėheshin nga ministrat e ardhshėm, por nga ata, pėr tė cilėt mė duhet tė huazoj termin e bukur qė pėrdor lideri i opozitės, kur e kėrkojnė rrethanat qėndrestarėt.

Tė dy, si shumica e studenteve dhe qytetarėve tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, "fatkeqėsisht" nė thojza, kishim hyrė nė atė lėvizje krejt tė bindur dhe me besim absolut se po bėnim gjėnė mė tė rėndėsishme tė jetės tonė. Pavarėsisht deformimeve tė skajme qė ka pėsuar demokracia shqiptare, edhe sot e kėsaj dite, pėr asnjė moment nuk jemi pėnduar, pasi pėr ne tė gjithė ajo qė bėmė nė dhjetor 1990 do tė mbetet monument lirie, faqe nderi dhe dinjiteti qytetar e njerėzor, fiksuar pėrjetėsisht nė historinė e vendit.

Si konkluzion mė duhet tė nėnvizoj se studentėt dhe qytetarėt shqiptarė nuk janė pjesė e politikave pėr jetėsimin e vendimeve tė Katovicės, por janė viktime e atyre vendimeve. Nė fund tė fundit a nuk jemi tė gjithė bashkė viktima tė kėtij realiteti kafkian, tronditės? Shqipėria dhe demokracia e saj janė dėshmia mė cinike, mė e paturpshme e implementimit me sukses tė direktivave tė Mbledhjes sė Katovicės. Nėse dikush nuk ėshtė i bindur nė kėto qė po them, do t'i mjaftonte pėr tė mė besuar thjesht krahasimi i proces verbalit tė asaj mbledhje dhe realitetit ekonomik, social e politik tė vendit. Kuptohet qė duhen edhe dy koqe mend, siē i thonė vėllezėrit tanė tė njė pjese tė hartės sė grisur tė Shqipėrisė - njė fije vullnet dhe kurajo qytetare pėr tė pranuar gjėndjen nė tė cilėn ndodhemi. Kjo do shėrbente si bazė, si motiv frymėzmi pėr tė mobilizuar energjitė dhe idetė e nevojshmė pėr njė aksion politik e qytetar qė do tė sillte ndryshimin e kėsaj gjendje. Duke gjykuar thellė dhe me gjakftohtėsi mbi situatėn e pėrshkruar nga dy momentet qė pėrmenda, jo rrallė kam folur, kam shkruar, polemizuar, humbur shanse, jam pėrjashtuar e mėnjanuar, por asnjėherė nuk jam ndalur, friksuar apo hequr dorė, sepse ndjej pėrgjegjėsinė e njė shoqate pėrfaqsuese tė idealeve tė dhjetorit, sepse jam i bindur se po nuk e pranuam gjendjen ė rėndė nė tė cilėn ndodhemi, nuk do tė mund ta ndryshojmė atė. Nė fund tė fundit, njė shkencė humane siē ėshtė mjeksia na mėson se pa pėrcaktimin e diagnozės, nuk mund tė fillojė terapia, kurimi i sėmundjes.

Tė dashur miq,
Duke biseduar pėr kėto gjėra me njė mik tė shqiptarėve, me njė politikan amerikan, ai mė kėshilloi tė mos shkurajohesha. Duke e falenderuar pėr pėrkrahjen morale mu desh tė shtoja se ajo qė mė shqetėsonte nuk qe qivuri im politik apo fizik, por atmosfera e arkivolit nė politikėn shqiptare. I nxitur prej figuracionit tė pėrdorur ai mė pyeti se ēfarė kisha parasysh. I thashė se kisha parasysh gjėndjen e ngrirė, atmosferėn e akullt tė varrezės sė krijuar nga pamundėsia pėr tė thyer trekėndėshin Politikė-Biznes-Media, brenda tė cilit lėvizin vetėm 100 njerėz, tė cilėt, me urdhėr nga lart, ndėrrojnė vendet me njėri-tjetrin nėpėr brinjėt e kėtij trekėndėshi fatal pėr demokracinė dhe lirinė e shqiptarėve. Vargu i numrave natyror nė politikėn shqiptare ėshtė bllokuar nė shifrėn 100. Nuk ka tė njėqind e njėtė, e ku mė pak numra tė tjerė nė vazhdim.

Ky ėshtė trekėndėshi i vdekjes, kontrolli i gjithēkaje dhe mbi gjithēka i njė top njėqindėshje. Kjo top-njėqindėshe prodhoi dhe e ngjizi nė popull postulatin qė politika s'ka moral. Kjo top-njėqindėshe nxiti, inkurajoi, mbėshteti dhe realizoi konfliktin e armatosur tė vitit 97, tė pa precedent nė historinė e re tė Europės e mė gjėrė. Kjo top-njėqindėshe me politikat e veta antihumane, korruptive e nė shumicėn e rasteve kriminale ka nxitur dhe realizuar indiferencėn qytetare ndaj zgjedhjeve, njėsoj si nė Serbinė e pas Milosheviēit. Kjo ka sjellur situatėn ku politikanė dinakė dhe tė ligj, mbėshtetur nė njė numėr tė papėrfillshėm votash tė blera apo tė fallsifikuara ushtrojnė pushtet tė pakufishėm diktatorėsh, si ky i zotit Nano. Kundėr kėtij rreziku duhet tė angazhohet gjithsecili shtetas shqiptar, tė gjithė ata shtetas tė huaj dhe instutucionet e vendeve tė tyre qė janė sadopak pėrgjegjės pėr kėtė hapėsirė ballkanike.

Situata e pėrshkruar mė sipėr ėshtė e zymtė, por fatalizmi nuk ėshtė tipar i vizionit politik tė njerėzve qė kanė vendosur tė qendrojnė. Jo. Ne tė gjithė e dimė se Shqipėria ka burra e gra tė mendjes e tė fjalės qė mund t'i kėputin hallkat e kėtij rrethi vicioz, qė mund ta zhbėjnė trekendėshin e mėsipėrm uzurpator. Kjo ėshtė ēėshtja. Sa mė shumė vullnetare tė rreshtohen nė kėtė kahje, aq mė shpejt do tė mund ta shėndoshim atdheun. Pėr ne qė kemi zgjedhur Shqipėrinė si vendbanimin tonė tė pėrhershėm, ky mision ėshtė jetik! Shqipėria duhet t'u kthehet qytetarėve tė saj, jo si pjesė e lėmoshės sė kėtyre 100 vetėve, por si dhuratė hyjnore qė vet Zoti ua ka bėrė shqiptarėve.

Flaka e Lirisė e ndezur nė dhjetor 90, mbahet gjallė nga gjaku i Azem Hajdarit e nuk shuhet kurrė.
Zoti e bekoftė Shqipėrinė, lirinė dhe bijtė e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara