HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė gazetar i “La Repubblica”-s dhe njė aktor italian sjellin nė “Black Box” monologun “Portret Shqipėrie”, njė shfaqje teatralo-gazetareske

Pino Petruzzelli: “Unė nėn lėkurėn e shqiptarėve tė famshėm”

-- nga Belina Budini

TIRANĖ – Monologjet e shqiptarėve nė gojėn e njė aktori italian. Madje edhe tė shqiptarėve tė njohur si Dritėro Agolli, Xhevahir Spahiu, Mirush Kabashi, Ismail Kadare, Ylljet Aliēka, Pirro Misha etj. Njė aktor i vetėm, Pino Petruzzelli ėshtė nėn lėkurėn e tė gjithė kėtyre shqiptarėve tė famshėm, por edhe tė dhjetėra shqiptarėve tė zakonshėm tė takuar rastėsisht nė rrugė... Bėhet fjalė pėr “Portait Albania”, njė shfaqje ku nuk flitet veēse pėr shqiptarėt, por qė vjen pėr herė tė parė nė Tiranė, pasi ka shėtitur pothuajse gjithė Italinė pėr njė vit rresht. Pino Petruzzelli dhe Massimo Calandri, i pari regjisor e aktor, i dyti gazetar i “La Repubblica”, treguan dje pėr “Shekullin” aventurėn e tyre me shqiptarėt dhe odisenė e gjatė nėpėr regjionet italiane, tė shoqėruar edhe nga vajza e Feim Ibrahimit, pianiste. Sipas tyre, kjo shfaqje “ėshtė thjesht njė akt dashurie pėrkundrejt shqiptarėve”. Financuar nga njė qendėr teatrore nė Gjenovė, ata kanė mbėrritur kėsaj radhe nė Tiranė me ndihmėn e Institutit Italian tė Kulturės. Por pjesa e tyre shfaqet vetėm njėherė nė “Black Box”, nė Tiranė, ku u prezantua dje mes tė ftuarve tė shumtė. Sot do tė shfaqet nė Vlorė dhe nesėr nė qytetin e Shkodrės.

Teatėr apo gazetari?
“Tė dyja”, - thonė njėzėri aktori Petruzelli dhe gazetari Calandri. Shfaqja e tyre ėshtė shumė e thjeshtė, e gjitha nė gojėn e njė aktori pėr rreth njė orė e njėēerek. Por njė aktor qė vesh lėkurėt e dhjetėra shqiptarėve tė ndryshėm pėrgjatė gjithė pjesės, qė flet me gojėt e tyre, ashtu siē ka folur vėrtet me Massimon dhe Pinon, Ismail Kadare apo Mirush Kabashi gjatė takimeve me ta. Pino rrėfen tė vėrtetėn, ose njė pjesė tė sė vėrtetės (janė vetėm disa portrete shqiptarėsh, kryesisht pozitivė), ėshtė objektiv, nuk bėn moral, nuk bėn komente tė vetat: Kjo ėshtė, pak a shumė, gazetari. Sigurisht nė paskuintėn e gjithė kėsaj qėndron puna e bashkėpunėtorit tė shfaqjes, Massimo Calandrit, gazetar i “La Repubblica”-s. Nga ana tjetėr, kompozimi ėshtė njė trill, njė tekė dhe njė ide e tė dyve, shfaqja interpretohet nė mėnyrė teatrale, ndėrsa fjalėt e vėna nė gojėn e njėrit mund tė jenė thėnė realisht edhe nga goja e njė tjetri: e sigurt ėshtė qė janė fjalė tė thėna nga shqiptarėt pėr veten. “Pėr shembull ne kemi vėnė disa fjalė, qė i kemi dėgjuar nga Dritėro Agolli nė gojėn e njė fėmije 11-vjeēar. Bėhet fjalė pėr periudhėn e vitit 1997, ku nė Shqipėri njėri kishte marrė njė tank dhe e pėrdorte si taksi... ”, - thotė Pino. Nga ana tjetėr Massimo shton se ėshtė pėrpjekur t’i pėrmbahet vetėm tė vėrtetės, atyre qė ka dėgjuar vėrtet nga shqiptarėt e shumtė qė ka takuar qoftė pėr artikujt e shkruar nė gazetėn e vet nė Itali, qoftė pėr skenarin e monologut “Portait Albania”.

Paragjykimet italiane
Nėse shumėēka ėshtė gazetareske, pikėrisht gazetat kanė shfrytėzuar dy partnerėt italianė pėr tė ndėrtuar introduktin e pjesės sė tyre teatralo-gazetareske. Nė fillim tė shfaqjes, spektatori “befasohet” me njė “rrufe” thėniesh e paragjykimesh pėr shqiptarėt. Tė gjitha tė nxjerra nga shtypi italian. Bėhet fjalė pėr Irene Pivetin, eksponentė tė Ligės sė Veriut, Bruno Giordano Guerri-n, etj, tė cilėt kanė ngritur njė mal me paragjykime pėr shqiptarėt nė Itali. “Kėto janė tanimė fraza tė njohura, tė shkruara nėpėr gazeta”, - thotė Massimo. Shfaqja fillon me kėto thėnie pėr tė dėshmuar tė kundėrtėn gjatė gjithė kohės, derisa nė fund spektatorėve nė sallė u rekomandohen nga aktori Petruzzelli njė sėrė botimesh serioze tė shkruara nė italisht pėr shqiptarėt.

Vajza e Feim Ibrahimit
Etrita: Shfaqja e tyre na pėlqen ne shqiptarėve
E vetmja shqiptare e grupit tė realizuesve tė kėsaj shfaqje ėshtė vajza e tė mirėnjohurit tė muzikės shqiptare, Feim Ibrahimi, pianistja Etrita Ibrahimi. Qė prej vitit 1989 ajo ka jetuar nė Torino, aty ku rastėsisht ka kontaktuar me gazetarin italian, mandej me aktorin, tė cilėt i ka shoqėruar nė shfaqjen e tyre nėpėr gjithė Italinė. Nė fund tė monologut tė Petruzzellit, ajo luan njė pjesė nė piano (Tokata) tė babait tė saj, Feim Ibrahimit. Dhe pasi shfaqja ka mbaruar, ajo prezantohet pėr rreth pesė minuta pėr spektatorėt duke demonstruar edhe njė historik tė shkurtėr tė familjes sė saj. Vera Ibrahimi, e veja e Feim Ibrahimit ka qenė gjithashtu njė nga bashkėpunėtorėt e Massimos dhe Pinos pėr shfaqjen, e cila nė Itali sipas Etritės ėshtė pritur mjaft mirė, madje “mė ka bėrė pėrshtypje se ėshtė pritur jashtėzakonisht mirė edhe nga italianėt. Pjesa mė pėlqen shumė prandaj pranova tė bashkėpunoj pėr tė”, - na thotė Etrita Ibrahimi, e cila jep mėsime pianoje nė konservatorin e Aostas, nė Itali.

Personazhe rruge
Edhe kuzhinierja e Enver Hoxhės
Njė nga personazhet nėn lėkurėn e tė cilės ėshtė vėnė aktori italian ėshtė edhe kuzhinierja e ish-udhėheqėsit komunist, Enver Hoxha. “Ajo ishte shumė interesante dhe ne kemi folur gjatė me tė, na ka treguar gjėra interesante”, - thotė Massimo. Pėrveē saj ka edhe njė listė tė gjatė bashkėpunėtorėsh tė thjeshtė, shqiptarė tė takuar rastėsisht nė Shqipėri ose nė Itali.

Misioni i italianėve “Tė prezantojmė shqiptarėt objektivisht”
Kanė ardhur nė Shqipėri pėrpara njė viti e gjysmė, ku kanė filluar tė kontaktojnė dendur me shqiptarėt kėtu, tė njohur e tė panjohur. Massimo ka shkruar edhe shumė artikuj pėr gazetėn e vet “La Repubblica” ndėr tė cilėt edhe pėr shkrimtarin Ismail Kadare. “Gjithēka objektivisht, pa paragjykime”, - thotė Massimo. Dhe duket se kjo shfaqje ėshtė vėrtet njė “akt dashurie” ndaj Shqipėrisė siē thonė edhe ata vetė.

-- marrė nga Shekulli, 07.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara